ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Aliaj: Na pret fati i PS-se po nuk ndryshuam

Shko poshtė

18012008

Mesazh 

Aliaj: Na pret fati i PS-se po nuk ndryshuam Empty Aliaj: Na pret fati i PS-se po nuk ndryshuam




Besnik Aliaj, ish-keshilltari per ceshtjet e legalizimeve i kryeministrit Sali Berisha, anetar i Komitetit te Orientimit te Politikave, thote se Partia Demokratike duhet t’i nenshtrohet nje debati te hapur per luften e klaneve brenda saj. Sipas Aliaj, PD-ja rrezikon te marre te njejtin fat si socialistet, nese nuk i nenshtrohet ketij debati apo ballafaqimi idesh. Ai tha se ne keto kushte qe eshte sot qeveria, rrezikon te humbe zgjedhjet e 2009-es. “Une mendoj qe PD-ja i ka te gjitha menyrat per te dale nga rreziku. Edhe mbledhja e fundit e kryesise dhe prononcimi i kryetarit te saj kane qene qartesisht pro idese qe duhet te hapet nje debat, nje gare ku afatet te cilat te behen promotore te ndryshimeve, duhet te jene te hapur per t’u mbeshtetur nga anetaresia e thjeshte. Nese nuk do te kete nje debat te hapur, larg inateve personale, atehere mendoj se do ndeshkohemi te gjithe”, tha Aliaj ne televizionin “Alsat”. Sipas tij, perderisa ka grupe dhe lobime, sic ndodh ne te gjitha partite politike, do te ishte mire qe palet t’i shpalosin programet e tyre, aty ku ato jane te perbashketa dhe aty ku ndryshojne, sepse ne kete menyre anetaresia e gjere do te kontribuonte per te vleresuar dhe marre vendime te pjekur dhe opinioni publik do te kishte nje opinion te qarte per ate qe po ndodh. Ish-keshilltari i Berishes tha se qeveria ka punuar mire me disa sektore, por vendi po kalon nje ngerc ekonomik. “Qeveria ka siguruar sukses ne disa reforma, por ka nje lloj ngerci ekonomik ne vend. Nuk jane kryer sic duhet reformat, vecanerisht ne thithjen e investimeve te huaja dhe ka nje ngerc ekonomik per faktin se reformat ende nuk jane pervetesuar si duhet nga administrata publike. Ka arritje ne ndermarrjen e reformave, sikurse jane furnizimi me energji”, tha ai. Aliaj ka qene nje nga personat me aktive ne zgjedhjet e 2005-es, ndersa kandidoi ne Sarande perballe ish-kryeministrit Fatos Nano.
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37590
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi