ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjithe sy e veshe

Shko poshtė

18012011

Mesazh 

Gjithe sy e veshe Empty Gjithe sy e veshe




Nga Frrok Cupi
Perpjekja e fundit e opozites politike eshte amplifikimi i disa shqisave njerezore ne dem te disa shqisave te tjera. Tani njeriut i kerkohet te jete tere sy e veshe. Edhe vete totemi i Partise Socialiste, qe eshte nje trendafil roze, do te pesoje ndryshime te vogla duke u kthye ne figuren e nje veshi. Kjo eshte me e thjeshta dhe duket se do te jete ndryshimi me i afert. Krahas kesaj, sipas mediave (mediat keto kohe mbajten peshen kryesore te ndryshimit te funksionit te shqisave), vete kryetari i Partise Socialiste ka nisur pergjimin e njeriut me te afert me te cilen thuhet se ndan krevatin bashkeshortor per te katerten here. "Linda eshte e pergjuar nga cimkat", shkruanin dje gazetat. Te gjithe te tjerat do te jene te pergjuar, domethene te gjithe nga te gjithe. Ne qofte se do te kerkohej te aplikohej ne nje pikture fenomeni qe po kerkohet t'i implementohet sot shoqerise, kjo do te paraqiste pamjen e nje shume pafund njerezish me syrin ne vrimen e deres se secilit. Piktori Edi Rama, qe tani eshte kryetar i Partise Socialiste, ne vitin 1995 paraqiti ne France vepren e tij artistike si e perfytyronte Shqiperine; ai paraqiti nje mullar me lecka-lecka dhe e titulloi "Kjo eshte Shqiperia". Ndersa tani po ky piktor qe inicioi pergjimin e secilit prej secilit, ka krijuar imazhin simbolik "Secili me sy ne vrimen e deres se secilit". Vepra "Gjithe sy e veshe" nisi me publikimin e nje videoje ku nje ish minister pergjonte zevendeskryeministrin. Videoja ishte regjistruar ne zyren e ministrit (sigurisht pa lejen e askujt) dhe u transmetua ne nje televizion (sigurisht pa lejen e asnje principi mediatik). Ideja per te ndryshuar gjithe funksionimin njerezor per marrjen e pushtetit, e ka shtyre opoziten politike ne transplantimin e funksioneve te te gjithe organeve te njeriut ne vetem dy elemente: Sy e veshe. Gjate gjithe periudhes se regjimit te rende komunist ne Shqiperi, kishte ndodhur kjo qe po kerkohet sot. "Njeriu i ri" i krijuar nga regjimi i dhunes mbi individin, kishte humbur aftesite themelore te natyres shpirterore, ndjenjat dhe intelektin njerezor, dhe ishte kthyer ne nje pergjues te secilit per secilin. Shpikja e njeriut "fuks" u alternua sado pak ne njeriun "cimke" menjehere sapo u zhvillua pak teknologjia e pergjimit, importuar nga Kina maoiste; por gjithnje njeriu ne komunizem u shtyp nen etiketen "njeri i ri" dhe i paguar per sherbimin e pergjimit ndaj njeriut tjeter. Kolera e pergjimit te secilit nga secili ne periudhen komuniste infektoi mijera dhe la plage te renda edhe per te ardhmen e shoqerise demokratike ne vendet e Lindjes ish-komuniste. Ne Shqiperi, mortaja e filozofise "te gjithe sy e veshe", ishte me e renda ne te gjitha vendet simotra te te njejtit regjim. Cfare beri metoda "gjithe sy e veshe"? Krijoji nje shtresezim te mbrapsht e pervers te shoqerise: Shtresa e atyre qe spiunoheshin, shtresa e atyre qe spiunonin dhe paguheshin me nje grimce te vogel pasurie; dhe, shtresa e larte qe vendoste fatin e te dy paleve. Kjo shtrese qendronte ne zemer te Tiranes qe quhej "blloku i Byrose Politike". Blloku lunate me fatin e dy viktimave te tjera poshte vetes; ata qe spiunonin dhe ata qe spiunoheshin. Ata qe spiunoheshin, dergoheshin menjehere ne ferr, ne nje ferr qe quhej ose burg i perjetshem politik, ose internim i perjetshem. Por edhe atje ne ferr, shtresezoheshin ne dy te tjera: Disa qe pergjonin dhe disa te tjere qe pergjoheshin... Klasa tjeter qe mbeti "mbi toke", domethene shtresa qe kishte spiunuar ata qe ishin tretur ne gropen e thelle te ferrit, ndahej perseri ne dy shtresa: Ata qe pergjonin dhe viktimat. Spiunet nuk ishin gjithnje fitimtare, por edhe viktima. Viktima e viktimes dhe padroni i te gjithe viktimave- keta te gjithe perbenin skenen e tmerrshme ku secili pergjon ne vrimen e deres se seciles. Piktori qe do ta kishte pikturuar lehtesisht kete skene "secili ne vrimen e tjetrit", ka jetuar ne Bllok, eshte rritur aty, eshte biri i nje njeriu nomenklature qe bente pjese ne sferen e padroneve qe kenaqeshin kur shikonin shtresat e poshtme duke rreshqitur drejt ferrit. Djali i bllokmenit e mesoi vete zanatin e pergjimit sipas motos "tere sy e veshe". I vuri syrin celesit te dhomes se babait dhe konstatoi se babai i kishte mbarsur te shoqen nga ku kishte lindur nje femije. Ky sot eshte kryetar i Partise Socialiste (ish-komuniste); pasi mbaroi pune me pergjimin e te atit, iu kthye krijese se vjeter te "njeriut te ri". Fillimisht mblodhi gjithe pinjollet e bllokut si udheheqes te Partise se vjeter komuniste, dhe pastaj leshoi murtajen "tere sy e veshe". Nje minister i seres se vet, pasi kishte pergjuar kryetarin e PS duke thithur droge, u sul qe te pergjonte nenkryeministrin ne zyre. Fiks njesoj si ne epoken e rende komuniste, ku pergjuesi perdorej disa here, edhe si vrases por edhe si viktime... Keta duan t'i bejne te gjithe sy e veshe dhe te gjithe ne vrimen e secilit.

koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37530
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi