ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

24 orė nga jeta nė Republikėn e tė Ēmendurve

Shko poshtė

15012008

Mesazh 

24 orė nga jeta nė Republikėn e tė Ēmendurve Empty 24 orė nga jeta nė Republikėn e tė Ēmendurve




Wednesday, 24 October 2007
Nga Kastriot FRASHERI* - E martė, ora shėnon plot 7:15. Njė mėngjes i veshur me grinė e njė pėrditshmėrie tė sėmurė, troket pas xhamave dhe unė sapo jam zgjuar nga pseudogjumi i njė nate tė ankthshme, deri nė kufijtė e marrėzisė dhe tė absurdit.Diku, afėr pallatit ku banoj, mjete tė rėnda, pa iu dridhur qerpiku, nėn indiferencėn e plotė tė tė gjitha llojeve tė policisė, kanė gėrmuar zhurmshėm deri nė agim themelet e njė pallati qė ka nisur tė ndėrtohet. Psikologjia e betonit dhe arti i pasurimit tė shpejtė nga ky biznes sundon me “magji” mbi ēdo ndjenjė a pasion njerėzor, mbi ēdo plan rregullues a projekt normal urbanistik me moton e fitimit, pa folur pėr tė krijuar hapėsirat e nevojshme urbane nė kryeqytetin tone. Mė tutje, dikush marton vajzėn dhe dasmorėve iu duket argėtim zhurmėnaja shurdhuese qė shpėrndajnė tutje-tėhu. Tingujt e muzikės dhe britmat e kėngėtarėve shkojnė nė kupė tė qiellit. Asgjė nuk kuptoj nga kjo ngjarje. Dasmorėt, nė vend qė tė kėndojnė pėr dhėndrin apo lumturinė e vajzės, i kėndojnė jaranit?! Ahengun, i zoti i shtėpisė, pa iu dridhur qerpiku, e vazhdoi pothuajse gjatė gjithė natės. E, nė atė pauzė tė shkurtėr, bash kur menduam se shpėtuam nga kjo lemeri, nuk vonoi tė shfaqej makina e pastrimit tė plehrave qė na “shėrben” Bashkia. Ora ėshtė plot tre e gjysmė…! Nė vend tė kulmit tė qetėsisė, qė i ofron nata e lume, qoftė dhe njė qyteti si Tirana, prodhohet “institucioni” i zhurmės, duke shpuar dhunshėm timpanin e veshit tė shumicės sė kryeqytetasve, qė nuk kanė kohė tė mbledhin kockat nga dėrrmimi i ditės… Nga ta filloj mė parė…?! Mė parė, duhet tė vrapoj tė shoh nėse ka ujė nė rubinetet e tij, qė tė mos ngelem pa u larė! E kjo ndodh pothuajse nė qendėr tė Tiranės, nė njė pallat tė sapo ndėrtuar nė rrugėn “4 Dėshmorėt”, e qė ndėrtuesi i tij, njė goxha tip kishte premtuar me tė madhe kur niste fillimin e punimeve se siguronte nėpėrmjet depozitave tė vendosura lartė e poshtė njėzet e katėr orė ujė. Por ky njeri me artin e perfeksionuar tė mashtrimit dhe abuzimit pėr fatkeqėsinė tonė kolektive ka marrė ndoshta si shpėrblim njė tjetėr lejė ndėrtimi nga Bashkia e Tiranės, pėr tė ndėrtuar nė krah, njė tjetėr palo pallat si ky qė banojmė, qė ėshtė larg tė gjitha normave dhe standardeve tė urbanistikės, e qė nėse do funksiononte shteti, vetėm me sigurinė dhe ruajtjen e parametrave tė mbrojtjes akustike, atij kurrė nuk do t’i bėhej kolaudimi dhe ky pallat menjėherė do tė shembej?! E si pėr ironi tė fatit, ndoshta prej procesit tė legalizimeve, tani pas dy vjetėsh, banorėve po u shpėrndan vėrtetimin (arkivolin) e pronėsisė. Republika jonė e njė mijė e njė marifeteve, punon me rendiment tė lartė pėr t’ua vėshtirėsuar sa mė shumė jetėn qytetarėve, falė shtetarėve (matrapazėve) me kollare, qė gėlojnė nė ēdo cep tė kėtij shteti e tė kėsaj shoqėrie. Ora po i afrohet 8:00. Mė duhet tė nisem pėr nė punė. Rruga nga mė duhet tė kalojė, megjithėse e shkurtėr, mė duket njė ferr i vėrtetė. Nė mes kėtij zhegu pėrvėlues, mė duhet tė kalojė mes tymit dhe pluhurave qė e kanė pushtuar sa natėn, aq edhe gjatė ditės nga makinat e rėnda tė shoqėrive tė ndėrtimit qė largojnė dheun dhe dalin nė rrugė pa lavazhin e gomave dhe izolimin e karrocerisė, duke mos respektuar rregullat mė elementare pėr mbrojtjen e mjedisit, nėn vėshtrimin dhe indiferencėn e policisė. Itinerari qė pėrshkoi ēdo ditė me kėmbė ėshtė njė rrugė e re, por qė siē do rruge tjetėr nė Shqipėri, i mungojnė koshat e vegjėl tė plehrave dhe ēdo aksesor tjetėr i domosdoshėm. Ajo nuk ka mė shumė se njė vit qė ėshtė inauguruar, por tregon se po shkon me shpejtėsi drejt shkatėrrimit pėr shkak tė mungesės sė vėmendjes dhe kontrollit tė autoriteteve qė kanė detyrim ligjor tė kontrollojnė territorin, mbikėqyrin aktivitetin dhe veprimtarinė e individėve apo subjekteve ndėrtuese, si dhe qetėsinė publike. Ndėrkohė, pas kėtij mundimi kam mbėrritur nė zyrė, ku sapo marr veten pas atyre teshtimave tė forta dhe tė njėpasnjėshme tė shkaktuara nga pluhuri e tė bėra dhuratė padrejtėsisht nga veprimtaria e gjatė e njė ministri rakitik Mjedisi, heshtja e pakuptueshme e Ministrisė sė Shėndetėsisė, ironia e kryetarit tė Bashkisė qė besimin e tiranasve e ka zėvendėsuar me mandatin e liderit tė partisė ku vegjeton, dhe nga indiferenca tė gjitha llojeve tė policive qė paguhen prej taksapaguesve pėr sigurinė e jetės dhe mirėqenies sė tyre. Fillimisht mė duhet tė njihem shkurtimisht me pėrmbajtjen e shtypit tė ditės. Nė fakt njė pjesė tė mirė tė kėtyre titujve i kam dėgjuar rrėmujshėm nė mėngjes nga ekranet e disa televizioneve, kėshtu qė e kam mė tė lehtė tė orientohem nė kėtė treg tė stėrmadh mediatik qė ka pushtuar vendin. Edhe pse ėshtė mėngjes herėt, ku sapo kam filluar shfletimin e tyre mė duhet ta ndėrpres atė pėr shkak tė dhimbjes sė kokės tė iniciuar nga stresi qė tė dhurojnė kėto gazeta, sepse nuk ka si tė mos sėmuresh kur sheh pėrditė nė kėtė gazetė shqiptare nė faqe tė parė e nė vendin mė tė dukshėm aty ku normal nė ēdo shoqėri europiane do tė gjeje mesazhe tė tjera, kėtu pėrditė gjen tituj sa provokativė, aq edhe absurdė qė mund tė mendosh: “Dashuria 13-vjeēare eValbona Hoxhės me avokatin e njohur” (mbesa e ish-diktatorit komunist), “Ingridi ndahet nga i fejuari”, “Femrat qė do tė kalojė pushimet Sinani” etj. Eh, si nuk mund tė mos tė dhėmbė koka kur dėgjon tituj me marrėzira tė tilla?! Ēfarė janė kėta pyet dikush qė duhet doemos t’i paraqiten publikut? A kanė dhimbje kėta gazetarė? Ku vendi ėshtė nė prag katastrofe jetėsore! Pse ky qenkėrka problemi i shqiptarėve sot? Femrat (tė dashurat) e Sinanėve, prapanicat e Ēilit apo tė dashurit e I, X, Y, Z & korit tė pseudoautorėve/kėngėtarė qė kėndojnė kėngė idiote, pėrballė etjes, errėsirės, varfėrisė, korrupsionit, mungesės sė perspektivės, shtetit ligjor dhe zjarreve pafund qė prej kohėsh kanė pushtuar Shqipėrinė…Nga kjo pėrhumbje dhe nga kjo pėrlotje, mė duhet tė shkundem. Nė axhendėn time tė punės kam planifikuar tė adresoj disa probleme tek disa institucione pėrgjegjėse. Po me kė tė komunikosh vallė? Ata, tė gjithė nuk kanė gojė! Heshtja! Kjo ėshtė zgjidhja mė e mirė e kėsaj administrate. Paaftėsia? Tė gjithė heshtin nuk tė kthen njeri pėrgjigje, edhe pse Kodi i Procedurave Administrative i detyron pėr njė tė tillė, madje kryeministri Berisha nė fillim tė mandatit tė tij, urdhėroj me bujė ministrat tė hapin telefonat?! Institucionet e pavarura, promotorėt e njė shoqėrie qė konkurojnė me ide dhe alternativa programet e qeverisė, siē ėshtė dhe instituti ynė, janė nė mėshirė tė fatit pėr shkak tė mungesės sė theksuar tė fondeve dhe indiferencės sė tė gjitha qeverive. Ėshtė e dhimbshme teksa konstaton se nga administrate publike apo pseudo“donatorėt” e huaj nuk tė krijohet asnjė mundėsi pėr tė punuar. Mė thoni si do tė ndiheshit nga indiferenca qė tregohet nė njė vend qė gjeneron ēdo ditė e mė shumė probleme, tė cilat i pėrkasin epokės sė mesjetės. Shkaku kryesor i zhvillimeve politike tė paqėndrueshme nė vend konsiston nė konfliktualitetin e thellė midis dy forcave kryesore politike, nė mungesėn e tolerancės, kulturės politike dhe luftės pėr pushtet ndėrmjet tyre. Ėshtė e padurueshme, madje e neveritshme tė pėrmendėsh zhargonet apo demagogjitė qė dėgjon ēdo ditė nga goja e kėtyre pseudopolitikanėve apo zėdhėnėsit e tyre mbi problemet e ditės. Nė tė dy anėt e llogoreve gjėmojnė trumbetat e luftės, rrėmbimit tė institucioneve, kurse nė prapavijat e fshehta kryhen biznese tė pėrbashkėta, nė kurriz tė “shtresave tė paprivilegjuara” pėr tė cilėt politikanėve tanė iu digjet xhani! Kjo pseudoshoqėri demokratike e imponuar dhe komanduar nga kėta edepsėzė politikė, njėsoj si socializmi dogmatik krijues, prodhon luks deri nė perversitet pėr kėtė elitė boshe dhe mjerim social pėr elitėn e vėrtetė intelektuale qė ka marrė rrugėt e botės nė kėrkim tė njė eldorade tjetėr... Tani mė duhet tė kthehem nė shtėpinė, ku prej rreth 4 muajsh nė vend tė njė dushi normal mė pret njė bidon uji i ftohtė, tė cilin do ta ble poshtė pallatit tek Mini-Marketi i Tanit. Prej vitesh jam mėsuar qė drekėn ta shijoj nėn shoqėrinė e edicionit informativ tė njė prej televizioneve tė shumta qė ekzistojnė nė kryeqytet. Edhe dita e sotme pėr nga “storet” qė dėgjojmė nuk ka ndonjė ndryshim nga dita e djeshme, kjo dallohet lehtėsisht nga toni i spikereve. Dita e sotme karakterizohet pėr dy probleme: sė pari lufta dhe beteja e ashpėr e mazhorancės pėr “drejtėsinė”, duhet medoemos sipas tyre tė shkarkohet kryeprokurori dhe problemi tjetėr qė spikat ėshtė ai qė Spiunėt bėrtasin me tė madhe tė hapen dosjet e spiunėve(tyre)?! Njė kanal i njohur TV-je, e paraqet situatėn nė ekstazė, a thua se po i drejtohet njė komuniteti tė ēmendurish, ndėrsa stacioni tjetėr rival ka vendosur qė kėtė herė tė jetė pėrkrah qeverisė (nė fakt duket se po pasuron ndjeshėm financėn e tij) e paraqet gjendjen dhe realitetin shqiptar tepėr tė lumtur, ku mesa kuptohet komuniteti i gazetarėve tė tij, jetokėrka jashtė kufijve gjeografikė tė Shqipėrisė dhe vetėm emetimin e valėve e kryen prej kėtu. Por ēuditė apo papėrgjegjshmėritė e medias nė kėtė vend nuk mbarojnė kėtu. Lajmi qė sapo dėgjuam mbi pretendimet e “oborrit mbretėror” pėr rishikimin e historisė, rehabilitimin politik tė mbretit, veprimtarinė e “princit Leka”, … edhe pse jo i panjohur pėr mua, ky lajm mė bėri tė dridhem. Edhe pse pėr shkak tė profesionit tė juristit apo studiuesit e kam shfletuar dhjetėra herė Kushtetutėn, madje kam shkruar qė nė fazėn e hershme tė procesit tė hartimit dhe pėrgatitjes, mė tej kam qenė anėtar i opozitės nė komisionin zgjedhor ditėn e miratimit me referendum tė saj, mė hoqi ēdo dyshim pėr ekzistencėn e saj, nė momentin kur sapo anonēohet lajmi tjetėr se Presidenti i Republikės, Bamir Topi ja behu papritur pėr vizitė nė “familjen mbretėrore” dhe i pėrmallur e pėrshėndeti mbretin me: “si jeni naltmadhni”?!!! Kreu i republikės reale i pėrulet bindshėm kreut tė monarkisė tė delegjitimuar prej mėse gjashtė dekada nė ekzil, pra njė vizion virtual qė mund tė ushqejnė vetėm mendjet e fantaksura nga fiksacionet e sė kaluarės! Psikoanalisti Karl Gustav Jungu kėtė dukuri mund ta quante jehonė premordiale qė uzurpon shpirtrat neurotikė dhe inferiorė…! Afrimi i mbrėmjes, detyrimisht shoqėrohet me largimin tim dhe tė shumicės sė qytetarėve pėr disa orė nga shtėpia. Ėshtė njė ritual i detyruar, nga halli e jo nga qejfi. Pra, kjo “arratisje” ndodh pėr faktin se KESH-i, prej muajsh, vitesh ndėrpret si dhe kur t’i teket nė intervale tė ndryshme kohore furnizimin me energji elektrike. Ai dhe disa televizione qė sponsorizohen prej tij, thonė se kjo mungesė ndodh nga thatėsira e tejzgjatur, madje ėshtė prezente nė gjithė rajonin, sajojnė paturpėsisht alibi, njė varg alibish kėtu e nė Honolulu, por e vėrteta nuk punon pėr KESH-in. Nė fakt, kėto gėnjeshtra nuk i besojnė as vetė ata qė i deklarojnė. Falimentimin apo keqmenaxhimin e kėsaj korporate e kupton edhe njė adoleshent, se nuk mund tė ketė humbje nė rrjetin e transmetimit 40%, por ajo vidhet hapur nga punonjėsit e saj, duke favorizuar biznese, individė dhe miq pėrkundrejt kundėrshpėrblimeve me para nė dorė pėr fatura konsumi qė nuk i pėrgjigjen realitetit, madje ėshtė skandaloze kur dėgjon komshiun apo dikė tjetėr tė thotė se njė repart prodhimi duralumini apo restorant i mirėnjohur ka tė faturuar njė shumė qė i pėrgjigjet konsumit tė njė familjeje nėn mesatare…?! Ky realitet i vrazhdė nuk mund tė zbutet as me rekuizitėn kryeministrore tė kabllove nėnujorė qė do tė na sigurojnė mrekullinė energjetike, ndoshta “kur tė ēlirohet Shqipėria”, siē thuhej dikur nė filmat me partizanė, e qė vazhdojnė tė mbushin oraret e ekraneve tė zbrazura tė televizioneve tė shumta nė Shqipėri! Por kjo klasė politike e kėtij vendi tė stėrvuajtur vazhdon tani e 17-tė vjet kompleksin e “kapėrcimit tė ylberit”, njė nga sfidat mė fantastike tė etnopsikikės kolektive shqiptare, sepse Kryeministri ynė gjėmon e bubullon ēdo ditė si dikur, kur ishte nė opozitė, ndėrsa pėr ēudinė e tė gjithėve opozita sillet apo vepron ashtu si dikur kur ishte nė pushtet…?! Rrugės pėr tė shkuar nė njė prej bareve, syri mė zuri teksa kapardisej rėndė nė njė automjet superluksoz, pa i hyrė gjemb nė kėmbė, njė ish zyrtar tė qeverisjes sė shkuar socialiste, tė njohur pėr bėmat dhe aferat e tij mafioze, tani ai punon nė njė ministri tjetėr, sepse partia e tij, edhe pse e vogėl duket zhurmėmadhe, tashmė ka ndėrruar tutorė. Ajo tani i pėrket mazhorancės blu! Tipa si ky, tani gėlojnė nė ēdo qoshe zyre, duke mbajtur nė sirtarė dhjetėra tesera e flamuj partish! Kafeja ku do tė shkoj ėshtė e njohur nė qendėr tė kryeqytetit. Aty jam i lumtur se do tė shoh, takoj dhe shkėmbej mendime mbi problemet e ditės me miq dhe njerėz tė mirėnjohur pėr veprat e tyre nė jetėn publike. Njė lumturi qė do tė zgjasė fare pak, sapo nga artopolantet e xhamive do tė derdhen zhurmshėm tingujt e ējerrė tė lutjes sė radhės. Tė gjithė tė pranishmit apo kalimtarėt shtrėngojnė dhėmbėt...! Njė metodė e tillė e aplikuar nga drejtuesit e kėtij komuniteti ėshtė tėrėsisht e papėrshtatshme, e papranueshme, dhe stresuese, jo vetėm pėr komunitetet e tjera fetare, por dhe pėr shumicėn qė nuk i pėrket ndonjė besimi fetar, tė cilat cėnojnė rėndė jo vetėm normat dhe marrėdhėniet shoqėrore tė vendosura, por dhe laicitetin e shtetit tė sanksionuar nė Kushtetutė dhe nė legjislacionin nė fuqi. Vlen tė pėrmend se pėr njė rast tė tillė njė prift para dy muajsh nė njė krahinė tė Holandės, vetėm se u ra kambanave tė kishės me intensitet mė tė lartė se zakonisht, u denoncua nga banorėt dhe u dėnua me 6000 Euro gjobė me akuzėn pėr prishje tė qetėsisė publike. Kėtu, nė kėtė Republikėn tonė - Pazar pa orar, qetėsinė ta prishė kush tė dojė e kur tė dojė, qė nga qeveritari qė ulėrin nė podiumet e radhės nė emėr tė qetėsisė, mirėqenies, integrimit europian, stabilitetit, e deri tek tė ēmendurit normalė qė iu bien borive tė makinave me ngulm, pijanecėve, prostitutave, lypsėt, dallkaukėve, kopukėve qė e shprehin si tė duan talentin apo marrėzinė e tyre pėr tė tė shkatėrruar nervat e tė tjerėve, pėr tė ta vėshtirėsuar kėtė jetė gri, qė na ofron ky tranzicion dhe ky kryeqytet me kėtė jetė kaq primitive!...Edhe pse ora po shkon vonė, dėshira pėr t’u kthyer nė shtėpi mbetet e vogėl, kjo pėr shkak se nuk tė jep asnjė kėnaqėsi dėshira pėr tė hapur televizorin, sepse pėrmes tij do tė ndjekėsh “Opinion”-et e Fevziut, “Shqip” i Rudinės, “Top Story”, “Portokalli”,“Logos” i Sonilės apo “Zona e Lirė” e Ēanit, a Ēim Pekės, e lloj e lloj emra tė tjerė emisionesh tė pėrditshme pa pikė etike deri nė mėrzi, qė nuk pėrēojnė asnjė vlerė shoqėrore, e tė ndėrtuara mbi bazėn e klientelizmit, klaneve politike, papėrgjegjėsisė, dhe mungesės profesionale. Dhe kjo sagė vuajtjesh pėrsėritet ēdo ditė, ēdo muaj, ēdo vit. Me njė pėrpikmėri logoritmike, si akrepat e orės. Ajo tashmė ėshtė bėrė pjesė e vuajtjeve tona tė pėrditshme tė kėtij tranzicioni pa fund... Aq e rėndomtė ėshtė e gjitha kjo, sa askush nuk kujtohet se po jetojmė njė anormalitet. Deformimin e demokracisė dhe injorimin e parimeve tė saj, mungesėn e kulturės dhe shtetit ligjor, korrupsionin, dhunėn, shkatėrrimin e moralit tė shoqėrisė dhe ēdo aspekt tjetėr shoqėror kjo elite qeverisėse po na e paraqet si “shkollė tė demokracisė krijuese”, si probleme tė shoqėrisė sė hapur nė zhvillim etj. Mė thoni ku ndodh dhe ku jetohet kėshtu? Vetėm nė Crazy Republic! (Republikėn e tė Ēmendurve).
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34581
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi