ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Profecia e Aristidh Kolės dhe zbulimet nė Prespė

Shko poshtė

22012008

Mesazh 

Profecia e Aristidh Kolės dhe zbulimet nė Prespė Empty Profecia e Aristidh Kolės dhe zbulimet nė Prespė




Profecia e Aristidh Kolės dhe zbulimet nė PrespėProfecia e Aristidh Kolės dhe zbulimet nė Prespė 20080122093340BUKURPRESPANga Albert HITOALIAJ

Prespa pėrsėri ka
tėrhequr vėmend
jen e arkeologjisė
botėrore. E themi kėtė, sepse nuk ėshtė hera e parė qė nga kjo zonė me njė natyrė tė magjepsėse dhe biodiversitet mahnitės, tė vijnė lajme pėr zbulime tė rėndėsishme arkeologjike. Banorėt e saj mė besnikė dhe mė tė rrallė, pelikanėt dalmatė ose pelikanėt me xhufkė (kjo specie unike dhe nėn ruajtje), nuk mund tė tregojnė asgjė pėr kėtė vend, i cili duket se ka filluar tė nxjerrė nė dritė tė vėrteta tė harruara. Para dy vjetėsh, saktėsisht nė 2 tetor tė vitit 2006, njė reportazh i Radio Televizionit tė Maqedonisė (publikuar edhe nė faqen zyrtare tė tij) niste me njė titull sa tė thjeshtė aq edhe intrigues: "Venecia e harruar maqedonase, shfaq objekte prehistorike". Bėhej fjalė pėr qendrėn kulturore nė Resen dhe disa varka qė kishin njė moshė rreth 4000 vjeēare. Kėto varka ishin pėrdorur nga banorėt prehistorikė tė Prespės. Tė ndėrtuara nga njė trung i vetėm, ato janė punuar me njė lloj peme karakteristike pėr zonėn e Prespės, qė rritet mė sė shumti nė ishullin Golem Grad. Nakoleci ėshtė fshati i cili i ka dhėnė titullin reportazhit, Venecia maqedonase dhe ėshtė vendi ku janė gjetur varkat . Krahas vėrshimit tė liqenit nė vitin 1960, i cili i detyroi pėr disa kohė banorėt qė tė lėviznin nė rrugėt e dikurshme me varka, janė edhe disa shtėpi shekullore tė ndėrtuara mbi trungje pemėsh, ato qė bėjnė lidhjen e emrit me Venecian. Pėr tė mos u zgjatur mė shumė, janė dy citime tė cilat vlejnė pėr t'u pėrmendur.

Dimitar Mucevski, njė arkeolog nga Resen do tė thotė nė lidhje me kėto varka tė lashta druri se, "Nė 28 vitet e profesionit tim, nuk kam dėgjuar pėr kėto lloj varkash. Di qė arkeologė tė huaj kanė zbuluar varka tė tilla tė drunjta nė varret e faraonėve, por askush nuk mė ka vėnė nė dijeni pėr thesare tė tillė qė ndodhen kėtu nė Maqedoni. Janė varka tė bėra nga njė trung i vetėm peme." Ai i quan thesarė kėto varka tė Epokės sė Gurit, por ėshtė ndoshta me pikėpyetje mirėmbajtja apo ruajtja e ēdo objekti arkeologjik tė gjetur nė Maqedoni, pasi sipas njė paraqitjeje tė arkeologut tjetėr, Viktor Lilcik, ka rreth 10 000 zona arkeologjike nė Maqedoni, por janė tė ruajtura vetėm rreth 150 prej tyre. E ndoshta kjo tregon se pėrse ky zbulim prehistorik nuk ėshtė i shėnuar nė asnjė vend. Ky ishte edhe shqetėsimi mbi tė cilin ishte ndėrtuar ai i reportazh i vjeshtės sė vitit 2006.

Zbulimi i fundit i Prespės, i asaj pjese qė ndodhet brenda kufirit tė Republikės sė Shqipėrisė, ėshtė po aq intrigues, e akoma mė shumė, sesa zbulimi i varkave nė Maqedoni. Prespa po rezulton habitėse pasi vendbanimi i Prespės ėshtė mė i madhi nė Evropė, qė vjen nga kjo periudhė e prehistorisė. Kėtė gjė, sipas shtypit, e dėshmon edhe profesor doktor Petrika Lera, i cili drejton edhe punimet nė kėtė zonė. Njė notė mė tė lartė sigurie jep edhe habia e arkeologėve francezė, tė cilėt janė tė pranishėm nė kėto punime. Megjithatė, fakti se i pėrket mijėvjeēarit tė 5 para erės sonė, ėshtė njė "llampė" e cila ndizet dhe tė kujton studimin e studiuesit arbėror tė palodhur, Aristidh Kolės. Jo mė kot ai e pėrmend kėtė zonė si vendbanim tė rėndėsishėm dardan. Tashmė arkeologjia duke se po vėrteton tė njėjtat pėrfundime qė njė studiues i palodhur i ēėshtjes shqiptare, si ai, kishte nxjerrė prej kohėsh.

"...Profesori dhe akademiku M.Saqellariu e vendos stanin (lexo: vendbanimin) e Dardanėve brenda kufijve etnikė tė shtetit tė sotėm grek, ("Historia e kombit grek", vėll.I, faqe 368), por unė mendoj se zona pėrreth dy Prespave dhe liqenit tė Ohrit duhet tė ketė qenė qendra e parė e vendosjes sė Dardanėve dhe jo mė nė jug."-thotė Aristidhi nė studimin e tij. Megjithatė ai nuk e lė deri kėtu dhe nuk mjaftohet me kaq, por jep njė "skicė" mė tė detajuar tė kėsaj ēėshtjeje, si mė poshtė:

"Pas njė katastrofe natyrore, siē shėnojnė burime tė lashta, shumė Arkadė dhe mjaft Dardanė, tė cilėt banonin nė zonat pėrreth liqeneve tė Prespės dhe Ohrit, u detyruan tė shpėrnguleshin drejt Jugut, madje nga frika e njė pėrsėritjeje tė saj u shtynė edhe mė poshtė, drejt qendrės sė Peloponezit. Tė ardhurit e rinj i dhanė zonės atje emrin Arkadia. Njė tjetėr rrymė tė shpėrngulurish u drejtua pėr nga lindja. Pėrshkuan krahinėn e Samotrakės dhe sė andejmi u gjendėn nė Azinė e Vogėl. Kur ndodhi kjo katastrofė? Askush nuk mund ta pėrcaktojė me siguri. Por siē dihet, tė dy Prespat dhe liqeni i Ohrit lidhen nėn tokė me njėri-tjetrin. Kjo ėshtė pikėrisht shenja e dukshme e kėsaj katastrofe. Ndoshta gjeologjia mund tė na e shpjegojė disi mė mirė se kur ka ndodhur kjo. Sipas mitologjisė greke, Arkadėt konsiderohen si fisi mė i lashtė i pellazgėve. Po tė kemi parasysh faktin se Troja e lashtė ka lulėzuar sė paku 3000 vite para Erės sė Re dhe se emėrtori i saj ka qenė nipi i mitikut, Dardanit, atėherė mundemi tė kemi njė ide pėr kohėn pėr tė cilėn flasim. Kjo do tė thotė se Dardanėt kanė mbėrritur nė Azinė e Vogėl tė paktėn disa shekuj para kėtyre 3000 viteve, ndėrsa katastrofa nė vendin e tyre duhet tė ketė ndodhur gjithashtu shumė kohė mė pėrpara. Siē theksuam, stacioni i parė i tyre ka qenė Samotraka. Do tė kalonin shekuj qė ata tė shtyheshin mė nė jug. Tė gjitha kėto natyrisht nuk e ndriēojnė krejtėsisht problemin, por vendosin njė pėrfytyrim kohor tė pėrafėrt.

Nė zonėn e banuar nga Dardanėt dhe Arktanėt ose Arkadėt ishte krijuar atėkohė qytetėrimi pellazgjik ballkanik, falė kushteve tė veēanta klimaterike dhe pasurive nėntokėsore. Mijėra vite mė parė, siē dihet, u zhvillua kultura Minoike, egjiptiane dhe shkrimi sumerik, por duhet ditur se Dardanėt kishin pasur po atė kohė jo vetėm shkrimin e tyre, por shkrimin linear.

Kėto tė dhėna nuk janė rezultat i fantazisė sime. I kanė zbuluar arkeologėt evropianė nė zonėn poshtė Beogradit, ndėrsa grekėt i zbuluan nė vitin 1994 nė liqenin e Kastorias, ku bashkė me njė vendbanim liqenor arkeologu Hurmuziadhis solli nė dritė njė mbishkrim, i cili datohet rreth 5250 vjet para Erės sė Re me shkronja tė veēanta.

E zbuluan, por tė ndodhur nė qorrsokakun e fantazisė shkencore indoevropiane, nuk e kuptuan se ēfarė zbuluan. Kėshtu, atė qytetėrim, i shtrirė nga jugu i Beogradit dhe qė mbaron nė Halkidhiqi, e emėrtuan... "qytetėrim tė Vincės", sepse nė fshatin Vinca, nė jug tė Beogradit, u gjetėn pėr herė tė parė tė dhėnat pėr atė qytetėrim.

Veē fakte e gjetje pėr atė qytetėrim - dhe kėtė e dinė shkėlqyeshėm arkeologėt - ka nė tė gjithė Epirin. Kanė qenė tė njohura kėto edhe nė Shqipėri, sė paku nga shekulli i kaluar, (shek. XIX - M.Q.), por askush nuk mund t'i zbėrthente. Njė i ditur i asaj kohe ia tregoi disa nga mbishkrimet historianit dhe filologut gjerman Georg von Hahn, i cili, kur botoi veprėn e tretė tė "Albanesische Studien", nė vitin 1854, nė qytetin Jena, shėnoi se kishte zbuluar shkrimin pellazgjik. Por e gjithė teza e tij u kundėrshtua sepse me mbishkrimet e gjetura nuk mund tė ndėrtohej alfabeti i plotė i asaj gjuhe. E vėrteta ishte se, megjithė tė dhėnat e pakta, Hahn arriti pėrfundime tė shkėlqyera, madje sendėrtoi njė alfabet, tė cilin e emėrtoi "shqiptar" dhe e identifikoi me pellazgjishten.

Arkeologėt kanė sjellė tanimė nė dritė afėrsisht 200 simbole lineare, tė cilat mund tė jenė gėrma, pėrfshirė patjetėr edhe numra. Kėto simbole u emėrtuan nga Harald Haarmann "fillimi i shkrimit linear", nga Winn "pararruga e shkrimit horizontal" dhe nga Masson (1984) si "parastadi i shkrimit linear". Interesante ėshtė se disa simbole lineare tė alfabetit tė Hahn, janė tė njėjta me ato qė zbuluan arkeologėt nė Vinca. Kėshtu i ka publikuar tė paktėn H.Haarmann nė veprėn e tij "Universalgeschichte Der Schrift". Mbishkrimin e Kastorias nuk e kam tė njohur nga ndonjė punim shkencor tė derisotėm.

Nė mitologjinė greke, e cila pėr mua nuk ėshtė pėrrallė, por njė histori e kodifikuar, i mbiquajturi udhėheqėsi i popullsisė dardane, Dardani, nuk mund tė jetė njė personazh i rastėsishėm, por bir i Dia-s (Zeusit), dhe i Elektras, ose Elektrionit, vėlla i Harmonisė, gruas sė Kadmit dhe tė Jassionas, emra kėta qė lidhen me kultivimin e grurit, adhurimin e drithėrave e tė mistereve. Dardani, pėrsėri sipas mitologjisė greke, ėshtė i pari evropian qė kaloi nė kontinentin aziatik, e banoi dhe e shumoi atė vend, e bėhet udhėheqės dhe ndėrtues i shumė qyteteve, popujve dhe etnive. Bash pėr kėtė ėshtė quajtur edhe "Poliarkis". Nipi i tij, Troa, do tė bėhet emėrvėnės i qytetit tė famshėm tė Trojės dhe deri nė epokėn e Homerit mbretėrit e kėtij qyteti-mit do tė quheshin edhe Dardanė. Sikundėr kam pėrmendur edhe nė librin tim "Arvanitėt dhe origjina e grekėve", botim i vitit 1983, trojanėt ishin edhe ata njė fis pellazgjik dhe aspak tė huaj ndaj Akejve tė Heladės, sikundėr e pėrshkruan kėtė fakt vetė Homeri dhe sikundėr e vėrtetojnė gėrmimet arkeologjike. Kisha emėrtuar Luftėn e Trojės "tė parėn luftė civile ndėrpellazgjike". Ishte mė shumė njė luftė midis pellazgėve veriorė dhe jugorė, pavarėsisht se pėrplasja ndodhi nė Azinė e Vogėl. Nė atė luftė Akejt sunduan Trojėn, por ishin jo aq fitues. Pas shkatėrrimit tė qytetit vazhdoi invadimi i atij vendi nga fise pellazgjike nga veriu dhe kėshtu nisi shpėrbėrja dhe pastaj shuarja e regjimit akean.

Gjurmėt e dardanėve mund tė hasen sot qė nga Ballkani deri nė Indi dhe disa dijeni pėr kėtė tė vėrtetė historike duhet tė kishte edhe Aleksandri i Madh i Maqedonisė, por tė dhėna me peshė prej tij nuk jepen. Nė kulmin e lulėzimit tė Maqedonisė dardanėt kishin rėnė disi nė pėrparimin e tyre. Por duke pasur parasysh lavdinė e dikurshme stėrgjyshore, jo vetėm nuk e pėrkrahėn Aleksandrin e Madh nė fushatat e tij, por ndjenin pėr maqedonasit nė pėrgjithėsi njė ndjenjė antipatie. Nė asnjė rast nuk mund tė prisnim nga Aleksandri qė ai tė pohonte se kishte ndjekur rrugėt e stėrlashta tė tyre drejt Azisė, madje se i njihte mirė ekspeditat e Heraklinjve dhe Dionisėve drejt atyre vendeve. Unė, veēse, pas atyre ekspeditave mitologjike tė Herakliut dhe Dionisit shoh vetėm Dardanėt dhe Karetė. Nė librin tim "Zeusi pellazgjik dhe mashtrimi indoevropian", qė pres tė botohet sė shpejti nga shtėpia botuese "Thamiris", kam theksuar se banorėt e vendit qė mė pas do tė quhej Ballkan, kanė qenė djepi i qytetėrimit botėror.

Shkaku qė i bėri Dardanėt tė shquhen aq tepėr me rolin e tyre nė Ballkan, por edhe pothuajse nė tė gjithė Azinė, ishte jo vetėm kultivimi i grurit, por kryesisht pėrvetėsimi prej tyre i teknikės sė nxjerrjes e shkrirjes sė metaleve, e cila u jepte mundėsinė tė prodhonin mjete mbrojtėse e sulmuese dhe tė pushtonin ekonomikisht kėshtu lehtėsisht Lindjen. Ky ndoshta do tė ishte cepi i fillit tė Arjanės, qė do tė shėnonte nisjen e krijimit tė dhjetėra e dhjetėra gjuhėve tė gjalla edhe sot, apo tė vdekura, tė cilat do tė fliteshin nga India e do pėrfundonin nė Evropė. Pėr fat tė keq, shkencėtarėt evropianė, duke studiuar kėto fakte, janė tė detyruar tė devijojnė nga e vėrteta historike pėr shkak tė tezės fantaziste tė indoevropanizmit. Kjo tezė, duke lėvizur nga qorrsokaku nė qorrsokak, krijon gjithmonė sensacione impresionante. Megjithatė, indoevropianizmi nuk mund tė bindė edhe ata qė kanė mendimin tjetėr pėr kėtė ēėshtje..."-shkruan ndėr tė tjera Kola.

Ky studim ka qenė pjesė e punimit tė Aristidh Kolės me titull "Ē'janė kosovarėt pėr grekėt". Ai bėri njė punė tė palodhur pėr ēėshtjen shqiptare, pikėrisht nė ditėt kur nė Greqi, ashtu siē shprehet edhe ai vetė "..ato kohė tė flisje kundėr serbėve, tė konsideronin kėtu tė paktėn...tradhtar tė kombit!". Duket se zbulimet e fundit, por edhe tė tjera qė priten tė bėhen do t`i japin tė drejtė kėtij gjigandi tė historisė sė Ballkanit dhe jo vetėm. Duket se Apostulli i shqiptarizmės me veprėn e tij tė madhe qė la, nuk paska folur me gjuhėn e pasionit kombėtar, siē e akuzonin kundėrshtarėt mjeranė jo tė paktė tė tij, por me logjikėn e ftohtė tė shkencėtarit e tė njeriut erudit. Nė Ballkan jemi, e edhe Aristidh Kola nuk mund tė pėrbėnte pėrjashtim. Si tė gjithė bashkėgadishullorėt e tij tė mėdhenj, edhe atij i ėshtė ruajtur vlerėsimi e vendi pėr mė vonė, shumė kohė pas vdekjes. Ndoshta pėr tė do tė flasin vetė "gurėt" e kėtij gadishulli, ndoshta vetėm ata do t`i japin tė drejtė atij. Sepse shqiptari Aristidh Kola ishte njė gur i rėndė i kėtij gadishulli, njė gur i ēmuar qė nuk e lanė tė jetojė gjatė. Por lind pyetja: Ku do tė fshihen guralecėt, pseudohistorianėt qė arnuan e mballosėn historira tė pafundme me veladonė, raso, e kamillafė, nė shėrbim tė doktrinave qė janė tė destinuara tė vdesin e i kanė ditėt e numuruara? Siē e ka vėrtetuar Historia, nė…vrimėn e miut!...
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34516
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi