ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hidrocentrali i Skavicės, ministri Ruli takohet me pėrfaqėsu

Shko poshtė

19012008

Mesazh 

Hidrocentrali i Skavicės, ministri Ruli takohet me pėrfaqėsu Empty Hidrocentrali i Skavicės, ministri Ruli takohet me pėrfaqėsu




Nė pėrgjigje tė PETICIONIT tė Shoqatės “Pėr
mbrojtjen e pronave dhe tė mjedisit tė
Pellgut tė Drinit tė Zi”, me qendėr nė Dibėr, tė
datės 29.11.2007, drejtuar Presidentit tė Republikės,
z.Bamir Topi, Kryetares sė Kuvendit, znj.
Jozefina Topalli, kryeministrit tė Shqipėrisė, z.Sali
Berisha dhe ministrit tė Ekonomisė dhe Energjitikės
tė Republikės sė Shqipėrisė, z. Genc Ruli,
lidhur me shqetėsimin pėr projektin pėr ndėrtimin
e mundshėm tė njė HEC-i nė Skavicė tė Kukėsit,
me pasojė pėrmbytjen dhe asgjėsimin e gjithė
Pellgut tė Dibrės, ditėn e enjte, datė 13.12.2007
nė orėn 17.00
u ftua nė Ministrinė e Ekonomisė
dhe tė Energjitikės dhe u prit nė njė takim njė
delegacion i Kryesisė sė Shoqatės “Pėr mbrojtjen
e Pellgut tė Drinit tė Zi”, i pėrbėrė nga nėnshkruesit
e atij peticioni, Z. Nazmi Drizi - Kryetar i
Shoqatės, Z.Ali Hoxha – iniciues dhe Kryetar
Nderi i Shoqatės; Z.Sadin Pėrnezha – nėnkryetar
dhe z. Nazmi Skepi – sekretar i Shoqatės.
Nė atė takim tė cilin e organizoi dhe e drejtoi
ministri Genc Ruli, ishin tė pranishėm edhe
zv.ministri N.Alibali, deputeti i Dibrės Rr.Kaleci,
Prefekti i Dibrės, Xh. Seiti, si dhe dy anėtarė tė
Kryesisė sė Shoqatės: Osman Begu dhe Zyber
Kaba.
Ajo qė duhet theksuar qė nė fillim ėshtė fakti
se pavarėsisht se nga tė dyja palėt pati mirėkuptim
lidhur me shqetėsimin e njėri-tjetrit, ėshtė
pėr t’u theksuar dhe evidentuar se ministri Ruli,
Hidrocentrali i Skavicės, ministri Ruli takohet me pėrfaqėsues tė shoqatės “Pėr mbrojtjen e Pellgut tė Drinit tė Zi”
Dogana e Bllatės
Faqe 6-7
fjalėn e tij tė hapjes e filloi me kėtė shprehje:
“Shteti ka logjikėn e vet dhe i bėn gjėrat ashtu
sipas asaj logjike”. Mė tej sqaroi duke iu drejtuar
palės negociuese: “Ju keni tė drejtėn tė argumentoni
pretendimet tuaja...”
Dhe pasi parashtroi njė sėrė ēėshtjesh tė tjera
lidhur me mungesėn e energjitikės nė vend, duke
sqaruar se ai nuk ėshtė njė projekt i ri, por i
trashėguar nga qeveritė e mėparshme, qė nga
koha e monizmit etj dhe se ndėrtimi i HEC-it tė
Skavicės, mė tepėr ka tė bėjė si rregullator pėr
gjithė krahinėn e Drinit lidhur me HEC-et e tjera,
tė Fierzės, etj, si rezervuar pėr ta, e pėrfundoi
fjalėn e hapjes duke theksuar se “Ēdo zgjidhje
do ta bėjmė me konsultime sipas shkallėve”.
Mė pas e mori fjalėn z.Nazmi Drizi, Kryetar i
Shoqatės, i cili pasi falėnderoi ministrin Ruli dhe
stafin e tij pėr organizimin e kėtij takimi, ai parashtroi
disa argumente tė paraqitura edhe nė atė
peticion, mbi bazėn e tė cilave populli i Dibrės e
kundėrshton ndėrtimin e HEC-it tė Skavicės,
duke theksuar se dėmi ekonomik ėshtė shumė
mė i madh se sa fitimi.
I dyti, nga delegacioni i Shoqatės e mori fjalėn
z.Ali Hoxha, iniciues dhe Kryetar Nderi i Shoqatės,
i cili e vuri theksin nė argumentet historike
dhe etnokulturor tė problemit:
“Pėr mua, dėmi ekonomik qėndron nė plan tė
dytė, nė krahasim me dėmin historik, etnokulturore
qė i shkaktohet kombit, pasi me ndėrtimin e
atij projekti pėrmbytet njė herė e pėrgjithmonė e
gjithė Dibra sė bashku me varret dhe historinė e
saj, - theksoi ai. – Ne nuk kėrkojmė “qiqra nė
hell” siē bėjnė vlonjatet kur kundėrshtojnė
ndėrtimin e njė HEC-i nė krahinėn e tyre, vetėm
me pretekstin se ai u dėmtoka atyre biznesin
me turizmin. Krejt e kundėrta ndodh me projektin
e Skavicės, pasi kėtu nuk bėhet fjalė pėr njė
“dėmtim” mjedisi, por pėr pėrmbytjen pėrgjithmonė
nėn ujė tė tė gjithė Pellgut tė Dibrės, mė
saktė zhduket e gjithė Dibra dhe historia e saj.
Kėtu nuk ėshtė fjala thjesht pėr cenimin e pronės,
por fjala ėshtė pėr zhdukjen e vendbanimit tė
njė krahine tė tėrė, pėr zhdukjen e kujtimeve
historike e tė varreve tė tė parėve, tė trashėgimisė
shekullore, bile mijėravjeēare, tė rrėnjėve
etnokulturore tė njė krahine tė tėrė. Nė qoftė sė
shteti ka me tė vėrtetė interes kombėtar pėr
ndėrtimin e atij HEC-i, atėherė mė parė duhet tė
ndėrtojė njė Dibėr tė re, diku ndėrmjet Tiranės e
Durrėsit dhe tė gjejė vend edhe pėr rivarrosjen
e eshtrave tė varreve qindravjeēare tė tė parėve
tanė, tė cilėt kanė dhėnė jetėn pėr mbrojtjen e
atyre trojeve nga armiqtė e huaj shekullorė dhe
vetėm atėherė mund tė bėhen negociata, pėr
njė gjė tė tillė, duke mos harruar faktin se i gjithė
populli i Dibrės qė shpėrngulet duhet tė jetė aksioner,
me kushtin qė pasardhėsit tanė tė rikthehen
pėrsėri nė trojet e tė parėve tė vet, pas
skadimit tė afatit kohor”, - pėrfundoi fjalėn Ali
Hoxha.
Mė pas, gjithsecili nga tė pranishmit shfaqėn
mendimet dhe argumentet e veta duke plotėsuar
njėri-tjetrin nė atė takim qė zgjati prej mė
shumė se njė orė bashkėbisedimi.
Nė fjalėn e tij tė mbylljes, ministri Ruli, ndėr tė
tjera theksoi sa vijon:
“E vlerėsoj shumė seriozisht kėtė takim. Asgjė
nuk do tė bėhet pa i vėnė nė balancė tė
gjitha gjėrat, tė gjitha anėt e problemit. Do tė
bėjmė tė gjitha vlerėsimet, deri tek ambienti. Por
do tė merret mendimi i shumicės. Asnjeri nuk do
tė guxonte tė ndėrmerrte veprime tė njėanshme.
Qėndrime tė njėanshme nuk do tė mbajmė.”
Pas kėtyre fjalėve shpresėdhėnėse tė ministrit
Ruli, takimi u mbyll me mirėkuptim nga tė dyja
palėt dhe me premtimin nga ana e Ministrisė sė
do tė shpresojmė edhe pėr takime tė tjera.
Nė fund depozituam tek sekretari edhe disa
materiale tė botuar kohė mė parė nė shtypin e
pėrditshėm, me argumentet qė kundėrshtojnė
ndėrtimin e njė projekti tė tillė, si ai i HEC-it tė
Skavicės, duke sqaruar se nė Pellgun e Dibrės
nga ujėvarat natyrore ndėrtohen rreth 10 HECe
tė vegjėl, tė cilėn prodhojnė aq energji elektrike
sa ē’mund tė ofrojė projekti i Skavicės, nė
njė kohė qė ato nuk dėmtojnė fare asnjė pėllėmbė
tokė produktive dhe pa cenuar asnjė nga
vlerat historike dhe etnokulturore tė Dibrės.
Korresp. i “Rruga e Arbėrit”
emigranti
emigranti

Numri i postimeve : 878
Reputation : 5
Points : 30413
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Hidrocentrali i Skavicės, ministri Ruli takohet me pėrfaqėsu :: Komentet

leo110

Mesazh Thu May 01, 2008 1:43 pm nga leo110

Nji argument qe paraqet nji "trade-off", po sdq Dibra del shume me humbje, sepse frytet e hidrocentralit i merr tjeter kush, kusuret i lan Dibra.

Shpresojme, qe te orientohen tek centralet nukleare se edhe taljonve ua ka qefi, me ndertu ne Shqipni, per interes te tyre, po furnizojne edhe Shqipen.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Thu May 01, 2008 5:01 pm nga Iliriada Portal

Ne bote shtetet po orientohen nga burime natyrore si era , dielli natyrisht dhe uji per te perfituar energji. Persa i perket hidrocentralit ne fjale dy jane problemet madhore qe shkakton permbytja e lugines se Drinit. E para kjo permbytje do te shkaktoje nje humbje te madhe te km²(kemi shum pak toke per te patur luksin qe te shkaktojme permbytje te tilla) dhe e dyta do te shkaktoje probleme te medha sociale tek banoret qe do te preken nga kjo permbytje per shkak te kompesimit mjaft te ulet, siē kam degjuar' e cila nuk do tu mjaftoje ketyre banoreve per te rindertuar jeten ne kushte normale kudo qe ti vendosin. Vetem nese shteti perllogaritjen e vleres se tokes do ta beje duke u bazuar ne vleren e objektit qe do te ngreje, pra qe do te thote se perfitimet e qe parashikohen jane qindra here me te medha se sa kompesimi qe do tu behet banoreve, atehere do te kishim nje kompesim te drejte te banoreve. Kjo do te thote qe duke ua kompesuar token banoreve si toke bujqesore apo si truall i nje zone rurale, shteti jo vetem qe shkel hapur te drejtat e ketyre banoreve por edhe i vjedh ato hapur. Ketu duhet te synoje kerkesa e ketij komitetit, ne ndryshimin e statusit te tokes dhe si rrjedhoje kompesimin e saj sipas statusit te kerkuar, dhe jo thjesht ne argumentet e bazuara ne fakte historike.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

leo110

Mesazh Thu May 01, 2008 9:08 pm nga leo110

Teuta pershendetje,
si i shof une gjonat ne distance, eshte nji problem kompleks qe kerkon ne redhe te pare juriste per nji veprim qe duhet te jete ne perputhje me Kushtetuten e Shqiperise, qe perkthehet qe Shteti, per interesa jetike kombetare te domosdoshem mund te shpronesoje privatet kundrejt nje pagese te barasvlershme me vleren e tregut te pronave ne ate moment.
Kshu qe, nqs shteti pas kesaj nyje juridike vendos te realizoje projektin, atehere toleranza zero ndaj shtetit mbi kompesimit te pronave dhe nje shperngulje te "embel" si nga na ekonomike ashtu dhe sociale.

E mira afatgjate do ishte te mos ndertohej, sepse mund te gjenden alternativa tjera.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Fri May 02, 2008 2:47 pm nga Iliriada Portal

Sigurisht qe me e drejte do te ishte qe te gjenden menyra te tjera per thithjen e energjise nga burimet ujore te drinit dhe lugines se Drinit, por ama banoret qe preken nge ky projekt duhet te dine si ti mbrojne te drejtat e tyre, qofte edhe duke kerkuar ndryshime te amendamenteve kushtetuese. Shteti eshte i detyruar qe ne rradhe te pare te mbroje interesat e qytetareve te vet. Nese eshte e nevojshme atehere jane qytetaret qe me kerkesat e tyre te ligjshme duhet te ushtrojne presion mbi shtetin, (si kudo ne bote) dhe ta detyrojne ate qe te beje ate qe deri me sot nuk e ka bere. Si mund ti mbroje shteti te drejtat e qytetareve;
E para, per ēdo projekt madhor duhet kerkuar referendum popullor i komunave perkatese.
E dyta, ndryshimi i amendamenteve kushtetuese nese amendamentet aktuale nuk i pershtaten zhvillimeve te sotme ekonomike e sociale dhe shkelin te drejtat e prones si nje e drejte themelore e njeriut.
E treta, shteti ne perputhje me ligjin merr masat per tju pergjigjur te gjitha problemeve sociale dhe ekonomike qe do te shkaktonte venia ne jete e projektit perkates apo nje projekti ēfaredo ne Shqiperi.
Nese shteti nuk i permbahet detyrimeve qe i tekojne karshi qytetareve te tij, atehere u lind e drejta vete qytetareve qe te kerkojne dhe bejne presion ndaj shtetit ne menyre institucionale e ligjore per ta detyruar shtetin te rrespektoje te drejtat e qytetareve te vet.
E keqja eshte se qytetaret shqiptare ne pergjithesi dhe ne veēanti ata te zonave rurale nuk i njohin te drejtat dhe detyrimet e tyre ndaj shtetit dhe anasjelltas. Kjo ka ēuar ne mungesen e ndergjegjesimit te tyre per te qene te vendosur ne mbrojtjen e te drejateve te tyre qe burojne si nge kushtetuta e vendit si nga komventa nderkombetare e te drejtave themelore te njeriut. Kjo mungese kulture dhe ndergjegjesimi ja ka lehtesuar punen shtetit apo njerezve te implikuar ne krimet ekonomike per te shkelur te drejtat e tyre. Ndaj them se si ne rastin konkret ashtu dhe ne raste te tjera, qytetaret duhet qe per raste tilla te ngrene nje komitet te posaēem ku te kene edhe juriste apo avokate te ngarkuar nga ata per ti perfaqesuar ne debatin ligjor e bazuar e gjitha kjo ne nje strategji te caktuar. Shoqata ne fjale nuk e ka as fuqine dhe as tagrin per ti mbrojtur te drejtat ekonomike te ketyre banoreve ndaj dhe po te vesh re argumentet etyre jane te kufizuara brenda kuadrit qe perfshin mbrojtja ambjentaliste.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptari

Mesazh Fri May 02, 2008 5:02 pm nga shqiptari

Harrohet prej 3 vitesh hidrocentrali i Skavices
Njė investim prej tė paktėn 600 milionė eurosh mbetet gjithnjė pezull, ndonėse bėhet me financim tėrėsisht tė huaj dhe ka tė bėjė me sektorin problematik tė energjetikės. Qeveria shqiptare ka lėnė nė harresė zhvillimin e tenderit pėr dhėnien me konēension tė HEC-it tė Skavicės, ndėrkohė qė ka vazhduar tė blejė nga importi sasira tė jashtėzakonshme energjie elektrike.Nė muajin maj 2005 qeveria shqiptare miratoi kėrkesėn pėr t'i dhėnė koncesionin tip B.O.T. konsorciumit italian TGK pėr hidrocentralin e Skavicės mbi lumin Drini i Zi. Projekti i koncorciumit TGK (ku pėrfshihen kompanitė e njohura italiane Tassara, Geotecna dhe Kinglor) duhej tė pėrbėnte investimin mė tė madh tė realizuar ndonjėherė nga kapitali i huaj privat nė Shqipėri deri tani, me fondet e veta. Kostoja e projektit arrin nė afro 600 milionė euro dhe do tė pėrballohet tėrėsisht nga kompanitė italiane e partnerėt e tyre bankarė. Hidrocentrali i Skavicės ishte parashikuar tė prodhonte rreth 1.1 miliard kilovatorė energji elektrike nė vit dhe do tė shtonte edhe kapacitetin e prodhimit tė Fierzės, Komanit dhe Vaut tė Dejės me mbi 300 milionė kĖh.Nė prill 2007, u zhvillua edhe njė takim midis kryeministrit Sali Berisha dhe pėrfaqėsuesve tė investitorėve italianė tė kompanive "Geotekna Progetti" dhe "Moncada". Kėto shprehėn shqetėsimin pėr vonesėn pa asnjė justifikim, ndonėse "Geotekna" kishte paraqitur njė studim tė plotė pėr hidrocentralin e Skavicės. si dhe projektidenė pėrkatėse, qė ekonomizon terrenin. Gjithashtu, duke plotėsuar edhe "meraqet" e qeverisė Berisha, me njė zgjidhje origjinale; edhe pse me njė liqen mė tė vogėl, pa u shtrirė mė nė tokėn maqedonase, jep tė njėjtin rendiment si me liqen mė tė madh, ruan ambientin dhe konsideron veēoritė gjeologjike tė tokės e zonės nė pėrbėrjen e materialeve tė digės.Pas kėsaj, me njė VKM ėshtė pėrcaktuar dhėnia e njė bonusi dhe pėrcaktimi i autoritetit, por asgjė konkrete drejt fillimit tė punimeve.

(A mund te me thote ndokush se nese Liqeni qe do te ndertohet sipas parashikimeve cilat fshatra do te permbyse)

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Drini

Mesazh Fri May 02, 2008 5:09 pm nga Drini

"Ku rrafshim mos u vrafshim"
Shkelqim Agolli

Pothuajse sa here vjen dimri ne vendin tone kryfjala e dites jane "dritat",
pra energjia elektrike.
Eshte vend i cuditshem ky i yni; me shume ankohen ato qe kane 16 vjet qe nuk
e pagojne energjine elektrike sesa ato qe jane te rregullt.
Padyshim qe te keshe mungesen e energjise te cungohet jeta, por nuk duhet
kurresesi te mendojne se u be hataja e na mori lumi etj.
Akoma sme kane dale nga mendja protestat e Kuksianeve qe kerkonin
demshperblimin per trojet e zena nga Hidrocentrali dhe qe per vite e vite me
rradhe askush nuk u ktheu asnje grosh. Patjeter qe nevoja i detyroi ata qe
ti versulen fshatrave te Tiranes e Durresit e te krijojne kryeqytetin e tyre
"Bathoren".
"Malokeve" rregjimi i kaluar pseudo-komunist ua preu pyjet shekullore me ane
te te cilave kullosnin bagetine, mineralet ua shfrytezoi, pasurite ua
konfiskoi, trojet dhe tokat e te pareve ua zuri me liqenin qe te ndricohej
me shume atdheu, tani ka ngelur vetem te behemi spektatore e te shohim
filmin "Ku rrafshim mos u vrafshim", se kesaj pune nuk i dihet fundi.
Historikisht shteti yne eshte tallur me pronen e tjetrit ne menyre
kriminale. Akoma vazhdon e njejta gje. Eshte per te te ardhur keq, te
mendosh se ato duan te ndertojne Hidrocentralin e Skavices duke krijuar
skenare tinzare se si ti cpronesojne me cmimin me te lire ne bote banoret e
atyre fshatrave. Kjo eshte fatkeqesi me e madhe sesa ajo "pa drita".
Ore shkurt muhabetit se u zgjata shume, e kam thene dhe po e perseris
perseri perderisa flamujt kombetare te jene te rrjepur neper institucionet
tona ne do vazhdojme te kemi kete shtet komik qe kemi.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi