ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vizat, Shqiperia ne fund te listes

Shko poshtė

21012009

Mesazh 

Vizat, Shqiperia ne fund te listes Empty Vizat, Shqiperia ne fund te listes




Vizat, Shqiperia ne fund te listes

Shqipėria renditet nė vendin e 79-tė pėrkrah vendeve si Kamboxhia, Libani, Pakistani dhe Sudani, lidhur me mundėsinė e pajisjes sė qytetarėve tė saj me viza. “Henley & Partners” ėshtė njė kompani e specializuar nė emigracionin ndėrkombėtar, kėshillime dhe ligjin qytetar. “Henley & Partners” ka analizuar rregulloret e vizave tė tė gjitha vendeve dhe territoreve nė botė. Ata kanė krijuar edhe indeksin, i cili i rendit vendet sipas aksesit dhe lirisė sė marrjes sė vizave qė qytetarėt e njė shteti tė lėvizin nė vendet e tjera. Ky indeks ėshtė globalisht i njohur si “The Henley Visa Restrictions Index” ose “Indeksi i kufizimeve tė vizave nga Henly”. Nė renditjen e 83 shteteve, ku kryesojnė vende si Danimarka, Finlanda dhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Shqipėria rezulton vetėm katėr vende larg fundit. Udhėtimi nga njėri vend nė tjetrin ėshtė njė liri themelore, megjithatė e kufizuar nga lloji i pasaportės, qė mban njė individ. Nė praktikė, udhėtimi nė ditėt tona po kufizohet veēanėrisht pėr shkak tė mungesės sė parave, por nė kėtė artikull do tė analizohet vetėm aspekti i kufizimit pėr sa i pėrket pajisjes me viza. Kjo luan njė rol tė rėndėsishėm nė kontrollin e lėvizjes tė tė huajve nė kufij. Ato janė gjithashtu shprehje tė marrėdhėnieve mes vendeve dhe pėrgjithėsisht reflektojnė statusin e njė vendi brenda komunitetit ndėrkombėtar. Udhėtimi i lirė, pa viza, nė BE, ka qenė nė krye tė listės sė kėrkesave pėr qytetarėt, nga vendet e Ballkanit Perėndimor. Zona “Shengen” mbulon pjesėn mė tė madhe tė BE-sė. Marrėveshja e lehtėsimit tė vizave mes BE-sė dhe vendeve tė Ballkanit Perėndimor lehtėson procedurat e aplikimit pėr viza, por ajo nuk e pėrjashton plotėsisht kėrkesėn pėr viza. Ligji pėr kufizimin e vizave nė BE ėshtė Rregullorja e Kėshillit 539/2001. Ky ligj rreshton tė gjitha vendet, qytetarėt e tė cilėve kanė nevojė pėr vizė, qė tė hyjnė nė zonėn “Shengen” (Lista e zezė). Po ashtu, aty janė edhe vendet, qytetarėt e tė cilėve janė pėrjashtuar nga ky kufizim (Lista e bardhė). Komisioni Evropian ka vendosur njė seri me standarde pėr t‘u pėrmbushur nga vendet e Ballkanit Perėndimor. Kėto janė kushte tė natyrės teknike, si pasaporta me tė dhėna biometrike tė lexueshme nga pajisjet elektronike, apo adaptimi dhe implementimi i njė sėrė ligjesh dhe konventash ndėrkombėtare, si dhe ēėshtje tė tjera mė tė gjera, si progresi nė luftėn kundėr krimit tė organizuar, korrupsionit dhe emigracionit ilegal. Sapo njė vend i pėrmbush kėto kushte, Komisioni do tė bėjė njė propozim zyrtar nė Kėshill, pėr tė lehtėsuar kufizimet e vizave pėr kėtė vend duke amenduar Rregulloren e Kėshillit 539/2001. Njė vlerėsim pėr progresin ėshtė bėrė sė fundmi dhe njė raund i dytė vlerėsimi ėshtė parashikuar qė tė bėhet nė pranverėn e 2009-ės, kėshtu qė ka shpresė se pas njė viti, qytetarėt nė Ballkanin Perėndimor tė kenė pak mė shumė liri pėr tė udhėtuar jashtė.

Burimi: Gazeta Shqip
avatar
ilda

Numri i postimeve : 3423
Reputation : 16
Points : 28737
Registration date : 19/09/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi