ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ceka: Nė rrugėn Rrėshen- Kalimash po ndėrtohet kombi ynė

Shko poshtė

21012008

Mesazh 

Ceka: Nė rrugėn Rrėshen- Kalimash po ndėrtohet kombi ynė Empty Ceka: Nė rrugėn Rrėshen- Kalimash po ndėrtohet kombi ynė




Ceka: Nė rrugėn Rrėshen- Kalimash po ndėrtohet kombi ynė

Nga Armand Maho
Ceka: Nė rrugėn Rrėshen- Kalimash po ndėrtohet kombi ynė Durresmrine
Nė sallėn e Kuvendit kanė qenė tė bindur pėr akuzat e tyre nė lidhje me ndėrtimin e segmentit Rrėshen-Kalimash, pjesė e rrugės Durrės-Kukės, por kanė ndėrruar mendje, sapo kanė parė nga afėr se ēfarė punė bėhej nė kėtė rrugė. Njė grup deputetėsh tė Kuvendit tė Shqipėrisė, rreth 30, kanė inspektuar dje punimet nė kėtė rrugė, qė kryhen nga firma amerikane “Bechtel-Enka” dhe, me sa duket, kanė mbetur tė impresionuar. Madje, deputeti i PBDNJ, Leonard Solis, ka shkuar deri aty sa ėshtė shprehur qė ministrit tė Jashtėm, Lulėzim Basha, t’i kthehet imuniteti, ndėrsa kreu i PAD ėshtė shprehur: “Nė rrugėn Rrėshen-Kalimash po ndėrtohet kombi ynė”, - dhe se kjo vepėr hap njė epokė tė re pėr kombin shqiptar, qė e afron mė shumė vendin me shtetet e Ballkanit dhe tė Evropės.


Deklaratat


Nėnkryetari i Kuvendit, Fatos Beja, tha se ishte i impresionuar nga pėrmasat e punimeve. “Ėshtė tjetėr gjė tė shikosh nė letėr se ēfarė bėhet kėtu dhe tjetėr gjė tė prekėsh nga afėr kėtė realitet tė mrekullueshėm. Vėshtirė se do tė ketė opozicion pėr kėtė vepėr nga ēdo vizitor qė do tė vijė kėtu pėr tė parė punimet”, - tha Beja. Ndėrsa kryetari i komisionit parlamentar pėr hetimin e procedurave tė tenderimit tė kėsaj rruge, deputeti Aleksandėr Biberaj, tha se “ajo qė pamė sot kėtu nga afėr, nė kantieret kryesore, ku punimet po ecin me ritme tė larta, ishte diēka e mrekullueshme”. “Ishim 30 deputetė qė vizituam sektorėt e vėshtirė, ku puna vazhdonte pa ndėrprerje dhe avancimi ishte i lartė, qė pėrbėn njė model sesi ndėrtohet njė vepėr e pėrmasave tė tilla”, - tha Biberaj. Pėr deputetin e PS dhe anėtar i Komisionit tė Ekonomisė dhe Financės tė Kuvendit, Durim Lamaj, u shpreh se kjo ėshtė njė vepėr madhėshtore qė i pėrket gjithė popullit shqiptar dhe unė jam kėtu pėr tė qenė mė i saktė nė opsionet e mia nė lidhje me kėtė rrugė, pėr tė mbajtur qėndrime korrekte pėr kėtė investim gjigant. Me superlativa pėr veprėn qė po ndėrtohet ėshtė shprehur dhe deputeti i PBDNJ, Leonard Solis, i cili ka shkuar deri aty, sa ka deklaruar se ministrit tė Jashtėm, Lulėzim Basha, ish-ministėr i Transporteve, t`i kthehet imuniteti i deputetit. “Jam shumė i impresionuar dhe mendoj se me kėto qė pashė, ministrit Basha duhet t'i kthehet imuniteti. Ne duhet tė mbėshtesim investime tė tilla qė zgjerojnė tregjet dhe afrojnė Shqipėrinė me Evropėn”, - tha Solis


Debati

Ka qenė opozita shqiptare ajo qė nė fakt ėshtė munduar me ēdo kusht qė tė denigrojė punėn e bėrė nė kėtė vepėr, e cila konsiderohet si mė e madhja e bėrė ndonjėherė nė Shqipėri. Ftesės sė bėrė nga Beja pėr inspektim, iu pėrgjigj vetėm njė pjesė e opozitės, ndėrsa deputetėt socialistė preferuan ta bojkotonin atė, duke mos iu pėrgjigjur kėsaj ftese. Nė bazė tė kėtyre akuzave, ish-prokurori Dhori Sollaku montoi dhe njė akuzė, e cila u konsiderua si politike nė ngarkim tė ministrit Basha, akuzė e cila po ndiqet dhe nga zėvendėsuesja e Sollakut, Ina Rama.
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34581
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi