ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Topi, Njeriu i vitit dhe njė problem…

Shko poshtė

15012008

Mesazh 

Topi, Njeriu i vitit dhe njė problem… Empty Topi, Njeriu i vitit dhe njė problem…




Martin Leka
Gazeta Panorama
14/01/2008

Presidenti i Republikės, Bamir Topi, ėshtė zgje-dhur “Politikani i Vitit”, nga njė anketė e njė prej gazetave tė pėrditshme, e cila po formėson njė lloj tradite nė kėtė fushė. Mė pas, njė tjetėr media serioze, padyshim, ndėr ose mė e shikuara nė vend, televizioni “Top-Channel”, nė anketėn e organizuar me kėtė rast, e zgjodhi pėrsėri Presidentin e Republikės si “Njeriun e Vitit” …Nė fakt, personalisht kam qenė skeptik e indiferent ndaj sondazheve qė organizohen, madje shpesh kam qenė kritik e skeptik ndaj tyre, pėr shumė arsye. Ka arsye qė lidhen me traditėn dhe pėrvojėn. Nė Shqipėri nuk ekziston njė traditė nė kėtė fushė, pėr mė tepėr nuk mund tė flitet pėr pėrvojė nė kėtė drejtim edhe pas rreth dy dekadave pluralizėm. Ka arsye qė lidhen me infrastrukturėn qė kėrkohet. Edhe sondazhet e fundit janė tė mbėshtetura vetėm nė postėn elektronike e-mail. Ka arsye qė lidhen me metodologjinė e pėrdorur. Pėr tė arritur rezultate sa mė tė sakta apo sa mė afėr realitetit, duhet tė pėrdoret padyshim njė metodologji e pėrcaktuar, e cila duket se pak njihet nė vendin tonė. Ka arsye qė lidhen me seriozitetin apo me interesa tė caktuara tė subjekteve tė interesuara nė kėtė drejtim. Pėr tė qenė sa mė konkret, po mundohemi tė marrin ndonjė shembull. Para mė shumė se njė viti, njė nga gazetat e pėrditshme, sigurisht nėn kujdesin e pronarit, realizonte njė anketė, nė tė cilėn pėrfshiheshin disa pyetje pėr lexuesit. Nė ditėn e shpalljes sė rezultateve, tregon specialisti i kalkulumit tė tė dhėnave, shfaqej pikėrisht pronari, i cili, nė varėsi tė interesave tė veta, manipulonte fiktivisht rezultatet qė publikoheshin nė gazetė?!… Tjetėr. Nė gazetėn e cila siē e theksuam nė fillim, po formėson traditė nė kėtė drejtim (kjo ėshtė njė shenjė serioziteti nė fakt dhe njė risi), mė tregonte dikush para disa ditėsh se ka fituar anketėn si “aktori i vitit”, njė aktor qė pėrgjatė gjithė vitit, nuk ka vėnė nė skenė dhe nuk ka luajtur asnjė rol, qoftė edhe sekondar(?!)… Pavarėsisht kontributit dhe popullaritetit qė “X” apo “Y” person publik, qoftė ky shkrimtar, politikan, aktor, shkencėtar, etj., kjo nė fund tė fundit tregon edhe pėr njė mungesė serioziteti, pa dashur tė paragjykohet mė tej. Por rasti mė flagrant, prej tė cilit kam fituar edhe nxitjen pėr njė shkrim tė tillė, ėshtė rasti kur po nė tė njėjtėn gazetė pėr tė cilėn po flas, kam parė para do kohe “Njėqind gratė mė tė shquara tė shekullit”. Qoftė edhe si kuriozitet, kjo tė intrigon disi. Unė nuk e di (as kolegėt e mi tė gazetės nuk sqarojnė lexuesin pėr kėtė) se mbi ē’bazė, kritere apo metodologji shkencore apo historike janė mbėshtetur nė njė pėrcaktim tė tillė. Nė “paradėn” e grave tė shekullit, prijnė nė radhė aktoret e skenės dhe ekranit… Mė pas prijnė gazetaret femra… Mė pas folėset televizive dhe gazetaret e ekranit. Mė pas disa shkrimtare… Ka edhe ndonjė politikane… Kėshtu ėshtė plotėsuar numri “100” i “divave” tė shekullit.

VINI RE: VETEM GONXHE BOJAXHIU – NENE TEREZA MUNGON! Qysh nė kėtė konstatim, besoj ēdokush do tė kishte kurajėn e duhur pėr tė qeshur me ironi e pėr tė mos besuar nė seriozitetin me tė cilin i marrim punėt ne shqiptarėt. Edhe gazetarėt! Kur e njoha gazetaren dhe folėsen e njohur televizive, Sonila Meēo se ishte edhe ajo nė kėtė “listė”, ajo thjesht mė tha: “mos u tall, po dal nė pension atėherė, pa bėrė dhjetė vite punė”?!… Pėrtej kėtyre rasteve pėr tė cilat folėm, ndryshe qėndron problemi nė pėrzgjedhjen e bėrė pėr “politikanin e vitit”. Pas rezultatit tė shpallur nga Top-Channel, mendoj se ėshtė rasti tė analizohet me gjakftohtėsi njė fenomen, ai i popullaritetit tė njė personi nė fushėn pėrkatėse ku ai ka zgjedhur tė kontribuojė. Me zgjedhjen e tij nė postin e lartė tė Kreut tė Shtetit, Bamir Topi “kishte” tė gjitha mundėsitė t’i binte me “shqelm” popullaritetit tė tij, tė evidentuar shpesh jo vetėm nė politikėn e djathtė, por tė konfirmuar e pranuar edhe nga opozita, edhe pse kjo shpesh kishte ngarkesa qė shkonin nė kundėrvėnie dhe nė sulm tė “armikut” tė njohur, Berisha.. Kėto “mundėsi’ imagjinare, ai i kishte nėse do tė vazhdonte tė sillej nė pozicionin e ri jo si numri Njė i qytetarėve tė Republikės, por si numri Dy i Partisė Demokratike?!… Edhe pse ka pak muaj nė detyrė, Topi i ka zhgėnjyer besoj militantėt e partisė sė vet apo tė partive kundėrshtare: tė parėt qė me naivitetin e tyre prisnin tė vijonte politikėn partiake dhe ta konsideronin Presidencėn njė aneks tė selisė blu dhe tė dytėt, qė prisnin po tė njėjtėn gjė, por me sens tė kundėrt tė qėllimit: Topi tė bėnte gabime nė sjelljen e tij si partiak, nė mėnyrė qė shigjetat tė drejtoheshin sa nga Kryeministria, sa nga Presidenca… Duket pra, se Kreu i Shtetit nuk e kėnaqi asnjėrėn palė, pėr ironi dhe pėr fatin e tė dyja palėve njėkohėsisht. Rasti i Bamir Topit, i njohur pėr perfomancėn politike tė qartė, tė qėndrueshme, luajale, tregon se nė fund tė fundit, opinioni publik ėshtė njė “etalon” qė di tė orientojė. Por ėshtė edhe njė rast pėr tė pasur besim se edhe sondazhi apo anketa, po krijojnė njėfarė profili tė tyre, gjithnjė nė funksion e shėrbim publik.
toni
toni

Numri i postimeve : 225
Reputation : 0
Points : 29868
Registration date : 10/01/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi