ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Seri aktivitetesh nė Tiranė me rastin e 18 vjetorit tė rėnies sė komunizmit

Shko poshtė

19022009

Mesazh 

Seri aktivitetesh nė Tiranė me rastin e 18 vjetorit tė rėnies sė komunizmit Empty Seri aktivitetesh nė Tiranė me rastin e 18 vjetorit tė rėnies sė komunizmit




Seri aktivitetesh nė Tiranė me rastin e 18 vjetorit tė rėnies sė komunizmit 545981991Rėnia e simboleve tė komunizimit nė Shqipėri, nė 20 shkurt tė vitit 1991, do tė pėrkujtohet nė Tiranė me njė sėrė aktivitetesh, mes tė cilave edhe njė ekspozitė qė rikthen nė vėmendjen e vizitorėve njė pjesė tė vogėl tė krimeve tė regjimit komunist. “Ekspozita do tė hapet mesditėn e sė premtes nė mjediset e Muzeut Historik Kombėtar, nėn kujdesin e Kryeministrit Sali Berisha. Ajo do tė pėrmbajė materiale qė do tė ekspozohen pėr here tė parė”, tha zv/ministri i Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Ekrem Spahiu, duke shtuar se kjo ekspozitė ēelet nė nderim tė viktimave tė sistemit diktatorial. Sipas tij, ka mė shumė se njė muaj qė nė MTKRS janė ngritur grupe pune, ku marrin pjesė drejtues tė ministrisė dhe tė institucioneve vartėse, si Muzeut Historik Kombėtar, Galerisė Kombėtare tė Arteve, Arkivit Qendror tė Filmit, Komitetit tė Kulteve, etj. Kėto grupe kanė realizuar njė bashkėpunim tė frytshėm me Institutin e Historisė, Institutin e ish-tė Pėrndjekurve Politikė, Arkivin e Shtetit, Agjencinė Telegrafike Shqiptare, Arkivin e Ministrisė sė Brendshme, Arkivin e RTSH dhe tashmė gjithēka ėshtė gati.

Pėrzgjedhja e datės 20 shkurt pėr ēeljen e kėsaj ekspozite nuk ėshtė bėrė nė mėnyrė tė rastėsishme, sepse pikėrisht nė kėtė datė, 18 vjet mė parė, qytetarėt e Tiranės rrėzuan monumentin e diktatorit Enver Hoxha dhe shėnuan njė pikė kthese nė zhvillimin e proceseve demokratike. Platforma e hollit tė ekspozitės do tė jetė nė ngjyrėn e zezė, qė simbolizon diktaturėn komuniste dhe ndriēohet prej dritės sė stendave ku janė vendosur foto dhe dokumente qė dėshmojnė pėr pėrndjekjet e shumta, gjyqet e manipuluara, ekzekutimet barbare dhe vuajtjet e pafundme tė ish-tė burgosurve dhe tė pėrndjekurve politikė. Shumica e materialeve ekspozohen pėr herė tė parė. Gjithashtu, pėr herė tė parė afishohen foto tė vrasjeve qė organet e diktaturės kryen ndaj shtetasve shqiptarė nė kufirin e Shqipėrisė gjatė viteve 1988-1990, kur edhe kishte ndryshuar kodi penal pėr kalimin e kufirit. Nė monitorėt e vendosur do tė shfaqen nė mėnyrė tė vazhdueshme materiale filmike, fotografike, vendime dhe dokumente tė ndryshme qė dėshmojnė krimet e regjimit komunist nė Shqipėri. “Ndonėse kjo ekspozitė rikthen nė vėmendjen e vizitorėve njė pjesė fare tė vogėl tė krimeve qė regjimi komunist kreu nė Shqipėri, ajo do tė sjellė njė kontribut tė rėndėsishėm pėr rehabilitimin dhe integrimin real tė ish-tė burgosurve dhe tė pėrndjekurve politikė si njė nga prioritetet e kėsaj maxhorance qeverisėse”, vlerėson zv/ministri Spahiu.

Nė kujtim tė ditės sė rėnies sė miteve tė komunizimit nė Tiranė do tė organizohen dhe njė sėrė aktivitetesh tė tjera. Veēohet dekorimi nga Presidenti i Republikės i 14 protagonistėve tė rrėzimit tė simboleve komuniste nė 20 shkurt ’91 dhe njė aktivitet nė kuadėr tė 18 vjetorit tė grevės sė urisė tė mbi 700 studentėve e pedagogėve tė universiteve tė vendit, njė ditė qė cilėsohet si triumfi i lirisė.

Gazeta 55
avatar
neni 55

Numri i postimeve : 575
Reputation : 1
Points : 29378
Registration date : 16/04/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Seri aktivitetesh nė Tiranė me rastin e 18 vjetorit tė rėnies sė komunizmit :: Komentet

shqiptari

Mesazh Fri Feb 20, 2009 12:20 am nga shqiptari

neser me duket se te perndjekurit do te bejne protesta

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

lidabica

Mesazh Fri Feb 20, 2009 11:09 am nga lidabica

shume mire do te bejne te perndjekurit ......edhe une do t'i bashkohem protestes se tyre ,se na kane lene me te vertete pas dore.....

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Anonymous

Mesazh Fri Feb 20, 2009 11:44 am nga blu

Shikoni gazeten e Edvinit Zeri i popullit asnje fjale per pervjetorin e renies te diktatorit.Sic duket e ka te veshtire te ndahet nga ati i tij shpirteror.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

interesanti

Mesazh Fri Feb 20, 2009 12:43 pm nga interesanti

bashkimi ben fuqine

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptari

Mesazh Fri Feb 20, 2009 4:16 pm nga shqiptari

eshte interesant fakti se si perveē fotove te mesiperme ne internet nuk mund te gjesh asnje foto tjeter qe te kete fiksuar kete ngjarje.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Sat Feb 21, 2009 12:47 am nga klajdi vlore

Keto lloj aktivitetesh behen me qellim fushate,po te ishte se sales i dhimbsen me te vertet te perndjekurit pse nuk i ka demshperblyer apo i perdor tani per fushate,mjer ata qe presin nga ai, i cili ne ate kohe i denoj per vete te perndjekurit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptari

Mesazh Sat Feb 21, 2009 1:04 am nga shqiptari

te gjitha behen me qellim fushate edhe ato te rame damllase per qellime fushate behen
pale na kishte dale me nje teori te re Te ndertojm fshatin kapitalist
nji her e nji koh baba i kti koqes thote Ta bojm fshatin si qyteti
i kolektivizoi lopet me gjith pula
ky mduket se ka nermen me kte teorine e re Koprativat kapiatliste me kolektivizu tu fillu ke katunaret e tu maru ke zoqt e pulave

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi