ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

TIRANA

Shko poshtė

11122007

Mesazh 

TIRANA Empty TIRANA




· Tirana ndodhet 110 m mbi nivelin e detit. Temperaturat mesatare vjetore janė : nė korrik + 24o celcius dhe nė janar +7o celcius. Nė vit bie 1200 mm shi.
· Tirana ndodhet nė tė njėjtin paralel me Napolin, Madritin dhe Stambollin dhe nė tė njėjtin meridian me Budapestin dhe Krakovin.
· Tirana u themelua mė 1614 nga Sulejman Pasha, me origjinė nga fshati Mullet. Fillimisht ai ndėrtoi njė xhami, njė furrė dhe njė hamam. Dy shekuj mė vonė drejtimin e qytetit e mori familja Toptani nga Kruja.
· Ekzistojnė kater hipoteza pėr prejardhjen e emrit Tiranė...
1- Tiranė mendohet se vjen nga fjala Theranda, e pėrmendur nė burimet e lashta greke dhe latine, qė vendasit e quanin Tė ranat, meqė fusha ishte formuar si rezultat i materialeve tė ngurta qė sillnin ujrat nga malet pėrreth.
2- Tirana vjen nga Tirkan. Tirkan ka

qenė njė kėshtjellė nė shpat tė malit tė
Dajtit. Akoma ekzistojnė rrėnojat e
kėsaj kėshtjelle tė lashtė qė daton fillimin
datonne fillimin e shekullit te pare para
lindjes se Krishtit, e cila mendohet te
kete qene keshtjella qe historiani
bizantin Prokop (shek. VI), e quan
keshtjella e Tirkanit
3- Tiranė vjen nga Teheran, kryeqytet i Iranit, nė kujtim tė njė fitoreje tė korrur nga Sulejman Pasha, (themeluesi i qytetit) nė krye tė ushtrisė turke gjatė fushatės nė Persi.
4- Njė gojėdhėnė tiranase thotė se emrin e qytetit Sulejman Pasha e mori nga njė plakė qė takoi nė vendin ku do tė ngrinte qytetin. Pyetjes sė Sulejman Pashės se ēfarė po bėnte, plaka iu pėrgjegj: Po tir an…! (an d.m.th. mėndafsh)
· Lagjja e parė e Tiranės ishte ajo e Bamit.
· Xhamia nė qendėr tė Tiranės, e quajtur Xhamia e Et’hem Beut, filloi tė ndėrtohej mė 1789 nga Molla beu i ardhur prej Petrelės dhe u pėrfundua mė 1821 nga i biri, Haxhi Et’hem Beu, stėrnipi i Sulejman Pashės. Pėr tė punuan mjeshtėrit mė tė mirė tė Shqipėrisė.

· Kulla e Sahatit u fillua nga Haxhi
Et’hem Beu rreth vitit 1821-1822 dhe
u pėrfundua me ndihmat e familjeve tė
pasura tė Tiranės.
Montimi i sahatit u bė nga familja Tufina. Mė 1928 u ble nė Gjermani nga shteti shqiptar njė Sahat modern dhe kulla u ngrit nė lartėsinė 35 m. Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore Sahati u dėmtua, por u rivu nė punė nė korrik tė vitit 1946.
·Ura e Tabakėve (pėrballė Parlamentit ) daton nė shekullin XVIII.
· Tyrbja e Kapllan Pashės (pranė monumentit Ushtari i panjohur) ėshtė ndėrtuar nė vitin 1816.
· Kalaja e Petrelės ndodhet 12 km nga Tirana dhe daton nė shekullin IV para Krishtit. Formėn e saj aktuale e mori nė shekullin e XIII nėn sundimin e Topiajve dhe mė vonė kaloi pronė e familjes sė Kastriotėve.
· Mali i Dajtit, nė lindje tė Tiranės ėshtė 1612 m i lartė.
· Tirana u shpall kryeqytet i pėrkohshėm mė 8 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjės dhe pėrfundimisht e mori kėtė status mė 31 dhjetor 1925.
· Tirana ėshtė kryeqendra botėrore e bektashinjve nga viti 1925, vit kur bektashinjtė u ndaluan dhe u pėrzunė nga Turqia.

· Rruga e Durresit eshte hapur me
1922 dhe quhej « Nana Mbretereshe»
Per ndertimin e saj u prishen shume
shtepi e kopshte.
· Godina ekzistuese e Parlamentit u ngrit mė 1924 dhe fillimisht ka shėrbyer si Klubi i Oficerėve. Aty, mė 1 shtator 1928 Ahmet Zogu shpalli monarkinė.
· Qendra e Tiranės ėshtė projektuar nga arkitektėt tė njohur italianė tė periudhės musoliniane Florestano de Fausto dhe Armando Brasini. Pallati i Brigadave (ish-pallati mbretėror), godinat e Ministrive, Banka Kombėtare dhe Bashkia janė vepra tė tyre.
· Bulevardi « Dėshmorėt e Kombit » ėshtė ndėrtuar nė vitin 1930 me emrin Bulevardi Zogu I. Nė periudhėn e komunizmit pjesa nga Sheshi Skėnderbej deri tek Stacioni i trenit u quajt Bulevardi Stalin.
· Pallati i Kulturės, ku ndodhet Teatri i Operas dhe Baletit dhe Biblioteka Kombėtare, u pėrfundua mė 1963. Ai u ndėrtua mbi ish-pazarin e vjetėr tė Tiranės dhe tulla e parė u vendos nga Hrushovi mė 1959.

· Monumenti i Skenderbeut i ngritur
mė 1968, ėshtė vepėr e Odhise Paskalit
nė bashkėpunim me Andrea Mano dhe
Janaq Paēo. Ai u vendos me rastin e
500 vjetorit te vdekjes se heroit kombetar
· Monumenti Nėna Shqipėri, 12 m i lartė, u pėrurua nė varrezat « Dėshmorėt e Kombit » mė 1971.
· Akademia e Shkencave u pėrfundua mė prill 1972.
· Galeria e Arteve Figurative u krijua mė 1976 dhe nė tė pėrfshihen rreth 3200 vepra tė autorėve shqiptarė dhe tė huaj.
· Muzeu Historik Kombėtar u ndėrtua mė 1981 dhe afresku nė ballė tė tij titullohet « Shqipėria ».
· Qendra Ndėrkombėtare e Kulturės, ish-muzeu Enver Hoxha u pėrurua mė 1988. « Piramida » u projektua nga njė grup arkitektėsh nėn drejtimin e Pranvera Hoxhės dhe Klement Kolanecit.

· Ne shek. XVII, Tirana kishte reth 4000
banorė. Nė vitin 1920 – 17.000 banorė.
1938 – 25.000 banorė.
1945 – 40.000 banorė.
1990 – 250.000 banorė.
Aktualisht, dyndja masive e banorėve
nga gjithė pjesėt e tjera tė vendit
drejt Metropolit, e ka ēuar popullsinė
e Tiranės mbi 700.000 banorė.
emigranti
emigranti

Numri i postimeve : 878
Reputation : 5
Points : 30358
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

TIRANA :: Komentet

bulqizaku

Mesazh Sat May 24, 2008 8:31 pm nga bulqizaku

Projekti belg i qendrės sė Tiranės, njė atentat kundėr qytetit

Nga Prof. Dr. Enver Faja*

Qendra e Tiranės nuk po gjen qetėsi. Koha kalon, qyteti ndryshon, shtrihet, popullohet, rritet dhe zmadhohet, ndėrsa qendra gjithmonė mbetet e hapur, e paformuar, e pakristalizuar, e shpėrndarė, jo e qetė, jo atraktive. Ajo ėshtė e mbarsur me shumė konflikte fizike, hapėsinore, estetike, utilitare, me shumė shqetėsime njerėzore, tė ligjshme dhe tė drejta tė banorėve tė Tiranės dhe gjithė shqiptarėve tė vendit dhe jashtė tij. Tė gjithė presim njė qendėr me formė dhe peizazh me vlera tė pėrkryera urbane, tė denjė tė njė metropoli evropian tė ditėve tė sotme.
Qendra e Tiranės, njė strukturė urbane gjithmonė e papėrfunduar, gjithmonė e hapur. Me keqardhje mendoj se asaj me kohe i ka munguar njė vizion i qartė urbanistik hapėsinor.
Historia e urbanistikės sė saj ėshtė e mbushur me episode dramatike, qė trishtueshėm shumėkush i kujton. E lindur nė mjedisin e njė qyteti me njė tesut urban spontan, qendra e Tiranės nė kohėrat moderne nuk arriti tė marrė njė formė pėrfundimtare, se studimet kryesisht kanė qenė pjesore dhe mė vonė janė korrigjuar. Kur arkitekti italian nė vitet ‘31 tė shekullit XX, Florestiano di Fausto, ndėrtoi ministritė, tė tjerė inxhinierė dhe arkitektė e korrigjuan kėtė projekt, duke krijuar njė lulishte dy metra poshtė rrugėve pėr tė rritur optikisht lartėsinė e ulėt tė ministrive, duke krijuar kėshtu njė hapėsirė tepėr individualiste, rrallė e takuar nė njė qytet tė dytė mesdhetar. Nė vitet ‘60 tė komunizmit u prish Pazari i Vjetėr i qytetit dhe u ndėrtua Pallati i Madh i Kulturės, dhuratė e sovjetikėve ndaj popullit tė Tiranės, duke i shkulur atij nga zemra historinė e qytetit. Nė vitin 1972, sipas njė studimi pjesor urbanistik tė qendrės, nė vendin e kishave ortodokse dhe katolike u ndėrtua hotel Tirana, i lartė 15-katėsh, duke varfėruar qendrėn nga dy monumente tė bukura tė arkitekturės kristiane tė Rilindjes shqiptare.
Nė vitin 1974, nė bazė tė njė studimi urbanistik tė qendrės nga Instituti i Projektimeve Urbanistike dhe Arkitekturore, ISPUA dhe aprovuar nga Byroja Politike e Partisė Komuniste, u prish bashkia e qytetit, pjesė e ansamblit urban tė ministrive dhe nė vendin e saj u ndėrtua Muzeumi Historik Kombėtar, pasi, sipas ideologjisė komuniste, qendra e kryeqytetit tonė socialist duhej tė kishte karakter edukues, patriotik, revolucionar dhe jo karakter tregtar.
Mė vonė nė mes tė sheshit u vendos shtatorja butaforike e ideatorit tė qendrės, diktatorit Enver Hoxha, qė demokracia e shembi dhe hapėsirėn e pastroi. Dhe nė vitet e demokracisė hapėsira e qendrės sė Tiranės ka qenė hapėsira mė e dėshiruar, mė e lakmuar nga shumė investitorė, njerėz tė biznesit dhe tė pushtetit qė tregoheshin tė padurueshėm, tė pėrmallshėm, grykėsorė pėr qendra si Manhatani i Nju-Jorkut dhe Defence e Parisit. Grykėsorė pėr t’u pasuruar dhe sunduar. Nė kėtė hapėsirė fshehur dhe hapur kanė vepruar forca pėr famė, emėr, parį dhe pushtet. Ndryshe nuk shpjegohet historia e hidhur e projektimeve dhe ndėrtimeve deri mė sot, bėrė nė qendrėn e Tiranės, pėrfshi kėtu historinė pafund tė gropės shumėvjeēare tė hotelit “Sheraton”, tė shoqėrisė “Iliria Holding”, bllokun e banesave tė shėmtuara pėrgjatė frontit verior tė sheshit “Skėnderbej”, tė ndėrtesės shumėkatėshe, ku ndodhet “Raiffeisen Bank”, tė katedrales ortodokse qė strukur qėndron nė mes tė ministrive apo projekti i qendrės sė biznesit “VeVe” nė sheshin “Skėnderbej” e tė tjera, tė tjera. Tė gjitha ngritur dhe ndėrtuar vetėm me studime tė pjesshme, fenomen i patakuar nė botėn e qytetėruar dhe tė civilizuar, qė njė qendėr e njė metropoli tė ndėrtohet pa plan, pa studime. Si shpjegohet qė plani i qendrės sė Tiranės, i fituar nė konkursin ndėrkombėtar nė vitin 2004 nga francezja Architecture Studio tė aprovohej nga KRRTRSH pa pasur ende planin rregullues tė qytetit dhe mė tej pa pasur planin rajonal dhe mjedisor tė tij. A mund tė qeveriset dhe tė ndėrtohet drejt, mirė dhe shkencėrisht njė territor, njė hapėsirė, njė qendėr urbane, njė qytet dhe pėr mė tepėr njė metropol me kode projektimi, planifikimi dhe menaxhimi anormal. Te ne ndodhin kėto paradokse, qė gjithnjė e kanė shoqėruar urbanistikėn tonė dhe paradokset ende vazhdojnė. Projekti francez u pranua dhe me vėrejtje dhe dobėsi, me mendimin se mė nė fund qendra do tė ndėrtohej sipas njė master- plani tė pėrgjithshėm francez qė ruante traditėn, respektonte realitetin, ku e reja do tė bashkėjetonte me traditėn, ruante dhe nuk e prekte hapėsirėn krenare tė qytetit, bulevardin e madh tė arkitektit italian, Brazini. Ai i dha qendrės 10 grataēielat e para qė nė dy rreshta nė lindje dhe perėndim tė sheshit “Skėnderbej”, si gardianė do tė mbronin qendrėn. Para hotelit dhe Muzeut Historik Kombėtar, parashikoheshin dy ndėrtesa “transparente” pesėkatėshe, tė cilat do tė ndanin qendrėn nė dy pjesė tė erės sė vjetėr komuniste nė veri dhe tė erės sė re demokratike nė jug. Me sheshin “Skėnderbej” dhe Pallatin e Kulturės me fasadė tė rimodeluar, kėto dy ndėrtesa “transparente” porta, me pozicion qendror nė shesh, nuk ekzistojnė nė kėtė plan. PSE? Sipas kėtij plani, sheshi do t’i dhurohej qytetarėve, lėvizja do tė ishte vetėm kėmbėsore, prandaj sheshi “Skėnderbej” do tė ishte njė Eden, kopsht i vogėl me sheshe mermeri, me lule, drunj dekorativė, shatėrvane dhe pasqyra ujore, ku banori tė rrinte i qetė, tė lėvizte i sigurt, tė kėnaqej me hapėsirėn dhe arkitekturėn e godinave larg makinave, larg zhurmės, larg pluhurit. Do tė formohej njė hapėsirė tejet humane, e menduar sipas principeve tė dizajnit urban bashkėkohor. Kėshtu, banorėt pritėn tė zbatohej projekti francez pėr katėr vjet me radhė, por mė kot, se njė plan tjetėr pėr qendrėn dhe sheshin “Skėnderbej” ėshtė hartuar nga njė studio belge, “51N4E”, fituese e ēmimit tė parė tė konkursit ndėrkombėtar, i mbyllur nė prill tė vitit 2008 nga Bashkia e Tiranės, i cili pritet tė aprovohet nga KRRTRSH. Kjo ėshtė njė sfidė qė i bėhet banorit tė Tiranės. Ai mbetet i habitur, sepse ndodhet pėrpara njė vendimi tė papritur dhe njė plani krejtėsisht tė panevojshėm. Pėr kėtė jam kundėr tij pėr disa arsye.
Arsyeja e parė ėshtė se kėtij plani i mungon morali dhe ligjshmėria. Rezulton se me planin francez paskemi aprovuar njė plan-ide qendre, ku trajtimi, mobilimi i sheshit “Skėnderbej” qė nė fakt ėshtė zemra e kėtij plani nuk paska pasur vlera zbatuese dhe mė keq rezulton i pakorrigjueshėm dhe i parivlerėsueshėm brenda konceptit tė tij, pėrderisa nė mėnyrė tė pajustifikueshme atė e ndryshojmė.
Dimė qė plani francez sundon. Ai mbrohet deri mė sot me ligj dhe askush nuk ka guxuar ta prekė qoftė dhe nė periferi tė tij, kur thellė po cenohet madje dhe nė koncept nga vetė kryebashkiaku, zoti Rama, qė ėshtė aktori kryesor i kėtij skenari urbanistik tė ēuditshėm, vetėm se janė dhuruar njė grusht parash nga madhnija e tij, Emir i shtetit tė Kuvajtit.
Arsyeja e dytė ėshtė se dhe ky konkurs duket se ėshtė hartuar pa ndonjė program, kėrkesė qė ėshtė e qenėsishme dhe e domosdoshme pėr ēdo projekt, por sidomos pėr qendrėn e thurur me shumė probleme komplekse. Kėtė e dėshmojnė qėndrime tė ndryshme pėr tė njėjtin problem kompozicional tė qendrės, sipas varianteve qė u paraqitėn. Nė njė variant ėshtė hequr kulla nė mesin e Muzeut Historik Kombėtar.
Nė njė tė dytė ėshtė hequr monumenti i Skėnderbeut. Po ashtu, ky projekt ndryshon, zvogėlon dhe parcelėn e ndėrtimit tė grataēielit danez, “Syri i Tiranės”, i aprovuar pėrsėri me konkurs ndėrkombėtar. Forma dhe arkitektura e tij detyrimisht duhet tė ndryshojė qė tė ndėrtohet.
Arsyeja e tretė ėshtė krijimi i “piramidės” nė mesin e hapėsirės sė sheshit “Skėnderbej”, formė tė cilėn mjaft mirė e njohim dhe shumė trishtueshėm e kujtojmė. Piramida ka disa pellgje uji dhe dushe me forma tė ndryshme tė hedhjes sė ujit, ku do tė freskohen, lahen banorėt e Tiranės nė ditė tė nxehta tė verės. Atėherė do tė shohim sheshin “Skėnderbej” mė dinamik se kurrė, me djemtė dhe vajzat gjysmė tė zhveshur qė bėjnė dush nė fushė, nė sheshin kryesor tė qytetit. Shpjegimi qė i bėhet qė nė majė tė piramidės, nė sheshin tonė, do tė qėndrojė njeriu, populli, i lirė, i cili do ta ndjejė veten zot tė qytetit, ėshtė njė demogogji ironike, irracionale, infantile dhe groteske. Majat e paramidave kurrė historikisht nuk kanė qenė pėr popullin pėr njerėzit e lirė, por pėr faraonėt. Majat e piramidave tė veshura me pllaka mermeri tė bardhė, lyera me ar ndrisnin, reflektonin rrezet e diellit qė lidhnin faraonėt me zotin Diell.
Njė piramidė e tillė, e mbyllur me beton ėshtė mė afėr origjinės, simbolit tė vdekjes dhe jo tė jetės.
Le tė largohen faraonėt qė e udhėheqin kėtė skenar urbanistik, se e di populli vetė, ku duhet tė ndėrtohen piramidat dhe ku tė qėndrojnė.
Arsyeja e katėrt ėshtė ndėrtimi i njė kulle nė krah tė hotelit 13-katėsh, pothuajse nė mesin e bulevardit tė madh, tė cilėn e konsideroj si njė atentat qė i bėhet Tiranės, pse dėmton dhimbshėm kėtė hapėsirė urbane, ikonė e qytetit. Bulevardi nuk duhet tė ndėrpritet. Ėshtė nė koncept kundėr vizionit tė pėrgjithshėm tė master- planit tė qendrės sė qytetit tė Tiranės, tė aprovuar. Ėshtė dhe ka qenė gjithmonė i paprekur nė tė e gjitha studimet urbanistike rajonale dhe pjesore tė derisotme. Bulevardin nuk duhet ta kthejmė nė park. Kėrkojmė dhe ėshtė kėrkuar qė boshti i kompozimit tė planit tė Tiranės tė pėrforcohet, tė zgjatet dhe jo tė ndėrpritet dhe tė shkurtohet. Pėr hir tė piramidės, sheshi “Skėnderbej” i nėnshtrohet operacioneve kirurgjale tejet tė gabuara. Pėr shumė arsye syprina e shesheve shkencėrisht rekomanohet konkave dhe jo konvekse dhe nė aspektin psikologjik piramida ofron atmosferė tė trishtueshme funerale.
Arsyeja e pestė ėshtė se plani belg nuk ka asnjė studim pėr organizimin nė qendėr tė lėvizjes sė automjeteve dhe tė kėmbėsorėve. Nuk ėshtė e mundur qė gjithė trafiku tranzit lokal penetrues dhe difuzues radial dhe unazor t’i pėrballojė vetėm unaza dhe nėntoka tė mos shfrytėzohet, qoftė pėr infrastrukturėn e transportit si garazhe dhe magazina, tė cilat janė tė pranishme pothuajse nė ēdo qendėr tė njė qyteti tė madh si Tirana. Nėntoka e njė qendre qyteti ka tė njėjtin potencial ndėrtimi sa dhe mbitoka e tyre. Vėrtet ėshtė koha tė pėrfitojmė nga arritjet mė tė fundit dhe mė tė mira tė urbanistikės dhe arkitekturės evropiane, por jo tė botės sė firmave qė na konsiderojnė si shtete grumbullimi strukturash arkitekturore, tė hedhura poshtė dhe tė pėrbuzura nga mjediset e Europės. T’i drejtohemi pėr njė bashkėpunim tė frytshėm nė dobi tė qytetit tė Tiranės. Tė ndėrmarrim studime, por pa nėnvlerėsuar dhe forcat krijuese tė arkitektėve dhe urbanistėve shqiptarė qė tė mos bėhemi viktimė e dhuratave tė studimeve sporadike tė dėshtuara, sikundėr ėshtė pėr mendimin tim studimi i fundit belg, “51N4E –7”, i aprovuar pėr qendrėn e Tiranės.
Pėr kėtė arsye iu bėj thirrje anėtarėve tė KRRTRSH dhe zotit kryeministėr qė kėtė planin belg tė qendrės sė Tiranės, “51N4- 7”, qė ofron njė urbanistikė jo tė qėndrueshme, me probleme tė diskutueshme nė aspektin konceptual, utilitar, estetik dhe ligjor nuk duhet ta aprovojė pa rrėzuar projektin francez qė ėshtė ende i ligjshėm, qė tė mos ndodhemi nesėr para korrigjimeve qė shoqėrisė dhe qytetit tė Tiranės do i kushtojnė shtrenjtė.


* Dekani i Fakultetit tė Arkitekturės nė UFO University

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Wed Jun 11, 2008 1:41 pm nga ILIRI

TIRANA 68871-Tirana-by-night-0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Wed Jun 11, 2008 1:42 pm nga ILIRI

TIRANA 68870-Tirana-in-the-evening-0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Wed Jun 11, 2008 1:42 pm nga ILIRI

TIRANA 68872-Gjirokaster-in-the-evening-0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Wed Jun 11, 2008 1:43 pm nga ILIRI

TIRANA Ak-tirana5_small

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Wed Jun 11, 2008 1:43 pm nga ILIRI

TIRANA Ak-tirana1_small

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Wed Jun 11, 2008 1:44 pm nga ILIRI

TIRANA Tirana_naten_2

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Wed Jun 11, 2008 1:45 pm nga ILIRI

TIRANA Picture1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Wed Jun 11, 2008 1:47 pm nga ILIRI

TIRANA Tirana

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Wed Jun 11, 2008 1:48 pm nga ILIRI

TIRANA 3474624-National_History_Museum_Tirana-Tirana

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Wed Jun 11, 2008 1:49 pm nga ILIRI

TIRANA Tirana_mosque

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Wed Jun 11, 2008 1:51 pm nga ILIRI

TIRANA TAIVANI%20tirana_08

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Wed Jun 11, 2008 1:52 pm nga ILIRI

TIRANA Pyramide%20tirana

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Wed Jun 11, 2008 1:53 pm nga ILIRI

TIRANA 513px-Brosen_tirana_skanderbeg

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Wed Jun 11, 2008 1:54 pm nga ILIRI

TIRANA 1035

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Wed Jun 11, 2008 1:55 pm nga ILIRI

TIRANA ..%2F..%2F..%2Fuser_pics%2F374x281_Streets%20of%20Tirana(1)

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Wed Jun 11, 2008 1:58 pm nga ILIRI

TIRANA Tirana3

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Wed Jun 11, 2008 1:59 pm nga ILIRI

TIRANA Tirana1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Wed Jun 11, 2008 2:00 pm nga ILIRI

TIRANA Albania_tirana_skyline-1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Wed Jun 11, 2008 2:01 pm nga ILIRI

TIRANA Tirana

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Wed Jun 11, 2008 2:02 pm nga ILIRI

TIRANA Tirana18yh

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Wed Jun 11, 2008 2:03 pm nga ILIRI

TIRANA Tirana_tcm4-8484

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Wed Jun 11, 2008 2:03 pm nga ILIRI

TIRANA Tirana2ny_tcm4-8485

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Wed Jun 11, 2008 2:05 pm nga ILIRI

TIRANA Tirana_4

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Wed Jun 11, 2008 2:06 pm nga ILIRI

TIRANA Tirana_1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Wed Jun 11, 2008 2:06 pm nga ILIRI

TIRANA Tirana_2

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi