ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha pregatitet pėr tė lėnė pasardhėsin nė PD

Shko poshtė

21012008

Mesazh 

Berisha pregatitet pėr tė lėnė pasardhėsin nė PD Empty Berisha pregatitet pėr tė lėnė pasardhėsin nė PD




Berisha pregatitet pėr tė lėnė pasardhėsin nė PD

Thursday, 17 January 2008
Berisha pregatitet pėr tė lėnė pasardhėsin nė PD Berisha_sali_150Nga Kastriot Myftaraj - Kryetari i PD, Sali Berisha,
me deklaratėn e bėrė nė mbledhjen e kryesisė sė PD, se ai ka ndezur
motorėt pėr ripėrtėritjen e PD, nė njė proces tė paprecedent nė historinė
e kėsaj partie, nė fakt shpalli nisjen e procesit tė suksesionit, tė
trashėgimisė sė drejtimit tė partisė, nga ai vetė, tek pasuesi i tij, gjė tė
cilėn Berisha duket se po e bėn me kėrkesėn e kancelarive tė huaja.
Por para se Berisha t’ ia dorėzojė partinė pasuesit, ai duhet ta pastrojė atė,
nė mėnyrė qė pasardhėsi i tij mos tė shkelė nė njė terren “tė minuar”.
Kjo ėshtė kėrkesa tjetėr e ndėrkombėtarėve pėr Berishėn. Kėtu konsiston
dhe deklarata e Berishės se: “Statuti i kėsaj partie, i miratuar rreth tre vjet
mė parė, pėrcakton zgjedhjet nė rrethe dhe nė qarqe, tė bazuara nė parimin
‛njė anėtar njė votė”. (Gazeta “Rilindja Demokratike”, 17 janar 2008, f. 1)
Por Berisha nuk e shpjegoi se pėrse nuk e ka bėrė kėtė gjė deri mė sot,
dhe se pėrse kjo praktikė nuk ėshtė parashikuar dhe pėr zgjedhjen e kryetarit
tė partisė, dhe nėse do tė vazhdojė procesi i ēelur, i zgjedhjeve sipas parimit
“njė anėtar njė votė”, duke zgjedhur kėshtu edhe kryetarin e partisė.
Berisha kėtė e la evazive. Berisha ėshtė i vetėdijshėm se ai nuk ka se ē’ ti
japė kėsaj partie, dhe se nuk ėshtė njeriu qė mund tė drejtojė ripėrtėritjen
e kėsaj partie. Berisha e ka drejtuar PD pėr 17 vjet, nga tė cilėt pėr 12 vjet
si kryetar, dhe pėr pesė vjet kur ishte President, me kryetar-mėkėmbės,
duke qenė Berisha lideri faktik i partisė, qė ka shkarkuar me njė tė lėvizur
tė gishtit kryetarin-mėkėmbės kur nuk i bindet, si nė rastin e Selamit.
Gjatė kėsaj kohe Berisha ėshtė konsumuar shumė, madje dhe edhe si
moshė ai sot ėshtė sa Ramiz Alia nė vitin 1989, pra 64 vjeē. Berisha ka
tė drejtė tė flasė pėr ripėrtėritjen e PD, po aq sa Ramiz Alia pėr ripėrtėritjen
e PPSH nė 1989. Ndėrkombėtarėt e dinė mirė kėtė gjė, por ata kanė frikė
se nėse procesi i suksesionit, qė ėshtė njė operacion i komplikuar qė prek
tė gjitha nivelet e partisė, do tė fillojė pas largimit tė Berishės nga posti
i kryetarit tė PD, atėherė gjėrat do tė dalin nga kontrolli nė PD, nga lufta e
klaneve. Nuk ėshtė njė gjė e rastit qė mbledhja e kryesisė sė PD u bė nė
kohėn qė dy nėnkryetarėt e PD, Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi, i cili
ėshtė dhe kryetar i grupit parlamentar, si dhe anėtari i kryesisė, Ministri
i Jashtėm, Lulzim Basha, gjendeshin jashtė vendit. Topalli dhe Basha janė
dy njerėz qė pėrfliten nė mjediset e PD, si ata qė aspirojnė pėr tė qenė
pasardhės tė Berishės nė krye tė PD. Berisha, duke zgjedhur ta bėjė mbledhjen
nė njė ditė kur tė dy pretendentėt pėr tė zėnė vendin e tij nė krye tė partisė,
ditėn kur dy pretendentėt gjendeshin jashtė vendit, me sa duket ka dashur t’
u japė tė kuptojė atyre se nuk duhet tė gėzohen shpejt dhe se ėshtė nė dorėn
e tij se cili prej tyre do ta pasojė atė nė tė ardhmen. Pėr trashėgiminė e
Berishės ka dy skenarė. Njėri ėshtė qė para zgjedhjeve tė vitit tė ardhshėm,
t’ia dorėzojė postin e kryetarit tė partisė njė tjetri, duke dhėnė imazhin e
ndryshimit, ndėrsa vetė tė mbajė postin e kryeministrit. Skenari tjetėr ėshtė
qė tė japė dorėheqjen pas zgjedhjeve, ashtu si Nano, qė u largua nga drejtimi
i PS, pasi humbi zgjedhjet. Skenari i dytė nuk pėlqehet shumė nga ndėrkombėtarėt,
sepse e le PD nė njė situatė shpėrthyese tė pakontrollueshme. Deklarata e
Berishės pritet qė ta shkallėzojė luftėn e klaneve nė PD. Klanet tashmė do
tė kristalizohen pėrfundimisht rreth pretendentėve mė seriozė pėr pasardhės
tė Berishės, pra rreth Bashės dhe Topallit. Pėr momentin Berisha ka ende aq
peshė sa tė bėjė qė balanca tė anojė nga njėra apo tjetra anė.
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34581
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi