ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arkeologji, zbulohet familja 4600 vjeēare

Shko poshtė

19112008

Mesazh 

Arkeologji, zbulohet familja 4600 vjeēare Empty Arkeologji, zbulohet familja 4600 vjeēare




Reuters

Gjermani-Njė varr 4600-vjeēar qė pėrmban eshtrat e dy tė rriturve dhe fėmijėve tė tyre jep provat mė tė hershme se edhe fiset parahistorike i vinin rėndėsi unitetit tė familjes, deklaruan sot shkencėtarėt. Ky varr ėshtė zbuluar nė Gjermani dhe studiuesit kanė provuar pėrmes ADN-sė dhe teknikave tė tjera se bėhet fjalė pėr njė familje. Grupi i varrosur pėrballė njėri-tjetrit, njė praktikė e pazakontė nė kulturėn e Neolitit, pėrbėhej nga nėna, babai dhe dy djemtė e tyre tė moshės 8-9 vjeēare dhe 4-5 vjeēare.

"Duke pėrcaktuar lidhjet gjenetike midis dy tė rriturve dhe dy fėmijėve tė varrosur sė bashku nė njė varr, ne vėrtetuam praninė e njė familjeje tė thjeshtė prehistorike nė Europėn Qendrore, qė me sa dimė ne ėshtė prova mė e vjetėr autentike deri tani e gjenetikės molekulare" deklaroi Ėolfgang Haak nga Universiteti Adelaide. "Uniteti i tyre nė vdekje tregon njė unitet kur ishin tė gjallė", shtoi studiuesi



Eshtrat u zbuluan nė varre qė pėrmbanin 13 persona, tė cilėt ishin varrosur njėkohėsisht, theksuan Haak dhe kolegėt e tij nė gazetėn "Proceedings of the National Academy of Sciences". Disa prej tyre ishin varrosur ballė pėr ballė, me krahė dhe duar tė lidhura bashkė. Nė varr kishte fėmijė duke nisur qė nga tė porsalindur deri nė moshėn 10 vjeē dhe tė rritur rreth moshės 30 vjeē ose mė tė rritur.



Analizat treguan se pjesa mė e madhe e tyre kishin marrė plagė masive, gjė qė tregon se ata ishin viktima tė njė sulmi tė dhunshėm. "Studimi ynė tregon se vdekja e tyre ishte e papritur dhe e dhunshme, me sa duket nga plagėt e shkaktuara nga sėpata guri dhe shigjeta, dhe ka prova tė pėrpjekjeve tė disa prej individėve pėr tė mbrojtur veten nga goditjet", shkruajnė studiuesit.



Ndėrsa analiza e dhėmbėve tė kufomave tė jep gjithashtu mundėsinė tė hysh thellė nė shoqėrinė e Epokės sė Gurit dhe tregojnė se femrat vinin nga rajone tė ndryshme nga ato tė burrave dhe fėmijėve tė tyre. Kjo provon se burrat kėrkonin partnere nga rajone tė ndryshme pėr tė shmangur riprodhimin brenda fisit dhe se ishte zakon qė femrat qė shkonin nė vendin ku jetonin meshkujt, theksojnė studiuesit.



"Tradita tė tilla do tė ishin tė rėndėsishme pėr tė shmangur riprodhimin brenda fisit dhe pėr tė krijuar lidhje fisnore me komunitete tė tjera", deklaroi Alistair Pike, njė arkeolog nė Universitetin e Bristolit.
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34516
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Arkeologji, zbulohet familja 4600 vjeēare :: Komentet

shqiptari

Mesazh Wed Nov 19, 2008 7:19 pm nga shqiptari

Kjo provon se burrat kėrkonin partnere nga rajone tė ndryshme pėr tė shmangur riprodhimin brenda fisit dhe se ishte zakon qė femrat qė shkonin nė vendin ku jetonin meshkujt, theksojnė studiuesit.
d.m.rh grate paskan 4000 e kusur vjet qe shkokan ke burrat. Eeeeu sa i vjeter ky zakon. Shocked

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi