ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Topalli sfidon Berishėn, merr rolin e lideres nė PD

Shko poshtė

14012008

Mesazh 

Topalli sfidon Berishėn, merr rolin e lideres nė PD Empty Topalli sfidon Berishėn, merr rolin e lideres nė PD




Saturday, 12 January 2008
Topalli sfidon Berishėn, merr rolin e lideres nė PD Topalli_jozefina_5Nėnkryetarja e parlamentit shqiptar Jozefina Topalli ėshtė duke u pozicionuar gjithnjė e mė shumė nė rolin e njė lidershipi. Pėrveē faktit qė ėshtė nėnkryetare e Partisė demokratike Topalli duket se synon pėr mė lart. Perėndimi i kryetarit Berisha duket se ėshtė njė stimul pėr forcimin e pozitave tė saj si nė legjislativ ashtu edhe nė strukturat e partisė nė qendėr. Topalli duke pėrfituar edhe nga pushimet e parlamentit po shfrytėzon rastin pėr t’i dhėnė jetė strukturave tė partisė nė bazė.Ditėt e fundit ajo ėshtė parė nė takimet me militantėt dhe duke pasur parasysh pakėnaqėsitė e krijuara nga qeveria aktuale Topalli ka ndėrmarrė fushatėn e “arnimit” tė gabimeve tė Berishės. Topalli ėshtė dėgjuar tė thotė se “militantėt janė njė aset i pazėvendėsueshėm brenda PD-sė dhe tė domosdoshėm pėr ekzistencėn e saj”, po kėshtu Topalli duket se pėrveē ngritjes sė moralit tė mbėshtetėsve ėshtė duke forcuar pozitat e saj politike. Zgjedhjet e pėrgjithshme tė vitit 2009 mund ta sjellin Topallin nė njė dimension tė ri politik dhe duket se kjo e fundit nuk po humbet kohė pėr ta arritur kėtė.
Diplomate
Ambicia e Jozefina Topallit si “gruaja e hekurt” e qeverisjes sė djathtė nuk ka kaluar pa u vėnė re edhe nė kuadrin diplomatik. Jo nė pak raste Topalli me vizitat apo takimet e saj diplomatike ka sfumuar rolin qė kolegia e saj Majlinda Bregu luan nė kabinetin Berisha. Dy figurat mė tė rėndėsishme femėrore brenda PD-sė nuk kanė bashkėjetuar pa xhelozi brenda partisė dhe aq mė tepėr qė tashmė janė parti nė pushtet. Topalli e konfiguruar qė herėt si personalitet karakterizues i PD-sė, me kontribute qė mė shumė ranė nė sy gjatė kohės qė PD ishte nė opozitė , bijė e njė familjeje tė persekutuar ėshtė pikėrisht figura personifikuese e tė gjithė demokratėve tė hershėm. Nga ana tjetėr Bregu e cila vetėm pak muaj pas anėtarėsimit nė Partinė Demokratike si pjesė e Komitetit tė Orientimit tė Politikave e pa veten me portofol ministror nuk mund tė shihet pa xhelozi nga nėnkryetarja e partisė Topalli apo kryesia tradicionale e Partisė Demokratike. Megjithatė nuk mund tė thuhet se Topalli nuk e ka marrė hakun. Kryeparlamentarja ėshtė parė tė lobojė pėr proceset e integrimit me Brukselin, me vendet fqinje dhe me tė gjithė faktorėt pėrcaktues pėr integrimin.
Aspiratat
Kryetarja e kuvendit tė republikės sė Shqipėrisė Jozefina Topalli synon tė ngjisė shkallėt e karrierės politike. Ajo si lidere e tė ashtuquajturit “klan katolik” gėzon besimin e njė pjesė tė mirė tė deputetėve tė grupit parlamentar demokrat si dhe tė kryesisė sė partisė. Duke pasur pėrkrah sekretarin e Pėrgjithshėm Ridvan Bode dhe po kėshtu edhe ish-ministrin Ilir Rusmali, Topalli pritet qė nė vitin 2009 tė sjellė tė papritura brenda kryesisė sė Partisė Demokratike. Zgjedhja e Bamir Topit nė postin e kreut tė shtetit i ka hapur rrugė garės pėr pasuesin e kreut aktual Berisha. Duket se njė ndėr opsionet mė tė mundshme pėr tė zėvendėsuar atė ėshtė pikėrisht nėnkryetarja aktuale Jozefina Topalli. Ndėrkohė qė Presidenti drekoi me mbėshtetėsit e tij nė Durrės, paralelisht Jozefina Topalli filloi fushatėn nė zonėn e saj nė Shkodėr. Po kėshtu edhe dje ajo ėshtė marrė me kurimin shpirtėror tė militantėve duke sjellė nė vėmendjen e tyre arritjet e qeverisjes Berisha. Baza kishte kohė qė nuk shihte anėtarėt e kryesisė sė PD-sė dhe duket se kėto takime Topalli po i shfrytėzon pėr tė pėrgatitur terrenin elektoral si pėr zgjedhjet e pėrgjithshme tė tė 2009 ashtu edhe pėr ndryshimet e padiskutueshme qė do tė prekin kryesinė e partisė.
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34581
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Topalli sfidon Berishėn, merr rolin e lideres nė PD :: Komentet

toni

Mesazh Tue Jan 15, 2008 1:14 am nga toni

Pse me klane fetare qenkan nda kto tr PD. Qe formohen fraksione politike mrena nji partie politike kte e kom dit po qe paska ne fraksione fetare mrena nji partie politike, kte po e nigjoj sot. Evil or Very Mad Evil or Very Mad Evil or Very Mad

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi