ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Njohja e pavaresise, pas zgjedhjeve ne Serbi

Shko poshtė

14012008

Mesazh 

Njohja e pavaresise, pas zgjedhjeve ne Serbi Empty Njohja e pavaresise, pas zgjedhjeve ne Serbi




</TD>
Njohja e pavaresise, pas zgjedhjeve ne Serbi Pix
Njohja e pavaresise, pas zgjedhjeve ne Serbi Pix
Njohja e pavaresise, pas zgjedhjeve ne Serbi 20080113175111_artikull
Njohja e pavaresise, pas zgjedhjeve ne Serbi


E Hene, 14 Janar 2008

"Pavaresia e Kosoves njihet pas zgjedhjeve ne Serbi". Vleresimin e ka bere dje Patrick Moore, analist i radios Evropa e Lire. Ai ve ne dukje faktin se Parlamenti i Kosoves ka votuar qeverine e re, e cila ka premtuar pavaresine dhe thekson se shpallja e pavaresise do te shpallet pas zgjedhjeve presidenciale ne Serbi.

A eshte realist afati i pritshem i shpalljes se pavaresise pas zgjedhjeve ne Serbi?

Ky eshte opsioni i vetem realist. Eshte mire qe fillimisht Serbia te mbaje zgjedhjet dhe pastaj, sic ka thene Kryeministri Thaci, shpallja e pavaresise te behet ne koordinim me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. Me duhet te them se me rastin e emerimit te Kryeministrit te Kosoves kam hetuar se disa media perendimore kane perdorur termin “ish-lideri i gueriles kosovare”. Kjo me ka shtyre te mendoj se perse perdoret ky term? Termat ose fjalori politik shpesh flasin shume dhe kane porosi politike. Me duket me e natyrshme qe per Thacin te perdoret termi “Kryeministri i Kosoves” ose “lideri i Partise Demokratike te Kosoves”, sepse duke apostrofuar termin “lideri i gueriles” thua se dikush deshiron te identifikoje kosovaret me imixhin e dhunes. Ngjashem eshte edhe perdorimi ne mediat perendimore i termit "Kosova-krahina serbe", nderkohe qe kemi te bejme me nje territor te administruar nga nderkombetaret. Pra kemi te bejme me terminologji qe dergon porosi politike.

Kryeministri i Kosoves ka sinjalizuar se asnje vendim nuk do te merret pa miratimin e Shteteve te Bashkuara dhe BE-se. A mendoni se Prishtina do te marre miratimin e Uashingtonit dhe Brukselit?

Nga Uashingtoni me siguri. Presidenti Bush kete e ka bere te qarte gjate qendrimit ne Shqiperi dhe ne kete aspekt nuk ka asnje dyshim. Ne Bashkimin Evropian gjerat jane pak me ndryshe, ndonese edhe fuqite me te medha te BE-se jane ne favor te pavaresise, nese ajo eshte e koordinuar me Uashingtonin dhe Brukselin. Kete tashme e kane bere te qarte Britania e Madhe, Gjermania dhe Franca. Disa vende te BE-se fillimisht nuk do te njohin pavaresine e Kosoves, por kjo nuk ndryshon situaten e pergjithshme. Kemi te bejme me disa vende mike te Serbise, sic jane Rumania, Greqia dhe Qipro, ndoshta aty do te gjenden edhe Spanja dhe Sllovakia.

Serbia dhe Rusia ende kerkojne bisedime shtese dhe qe vendimi te shkoje permes Keshillit te Sigurimit. Serbia, gjithashtu, serish eshte kercenuar me kundermasa, sic eshte mbyllja e kufirit dhe bllokada ekonomike...

Kerkesa per bisedime shtese eshte e cuditshme dhe me kete pajtohet edhe Bashkimi Evropian. Serbia dhe Rusia jane duke synuar te perfitojne ne kohe me shpresen se Perendimi do te humbase interesimin per Kosoven. Beogradi dhe Moska shpresojne se ne plan afatgjate Serbia nuk do te paguaje cmimin e nisjes dhe humbjes se kater lufterave dhe vrasjes dhe debimit nga vatrat e tyre te qindra mijera njerezve nga hapesira e ish-Jugosllavise. Sa i perket kercenimeve me bllokaden kufitare, kjo vetem sa do t'u ndihmoje kosovareve qe te gjejne zgjidhje alternative nga Shqiperia ose Maqedonia, duke dobesuar keshtu ne planin afatgjate pozicionin e Serbise. Nga zbatimi i bllokades eventuale ekonomike mund te humbase vetem Serbia.
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34581
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi