ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pragzgjedhjet, Berisha rrit edhe pagat

Shko poshtė

03092008

Mesazh 

Pragzgjedhjet, Berisha rrit edhe pagat Empty Pragzgjedhjet, Berisha rrit edhe pagat




Pragzgjedhjet, Berisha rrit edhe pagat

Pas legalizimit tė 200 mijė ndėrtimeve, Kryeministri premton rroga e pensione mė tė larta: Nga 1 maji 2009


Qeveria premton rritje rrogash dhe pensionesh, njė muaj pėrpara mbajtjes sė zgjedhjeve tė pėrgjithshme parlamentare tė vitit 2009-tė. Kreu i qeverisė, Sali Berisha, premton se gjatė vitit elektoral do tė ketė njė rritje tė pensioneve dhe rrogave.

"Nė kuadėr tė fushatės elektorale, do tė rrisim rrogat dhe pensionet mė 1 maj tė vitit tė ardhshėm. Pensionet do tė kenė njė rritje prej 10 pėr qind nė qytet dhe 20 pėr qind nė fshat", premtoi Kryeministri. Shefi i qeverisė bėri publike shifrat e buxhetit tė vitit tė ardhshėm. "Pėr vitin 2009, do tė jenė nė buxhetin e shtetit 5.2 miliardė dollarė, rreth 1 miliard mė shumė se njė vit mė parė", u shpreh Berisha. Sipas Kryeministrit, 1 miliard lekė do tė pėrdoren pėr tė dyfishuar rrogat e arsimtarėve dhe mjekėve dhe pėr tė rritur pensionet e fshatit nė masėn 20% dhe tė qytetit me 10%. Deklaratėn Kryeministri e dha nė mbledhjen e Komitetit tė Strategjive, ku vlerėsoi edhe punėn e tė gjithė ministrave qė kanė bėrė nė kėto muaj. Nė kėtė mbledhje, Kryeministri Berisha tha se, bazuar nė rritjen e kėtij buxheti, nė 1 maj 2009, qeveria do tė bėjė rritjen e re tė pensioneve dhe pagave pėrreth 800 mijė familje shqiptare. Premtimi i qeverisė deri nė fundin e mandatit tė parė ėshtė qė tė dyfishojė pagat e mėsuesve, tė infermierėve e mjekėve. Duke u munduar qė tė pėrjashtojė mendimet, pasi rritja e pagave dhe pensioneve po bėhet si pjesė e premtimeve tė qeverisė "Berisha" dhe jo se po pėrdoret pėr fushatėn e ardhshme elektorale, Berisha shprehet se "nuk do ta bėjmė rritjen nė qershor, pasi atėherė janė zgjedhjet dhe kjo nismė do tė shfrytėzohej pėr kritika ndaj qeverisė". Kryeministri tha se buxheti prej 5.2 miliardė dollarėsh rritet me dyfishin, krahasuar me buxhetin e fundit tė qeverisė socialiste, ndėrsa krahasuar me kėtė qeveri, me muajin shtator 2007, ai do tė jetė 1 miliard dollarė mė shumė. "Rritja e buxhetit, mbėshtet fuqishėm investimet nė tė katėr anėt e vendit, nė ujėsjellės-kanalizime, impiante tė pėrpunimit tė ujėrave, nė rrugė dytėsore, nė investimet nė akset kombėtare", tha ai. Shefi i Ekzekutivit vlerėsoi punėn e ministrive qė kanė arritur tė hartojnė nė kohė buxhetin 2009, duke i krijuar mundėsinė qeverisė qė tė paraqesė atė nė parlament brenda muajit shtator. Ndėrsa buxhetit i vitit 2008 ishte 4.2 miliardė dollarė, buxheti i vitit 2009 ėshtė 5.2 miliardė dollarė. "Fakti qė kėtė vit nė buxhet do tė jenė 1 miliard dollarė mė shumė se vitin qė kaloi, pėrbėn njė lajm shumė tė mirė. Kjo do tė thotė qindra e qindra kilometra rrugė mė shumė pėr shqiptarėt, dhjetėra shkolla tė tjera tė reja, mbėshtetje e fuqishme e rritjes ekonomike", tha Berisha. Buxheti ėshtė paraqitur nė kohėn e kėrkuar nga ministritė. Pėr kėtė Kryeministri premtoi tė ēojė nė Kuvend brenda muajit shtator njė buxhet prej 5.2 miliardė dollarėsh. "Janė 800 mijė familje shqiptare, tė cilave ky buxhet u ndryshon ndjeshėm mirėqenien", u shpreh Berisha. Sipas tij, rroga mesatare nė kėtė vend ėshtė nga mė tė lartat aktualisht. "Nė sektorin publik ajo ka arritur shumėn 502 dollarė, ose 427 mijė lekė. Ftoj edhe sektorin privat, i cili edhe ai ka bėrė progres nė rritjen e rrogave, qė ta vazhdojė kėtė rrugė. Nė rast se sipas statistikave tė ILO-s, Organizatės Ndėrkombėtare tė Punės, qė bėn tė ditur se rroga mesatare ka qenė 220 dollarė, tashmė kėtė rrogė pėr punonjėsit nė Shqipėri e kemi mbi dyfishuar, duke e ēuar nė 502. Kjo ėshtė njė rrogė mesatare e pranueshme pėr njė vend me njė trashėgimi si Shqipėria", theksoi Berisha.
Shqip
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34471
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi