ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tė gjithė tė ēmendur pas pikantes

Shko poshtė

07022009

Mesazh 

Tė gjithė tė ēmendur pas pikantes Empty Tė gjithė tė ēmendur pas pikantes




Nga ēokollata te salcat, pasioni qė ka "infektuar" tryezat tona

Nuk ka as shije, as ngjyrė e as aromė, por provokon ndjesi tė pakėndshme: speci djegės ėshtė njė substancė e ēuditshme. Edhe pse konsumojmė doza tė vogla, organizmi ynė reagon me vetėmbrojtje: sasia e djersės rritet, rrahjet e zemrės shtohen, gjuha zmbrapset dhe ndonjė herė mund tė dalin edhe lot nga sytė. Mė pas vjen parehatia nga dhimbja: gjaku mbushet me endorfinė, substancė kjo e prodhuar nga organizmi, qė i ngjan mė shumė morfinės.

Speci djegės, qė dikur u rezervohej tė pasionuarve pas kuzhinės ekzotike, veēanėrisht asaj indiane, tajlandeze ose meksikane, ėshtė shndėrruar nė njė element bazė pėr ēdo lloj gatimi, nga ushqimet gjysmė tė gatshme e deri te koktejlet.

Njė prej shpjegimeve ėshtė se globalizmi ka ndihmuar tė lartėsohet niveli i tolerancės nė botėn perėndimore ndaj specit djegės. Ky ushqim, qė mund tė konsiderohej shumė pikant gjysmė shekulli mė parė, nga ata tė cilėt ishin mėsuar me dietat pa shije tė Evropės dhe botės anglofone, sot ėshtė shumė i shijshėm dhe preferohet pothuajse nga tė gjithė. Brezat e rinj dinė ta pėrdorin me gramaturė nė ēdo gatim, duke e shoqėruar me salca tė ndryshme. Dikur recetat ushqimore nuk ishin kaq tė pasura sa sot dhe speci djegės pothuajse nuk pėrdorej fare. Kompania e Luizianės qė e prodhon, po hedh nė treg njė version tė ri jashtėzakonisht pikant, pra shumė mė tė fortė se ato qė tregtohen momentalisht.

Por, pėr fanatikėt e vėrtetė tė shijes pikante, kjo nuk ėshtė e mjaftueshme. Prej pak kohėsh, nė tregun e frutave dhe zarzavateve ka dalė njė lloj i ri speci. Mjafton ta nuhasėsh dhe do tė ndjesh menjėherė djegie nė majė tė hundės. Kuzhinierėt e kapin me doreza, sepse shkakton djegie sapo ta prekėsh. Ky ėshtė i vetmi produkt ushqimor qė lejohet t‘u shitet fėmijėve.

Nė fakt, konsumimi i specit djegės nuk shkakton humbje tė kontrollit nė rast se e keni tejkaluar dozėn. Kush e konsumon me tepricė, ka gjasa tė zhvillojė edhe mė shumė tolerancėn, por nuk ka nevojė pėr doza tė rregullta qė tė ndihet mirė. Dėshira nuk venitet, siē ndodh me shumė persona qė dikur e kanė pirė duhanin dhe pas shumė kohėsh qė e kanė lėnė, ndiejnė neveri pėr cigaret. Edhe efekti nė tru ndryshon, pėr shembull me nikotinėn: sa mė shumė tė tymosėsh, aq mė shumė rritet dėshira pėr tė mos e "braktisur" atė.

Nė kėrkim tė emocioneve

Nė fakt, nga ana mjekėsore, speci djegės ka efekte pozitive. Mund tė pėrdoret pėr tė ndihmuar tė sėmurėt nga skleroza, pacientėt qė kanė pėsuar prerje ose i janė nėnshtruar kimioterapisė. Edhe pse provat shkencore nuk kanė bėrė aq bujė, njė pukt me bazė specin djegės shitet nė vend tė Botoksit, si trajtim kundėr rrudhave. Por a shkakton dėme fizike speci djegės? Natyrisht qė speci djegės mund tė shkaktojė dhembje dhe tė provokojė stres, njė faktor ky rrezikues pėr shėndetin. Njė dozė e vogėl speci djegės mund tė jetė shqetėsuese, por nuk ka prova nėse shkakton dėme fizike tė vazhdueshme. Natyrisht qė tė gjithė e dimė se po tė konsumosh ushqime pikante, mund tė kesh dhembje stomaku (mjekėt e quajnė "inflamacioni i mukozės sė gastritit"). Nė vitin 1987, njė studim vėrtetoi se piperi i zakonshėm mund tė shkaktojė luspim tė mureve tė stomakut dhe gjakrrjedhje, edhe pse nė sasi mė tė pakėt sesa aspirina.

Njeriu ėshtė qenia e vetme qė e konsumon specin djegės. Speciet e tjera, mesa duket, e interpretojnė shijen e pakėndshme tė specit djegės si njė sinjal tė qartė evolutiv tė pranisė sė mundshme tė zeherit. Njė profesor psikologjie nė Universitetin e Pensilvanisė dhe njė prej studiuesve mė tė mėdhenj tė specit djegės, nuk ka arritur kurrė t‘i bindė kaviet tė konsumojnė spec djegės. Nė njė farė mėnyre, qentė dhe majmunėt kanė ngrėnė spec djegės, por kjo ka ndodhur vetėm sepse janė inkurajuar nga lidhja e fortė qė kanė me njerėzit, qė ashtu si ata, tė ishin konsumatorė tė specave djegės.

Ndoshta ky fenomen ka njė tė dhėnė qė shpjegon se si njeriu ėshtė ambientuar duke ngrėnė spec djegės, ashtu siē ka ndodhur me alkoolin, duhanin, kafenė, tė cilat kanė njė shije tė pakėndshme, por shkaktojnė njė reaksion kimik tė kėndshėm. Konsumimi i specit djegės fillon si njė zakon shoqėror. Adrenalina qė provokon speci djegės dhe cilėsitė natyrore qė mbart nė vetvete formojnė njė kombinim tė jashtėzakonshėm, veēanėrisht pėr ata qė janė nė kėrkim tė emocioneve tė reja.
Shqip
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34466
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi