ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skandali i minierave, Ruli takohet fshehtas me Erol Kohen

Shko poshtė

01022008

Mesazh 

Skandali i minierave, Ruli takohet fshehtas me Erol Kohen Empty Skandali i minierave, Ruli takohet fshehtas me Erol Kohen




Skandali i minierave, Ruli takohet fshehtas me Erol Kohen Ruli_gencPesė ditė mė parė, gazeta “SOT”, botoi njė material special akuzues, tė ish-deputetit tė PD Franko Kroqi, aktualisht specialistė nė sektorin minerar. Me fakte dhe dokumente, ai akuzonte shtetin shqiptar, i cili qė prej datės 18 janar 2001, ka ka firmosur marrėveshje pėr dhėnien e industrisė sė bakrit shqiptar, me njė shtetas turk me emrin Erol Kohen, tė parqitur si firmė shfrytėzimi e investimi, qė do tė vazhdonte prodhimin dhe pasurimin e bakrit shqiptar nė minierėn e Munellės dhe nė fabrikėn e pasurimit tė bakrit nė Fushė-Arrėz.Pas denoncimit nė gazetė, tė abuzimeve dhe vjedhjes nė pėrmasa tė mėdha me detyrimet ndaj punonjėsve, ndaj shtetit dhe pėrqindjes sė mineraleve tė ēmuara, kryesisht arit, koncensionari turk Erol Kohen, i njoftuar nga “sipėrmarrėsit” e tij nė Tiranė, erdhi menjėherė nė Shqipėri, duke e motivuar kėtė ardhje, me gjoja “disa takime qė do tė bėnte me minatorėt dhe sindikatėn e tyre, pėr plotėsimin e kushteve tė punės dhe rritjen e pagave”. Por problemi i kėtij koncesioni tė dyshimtė dhe me abuzime ėshtė mė shqetėsues. Qeveria shqiptare, pėr mė tepėr ministri i ekonomisė dhe energjetikės, Genc Ruli akuzohet pėr mbėshtetje zyrtare, nė vazhdimin e marrėveshjes sė koncesionit tė bakrit, me turkun, qė nė Turqi ėshtė cilėsuar “mafioz” dhe akuzohet “pėr njė vrasje tė bashkėpunėtorit tė tij 27 vjeēar”. Koncensionari turk e bėri takimin me minatorėt, duke mos shkuar nė minierėn e Munellės, as nė fabrikėn e pasurimit tė bakrit nė Fushė-Arrėz, por duke detyruar 20 minatorė, tė vinin pėr takim nė Tiranė, nė zyrat e tij tek “21 dhjetori”. Minatorėt e pranuan kėrkesėn e tij pėr takim, por refuzuan ofertėn, qė ai u bėri pėr rritje page 15%, nga 50% qė kėrkojnė. Kėrkuan kontratat e punės dhe pagimin e sigurimeve shoqėrore, sipas nivelit tė pagave qė marrin e jo sipas pagės minimale zyrtare shqiptare. Kėrkuan plotėsimin e kushteve tė punės dhe trajtesat e tjera ekonomike qė u takojnė. Nė takim, duhet tė ishte dhe ministri Ruli e ministri i Punės, Kosta Barka. Por ata nuk pranuan tė shkojnė, ndėrkohė qė sipas minatorėve, pėrpara se tė bėhej takimi me ta, Erol Kohen ka qėndruar sė bashku me dy ministrat nė njė “vend tė qetė”. Nuk dihet se ēfarė kanė biseduar, por me siguri, kanė bėrė pazarin e rradhės, pėr tė mos u cėnuar koncensionari mafioz turk. Shteti shqiptar, ka 7 vjet qė po humbet miliona dollarė tė ardhura, duke lejuar kėtė veprimtari tė pistė koncensionare e cila, jo vetėm nuk ėshtė zbatuar nė asnjė pikė dhe detyrim tė saj, por edhe po vazhdon tė realizohet me abuzime, me fshehe tė sasisė sė prodhimit dhe me mos pagim detyrimesh fiskale. Dhe nuk ėshtė vetėm ky vendburrim nė kthetrat e koncensionerve abuzatorė, por edhe 8 vendburime tė tjera nė veri tė vendit. Tė gjitha kanė probleme, ndėrkohė qė ministria e ekonomisė dhe shteti shqiptar, u kanė hapur rrugė abuzimeve tė tyre, madje edhe duke i mbėshtetur. Kjo kutptohet, mbasi nuk e ka emrin pafatėsi, por korrupsion. Kujtojmė, qė sipas denoncimit tė Franko Kroqit, turku Erol Kohen, u paraqit si njė bos i civilizuar dhe premtoi, se do tė zbatonte me pėrpikmėri marrėveshjen e koncesionit, duke gjetur me tė drejtė pėrkrahje, por me 27 mars 2006, u arrestua nėn akuzėn e vrasjes mafioze me pagesė, tė ish ortakut tė tij tė qendrave prodhuese tė mermerit, inxhinierit 27 vjeēar, Serkan Şahin. Mbi Erol Kohen, siē shkruanin gazetat turke, rėndojnė shumė akuza tė tjera, pėrveē asaj tė vrasjes. Pasi Erol Kohen ndenji 3 muaj ne burg dhe pastaj doli, siē dalin shumė tė tjerė, tė lidhur me mafien, megjithėse nė Turqi akuza kundėr tij akoma vazhdon, erdhi pėrsėri nė Shqipėri, por kėtė rrallė, solli nga Turqia disa funksionarė e deputetė, por pėr ēudi, ky njeri i sapo dale nga burgu dhe akoma pa ju hequr akuza e vrasjes, u mbėshtet akoma mė fuqishėm nga disa autoritete tė shtetit tonė dhe veēanėrisht nga ministri i ekonomisė dhe energjetikės, Genc Ruli, duke mos ia bllokuar marrėveshjen e duke mos ia anulluar atė edhe pse ka nė tavolinė, dosjen e zezė ekonomike tė veprimtarisė sė tij koncensionare nė Munellė, nė Fushė-Arrėz, nė doganat, nė sigurimet shoqėrore dhe taksat shqiptare. Kėtė gjė kėrkojnė tashmė minatorėt, tė cilėt nuk kanė arritur dot, as ta shohin me sy ministrin Ruli dhe ministrin Barka, dy pėrfaqėsuesit direkt tė qeverisės shqiptare, nė raportet me punėdhenėsin turk. Pardje, ata nisėn grevėn 1 orėshe, duke i kėrkuar ministrit Ruli, largimin e turkut Erol Kohen.
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34476
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Skandali i minierave, Ruli takohet fshehtas me Erol Kohen :: Komentet

avatar

Mesazh Fri Feb 01, 2008 4:10 pm nga Iliriada Portal

Franko Kroqi, rrėfen aferat korruptive tė ministrit Ruli, me kompaninė DARFO



Thursday, 31 January 2008
Skandali i minierave, Ruli takohet fshehtas me Erol Kohen Ruli_genc_2“Darfo”, gjatė aktivitetit nė Bulqizė, nuk ka respektuar asnjė pikė tė kontratės, madje shteti Shqiptar, pra ministria e Ekonomisė dhe Energjetikės, si ministri pėrgjegjėse dhe nėnshkruese direkte e kontratės koncensionare, lejoji dhe miratoi qė “Darfo” nė vitin 2007, pėrpara se tė largohej, tė shiste koncesionin, duke marrė afro 10 milion Euro nga firma blerėse “Ruso-Austriake”. Firma koncensionare “Darfo”, njihet nėpėrmjet situatės sė krijuar prej disa vitesh, nė minierėn e Bulqizės. Nė kėtė minierė, ka patur shumė zhvillime, tė cilat pėrveēse kanė percipituar me konflikte mes palėve, kanė shėnuar humbje jetėsh tė minatorėve ndodhur nėntokė, nga mungesa e investimeve qė nuk janė bėrė prej firmės koncensionare. Kjo firmė ka penetruar lirshėm me lloj-lloj abzuimesh nė kėtė qendėr tė madhe rezerervash minerare tė lakumuara nė tregun europian dhe atė botėror. Po kush e ka lejuar veprimtarinė e saj kundėr interesave ekonomike shqiptare? Kush e ka mbėshtetur edhe kur nuk mund tė pranohej mė tė vepronte nė Shqipėri?
Historia e marrjes sė koncensioneve dhe privilegjet
Firma “Darfo”, mori dy koncesione nė industrinė e nxjerrjes sė kromit, sipas dy kontratave tė veēanta, tė miratuara nga Qeveria dhe Parlamenti. Tė parėn e mori nė vitin 2000, pėr minierat e kromit tė Pėrrenjasit, Katjelit, Pogradecit dhe pėr uzinėn e Ferro-Kromit nė Elbasan. Tė dytėn e mori nė vitin 2001, pėr minierėn e Bulqizės dhe uzinėn e Ferro-Kromit nė Burrel. Nė kontratėn e parė, sipas marrveshjes me qeverinė shqiptare, firma “Darfo” pėr 5 vitet e para, do tė paguante energjinė elektrike, me ēmimin 3,6 leke/kilovati, ndėrsa nė kontratėn e dytė, nuk e kishte kėte stimul absurd dhe anti-ekonomik pėr buxhetin e shtetit dhe tepėr privilegjues pėr firmėn e huaj, qė sipas llogarive matematikore, pėrfitonte miliona dollarė nga ky abuzim zyrtar, i cili edhe pse ishte firmosur nga qeveria konsiderohet, abuzim i rėndė financiar dhe madje ėshtė reklamuar edhe nga vetė KESH qė pėsonte humbjen gjigande, por qė mė pas e mbylli gojėn, siē duket nga urdhėri i ardhur prej kupolės qeverisėse.
Veprimtaria abuzive
Firma “Darfo”, investoi nė uzinėn e Ferro-Kromit Elbasan, sipas kontratės sė parė tė koncesionit, por meqė nga minierat e zonės Pėrrenjas e Pogradec, nuk mund ta furnizonte Elbasanin as me gjysmėn e kapacitetit, si dhe meqė nuk investoi pėr zhvillimin e tyre (veēanėrisht nė minierėn e Katjelit), bėri kontratėn e dytė koncensionare nė Bulqizė, pa u shqetėsuar pėr ēmimin e kuotės ligjore tė energjisė elektrike, me tė cilėn do tė punonte, pasi kishte tjetėr skemė abuzimi, qė do tė krijonte pėrfitime aq tė mėdha nė miliona dollarė, sa qė ēmimi real i energjisė qė do tė paguante, do tė ishte njė “grimcė” pėr llogaritė e saj financiare. Hapi i parė i abuzimit, lidhej me mosndėrhyrjen me investime, sipas kontratės sė detyrueshme, tė nėnshkruar me minsitrinė e Ekonomisė dhe Energjetikės. Miniera e Bulqizės, vazhdon tė jetė nė kushte teknike primitive, madje mė keq se pėrpara vitit 1990. Pėr 5 vjet, kjo firmė, duke mos u detyruar nga asnjė institucion zyrtar e ligjor, madje nėn pėrkujdesjen e tyre tė heshtur, pa hedhur asnjė lekė investim, shfrytėzoi rezervat minerare qė ishin gjėndje, tė hapura e pėrgatitura. Po kėshtu, braktisi dhe uzinėn e Ferro-Kromit nė Burrel, mbasi mineralin e prodhuar nė Bulqizė e dėrgonte pėr shkrirje nė uzinėn e Elbasanit, duke shpenzuar 10 $ me shumė transport pėr 1 ton mineral, ose 27 $ mė shumė pėr 1 ton ferro-krom. Nga nga ana tjetėr, sipas llogarive, duke “kursyer” 150-27=123 $ pėr 1 ton ferro-krom energji elektrike, “kursim” te cilin se bashku me transportin Burrel-Elbasan e paguante shteti Shqiptar ((4500 kilovatė/ton ferro-krom x (7lek-3,6 leke) =15300 leke, ose 150 $)). Pėr 30.000 ton ferrokrom qė prodhonte nė vit “DARFO”, rezultonte tė “kursente” neto ne kurriz te shtetit 30.000 x 123 = 3,7 milion $ nė vit, paēka se sheti, paguante 4,5 milion $ nė vit pėr “Darfon”, ose sipas llogarisė sė bėrė, del kėshtu: 30.000 ton ferrokrom/vit x 150 $ = 4,5 miljon $/vit.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

dea

Mesazh Fri Feb 01, 2008 6:24 pm nga dea

Ah mjere populli. Puno o popull. Leri femijet jetim, se askush nuk don te ja dije per ty.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi