ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gruaja ne Epir

Shko poshtė

21122008

Mesazh 

Gruaja ne Epir Empty Gruaja ne Epir




“Mbishkrimet e Butrintit” me autorė Pierre Cabanes dhe Faik Drini, nė konkursin e albanologjisė. Pėrfshin 218 epigrame, kryesisht akte tė lirisė sė skllevėrve Nga Yllka Lezo
Njė botė autoktone ilire shfaqet nėpėrmjet epigrafeve tė shkruara nė gjuhėn greke qė janė zbuluar nė Butrint, nė atė kohė pjesė e Epirit. Kjo ėshtė dėshmia qė sjellin nė veprėn “Mbishkrimet e Butrintit” bashkautorėt Pierre Cabanes dhe Faik Drini, e cila u prezantua dje nė konkursin e albanologjisė. Me kėtė vepėr ata japin njė panoramė tė re tė marrėdhėnieve politike, ekonomike dhe sociale qė kanė ekzistuar nė atė kohė.
Prof. Faik Drini shpjegon se epigramet tregojnė se qytetėrimi nė Butrint ecte me tė njėjtat hapa me qytetėrimet e tjera. Po ashtu nėpėrmjet kėtyre epigrameve, provohet edhe roli dhefuqia qė ka pasur femra nė shoqėrinė e saj kohe. Nė kėtė intervistė Prof. Faik Drini flet pėr zbulimine epigrameve dhe tė veēantat e tyre.
-Ēfarė dėshmojnė mbishkrimet e lashta greke nė Butrint?Mbishkrimet e Butrintit qė paraqesim nė kėtė libėr janė korpusi i mbishkrimve greke tė Ilirisė sė jugut dhe tė Epirit. Tė gjetura nė teatrin e Butrintit janė zbuluar nė kohėn e misionit arkeologjik italian tė drejtuar nga L. Ugolini. Por ishte epigrafisti i kėtij misioni, L. Morricone, ai qė mblodhi mbishkrimet tė cilat u botuan nga arkekologėt Dhimosten Budina dhe historiani Koēo Bozhori. Natyrisht qė nuk ishin specialistė dhe ai vėllim doli me gabime. Nuk pėrputhej me kėrkesat e studimeve nė kėtė fushė. Nė vitin 1965 erdhi nė shqipėri studiues francez Louis Robert, ekspert i shquar i epigrafisė. Ai botonte disa buletine ku analizonte ēdo gjė qė kishte dalė nė botė nė kėtė drejtim. Robert-i kopjoi mbishkrimet e Morricones.
-Cili ishte rezultai i Robert-it?
Duke qenė se ai merrej me epigrafe nė tė gjithė botėn ja la kėto mbishkrime Prof. Pierre Cabanes-it. Unė dhe Pierri, ndonėse tė dy profesorė nė universitete, e konsideronim veten nxėnės tė tij, kaq i madh ishte.
Njė epigrafist ka avantazh tė madh nė studimet pėr antikitetin. Dokumentacioni epigrafik ėshtė njė dokumentacion qė na vjen nė dorė pa ndėrmjetės, ashtu sikurse ai ėshtė shkruar nė atė kohė. Ndryshe nga burimet antike tė cilat kopjoheshin, rikopjoheshin dhe qė nuk i shpėtonin dozave tė subjektivizmit. Mbishkrimet janė nė gurė dhe kjo ėshtė arsyeja qė i kanė mbijetuar kohės.
-Ku janė lokalizuar mbishkrimet e Butrintit?Nė dy vende. Njėri ansambėl ėshtė nė teatrin e Butrintit dhe njė tjetėr nė njė kullė nė murrinrrethues tė qytetit. Muri i pėrkiste shekullit tė 4 para e.s, kurse kulla i pėrkiste shekullit tė parė e.s. Nė kėtė kullė ėshtė gjetur edhe numri mė i madh i mbishkrimeve rreth 102 mbishkrime. Numri i pėrgjithshėm i tyre arrin nė 218.
Janė mbishkrime me karakter tė ndryshėm nga mbishkrimet e varreve. Shumė prej tyre janė dekrete dhe japin tė dhėna me interes pėr organizimin social dhe politik ēka tregon se qytetėrimi ishte i njė hapi me kohėn.
Butrinti, ndonėse ka qenė qendėr e vogėl, ka dhėnė njė numėr mbishkrimesh sa gjysma e asaj qė ka dhėnė njė qendėr e njohur parahelenike siē ėshtė Delfi. Nė Butrint janė zbuluar 600 emra ndėrsa nė Delfi 1400. Kėto mbishkrime janė kryesisht akte lirimi skllevėrish. Nė atė shoqėri skllavopronare ishte zakon qė skllevėrit tė liroheshin pėr arsye tė ndryshme tė cilat ne nuk i kemi fort tė qarta, megjithėse na dalin elemente tė legjislacionit. Mbishkrimet nuk i kemi shumė tė qarta, p.shka mbishkrime ku shkruhet se X liroi Y skllave sipas ligjit tė atyre qė s’kanė fėmijė. Kjo ndoshta tregon se ēiftet qė s’kishin fėmijė ndoshta kishin njė obligim mė tė madh pėr tė liruar skllevėrit. Pėrmbajtjen e mirėfilltė tė kėtij ligji ne nuk e kemi tė zbėrthyer.
-Ēfarė dėshmojnė kėto akte?
Ato dėshmojnė pėr aspekte tė ndryshme tė zhvillimit social, ekonomikdhe politik tė shoqėrisė nė atė kohė. Mbishkrimet e Butrintit i pėrkasin njė periudhe ku dokumentacioni antik karakterizohet nga njė heshtje pothuajse e plotė. Kėto territore nė pėrgjithėsi, si Butrinti, Epiri, Iliria pėrmenden nė burimet e autorėve antikė pėr sa kohė Roma nuk i kishte pushtuar. Pas pushtimit tė Romės autorėt antikė nuk flasin mė pėr kėtė. Mbishkrimet i pėrkasin kohės kur kėto krahina sapo janė vėnė nėn sundimin romak. Kėto epigrafe pėrfshijnė periudhėn qė nga viti 168 para Krishtit deri shekullin e parė e.s.
-Ēfarė elementėsh me interes pėr organizim social dhe politik zbulojnė dekretet nė fjalė? Pėrgjithėsisht aktet janė tė njė natyre. Nėse njė akt zbulon mė shumė njė element, njė tjetėr zbulon njė element tjetėr dhe kėshtu krijohet njė tėrėsi pėr tė gjitha kėto procese qė ndodhnin nė botėn epirote dhe ilire njėherazi. Ne kemi hequr njė paralele mes qytetėrimeve dhe zbuluam institucione qė nuk i njihnim dhe kur flisnim pėr to bėnim pėrngjasime me botėn greke. Kurse tani kėto institucione na dalin qartė, kush e drejtonte jetėn politike, kush ishte nė krye kush ishte mė poshtė tij. Tani nuk kemi mė nevojė tė heqim paralele dhe veē tė tjerash, nga kėto dėshmi kjo botė na del origjinale.
-Cilat janė tė rejat qė sjellin kėto epigrafe?
Zbulojnė ato aspekte qė nuk injihnim. P.sh. roli i femrės nė shoqėrinė epirote. Ajo ishte kryetare e familjes, kishte tė drejtė tė lironte njė skllav. Kėtė pasuri tė familjes ajo e manovronte vetė pa ndėrmjetėsinė e njė burri, gjė qė nuk e ndeshim asnjėherė nė Greqi. Gjė qė tregon se kemi tė bėjmė me dy botė tė ndryshme. Barabarė nuk pėrdorej vetėm pėr tė cilėsuar nė popullsi mė paktė zhvilluar, por pėr tė cilėsuar njė popull tė huaj.
-Nė ēfarė gjuhė janė shkruar epigramet?
Mbishkrimet janė nė gjuhėn greke tė vjetėr, por zbulojnė njė botė qė ėshtė e ndryshme nga bota greke. Kėtė mund ta ilustroj pėrsėri me pozicionin e femrės. Nė Epir njė femėr jo vetėm administronte pasurinė e vetėpor ka edhe raste kur ajo ėshtė ngjitur nė deri nė sferat mė ta larta tė administratės shtetėrore. Si psh. Olimpia, e ėma e Aleksandrit tė Madh. Koncept qė e gjejmė edhe nė botėn Ilire me Teutėn. Nuk ka njė rast nė botėn greke qė njė femėr tė ngjisė shkallėt e hierarkisė shtetėrore
Avocados
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37485
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi