ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pėrse lidershipi na pėrēau!?

Shko poshtė

19012008

Mesazh 

Pėrse lidershipi na pėrēau!? Empty Pėrse lidershipi na pėrēau!?




Pėrse lidershipi na pėrēau!?
Nga Teki KOKA



Me keqardhje, por

duhet ta pra

nojmė se Sh

qiptarėt gjithmonė nuk kanė qenė tė bashkuar, por tė ndarė si mos mė keq. Problemi nuk ėshtė pėr padrejtėsitė qė i janė bėrė kombit shqiptar nga fuqitė e mėdha, mė 1913 ku u copėtua si pa tė keq dhe as pse ata pas njė shekulli janė tė ndarė pėrsėri, por pėr njė ndarje ndryshe brenda pėrbrenda ose midis vedit siē i thonė Shkodranėt.

Tė gjithė sot e pranojmė, se regjimi i kaluar jo vetėm i internoi, dėnoi dhe torturoi shumė ashpėr shqiptarėt, por edhe i ndau sipas biografisė ose siē quhej lufta e klasave. Ajo ndau familjen nga gruaja, fėmijėt nga prindėrit, ndau fėmijėt, nxėnėsit, punėtorėt, intelektualėt, ushtarakėt, shqiptarėt duke i klasifikuar kudo nė shkollė, nė punė, nė strehim etj. Pa diskutim ndarja biografike ka qenė akti mė i rėndė dhe mė i shėmtuari i regjimit tė kaluar, pasojat e tė cilit do tė duhet shumė kohė dhe disa breza qė tė largohen e tė shlyen nga kujtesa e shqiptarėve. Edhe sot pas 15-vitesh demokraci ne jemi dėshmitarė, se shqiptarėt po vuajnė pasojat e ndarjes biografike, familje tė ndara, tė pėrgjysmuara e tė shkatėrruara. Vėllai nuk takon dot vėllanė, fėmija pėrēmon dhe urren prindėrit qė e la analfabet, i hoqi rininė, e burrėroi para kohe, qė e shikojnė me dyshim, qė i vėshtirėsoj jetėn i ndroi vendlindjen. Ata akoma nuk po integrohen nė shoqėri edhe pse u ėshtė premtuar nga shteti vazhdimisht. Pėrsėri qeveria demokrate kėsaj shtrese ju ka premtuar dhe ata shpresojnė qė premtimet tė realizohen dhe tė mos zhgėnjehen si mė parė. Por nė angazhimin serioz tė qeverisė pėr tė sfiduar korrupsionin, nuk mund tė veēosh nxitimin dhe rrėmbimin e saj nė disa vendimmarrje tė pamenduara e tė pastudiuara mirė, tė cilat jo vetėm i kanė marė shumė kohė, por kanė krijuar konflikte tė pa nevojshme me pushtetin vendor, kanė cenuar demokracinė direktė, barazinė dhe lirinė e shtetasve dhe dėmtuar shumė imazhin e vendit tek ndėrkombėtarėt, tė cilėt sigurisht nuk kanė qėndruar indiferent, por janė shprehur tė shqetėsuar e kritik ndaj qeverisė duke na parė me dyshim, sepse akoma po na shoqėron”biografia demokratike”. Akti i fundit qė qeveria miratoi para disa kohėsh pėr tė ndaluar punėsimin e familjarėve e tė afėrme tė pushtetarėve nė disa sektorė tė veēantė, sikur po na kthen prapa, pėrsėri penalizim pėr shkak tė biografisė e cila shqiptarėt kjo po i shoqėron gjatė, ajo po i ndan, i klasifikon,dhe i shkatėron ata shpirtėrisht. Ky ėshtė regres, kėto akte nuk janė ligjore dhe nuk duhet tė zbatohen, sepse dėmtojnė jo vetėm imazhin e vendit, por trazojnė dhe shoqėrinė.



Sot po na pėrēan liderdashuria

Sigurisht sot asnjeri nuk

mund tė mohojė ndry

shimet e mėdha qė kanė ndodhur nė vendin tonė pas viteve 90-tė nė tė gjitha fushat, pamvarsisht se ato duhet tė ishin shumė herė mė tė mėdha, po tė kemi parasysh resurset e jashtėzakonshme akoma tė virgjėra dhe tė pa shfrytėzuara qė ka vendi ynė. E megjithėse vendi ėshtė shumė i pasur, populli ėshtė shumė i varfėr. Tė gjithė e thonė kėtė, e pranojnė dhe politikanėt, tė cilėt nė ēdo rast ja hedhin fajin kundėrshtarit politik dhe populli vazhdimisht ankohet dhe pėrsėri faji ngelet jetim, asnjė nuk mban pėrgjegjėsi, pasojat gjithmonė shkarkohen tek ai, reformat prekin vetėm atė dhe asnjėherė drejtuesit e lartė dhe shtetarėt qoftė larg deputetėt, tė cilėt janė bėrė si lule mos mė prek, gėzojnė privilegje tė llahtarshme. Sikur tė mos mjaftonin kėto fenomene tė rėnda, njė sėmundje jo mė pak e dėnueshme dhe shumė e rrezikshme, ka prekur shoqėrinė shqiptare, ajo ėshtė pėrēarja nė familje, nė pallat, nė komunitet, nė qytet, midis qyteteve dhe mė keq akoma midis krahinave veri-jug. Padyshim ky fenomen ėshtė shfaqur dhe ka ngritur krye nė kėto vite demokracie sidomos nė 10-vjeēarin e fundit, i cili ėshtė bėrė shumė shqetėsues. Nė qoftė se nė sistemin e kaluar ekziston ndarja nė familje e midis familjeve dhe kėtė sėmundje e mbolli ideologjia, propaganda, demagogjia e udhėhequr nga partia qė emėrtohej biografia, sot ndarja ekziston pėrsėri dhe kjo sėmundje origjinėn e ka pėrsėri nga politika dhe kjo quhet lider dashuria apo lider simpatia. Kėtė ndarje do ta kuptosh mė mirė po t’i referohesh rezultateve tė zgjedhjeve elektorale e sidomos atyre tė Korrikut 2005 nė grafikun e stampuar nė hartėn e Shqipėrisė tė analistit Fevziu, njė ditė pas pėrfundimit, sipas rezultateve paraprake qė dhanė vetė subjektet politike, ku nė grafik mbisundonin dy ngjyra, nė veri mbisundonte ngjyra blu, ndėrsa nė jug ngjyra rozė. Kjo dukuri dyngjyrėshe sigurisht ju ka rėnė nė sy, njėkohėsisht krahas pyetjes dhe shqetėsimit, tė gjithė kanė bėrė pyetjen, pėrse dhe cilat janė arsyet e kėsaj ndarje disi e pazakontė, jo e lehtė pėr tu shpjeguar. Pėr kėtė problem kanė shkruar analistė tė ndryshėm, janė shprehur dhe politikanė dhe nė pėrgjithėsi ata e shikojnė shqetėsuese dhe vlerėsojnė tė dėmshme pėr vendin, shoqėrinė por edhe vetė subjektet politike. Sigurisht komentet janė tė ndryshme, por ajo qė zbulohet lehtėsisht ėshtė reshtimi elektoral sipas forcave kryesore PS dhe PD, sidomos drejtuesve tė tyre politikė, tė ndarė nė dy kampe nė tė majtė dhe nė tė djathtė, demokrat e socialist, nė veri votuesit janė me partinė demokratike dhe nė jug elektorati voton mė shumė socialistėt. Sigurisht kjo ndarje nuk ndikon pozitivisht, por pėrkundrazi ka shkaktuar vetėm efekte negative pėr shqiptarėt tė cilėt vazhdojnė tė jenė tė ndarė, dhe tė pėrēarė nė dy pjesė sipas krahinave, jug –veri , ndarje rutinore, zakonore qė nuk ėshtė zgjedhje parimore, por krahinore pėr tė votuar njė lider tė pėrkushtuar e tė kompletuar qė tė ketė aftėsi, paanėsi dhe populldashuri.

Kėtė ka treguar praktika e kėtyre viteve, ku shqiptarėt pėrkrahin dhe i japin votėn liderit tė krahinės sė tyre, njė mėnyrė sjellje tipike shqiptare, padyshim koncept i trashėguar nga e kaluara tė cilin nuk po e largojmė dot nga ndėrgjegjja jonė, njė besim i pa argumentuar i tepruar pėr liderin, partinė, se ai nuk duhet tradhtuar, paēka se lideri apo subjekti qė simpatizon dhe mbėshtet nuk kanė qenė korrekt me premtimet qė shpesh kanė dhėnė edhe pse ata nuk kanė pasur rezultate konkrete, por vetėm dėshtime, nė njė kohė qė nė demokraci duhet tė pėrzgjidhen vlerat qė ka individi, sepse nuk ėshtė e plotė vetėm aftėsia e pėrkushtimit pėr punėn, por ai patjetėr duhet tė ketė Atdhedashuri dhe populldashuri dhe jo tė jetė qejfli e hajni, veti qė liderėt tanė i kanė manifestuar si persona publik shumė tė rėndėsishėm. Ndėrsa subjektet politike duhet tė jenė shumė mė serioze me elektoratin dhe nuk duhet tė kenė si objektiv kryesor vetėm rrėmbimin e votės dhe pastaj ta kujtojnė atė nė fushatėn elektorale tė radhės, populli duhet tė zgjohet sa mė shpejt dhe tė mos u besoj as lajkatarėve as demagogėve, por tė bashkohet dhe ti dali zot vetes, sepse vetėm kėshtu ai do tė realizojė aspiratat e tij. Sigurisht nė demokraci kjo bėhet me votėn e lirė
emigranti
emigranti

Numri i postimeve : 878
Reputation : 5
Points : 30468
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi