ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Reforma ne drejtesi

Shko poshtė

13122007

Mesazh 

Reforma ne drejtesi Empty Reforma ne drejtesi




Partia Socialiste duket se po e humbet rolin e liderit mes partive tė majta. Paskal Milo dhe Neritan Ceka deklaruan dje nė mėnyrė mjaft eksplicite se ata nuk ndajnė tė njėjtin qėndrim me PS-nė pėr sa i pėrket reformės nė drejtėsi. Sipas dy liderėve “tė vegjėl” tė sė majtės, PS duhet tė rishikojė qėndrimin e saj pėrsa i pėrket bashkėpunimit pėr reformėn nė drejtėsi. Ata shtuan se janė tė gatshėm tė bashkėpunojnė me mazhorancėn, pasi, sipas tyre, reforma nė drejtėsi “ėshtė jetike dhe iu intereson tė gjithė shqiptarėve”. Por kryetari i PSD-sė, Skėnder Gjinushi ka mbajtur dje tė njėjtin qėndrim me atė tė selisė rozė. Gjinushi konfirmoi se partia e tij nuk do tė marrė pjesė nė kėtė reformė. Deri tani vetėm LSI-ja nuk ėshtė shprehur qartazi nėse do tė marrė pjesė pėr reformėn nė drejtėsi.
Milo-Ceka
Kryetari i Partisė Demokracia Sociale, Paskal Milo, si dhe kreu i Partisė Aleanca Demokratike, Neritan Ceka, konfirmuan dje, se nuk ndajnė tė njėjtin qėndrim me PS-nė pėr sa i pėrket reformės nė drejtėsi, e cila, sipas tyre, “ėshtė jetike dhe iu intereson tė gjithė shqiptarėve”. Duke e konsideruar si mjaft tė rėndėsishme reformėn nė sistemin e drejtėsisė, Milo u shpreh se “ēdo hap qė ndėrmerret pėr fillimin e reformės nė drejtėsi do tė jetė i mirėpritur, ndaj dhe ēdo emocion duhet tė kapėrcehet nė emėr tė realizimit tė njė reforme sa mė tė thellė, sa mė tė mirė dhe sa mė tė dobishme pėr forcimin e shtetit ligjor”. Nė fund Milo theksoi se “besoj se PS ka tė drejtė tė reagojė pėr ēėshtjen e prokurorit tė Pėrgjithshėm, por kjo ēėshtje ėshtė tashmė njė kapitull i mbyllur dhe kapitujt e mbyllur nuk mund tė mbyllin pėrgjithmonė edhe gjėra tė tilla kaq shumė tė rėndėsishme, siē ėshtė edhe reforma nė drejtėsi, e cila nuk ka tė bėjė vetėm me ēėshtjen e kryeprokurorit, por ėshtė shumė e rėndėsishme”, deklaroi Milo. Nė tė njėjtėn linjė ishte edhe kryetari i PAD-sė, Neritan Ceka. “Reforma nė drejtėsi duhet tė konceptohet si njė reformė strukturore, ndėrkohė qė qėndrimi i PS-sė pėr kėtė ēėshtje nuk mund tė jetė njė shkak pėr tė penguar njė reformė, e cila kėrkohet nga njerėzit, aty ku procedurat zgjaten dhe aty ku drejtėsia ka mungesa”, Ceka. Mė tej ai me ironi shtoi se “unė nuk jam anėtar i PS-sė dhe nuk kam qenė ndonjėherė. Jam njė qytetar i Republikės sė Shqipėrisė dhe mendoj se reforma nė drejtėsi duhet tė jetė serioze, dhe duhet qė tė bėhet nga drejtėsia dhe jo nga zyrat e partisė”.
Gjinushi
Kryetari i Partisė Socialdemokrate, Skėnder Gjinushi rikonfirmoi dje se PSD nuk do tė bashkėpunojė me mazhorancėn pėr reformėn nė sistemin e drejtėsisė. Sipas kreut tė PSD-sė, “shumica parlamentare kėrkon thjesht qė, nėpėrmjet reformės nė drejtėsi, tė mbulojė veprimet antikushtetuese dhe ilegjitime qė ka kryer deri mė sot”. Gjinushi theksoi se “duhet kuptuar se konflikti prej kohėsh nuk ėshtė midis pozitės dhe opozitės, por ėshtė njė konflikt i hapur midis shumicės dhe institucioneve tė pavarura, ku hap pas hapi po vendoset kontrolli i paligjshėm i kėsaj shumice”.

Shkruar nga Altin Sinani
Wednesday, 12 December 2007
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34516
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi