ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ērregullimet posttraumatike tek ushtarėt e misioneve ndėrkombėtare

Shko poshtė

13022009

Mesazh 

Ērregullimet posttraumatike tek ushtarėt e misioneve ndėrkombėtare Empty Ērregullimet posttraumatike tek ushtarėt e misioneve ndėrkombėtare




Rastin mė tė ri pėr tė diskutuar publikisht mbi ērregullimin posttraumatik, arsyet dhe mundėsitė e terapisė e ofroi sė fundi njė kėrkesė e ekspertes pėr ēėshtjet e mbrojtjes nė Partinė Liberale Elke Hoff. Ekspertja pėr ēėshtjet e mbrojtjes nė Partinė Liberale Elke Hoff, kėrkoi prej qeverisė gjermane numrin e ushtarėve gjermanė tė traumatizuar, qė kthehen nga rajonet e krizave. Pėrgjigjja e ministrisė gjermane tė mbrojtjes ishte: Nė vitet 2006 deri 2008 ėshtė trefishuar numri i ushtarėve gjermanė, qė vuajnė prej PTBS-sė, (ērregullimi posttraumatik) nga 86 nė 245. Sipas ministrisė, shumica e tyre janė ushtarė, qė kanė kryer shėrbim nė Afganistan. Shoqata e ushtrisė gjermane (qė mbron interesat e ushtarėve) thotė se numri i pėrllogaritur i rasteve tė paraportuara ėshtė shumė mė i madh.
Cilat janė shenjat e ērregullimit posttraumatik?/Nga jashtė sėmundja nuk ėshtė e dukshme pasi ajo gjendet nė brendėsi tė trupit: ērregullimi posttraumatik prej stresit, shkurt: PTBS. Arsyeja pėr kėtė janė pėrjetime, qė psikika e njeriut nuk ia ka dalė t'i pėrpunojė - si lufta, tortura, pėrdhunimi apo katastrofat natyrore. Por nga kjo sėmundje nuk vuajnė vetėm ata qė kthehen nga rajonet e luftės. Nė tė njėjtat pasoja pėr viktimėn mund tė ēojnė dhuna e pėsuar nė mėnyrė individuale, si keqtrajtimi seksual, tortura, njė sulm i papritur apo njė pengmarrje. Nga kjo sėmundje mund tė vuajnė edhe dėshmitarė okularė tė njė situate tė jashtėzakonshme. Ish-kapiteni, Frank Dornseif i mbijetuar i njė sulmi kundėr bundesverit nė vitin 2003, ku katėr ushtarė humbėn jetėn duke folur pėr televizionin ARD. Ai ende vuan pasojat e ngjarjes. Nganjėherė njeriu reagon ndaj pėrjetimit pasi kanė kaluar muaj e madje vite. Kjo sėmundje vjen tinėz dhe vihet re shumė ngadalė. Ajo fillon me humbjen e gėzimit pėr jetėn, i prekuri vetėizolohet dhe u shmanget veprimtarive sociale. Ērregullimi bėhet mė i qartė kur shfaqen depresione, ērregullime tė gjumit, gjendje ankthi apo tė ashtuquajtura "flashbacks" - gjatė tė cilave krijohet ndienja sikur ngjarja tė ishte duke u ripėrjetuar. Shkaktari i tyre mund tė jenė asrye banale nė jetėn e pėrditshme, si zhurma tė caktuara, erėra apo ndėrlidhje pamore me pėrjetimin-shock. Por ato mund tė zhvillohen edhe vetėm nė pėrfytyrimin e tė prekurit. Simptomat e PTBS-sė janė tė shumanshme, ndonjėherė tė padallueshme pėr mjedisin rrethues dhe shpesh viktimat duan ta fshehin sėmundjen qė ndjejnė.
Ērregullimi posttraumatik - njė proces i gjatė/Shoqata e ushtrisė gjermane pėrmend ndjenjat e turpit tė gabuar si shpjegim pėr faktin qė shumė pak ushtarė tė prekur kėrkojnė ndihmė profesionale. Pėr kėtė arsye ministri i Mbrojtjes, Franz Josef Jung (CDU) thekson se duhet nxitur destigmatizimi i sindromės. Pėr zhvillimin e mėtejshėm tė mundėsive tė pėrkujdesjes ai po angazhohet pėr ndėrtimin e njė qendre kompetence dhe kėrkimi. Shpesh pėrballimi i ērregullimit posttraumatik ėshtė njė proces i gjatė dhe kėrkon njė trajtim profesional psikik. Po aq vendimtare ėshtė kėtu mbėshtetja nė rrethin privat pėr t'u rikthyer nė planin afatgjatė nė jetėn, qė personi i prekur bėnte pėrpara ngjarjes traumatike.
Dojēe Vele
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34496
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi