ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Andi Bushati i shėrben Behgjet Pacollit pėr skenarin ruso-se

Shko poshtė

08122007

Mesazh 

Andi Bushati i shėrben Behgjet Pacollit pėr skenarin ruso-se Empty Andi Bushati i shėrben Behgjet Pacollit pėr skenarin ruso-se




Ditėn e hėnė, mė 12 nėntor 2007, emisioni «Zonė e Ndaluar» i Andi Bushatit nė Tv Klan iu dedikua Behgjet Pacollit dhe nismės sė tij politike nė Kosovė.Ajo qė tė bėnte pėrshtypje nė emisionin e Bushatit ishte se, drejtuesi i emisionit nuk ishte kufizuar qė tė jepte opinionin e Pacollit dhe atė tė kundėrshtarėve tė tij. Nė intervalet mes pėrcjelljes sė deklaratave tė Pacollit dhe atyre tė kundėrshtarėve tė tij, bėheshin komente nė favor tė Pacollit dhe kundėr rivalėve tė tij, nga njė zė qė pėrcillte pamjet e veprimtarisė sė Pacollit dhe qė ishte zėri i njė njeriu, i cili i pėrkiste stafit tė emisionit. Kėshtu, nė fillim tė emisionit u bė komenti nga zėri i njeriut tė stafit tė emisionit se deri mė sot partitė ekzistuese nė Kosovė i kanė ushqyer shqiptarėt e Kosovės me lugėn bosh tė premtimeve pėr pavarėsinė, ndėrsa Behgjet Pacolli me partinė e tij tė re u ofron projekte pėr punėsim, mirėqenie, zhvillim. Ndėrsa nė pėrfundim tė emisionit, po ky zė i stafit tė emisionit, tha se shqiptarėt e Kosovės tashmė e kanė kuptuar se ka ikur koha e politikės folklorike tė premtimeve pėr pavarėsinė dhe se ka ardhur koha e politikės qė krijon projekte tė prekshme pėr tė ardhmen qė kanė tė bėjnė me pėrmirėsimin e jetės sė tyre, me punėsimin, mirėqenien etj. Me kėtė mėnyrė tė shprehuri Andi Bushati dhe Tv Klan u bėnė pjesė e makinės propagandistike tė Pacollit tė ngritur me rastin e zgjedhjeve tė kėsaj jave nė Kosovė. Alternativa e Pacollit ėshtė nė pajtim me qėllimin e Rusisė dhe tė Serbisė pėr shtyrjen e ēėshtjes sė statusit tė Kosovės pėr njė afat tė pacaktuar. Ky qėndrim i Rusisė dhe Serbisė ka gjetur mbėshtetje dhe nė kancelaritė e disa vendeve europiane dhe nė nivelet e larta tė burokracisė komunitare nė Bruksel, me planin pėr qė ēėshtja e statusit tė Kosovės tė shtyhet, duke u dhėnė nė shkėmbim shqiptarėve tė Kosovės njė plan ekonomik disavjeēar pėr zhvillimin e Kosovės, qė shkon deri nė njė shumė prej 20 bilionė (disa thonė dollarė e disa thonė euro). Problemi me kėtė propozim ėshtė se veprimtaria e ndėrkombėtarėve gjatė kėtyre tetė viteve tė administrimit tė Kosovės prej tyre, u jep tė drejtė shqiptarėve tė Kosovės qė tė jenė shumė skeptikė ndaj suksesit tė njė nisme tė tillė, edhe sikur tė investohet njė shumė e tillė. Gjatė kėtyre tetė viteve qė Kosova ėshtė nėn administrimin ndėrkombėtar, atje janė investuar jo pak para nga ndėrkombėtarėt, por megjithatė banorėt e Kosovės, shumė pak tė mira kanė parė prej tyre nė realitetin kosovar. Njė pjesė e mirė e kėtyre parave janė shpenzuar pėr mbajtjen e burokracisė ndėrkombėtare me rroga dhe benefice tė tjera tė larta, ose janė tretur nga burokratėt ndėrkombėtarė qė vijnė e ikin njėri pas tjetrit dhe qė kanė abuzuar shumė me kėto para. Kėto i kanė deklaruar vetė ndėrkombėtarėt, dhe ajo qė ata kanė thėnė dhe denoncuar ėshtė vetėm pjesa e dukshme e ajsbergut. Nėse do tė fillojė tė zbatohet projekti i zhvillimit tė Kosovės, qoftė edhe me 20 miliardė dollarė apo euro, duke iu lėnė zbatimi i kėtij projekti burokracisė ndėrkombėtare, qoftė ajo e Brukselit, atėherė me siguri qė kėto para do tė treten dhe shqiptarėt e Kosovės pėrsėri nuk do tė shikojnė ndonjė rezultat kushedi se ēfarė prej tyre kur projekti tė ketė mbaruar. Burokracia e Bashkimit Europian nė disa aspekte ėshtė dhe mė e keqe se ajo e OKB, e cila ka fituar njė emėr tė keq qė nė kohėn e fillimit tė shkolonizimit tė Afrikės, nė vitet pesėdhjetė. Burokracinė europiane e njohim mirė ne shqiptarėt e kėtej kufirit dhe epitomė e abuzimit cinik tė saj ėshtė afera korruptive e para pak kohėsh e marrjes me qira tė selisė sė ambasadės sė Bashkimit Europian nė Tiranė, pėr tė cilėn u arrestuan disa burokratė nė Bruksel dhe me ē’rast ambasadori i Bashkimit Europian nė Shqipėri u tha mediave se ai nuk mund tė jepte tė dhėna pėr kontratėn e qerasė, as pėr shumėn e qerasė dhe as se kush qe qiradhėnėsi. Por, ky diplomat ka detyrim ta bėjė kėtė gjė se paratė e harxhuara pėr kėtė gjė i llogariten Shqipėrisė si asistencė teknike dhe shėnohen nė fondin e ndihmės sė Brukselit pėr Shqipėrinė. Deri mė tash, tė vetmit precedentė kur ka funksionuar njė projekt ndėrkombėtar ndihme ekonomike pėr njė vend, janė ato kur partner vendor ka qenė njė qeveri e pėrgjegjshme dhe me kompetenca tė plota, siē ka ndodhur me Planin «Marshall», apo me financimet nė shuma tepėr tė mėdha Bashkimit Europian pėr Greqinė, para dhe pasi kjo tė bėhej anėtare e BE, dhe qė vazhdojnė edhe sot. Nė vende pa traditė tė demokracisė dhe shtetit ligjor, qė tė minimizohen abuzimet e vendorėve, partnerėt ndėrkombėtarė kanė parapėlqyer njė pushtet vendor autoritarist, me shtetarė vendorė sa mė tepėr puritanė qė tė jetė e mundur, siē kanė bėrė SHBA nė Kilin e Pinoēetit, Korenė e Jugut, Izrael apo nė Turqi. Prandaj shqiptarėt e Kosovės nuk kanė pse ta marrin me entuziazėm alternativėn qė u ofrohet, pasi me tė duan t’i venė nė pozitėn e magjarit qė i venė para syve karotėn nė majėn e shkopit, karotė tė cilėn ai nuk e arrin kurrė ta shijojė. Qė shqiptarėt e Kosovės ta pranojnė kėtė projekt do tė thotė qė tė pranojnė mitė pėr tė shitur ardhmėrinė e Kosovės nė dėm tė brezave tė ardhshėm. Nė rast se shqiptarėt e Kosovės heqin dorė tash nga definimi i statusit tė tyre, ata do tė hyjnė nė njė rrugė pa krye, qė do tė ketė pėrfundim tragjik. Zhvillimi ekonomik i Kosovės dhe mirėqenia do tė vijė vetėm pasi tė jetė definuar statusi i saj, pėr tė cilin aspirohet pavarėsia, por qė unė besoj se edhe shpallja e saj nuk ėshtė gjė tjetėr veē hap kah bashkimi i Kosovės me Shqipėrinė e 1913-s, si pjesė e proceseve gjeopolitike nė rajon. Pavarėsia, pavarėsisht se ēka thuhet, edhe pėr shkak tė determinizmit gjeopolitik, nuk ėshtė qėllimi, por mjeti. Por ky proces sa i pėrket Kosovės do tė frenohet nėse abandonohet aspirata pėr pavarėsi, pėr hir tė iluzioneve. Misioni i Behgjet Pacollit nė Kosovė ėshtė qė tė bėjė diversion duke e ēarė bllokun monolit tė opinionit publik dhe politikės shqiptare tė Kosovės, se definimi i statusit me pavarėsinė si solucion i vetėm, ėshtė parakushti pėr ēdo projekt pėr ardhmėrinė e Kosovės. Pacolli me angazhimin e vet politik synon qė ta polarizojė opinionin publik dhe politikėn shqiptare tė Kosovės, duke krijuar njė pol tė ri, qė mbėshtet alternativėn e margjinalizimit tė ēėshtjes sė statusit, gjegjėsisht tė pavarėsisė, duke i dhėnė prioritet alternativės iluzore tė zhvillimit ekonomik. Behgjet Pacolli, qė paraqitet si njeriu qė do tė bėjė mrekullinė ekonomike nė Kosovė, ėshtė nė fakt njė mitėdhėnės rus dhe serb nė Kosovė, qė kėrkon t’u paguajė gjoba brezave tė tashėm tė Kosovės, qė, pėr shkak tė varfėrisė dhe dėshpėrimit tė tyre, ta shesin Kosovėn pėr pėrfitimin e tyre tė supozuar afatshkurtėr, nė dėm tė brezave tė ardhshėm. Pra, Pacolli kėrkon tė bėjė njė korruptim kolektiv tė shqiptarėve tė Kosovės. Pacolli rren kur thotė se ai nuk ka hyrė nė politikė pėr t’u korruptuar, se ai ėshtė i pasur me 300 milionė euro dhe se nuk ka nevojė pėr tė fituar pare me anė tė politikės. Por nė rast se do tė zbatohet projekti i zhvillimit ekonomik tė Kosovės prej 20 miliardė eurosh apo dollarėsh, nė linjė me tė cilin ėshtė praktikisht alternativa e Pacollit, atėherė, Pacolli, duke pasur dhe pushtet politik, sigurisht qė do t’i ketė duart nė kėtė «qyp mjalti» qė do t’i jepet Kosovės dhe sė pakut do t’i «lėpijė» me disa qindra milionė euro, me anė tė kompanive tė kontrolluara prej tij qė do tė marrin porosi pėr ndėrtime publike. Pacolli, me veprimtarinė e vet nė Rusi, dhe nė republikat e tjera ish-sovjetike, ka treguar se ėshtė i aftė ose mė saktė ka kėshilltarė tė aftė, pėr tė ndėrtuar skema tė biznesit, sipas tė cilave njė politikan biznesmen i ka duart njėkohėsisht jashtė dhe brenda. Dhe Pacolli vėrtet nuk i fut duart pėr shumat maksimale qė i futin politikanėt e tashėm, ai as nuk i fut duart as pėr qindra mijė euro, as pėr disa milionė euro, por ai i fut duart pėr qindra milion euro. Kėshtu qė nga Behgjet Pacolli, edhe sikur tė bėhet kryetar i Kosovės shqiptarėt e Kosovės nuk do tė shohin ndonjė gjė tė mirė nga ato qė u premton kėnga e fushatės sė tij, tekstin e sė cilės kėngė, nė mėnyrė sa ironike aq edhe kuptimplote e ka bėrė satiriku i njohur nga Tirana, ish-vartės i Pacollit tek Mabetex nė Zvicėr. Misioni i Pacollit nė Kosovė ėshtė tė zbatojė skenarin ruso-serb pėr ēeēenizimin e shqiptarėve tė Kosovės, sipas modelit qė pėrdorėn rusėt nė Ēeēeni. Me ēeēenizim tė konfliktit ruso-ēeēen Moska kuptonte atė qė konflikti tė projektohej tek kundėrshtari pra tek ēeēenėt, si konflikt ndėrmjet vetė ēeēenėve, ku njėra palė ishte pro pavarėsisė, ndėrsa pala tjetėr ishte kundėr dhe kjo palė e fundit mbėshtetej nga Rusia. Kėshtu do tė neutralizohej problemi ēeēen pėr Rusinė, me anė tė vetė ēeēenėve, ēka deri nė njė masė ndodhi dhe e ndihmoi Rusinė qė ta zgjidhte ēėshtjen ēeēene sipas konveniencės sė vet. Duke krijuar Pacolli njė pol shqiptar nė Kosovė kundėr pavarėsisė, krijon premisat qė shėrbimet sekrete ruse dhe serbe tė kalojnė nė fazėn tjetėr tė ēeēenizimit, duke zbatuar skema qė do ta shkallėzojnė konfliktin mes dy palėve shqiptare deri nė dhunė masive, duke u arritur deri tek lufta civile ndėrshqiptare nė Kosovė. Kur Pacolli thotė se kėrkon tė bėhet President i Kosovės, shqiptarėt e Kosovės duhet ta dinė se Pacolli kėrkon tė bėhet «Ramzan Kadyrov» serbo-rus i Kosovės. Ramzan Kadyrov ėshtė Presidenti prorus i Ēeēenisė, puppet on a string ruse nė Ēeēeni. Baton Haxhiu, i cili ishte i ftuar nė emisionin e 12 nėntorit 2007 nė Tv Klan pėr Pacollin, dhe kėtė herė bėri komente qė ishin nė favor tė Pacollit, ka folur ndryshe pėr Pacollin nė njė intervistė tė vet tė gjatė po nė Tv Klan, nė vitin 2000, ku ka thėnė pėr Pacollin se ai ėshtė i kyēur nė biznesin rus tė tė pushtetshmėve tė Kremlinit dhe la tė kuptojė se Pacolli vepron pėr llogari tė shėrbimeve sekrete ruse dhe serbe. Sot Haxhiu flet ndryshe dhe motivet nuk janė evoluim pikėpamjesh. Nuk ėshtė ironi e vogėl, qė detyrėn pėr tė himnizuar Pacollin nė mediat e Tiranės e kishte marrė pėrsipėr Andi Bushati, nipi i Hysni Kapos. Hysni Kapo ka qenė njė spiun i vjetėr serb, i cili gjatė Luftės sė Dytė Botėrore ka qenė bashkėpunėtori i ngushtė i tė dėrguarit serb, Dushan Mugoshės, qė ishte atashuar pranė forcave partizane nė Vlorė. Hysni Kapo pati njė rol tė dyshimtė kur shkoi nė Kosovė nė krye tė forcave partizane nga Shqipėria e kėtej kufirit tė 1913, duke ndihmuar serbėt pėr tė shtypur shqiptarėt e Kosovės. Jo mė kot Hysni Kapo fill pas luftės do tė parapėlqehej nga jugosllavėt pėr t’ u bėrė ambasadori (ministėr fuqiplotė) i parė shqiptar nė Beograd. Andi Bushati, nė emisionin e vet «Zonė e ndaluar» ku herėn e fundit hymnizoi Pacollin, nė qershor tė kėtij viti, fill pas vizitės sė Presidentit Bush nė Shqipėri, bėri njė gjė shumė antishqiptare. Bushati bėri njė emision ku me anė tė paraqitjes sė pamjeve nga arkivat krahasonte entusiazmin me tė cilin e pritėn shqiptarėt Presidentin amerikan, me atė qė shqiptarėt kanė treguar nė tė shkuarėn ndaj tė huajve tė fuqishėm, kur kanė pritur me shumė entusiazėm edhe Imperatorin e Italisė fashiste Victor Emanuelin, kur vizitoi Shqipėrinė nė vitin 1941, liderin rus, Hrushovin, kur vizitoi Shqipėrinė nė vitin 1959, si dhe kryeministrin kinez Ēu En Lain kur vizitoi Shqipėrinė nė vitin 1965. Bushati bėnte komentet se kėto pritje duhet tė kenė qenė shenjė e servilizmit, se mė pas ne shqiptarėt kur jemi prishur me ta i kemi sharė. Pra, Bushati bėnte aluzion se, sipas traditės shqiptare, edhe me SHBA do tė prishemi dhe mė pas do t’i shajmė Presidentėt amerikanė. Sigurisht qė kur tė realizohen skemat gjeopolitike ruso-serbo-greke, qė SHBA tė dėbohen nga Kosova dhe nga Republika e Shqipėrisė, siē presin tė ndodhė dhe Bushati e Pacolli. Me kėto qė tha Bushati vėrtetoi jo kėtė traditė shqiptare qė nuk ekziston, por vetėm atė proverbėn se nga vezėt e gjarprit nuk del zogu i pėllumbit. Bushati tregoi se nga vezėt e gjarprit tė genit tė elitės komuniste-sigurimse del vetėm gjarpri qė kafshon me dhėmbin e vet helmues marrėdhėniet shqiptaro-amerikane, sipas traditės tė librit tė Enver Hoxhės «Rreziku anglo-amerikan pėr Shqipėrinė», me tė cilin libėr nė dorė Andi dikur i zinte pritė nė trotuaret e bllokut Enver Hoxhės pėr t’i marrė njė autograf, tė cilin duhet ta ketė edhe sot. Mėnyra sesi i kanė pritur shqiptarėt liderėt e tjerė qė pėrmendi Bushati nuk tregon servilizmin, por ka njė kuptim tė thellė. Victor Emanueli u pėrshėndet pėr rolin qė pati pėr ēlirimin e Kosovės nga okupimi serb, qė ishte mė i keq se ēdo okupim tjetėr. Kjo nuk duhet parė si sjellje profashiste, por si sjellje realpolitike, se para shqiptarėve, liderin e Italisė fashiste e kanė pėrshėndetur edhe shtetarėt e demokracive tė mėdha europiane, po pėr motive realpolitike. Pritja qė iu bė Hrushovit nga populli i Tiranės ishte nė fakt njė manifestim antistalinizmi dhe nuk i pėlqeu fare Enver Hoxhės, qė nuk e kishte pasur kurrė njė entuziazėm tė tillė popullor. Edhe pritja qė iu bė Ēu En Lait mund tė merret si manifestim i tėrthortė i ndjenjave proamerikane tė popullit shqiptar, se shqiptarėt kishin dėgjuar nė radiot e huaja komente se Ēu En Lai pėrfaqėsonte nė Pekin njė linjė qė ishte pėr afrim me SHBA, ēka ishte e vėrtetė. Enver Hoxhės nuk i pėlqeu as entuziazmi me tė cilin e priti populli i Tiranės Ēu En Lain dhe kjo kuptohet nga komentet qė ka bėrė nė ditarin e vet. Enver Hoxha u ftoh me Kinėn pikėrisht nė kohėn qė ajo bėri hapjen ndaj SHBA, nė vitin 1971, rrugė nė tė cilėn Enver Hoxha nuk e ndoqi. Ndėrsa pėr t’i sharė Hrushovin dhe Cu En Lain i ka sharė propaganda e regjimit dhe jo populli shqiptar, qė i respektoi ata pėr aq sa politika e tyre ishte nė interes tė Shqipėrisė. Kombinacioni Bushati-Pacolli tregon qartė se kemi tė bėjmė me njė skemė antishqiptare, antiamerikane dhe pro serbe dhe ruse. Kosova e re e Pacollit ėshtė Kosova e rikthyer nė Serbinė. lol! lol!
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37525
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Andi Bushati i shėrben Behgjet Pacollit pėr skenarin ruso-se :: Komentet

ILIRI

Mesazh Sun Dec 09, 2007 11:27 am nga ILIRI

Pacolli jo rastesisht ju fut rruges se politikes ne Kosove. Duke patur parasysh se ai eshte nje biznesmen tejet i pasur, angazhimi i tij ne politik duket i tepert e aq me teper po te kemi parasysh se te jesh biznesmen dhe politikan njeheresh eshte diēka mjaft kompromentuese. Atehere ēfare e shtyu Pacollin te merret me politike nderkoh qe ai nuk ka nevoje per pushtet sepse ai ka nje pushtet ekonomik te fuqishem? Pergjigjia qe mund te jepet ne kete rast eshte se; Pacolli mund ta kete bere kete per ēdo lloj aresyeje qe i siguron atij perfitime sidomos materiale por, vetem per Kosoven dhe aresyet e tjera qe vijn pas emrit Kosove nuk e ka bere. Eshte per te ardhur keq se si shum kosovare votuan per partine e tij duke e legjitimuar ate si pjese te politikes se Kosoves. I bjen barra kualicionit te ardhshem qe te mos e lejoj kete njeri te behet faktor ne Kosove, sepse neser do te jete shume vone per Kosoven.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Wed Dec 12, 2007 12:19 pm nga ILIRI

Kravata tė kuqe, kravata blu

Nga Aleksander Meksi

Shumė nga sendet tė cilat na shoqėrojnė prej kohėsh nė jetėn dhe punėn e pėrditshme vishen nga mėnyra e pėrdorimit tė tyre me njė karakter simbolik, prej tė cilit kthehen nė burim ndjesie negative apo pozitive, pavarėsisht nga thelbi i sendit. Shembull i kėsaj dukurie janė dy vegla fisnike pėr njerėzit e punės: drapri dhe ēekani, qė sė bashku dhe tė kryqėzuara janė simbole tė sė keqes pėr ata qė ndihen antikomunistė e antidiktatorė dhe qė u pėrulen idealeve tė lirisė dhe demokracisė, simbole tė komunizmit, tė bolshevizmit e tė vuajtjeve.
Njė shembull tjetėr me simbolikė negative, pak mė i ri dhe me origjinė vendase janė kazma dhe pushka, (kujtoni “...nė njė dorė kazmėn nė tjetrėn pushkėn...”), qė simbolizonin aksionet, punėn fizike tė ideuar pėr nėnshtrim dhe dhunė, ndėrkohė qė kanė njė histori mijėravjeēare si vegla fisnike.
Edhe mė treguese ėshtė simbolika e ngjyrės sė kuqe, e lidhur me lėvizjen punėtore, me komunizmin. Ėshtė interesante qė ndėr ne, nė vitet e diktaturės aludohej lidhja me ngjyrėn e flamurit kombėtar, madje i gjenin rrėnjė tė thella nė shpirtin arbėror si tek “e kuqja” e Onufrit etj. etj. Dy shtetet mė tė mėdha e shembujt tregues tė diktaturės komuniste, Bashkimi Sovjetik dhe Kina (“madhe popullore”, siē e quanim nė vitet ’60-’70) zgjodhėn pikėrisht nė njė kontekst tė tillė, ngjyrėn e kuqe pėr flamurin e tyre. Sot, ata flamurė tė kuq, me ose pa drapėr e ēekan, apo dhe pa yje (edhe ato si simbole bolshevike) valėviten mitingjeve e marshimeve tė protestave tė organizuara nga e majta. E kuqja ėshtė simboli qė i dallon dhe i grumbullon tė gjithė ata qė ėndėrrojnė pushtetin e proletariatit, shpronėsimin e borgjezėve dhe diktaturėn e proletariatit sipas mėsimeve tė “klasikėve”.
Meqenėse e kuqja kishte kėtė ngarkesė simbolike dhe negative pėr ne, zgjodhėm qysh nė ditėt e para sė qenies sė Partisė Demokratike ngjyrėn blu pėr flamurin e saj, ēka mė vonė u bė dhe cilėsimi i demokratit nga kundėrshtarėt, qė e mbajnė dhe sot e krenohen me ngjyrėn e kuqe.
Rezultat i kundėrvėnies sė dy drejtimeve tė mėdha tė politikės shqiptare, gjatė viteve ’90, pėrdorimi i ngjyrės sė kuqe ishte shenjė qė mbajtėsi i saj dėshmonte pėrkatėsinė dhe krenarinė komuniste (apo neokomuniste). Me tė vishen (me bluza e pulovra) nė mitingjet solemne e tė fushatės, lyejnė brendėsitė e zyrave dhe fasadat, brohorasin “e kuqja do fitojė”. Ka dhe njė variant pėr tė treguar “ndryshimin” nga diktatura: tė kuqen e “hollojnė” duke e bėrė rozė.
Unė po sjell njė dėshmi tė vjetėr tė njė ndodhie reale. Nė marsin e vitit 1991 ndodheshim nė Romė, nė njė simpozium me temė Shqipėrinė, tė organizuar nga Partia Socialiste italiane. Mbas pėrfundimit tė punimeve, pjesėmarrėsit nga Shqipėria i priti Kraksi nė studion e vet. Gjatė bisedave, sekretarja e Partisė Socialiste, Margarita Boniver, iu dhuroi tė gjithėve nga njė kravatė tė mirė. Unė qėllova pranė Spiro Dedes dhe ajo, dy kravatat qė kishte nė dorė pėr ne i ndau, tė kuqen mua dhe blunė Spiros. Atėherė unė i thashė asaj qė t’i ndėrronim, sepse kishim ngjyra tė ndryshme, neve blu, ndėrsa Partia e Punės tė kuqen, si dhe ata. Ajo qeshi, bėri ndėrrimin e peshqeshit dhe ia tregoi kėtė episod Kraksit dhe tė tjerėve qė qeshėn me zė tė lartė.
Sot, pas kaq vitesh, ndonjė gjė dhe ka ndryshuar. Tė majtėt nuk heqin dorė nga e kuqja, sidomos pėr festa, ndėrsa nė kampin blu, sidomos “prurjet” e reja, por jo vetėm ata, pėrdorin rėndom kravatat e kuqe.
Tiranė mė 11.12.2007 Basketball bounce

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi