ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Takimi i Treshes evropiane me Shqipėrinė

Shko poshtė

24022009

Mesazh 

Takimi i Treshes evropiane me Shqipėrinė Empty Takimi i Treshes evropiane me Shqipėrinė




Takimi i Treshes evropiane me Shqipėrinė 20061011160947fier_auditorium_basha203
Ministri shqiptar i Punėve tė Jashtme, Lulzim Basha, ka rikonfirmuar vendosmėrinė e qeverisė qė zgjedhjet e qershorit tė jenė konform standardeve ndėrkombėtare.
Zoti Basha kėto komente i bėri duke folur pėr BBC- nė nga Brukseli para takimit tė Treshes sė Bashkimit Evropian dhe Shqipėrisė qė ka pėr qėllim vlerėsimin e pėrafrimit tė vendit me BE-nė.

I pyetur nga gazetari Seladin Xhezairi se pėrse Tirana zyrtare zvarrit tė bėj kėrkesėn zyrtare pėr vend - kandidat pėr nė BE, ministri Basha tha:

Ministri Basha: Ka dy gjėra. Sė pari, nuk ka zvarritje tė hedhjes sė hapit tjetėr. Ēdo interpretim i tilllė ėshtė jo objektiv. Shqipėria ka ecur me ritmin e saj, e ndėrgjegjshme pėr nevojėn e zbatimit tė reformave. Veēanėrisht tre apo katėr vite mė pėrpara kur me tė vėrtetė progres-raportet pėr Shqipėrinė nuk ishin me nota pozitive. Ndėrkohė, janė bėrė hapa shumė tė mėdhenj pėrpara. Ėshtė shėnuar njė zhvillim i reformave tė guximshme dhe ėshtė bėrė njė pėrparim i qartė, i shpejtė dhe i qėndrueshėm. Bazuar mbi kėto arritje dhe mbi njohjen e kėtyre arritjeve nga Bashkimi Evropian, ne jemi sot nė hap tė hedhjes sė hapit tjetėr. Pra, ēdo pretendim se ne po e zvarrisim, apo kemi ndėrmend ta vonojmė kėtė hap, ėshtė i pavėrtetė.

BBC: Ka pasur spekulime tė ndryshme, ndaj po ju pyes zoti Basha, a ėshtė kėshilluar pala shqiptare qė kėrkesėn ta bėj pėrpara ose pas zgjedhjeve tė qershorit?
Ministri Basha: Padyshim qė zgjedhjet parlamentare tė 28 qershorit kanė njė rėndėsi tė veēantė edhe nė marrėdhėniet tona me Bashkimin Evropian. Hapat qė ka ndėrmarrė maxhoranca, qeveria shqiptare, por dhe hapat e ndėrmarrė nga gjithė klasa politike shqiptare, siē ishte reforma elektorale, janė shenja shumė tė mira se zgjedhjet e ardhshme parlamentare do tė mund tė zhvillohen nėn kushtet e normalitetit tė plotė, tė garantojnė kėshtu lirinė dhe drejtėsinė e tyre. Kėto janė, padyshim, ēėshtje qė unė kam diskutuar edhe tė hėnėn me zotin Olli Rehn, do tė vazhdojė t'i diskutojė edhe sot (e martė) me Trojkėn evropiane. Janė ēėshtje tė cilat Bashkimi Evropian dhe Shqipėria i diskutojnė nė nivele tė ndryshme tė partneritetit, por nuk kanė lidhje tė drejtpėrdrejtė me atė trajektore qė Shqipėria ka pėrshkuar veēanėrisht nė vitetet e fundit dhe qė ēon natyrshėm drejtė ambicies pėr tė hedhur hapin tjetėr, atė tė aplikimit pėr anėtarėsim nė BE.

BBC: Zoti Basha, me gjithė zotimet e qeverisė suaj se zgjedhjet ardhshme do tė jenė tė lira e tė ndershme, konform standardeve ndėrkombėtare, opozita e majtė nė Tiranė ka shprehur shqetėsimin e vet pėr pamjaftueshmėrinė e pėrpjekjeve tė qeverisė pėr mbarėvajtjen e tyre. Ēfarė mund tė thoni?
Ministri Basha: Retorika paraelektorale, konkrete apo abstrakte, ėshtė pjesė e zgjedhjeve, jo vetėm nė Shqipėri, jo vetėm nė Ballkan, por kudo nė botė. Megjithatė, duket qartė se pėrpjekjet e maxhorancės, tė qeverisė shqiptare, pėr tė bėrė tė mundėr qė aspektet kryesore qė kanė ēaluar nė zgjedhjet e kaluar, siē ėshtė regjistri i votuesve apo pajisja e tyre me dokumente pėrkatėse tė identifikimit, qofshin kėto pasaporta apo letėrnjoftimet elektronike tė sapoprodhuara me njė cilėsi superiore evropiane, kanė ecur dhe do tė vazhdojnė tė ecin pėrpara. Dhe, tė paktėn nga ky aspekt mendoj se zgjedhjet e ardhshme do tė kryhen nė kushtet e njė infrastrukture dhe tė standardeve evropiane.

BBC: Dhe, zoti ministėr, prisni qė nė takimin me Treshen evropiane tė hapet edhe ēėshtja e ligjit tė debatueshėm pėr pastėrtinė e figurave?
Ministri Basha: Kjė ėshtė njė ēėshtje qė ėshtė diskutuar mjaft. Siē dihet tashmė ka pasur zhvillime. Ne e dimė qėndrimin e Komisionit Evropian, e dimė edhe qėndrimin e njė numri tė tjerė tė pėrfaqėsuesve tė Bashkimit Evropian. ashtu siē dihet edhe qėndrimi ynė i cili u vėrtetua katėrcipėrisht edhe pas vendimit tė Gjykatės Kushtetuese. Qeveria shqiptare mbetet e vendosur tė respektojė plotėsisht shtetin ligjor dhe rendin kushtetues. Nė fakt ėshtė njė mbrojtėse e vendosur e kėsaj, por nė tė njėjtėn kohė ne kemi bėrė tė ditur se ky ligj ėshtė i domosdoshėm dhe procesi pėr ecjen pėrpara nė kėtė drejtim nuk mund tė ndalet.

BBC
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37475
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Takimi i Treshes evropiane me Shqipėrinė :: Komentet

emigranti

Mesazh Tue Feb 24, 2009 7:36 pm nga emigranti

Keto tre vjet shqipria ka bere hapa perpara ne drejtim te integrimit te saj ne strukturat nderkombetare per kete qeveria meriton pergezime.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi