ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nostalgjia, kur ėshtė me masė na bėn mirė

Shko poshtė

19122008

Mesazh 

Nostalgjia, kur ėshtė me masė na bėn mirė Empty Nostalgjia, kur ėshtė me masė na bėn mirė




"Keqardhja pėr tė kaluarėn na ndihmon tė pėrballojmė tė ardhmen"
Mund tė lulėzojė nė njė kohė qė jemi tė lumtur, madje, sipas studimeve, stimulohet pikėrisht nga emocione tė forta. Ėshtė pikėrisht nostalgjia qė herė pas here na kujton se kemi pasur njė tė kaluar, prandaj kemi edhe njė tė tashme dhe mbi tė gjitha ajo qė kemi jetuar dikur ka pasur njė kuptim pėr ne. Sipas profesor

Konstantin Sedikides, drejtor i Qendrės sė Kėrkimeve pėr Identitetin Personal nė Mbretėrinė e Bashkuar, nuk bėhet fjalė pėr njė dobėsi njerėzore, por pėr njė burim qė duhet shfrytėzuar mirė. "Njerėzit nostalgjikė nė tė vėrtetė janė mė tė fortė, sepse janė tė aftė tė bashkojnė pjesėt e sė kaluarės dhe tė bėjnė njė rrugė kompakte nė jetė". Me kolegėt e departamentit tė shkencave psikologjike, shkencėtari anglez analizoi efektet e nostalgjisė mes njė grupi njerėzish qė dolėn vullnetarė pėr kėtė punė. Tė gjithė njerėzit reaguan pozitivisht ndaj stimujve dhe pothuajse tė gjithė ishin shumė tė qetė mendėrisht, pavarėsisht eksperiencave tė trishtuara nė tė kaluarėn. "Nostalgjia ka njė efekt terapeutik mbi shėndetin mendor dhe ėshtė burim pozitiviteti, mjaft i rėndėsishėm pėr tė pėrballuar fantazmat e sė kaluarės dhe pėr ta jetuar me shumė energji tė tashmen", shkruhet nė raportin e shkencėtarit anglez. Ndjesia qė provohet teksa sheh njė foto tė vjetėr, njė perėndim dielli, apo njė takim me njė ish-shok shkolle, nuk zė mė hapėsirėn e njė momenti, por shėrben si urė lidhėse mes asaj qė kemi qenė dhe asaj qė jemi, duke na "dhuruar" njėkohėsisht ndjesinė se jeta jonė ka pasur njė rrugė tė mbushur plot eksperienca dhe emocione, nė tė mirė dhe nė tė keq. "Tė kujtosh dhe tė ndjesh keqardhje tė ndihmon nė mbajtjen e shėndetshme tė shėndetit njerėzor. Nė kėtė moment aktivizohet njė mekanizėm qė na ndihmon tė kalojmė traumat dhe kujtimet jo tė kėndshme. Po ashtu aktivizohen shumė pjesė tė trurit, por nė hipotalamus aktivizohen impulset qė japin feedbakun pozitiv", shpjegojnė psikologėt. Studime tė ngjashme janė zhvilluar edhe nė "Sun Yat-Sen University" nė Kinė. Ky kėrkim tregoi se njerėzit mė tė vetmuar janė ata qė janė mė shumė nostalgjikė, por pikėrisht njė ndjenjė e tillė i lejon ata tė luftojnė ndjenjėn e izolimit. Megjithatė, jo tė gjithė shkencėtarėt janė dakord me interpretimin e bėrė nga psikologėt anglezė. Kėshtu, sipas shkencėtarėve tė "American Academy of Pediatrics", nostalgjia nė shtėpi jo vetėm qė nuk ka efekt terapeutik, por ėshtė njė lloj sėmundjeje qė nuk shėrohet lehtė. Njė studim mbi fėmijėt dhe adoleshentėt ka treguar se besimi i pakėt pėr njė tė ardhme mė tė mirė dhe paaftėsia pėr tė kontrolluar situatat e papritura mund t‘i bėjnė mė tė vegjlit tė sėmuren prej nostalgjisė, me pasoja shumė tė rėnda pėr shėndetin e tyre mendor. Megjithatė, ka mjaft kuptim tė flasėsh pėr "fuqi terapeutike" tė kėsaj ndjesie, por vetėm nėse ata qė e provojnė janė njerėz tė rritur, ose tė aftė t‘u rikthehen kujtimeve tė jetės, duke u atribuuar atyre vlerėn e duhur. "Ashtu si pėr ēdo gjė ėshtė mė mirė tė mos e ekzagjerosh: njė ‘dozė‘ e tepruar e nostalgjisė mund tė heqė hapėsira tė ēmuara mendore dhe tė pėrkeqėsojė cilėsinė e jetės e raporteve sociale, duke u transformuar nė patologji. Ka individė qė nuk arrijnė ta shijojnė tė tashmen dhe jetojnė nė tė kaluarėn vazhdimisht". Fjala nostalgji rrjedh nga greqishtja e vjetėr dhe ėshtė bashkimi i fjalėve nostos (kthim) dhe algos (dhimbje). Kjo fjalė hyri nė fjalorin evropian vetėm nė shekullin XVII, falė mjekut zviceran Xhohanes Hofer. Nė atė kohė ajo ishte njė patologji shumė e pėrhapur mes bashkėkombėsve tė tij, qė shkonin tė shėrbenin si trupa ushtarakė: fjala nostalgji ishte shpjegimi i duhur pėr diagnozėn "dhimbje shpirtėrore pėr largimin nga shtėpia", duke qenė qė nė atė kohė shumė prej ushtarėve vdisnin nė luftė dhe nuk ktheheshin mė nė shtėpi. Qė nga ai moment kjo fjalė u bė sinonim i shqetėsimeve psikike dhe vetėm falė poezisė sė Bodlerit nisi tė interpretohet dhe tė shihet nė njė tjetėr kėndvėshtrim. Dikur shkrimtari i "princit tė vogėl", Anton Shėn Ekzyberi, shkruante: "Nėse dėshiron tė ndėrtosh njė anije, mos mblidh njerėz pėr tė mbledhur drurin dhe kryer punėt, por mėsoju atyre nostalgjinė pėr detin e madh dhe tė pafund". Njė shtysė emocionale qė, ashtu siē konfirmojnė shkencėtarėt e sotėm, nė "masėn" e duhur mund tė jetė mė efikase se shumė ilaēe tė tjera. I njėjti grup shkencėtarėsh anglezė, pak kohė mė parė publikoi edhe njė tjetėr studim mbi zilinė, ku, sipas tyre, nė doza tė vogla i bėn mirė karakterit. Kėshtu, duke pasur zili suksesin dhe kualitetet e tė tjerėve, ėshtė njė motiv i fortė qė tė shtyn drejt pėrmirėsimit, sepse vetėm kėshtu arrin tė kesh zili njė objektiv pėr tė arritur. Nė praktikė, kjo ndjenjė "negative" tė ndihmon tė ngresh nė nivele mė tė larta vetėvlerėsimin. Kėshtu kanė pranuar njė pjesė e madhe e tė intervistuarve pėr shumė nga tė cilėt ka qenė pikėrisht ky shkaku pėr tė zgjidhur njė situatė tė vėshtirė nė punė, ose nė raportet familjare, madje edhe duke adaptuar stilin "fitues" tė personit tė pasur zili, nė fund tė fundit, objekt i admirimit. Gjithashtu, nga studimi u zbulua se zilia nė doza tė vogla ndihmon pėr tė mbajtur mendjen e mprehtė dhe tė kthjellėt. Ēuditėrisht, studimi tregon se burrat janė mė ziliqarė se femrat: 93 pėr qind tė meshkujve dolėn se ishin mė ziliqarė nė krahasim nga 78 pėr qind e femrave. Por, konkretisht, pėrse zilia, me pak fjalė njė nga shtatė mėkatet mė tė mėdha, nė realitet ėshtė konsideruar si njė mėnyrė terapeutike. Cilat janė shenjat e saj mė tė zakonshme? Sipas studimit, nėse ėshtė nė doza tė vogla, zilia mund tė ketė efekte relativisht pozitive, si nė punė ashtu edhe nė raportet ndėrpersonale. Kėshtu, 23 pėr qind pranon se nė mėnyrė tė vazhdueshme i ka nxitur drejt perfeksionimit. Nė fund, zilia stimulon autoanalizėn, duke zbuluar te vetja defektet tė cilat nuk ishin vėnė re mė parė.

Atėherė nuk na ngelet gjė tjetėr veēse tė jemi nostalgjikė dhe ziliqarė aq sa duhet.
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37505
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Nostalgjia, kur ėshtė me masė na bėn mirė :: Komentet

avatar

Mesazh Sun Dec 21, 2008 11:49 am nga neni 55

zilia mund tė ketė efekte relativisht pozitive, si nė punė ashtu edhe nė raportet ndėrpersonale. Kėshtu, 23 pėr qind pranon se nė mėnyrė tė vazhdueshme i ka nxitur drejt perfeksionimit. Nė fund, zilia stimulon autoanalizėn, duke zbuluar te vetja defektet tė cilat nuk ishin vėnė re mė parė.
mendoj se 90 perqind te njerezve zilia i ka shtyre te bejne keq

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Sun Dec 21, 2008 8:54 pm nga ilda

e degjon ti porta per ty qenka kjo pjesez hahahahhah lol!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi