ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PD: Ish-tė pėrndjekurit tė dėmshpėrblehen deri te nipėrit

Shko poshtė

12022009

Mesazh 

PD: Ish-tė pėrndjekurit tė dėmshpėrblehen deri te nipėrit Empty PD: Ish-tė pėrndjekurit tė dėmshpėrblehen deri te nipėrit




Deputeti Bushati propozon shtyrjen e afatit pėr dorėzimin e dokumenteve deri nė korrik

Partia Demokratike i propozon Kuvendit tė Shqipėrisė tė shtojė rrethin e familjarėve tė ish-tė dėnuarve politikė qė mund tė pėrfitojnė dėmshpėrblim financiar sipas ligjit “Pėr dėmshpėrblimin e ish-tė dėnuarve politikė tė regjimit komunist”. Deputeti Astrit Bushati, mbėshtetur nga firmėtarė tė tjerė tė mazhorancės, ka propozuar njė amendim ligjor, sipas tė cilit nė rrethin familjar pėrfitues tė futen edhe vėllezėrit, motrat dhe nipėrit e ish-tė dėnuarit politik. Po ashtu ai pėrfshin nė kėtė kategori edhe familjarėt e klerit katolik, vėllezėrit dhe motrat e tyre, prindėrit, pasi siē dihet kleri kaotik nuk ka trashėgimtar. “Ndryshimi kryesor i propozuar ka si qėllim zgjerimin e pėrfituesve tė kėtij ligji, pasi njė pjesė e konsiderueshme e tė burgosurve dhe tė pėrndjekurve politikė nuk kanė krijuar familjet e tyre. Pra, pėr njė periudhė tė gjatė ata kanė ndenjur me vėllezėrit dhe motrat, ndaj ėshtė krejt logjike qė kėta dhe nipat e mbesat e tyre, qė janė trajtuar njėkohėsisht si tė persekutuar politikė dhe qė kanė vuajtur njėsoj si ata, tė pėrfitojnė”, - theksoi Bushati gjatė njė prononcimi pėr “Metropol”. Nė ligjin aktual tė miratuar nga Kuvendi i Shqipėrisė nė fund tė vitit 2007 nga trashėgimtarėt e ish-tė pėrndjekurit dhe burgosurve politikė, tė pushkatuar gjatė periudhės sė komunizmit, pėrfitojnė pėrveē gruas dhe fėmijėve. “Nė kuptimin e kėtij ligji me familjarė nėnkuptohen, pavarėsisht nga rregullime tė tjera ligjore, vetėn pasardhėsit, bashkėshortja, fėmijėt. Familjarėt nė shkallė mė tė parė, sipas Kodit Civil, pėrjashtojnė familjarėt e tjerė”, - thuhet nė nenin 8 tė ligjit. Amendimi i dytė i deputetit Bushati konsiston nė shtyrjen deri mė 1 korrik tė kėtij viti tė afatit pėr depozitimin e dokumenteve pranė Ministrisė sė Drejtėsisė pėr tė pėrfituar dėmshpėrblimin financiar. “Pjesa tjetėr ėshtė procedurale, e cila shtyn afatin e aplikimit tė dokumentacionit deri nė datėn 1 korrik tė kėtij viti, pra e shtyn me gjashtė muaj. Kjo pėr arsyen e vetme se ka njė numėr tė madh tė persekutuarish qė nuk kanė arritur tė plotėsojnė dokumentacionin e tyre, me gjithėse kjo mė tepėr pėr arsye demokratike. Pra, nuk kanė nxjerrė datėn e hyrjen nė burg, tė daljes nga burgu, certifikata pėrkatės etj. Pra, ligji realisht ka njė burokraci dhe kėrkon njėfarė kohe plotėsimi tė dokumentacionit”, - vijoi ai. Amendamentet e deputetit tė PD-sė kanė hyrė nė rendin e ditės sė Komisionit parlamentar tė Ligjeve, por anėtarėt e tij e kanė parė tė arsyeshme ta shtyjnė diskutimin pėr njė kohė tė pėrshtatshme.

Masa e dėmshpėrblimit

Masa e dėmshpėrblimit pėr tė burgosurit politikė dhe tė internuarit nė kampe

Ēdo i dėnuar politik pėr ēdo ditė vuajtjeje dėnimi tė kryer nė burg, spital psikiatrik, spital burgut izolim nė hetuesi nga data 30.11.1944 deri mė 1.10.1991 dėmshpėrblehet financiarisht nė masėn 2000 lekė nė ditė. Pėr personat e internuar parashikohet njė skemė pensioni e cila do tė rregullohet me vendim tė Kėshillit tė Ministrave. Nga kjo shumė zbritet sasia e dėmshpėrblimit tė pėrfituar nga ligjet e mėparshme. Ky dėmshpėrblim u takon edhe familjarėve tė tij, nė pjesė tė barabartė takuese, kur i dėnuari nuk jeton mė. E drejta e familjarėve pėr tė kėrkuar dėmshpėrblim ėshtė e drejtė pasurore jovetjake. Ndėrsa familjarėt e viktimave, tė pushkatuar apo ekzekutuar, me dėnim politik tė padrejtė, pėr vuajtjen dhe persekucionin pėrfitojnė njė dėmshpėrblim financiar tė barabartė nė masėn e 8 vjetve kompensim dėnimi me burgim. E drejta e familjarėve pėr tė kėrkuar dėmshpėrblim ėshtė e drejtė pasurore jovetjake.
Panorama
shqiptari
shqiptari

Numri i postimeve : 3347
Reputation : 8
Points : 29885
Registration date : 04/01/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi