ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha rikthen turnin e tretė

Shko poshtė

13122007

Mesazh 

Berisha rikthen turnin e tretė Empty Berisha rikthen turnin e tretė




Berisha rikthen turnin e tretė Berisha_kmKryeministri Berisha parashikon tė kthejė nė zbatim punėn nė turnin e tretė dhe tė parėt qė do tė preken nga ky ndryshim janė shoqėritė e ndėrtimit. Nisur nga situata e krijuar me nivelin e ulėt tė investimeve tė deklaruara nga ministritė, Berisha ka fajėsuar direkt sektorin e ndėrtimit, i cili rezulton me punime tė ngadalta nė objekte tė ndryshme nė rang vendi. Deklarata e kryeministrit u bė dje gjatė mbledhjes tė Kėshillit tė Ministrave, duke i kėrkuar nė kėtė rast ministrit tė Punėve Publike pėrpilimin e njė akti tė caktuar qė rregullon kriteret e procedurave nė punė publike tė ndryshme.Madje kryeministri shkoi edhe mė tej duke i cilėsuar ndėrtuesit mashtrues pasi bėjnė ēdo veprim vetėm pėr tė pėrfituar nė tendera nga paratė e taksapaguesve shqiptarė.
Deklarata
Kryeministri i Shqipėrisė, z. Sali Berisha solli dje nė vėmendjen e ministrave tė kabinetit tė tij njė problem qė ka lindur me shoqėritė e ndėrtimit qė operojnė nė vendin tonė. Sipas kryeministrit Berisha, shumė kompani ndėrtimi vrapojnė pėr tė fituar 10 tendera me tė njėjtat dokumente dhe me 1/10 e kapaciteteve me tė cilat duhet tė pėrmbushin detyrimet. “Zoti ministėr duhet tė sillni me urgjencė tė gjitha standardet qė kjo situatė mashtrimi real tė marrė fund menjėherė”, iu drejtuar Berisha ministrit tė Punėve Publike, z. Sokol Olldashit. Mė tej kryeministri kėrkoi nga Olldashi pėrcaktimin e tė gjitha modaliteteve tė kontrollit para se tė nėnshkruhet kontrata sikundėr firmat e ndėrtimit tė detyrohen nė kontratė se, “qė nga data 22 mars deri mė 22 tetor tė punojnė me tre turne, nė rast se duan tė aplikojnė pėr punė publike”. “Ne pėr tė ndihmuar kompanitė shqiptare rritėm vlerėn e kontraktuar nga 1 milionė apo 2 milionė dollarė nė 10 milionė dollarė, por ka prej tyre qė duan tė marrin pjesė nė 5 tendera njėkohėsisht, nė njė kohė kur nuk kanė potencial as pėr njėrin prej tyre” u shpreh i revoltuar kreu i qeverisė. “Vitin qė vjen duhet tė punohet me shpejtėsi dhe tė sillet akti shumė i rėndėsishėm pėr tė pėrcaktuar kėto rregulla, dhe pėr tė pėrcaktuar punėn me tre turne. Kjo kėrkon tė punėsojnė mė shumė punėtorė, por kėto do tė jenė kushtet tona. Kjo periudhė duhet tė jetė periudhė tre turnesh dhe tė lejohet mundėsia e lėvizjes me vendim qeverie e datės 22 mars nė rast kushtesh tė jashtėzakonshme tė motit. Por, duke filluar mė datėn 22 mars kontrollorėt e autoritetit kontraktues do tė kontrollojnė tė gjitha punimet nė rrugė dhe nė vepra publike” pėrfundoi deklaratėn kryeministri.
Pėrplasja
Ko ėshtė e disata herė qė kryeministri Berisha sjell reagime tė forta karshi sektorit tė ndėrtimit nė vend. Kujtojmė debatin publik nė fazėn kur po miratohej “ligji i gjobave”, apo kėrkesa e ndėrtuesve pėr rishikim tė paketės fiskale ose hartim sa mė shpejt tė planeve rregulluese. Nė fakt shkėndijėn e parė e dha pak kohė mė parė ministri i Punėve Publike, i cili gjatė njė takimi me ndėrtuesit nė Pallatin e Kongreseve tha se, “korrupsioni nė administratėn shtetėrore ushqehet nga firmat ndėrtuese, tė cilat kėrkojnė privilegje”.

____________________________________________________________________________________

E solla artikullin me lart sepse mu duk sikur menyra se si theksohet ne titull te ketij artikulli deklarimi i Berishes sjell te le nje shije jo te mire.
Ajo qe dua te them eshte se sot kudo ne bote ne sektor te caktuar punohet me tre turne. Une njoh shum shqiptar qe punojne ne emigracion me tre turne, si ne fabrika te ndryshme, ne sektorin e riparimit te rrugeve, (dihet se ketej riparimi i rrugeve behet naten), ne DHL etj. Keshtuqe nuk ka pse kjo deklarate e kryeministrit te shkaktoje rreaksone. Shqiperia ka boll ēeshtje per te cilat duhet ngritur zeri ne kup te qiellit. Mjafton te permendim gjakmarrjen, krimin ne familje, shfrytezimi si krah pune i femijve, shkelja e te drejtave te qytetareve, papunesia, spekulimi i firmave me te drejtat e punetoreve, korrupsioni dhe mentaliteti i shoqerise per kete fenomen etj. Per keto po, por se u dashka te punojme dite e nate.. Shqiperise dhe shqiptareve nuk u vjen asgje e keqa nga puna diten apo naten.
Drini
Drini

Numri i postimeve : 457
Reputation : 3
Points : 30046
Registration date : 08/12/2007

Character sheet
xxxxx:

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi