ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KONGRESI I MANASTIRIT

Shko poshtė

15112008

Mesazh 

KONGRESI I MANASTIRIT Empty Re: KONGRESI I MANASTIRIT




Dalja nė pah e gjuhės shqipe, me shkronja latine, provokoi myslimanėt injorantė e konservatorė. Ata protestuan se shqipja, ashtu si turqishtja, duhen shkruar vetėm me shkronja arabe dhe se preferenca e atdhetarėve shqiptarė pėr shkronja latine perėndimore ishte njė pėrēmim pėr fenė myslimane. Njerėz tė paditur dhe injorantė formuan me mbėshtetjen edhe tė Qeverisė sė Xhonturqėve nė Stamboll shoqėrinė Mahfeli me synimin pėr pėrēarjen e shqiptarėve dhe frenimin e arsimit nė shqip. Nė fund tė vitit 1909, Qeveria turke ndaloi pėrdorimin e gjuhės shqipe me shkronja kombėtare, nė tė gjitha shkollat anembanė vendit. Gjithashtu, nxori njė dekret, sipas tė cilit gjuha shqipe do tė shkruhet vetėm me shkronja arabe. Shoqėria reaksionare "Mahfeti" me mbėshtetjen e qeverisė turke, shtypi dhe shpėrndau abetaret e para me gėrma arabe. Pėr kėtė arsye, nė shkurt tė 1910, u mbajt nė Elbasan njė miting proteste, ku 7000 protestues ngritėn zėrin kundėr pėrdorimit tė shkronjave arabe pėr gjuhėn shqipe. Po atė muaj protestat vazhduan nė Korēė, Berat, ku mbi 15.000 vetė dogjėn nė qendėr tė qytetit abetaret shqiptare me gėrma arabe, tė dėrguara nga Stambolli.

Telegrame tė shumta nga shoqėritė, shqiptare tė Selanikut, Shkupit e Manastirit u shprehėn nė mbrojtje tė alfabetit shqip. Nė Shkodėr, njė grup myslimanėsh u bėnė gati tė organizonin njė manifestim nė pėrkrahje tė shkronjave arabe. Mirėpo ndėrruan mėndje kur 60000 katolikė dhe myslimanė tė ndershėm shqiptarė, nga Malėsia e Madhe, organizuan ditė mė parė njė manifestim madhėshtor nė pėrkrahje tė shkronjave latine. Protesta tė ngjashme u organizuan nė Pėrmet, Kolonjė, Tepelenė, Frashėr, Konicė etj. Por turqit nuk deshėn t'ia dinin. Atėherė nė mars tė 1910 u thirr Kongresi i dytė i Manastirit. Aty u vendos qė tė vazhdojė pėrdorimi i alfabetit kombėtar me shkronja latine dhe protestat kundėr vendimit tė padrejtė tė Qeverisė Turke.
avatar
nessuno

Numri i postimeve : 16
Reputation : 0
Points : 28745
Registration date : 31/07/2008

http://www.diskutim.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

KONGRESI I MANASTIRIT :: Komentet

ILIRI

Mesazh Tue Nov 18, 2008 5:36 pm nga ILIRI

KONGRESI I MANASTIRIT 32313

Me rastin e 100 vjetorit tė alfabetit, Filatelia e Postės sė Kosovės, ka leshuar tė premten e shkuar emisionin e pullave postare tė titulluar “100 vjetori i alfabetit”. Pėr detajet teknike, shikoni faqen zyrtare te Postės sė Kosovės.

Foto marrė nga Gazeta Express.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Tue Nov 18, 2008 5:47 pm nga ILIRI

Nuk me pelqen qe ju gerrard 73 qe ne diskutimin tuaj vini ne plan te pare besimin fetar nderkoh qe per shqiptaret interesat e kombit kane qendruar mbi ēdo gje tjeter. Mja fton tju bej me dije se kryetar i ketij evenimenti kaq te madh dhe historik per kombin shqiptar ka qene Mithat Frasheri dhe me sa di une ai nuk ka qene katolik. Nuk besoj qe zgjedhjen e ketij patrioti te madh ne krye delegatet e kongresit te manastirit ta kene bere mbi baza fetare por mbi bazat e kontributit dhe te aftesive.sidoqofte per me dhume te ftoj te lexosh artikullin me poshte.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Tue Nov 18, 2008 5:48 pm nga ILIRI

100-vjetori i ABC-se, Manastiri *hap krahet*
Manastiri ka veshur petkun e festes. Vetem pas pak ditesh ketu do te festohet me madheshti 100-vjetori i alfabetit shqip. Qendroj perpara nderteses historike ne oborrin e gurte te saj para kesaj porte historike, ndersa pyes veten *Vertet ketu lindi alfabeti yne?!* ā€¦Ate 14 nentor te vitit 1908 kur delegatet nga tere trevat shqiptare kaluan kete prag, frynte ere dhe binte debore, e cila i kishte veshur kesulen e bardhe Pelisterit piktoresk duke i dhene nje hijeshi te vecante ate dite Manastirit. Te gjitha trevat shqiptare e ndjene se kishte filluar nje kohe e re, koha e te mesuarit te gjuhes meme me shkronjat e saj, qe shqiptaret e kishin ruajtur ne shekuj si gjuhe qe flitej, por nuk shkruhej. Te moshuarit ua kishin transmetuar me te rinjve brez pas brezi, ndersa ato dite te jashtezakonshme hodhen themelet e endrrave te shqiptareve per gjuhen e tyre. Ne oret e para te mengjesit, para kesaj ndertese historike ishin grumbulluar mijera shqiptare qe te ftohtin e madh e peballonin mes kengeve dhe valleve kombetare. Kostumet shumengjyreshe nga te gjitha trevat shqiptare dhe hareja te jepnin idene se aty zhvillohej nje dasme e madhe. Para nderteses, ne te dyja anet e lumit Draguar, pervec qytetareve, ishin rreth 100 nxenes shqiptare, te cilet mesonin ne shkollat e mesme te Manastirit. Ne keto gjimnaze kishte edhe 4-5 profesore shqiptare, midis tyre edhe Bajo Topulli, zv.drejtor i njerit nga gjimnazet turke te Manastirit. Kenga dhe vallja pushoi duke u kthyer ne ovacione te zjarrta kur filluan te vijne delegatet prane nderteses.
Ne sallen e Kongresit, rruga drejt bashkimit
Ne sallen e madhe u futen delegatet pjesemarres te ardhur nga te gjitha trevat e Shqiperise, si dhe nga komuniteti shqiptar ne Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Amerike etj. Ne Kongres moren pjese pjesemarres te cdo feje, njerez te ditur qe erdhen ne kete Kongres per nje qellim te madh kombetar. Kryetar i Kongresit u zgjodh me vota te fshehta Mithat Frasheri, nenkryetar Luigj Gurakuqi dhe Gjerasim Qiriazi. Diten e trete te punimeve u krijua Komisioni i Alfabetit te Gjuhes Shqipe dhe kryetar i ketij komisioni u zgjodh poeti Gjergj Fishta me anetare te tjere Ndre Mjeden, Luigj Gurakuqin, Sotir Pecin, Bajo Topullin etj. Kongresi i Manastirit u nda ne kater grupe dhe tri dite rresht punuan vecmas. Grupet paten diskutime te gjata dhe te ashpra per te zgjedhur variantin e secilit grup, madje debati zgjati saqe u rrezikua edhe kompromisi. Por kembengulja e Ndre Mjedes coi ne arritjen e nje kompromisi te madh historik. Ne procesverbalin origjinal te Kongresit lexojme: *Te nesermen, para se te fillonte punimet kongresi Dom Ndre Mjeda shkoi tek Mithat Frasheri dhe i paraqiti dy alfabete. Zoti Frasheri, pas nje diskutimi te shkurter ngeli i kenaqur dhe i tha Mjedes qe keto dy variante ti paraqiteshin komisionit.
Shfletojme dokumentacionin e Kongresit, flete te zverdhura nga koha, por qe shndritin nga idete. Aty ndodhet edhe kumtesa e Gjergj Fishtes qe njihej si Homeri shqiptar. Fjale zemre qe prekin zemrat e te gjithe delegateve: *Vellezer nuk kam ardhur ketu qe te mbroj asnje alfabet, por qe te gjithe se bashku te krijojme nje alfabet te perbashket. Jemi ketu jo per tu percare, por per tu bashkuar...* dhe ne fund te fjaleve, nje perqafim ne foltore me lot ne sy nga kleriku mysliman, Ibrahim Efendiuā€¦
Mjeda, teper i emocionuar e ndez sallen kur ngrihet dhe reciton vargjet e tij, te skalitura mjeshterisht: *Permbi za qe leshon bilbili/ Gjuha shqipe mshungullon/ Permbi ere qi nep zymbyli/ Pa da zemren ma ngushellonā€¦
Aty jane kujtimet e Mihal Gramenos, i cili kete moment historik e pershkruan keshtu: *Ah, me sa gezim e pritem kete dite te Kongresit tone te ABC-se, sepse ky kongres nuk ishte thjesht nje kongres gjuhetaresh, por nje kongres kombetar per ceshtje te rendesishme te levizjes sone kombetare*.
Cfare ka mbetur sot nga Manastiri i Kongresit?
Qyteti historik i Manastirit, ashtu si 100 vjet me pare, pret shume miq dhe te ftuar per te festuar kete ngjarje te madhe historike per te gjithe shqiptaret kudo qe jetojne. Shume njerez kane sjelle ne dhomen-muze te kongresit relike. Kryetari i Shoqates se Historianeve Shqiptare ne Maqedoni, prof. Nebi Dervishi, ka sjelle ne muze foto te rralla te 11 anetareve te komisionit te Kongresit te Manastirit te papublikuara me pare, nje abetare e vitit 1909, qe mban firmen e Parashqevi Qirjazit, nje fjalor te Sami Frasherit, i botuar ne vitin 1901. Por, tek shetit neper Manastir, kete qytet i cili ka mbartur shume ngjarje historike per shqiptaret, eshte e veshtire te gjesh gjurmet e kohes se shkuar. Nga shtypshkronja Universale qe shtypi abetaret dhe librat shqip, nuk ka mbetur as nam, as nishan. Edhe pse familja Qirjazi me pese anetaret e saj kane dhene kontribut te jashtezakonshem per kete ngjarje historike ku u ngrit shtypshkronja dhe mbajti delegatet ne hotelin e saj te Germenjeve, nuk ka asnje rruge me emrin e kesaj familjeje ne Manastir. Ndertesa historike e Kongresit te Manastirit ishte ne gjendje te mjerueshme dhe gati drejt rrenimit. Nje nderhyrje e para disa koheve me pare shpetoi rrenimin e saj. Kati i pare i nderteses historike i eshte shitur per biznes ish-prefektit te pare te Manastirit! Ajo qe ka mbetur si gjurme ne Manastir dhe qe nuk mund te zhduket, eshte vetem fusha e Pellagonise qe na kujton te paret tane, pellazget. ABC-ja e Manastirit e 14 Nentorit 1908 do te mbetet ne qiellin e gjuhes dhe kultures shqiptare si ylli i mengjesit.
Skica e Poradecit
Poeti i mirenjohur Lasgush Poradeci, atehere nxenes ne vitin e pare te kolegjit rumun ne Manastir, ne nje skice te tijen (qe mund te jete krijimi i tij i pare), e pershkroi keshtu kete moment: *Ishte nje i ftohte i madh me debore dhe ne prisnim ne te dyja anet e lumit Draguar qe nanuriste me qetesi perendie. Pas pak castesh filluan te vijne delegatet. Vijne me radhe llandonet me nga kater kuaj secili, te zbukuruar me flamuj kombetare dhe kuajve iu kishin lidhur fjongo kuqezi neper kembe. Siper mbi nje karroce fluturonte nje korb. Ndalon karroca dhe prej saj del Cerciz Topulli. Me pas ai mori ne shenje korbin, duke share ashtu sic shajne burrat kur korbi ra para kembeve te Mihal Gramenos. *Te lumte Cerciz, - i thote Mihali. - Kongresi i ABC-se do te na veje mbare*

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

emigranti

Mesazh Tue Nov 18, 2008 6:09 pm nga emigranti

Jo ore jo se ne syt e kti gerrarrdit te gjith myslimanet jane injorante. E pra ky gerrardi eshte i pari shqiptar ne emigracion qe i identifikon bashkatdhetaret e tij nepermjet besimit fetar.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

emigranti

Mesazh Tue Nov 18, 2008 9:36 pm nga emigranti

Une tjam drejtuar me emer do beje mire qe te njejten gje te beje dhe ti kur te replikosh. Me vjen mire qe per here te pare pranon se
Une nuk jam fetar dhe as nuk dua te ja di per fene
por nderkoh dua tju them se ne kete rast me keto fjale je ti ai qe po merr pozicionin e inferiorit duke na treguar se besimi te ben te ndjehesh inferior nderkoh qe une e konsideroj kete mjaft te gabuar. Pse duhet te ndjehesh inferior nese beson? Kjo eshte zgjedhje e gjithsejcilit dhe per mua si ata qe besojne si ata qe nuk besojne njelloj jane te respektuar kujtdo feje qe ti perkasin. Pastaj nga e di ti qe ne qe kemi rreaguar qenkemi musliman apo ndjehemi te fyer nga faktet qe ke sjelle ti?

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptari

Mesazh Tue Nov 18, 2008 9:44 pm nga shqiptari

Feja e shqiptarit asht shqiptaria
Nuk besoj se ja vlen te stimulojme nje debat se shqiptaret e cilit besim ishin me patriot dhe cilet jo. Fakti eshte qe patriotet shqiptar i perkasin te gjitha besimeve dhe se ata kane punuar te bashkuar per perparimin e vendit. Une besoj se kjo e ben levizjen patriotike shqiptare unike nga levizjet ne vendet e tjera te cilat jane ndikuar shume nge doktrinat fetare. Drejtojuni fakteve historike zoterinj dhe do te shikoni se besimi fetar para ēeshtjes kombetare pothuajse behet inekzistent tek patriotet shqiptar kshtu qe te hapesh nje debat te tille sot kur nuk eshte hapur ne ate koh per mua eshte e pakuptimt.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ADMIN

Mesazh Wed Nov 19, 2008 2:11 am nga ADMIN

Te gjitha keto postime Shume interesante ,po thuaj me moren afersisht nje ore qe te i kuptoj dhe ju them te drejten qe nuk me defryen as edhe nje cike ,prap se prap feja eshte gjeja ma e bekuar qe nje njeri ka ne shpirtin e tija ,dhe vertete eshte nje merite e mrrekullueshme e Amerikes ,qe mos te cenohet dhe mos te preket as edhe nje fe ,por perkundrazi te mbrohet cdo besim ne cdo shpirte te cdo njeriu.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptari

Mesazh Wed Nov 19, 2008 7:21 pm nga shqiptari

prap se prap feja eshte gjeja ma e bekuar qe nje njeri ka ne shpirtin e tija
prandaj esht i pakuptimte injorimi i jeres apo tjetres fe.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Fri Nov 21, 2008 12:41 am nga ILIRI

Kongresi manastirit eshte ngjarja e madhe historike. Per vete specifiken e saj ajo detyrimisht do te shoqerohej edhe me kundershtime. Te thuash se ata qe kundershtuan u nisen nga interesa te ngushta eshte e kuptueshme por te thuash se ishin injorante kete nuk e dime. Imagjinoni per nje ēast nese shkronjat arabe do te kishin patur nje perhapje te gjere ne bote cili do te ishte diskutimi yne sot. Ne ate koh ne ishim nene Turqine dhe tingellonte normale krijimi i nje alfabeti me shkronja arabe. E gjithe lavdia e ketij kongresi qendron ne latrgpamesine e delegateve te tij. Une mendoj se nese do kishim nje klase politike me kete largpamesi ne do kishim ecur shume perpara. Per fat te keq kemi nje klase politike qe i ngjan atyre kundershtareve te alfabetit qe na la trashegim kongresi i manastirit.

Edituar pėr herė tė fundit nga ILIRI nė Fri Nov 21, 2008 1:09 am, edituar 1 herė gjithsej

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ADMIN

Mesazh Fri Nov 21, 2008 1:06 am nga ADMIN

Ju them te drejten qe shyqyr qe nuk kane zgjellur shkronjat arabe se nuk i kisha kuptuar fare

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi