ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha: Rama, nje kryetar pa buxhet

Shko poshtė

01032009

Mesazh 

Berisha: Rama, nje kryetar pa buxhet Empty Berisha: Rama, nje kryetar pa buxhet




Berisha: Rama, nje kryetar pa buxhet



Mė votoni, qė t‘ju rris rrogat e pensionet! Kthimi majtas ėshtė kthim prapa. Me kėto slogane u ėshtė drejtuar dje Kryeministri Sali Berisha simpatizantėve tė mazhorancės nė Rrogozhinė. Edhe kėtė fundjavė kreu i ekzekutivit vijoi turin elektoral, duke pėruruar fillimin e punimeve nė njė aks tė rėndėsishėm rrugor kombėtar, si dhe duke premtuar se gjatė mandatit tė dytė shumė reforma rrėnjėsore do tė ndėrmerren nė sektorė tė rėndėsishėm tė zhvillimit nė vend. Berisha gjatė fjalės sė tij premtoi sistemin mė modern rrugor nė rajon dhe njėkohėsisht sistemin shėndetėsor mė human dhe mė kompetent nė rajon, teksa i ka kujtoi liderit tė opozitės se i kanė mbetur veē 132 ditė pėr t‘u bėrė kryetari i partisė sė bashkisė. “Njė kryetar pa buxhet”, e cilėsoi ai rivalin politik, duke thėnė se zgjedhjet do t‘i heqin petkun e kryetarit tė opozitės dhe do e lėnė vetėm nė pozicionin e Kryebashkiakut tė Tiranės, ku gjithsesi do e ketė tė vėshtirė, “sepse buxhetin s‘po e kalon dot, sepse qytetarėt duan buxhet pėr qytetarėt, jo pėr kryetarin e bashkisė”. Ditėn e djeshme u pėrurua fillimi i punimeve pėr zgjerimin me katėr korsi tė rrugės Plepa-Rrogozhinė, njė nga segmentet mė tė rėndėsishme tė autostradės kryesore tė vendit, po dhe njėkohėsisht shumė problematike, qė do tė lidhė Veriun me Jugun. Berisha u shpreh se qeveria e tij ėshtė e vendosur t‘u japė shqiptarėve rrjetin rrugor mė modern nė tė gjithė rajonin, duke u ndalur konkretisht nė segmentet ku do tė investohet gjatė kėtij viti elektoral, po dhe gjatė periudhės nė vazhdim, duke shfaqur besim se partia e tij do tė sigurojė dhe njė tjetėr fitore nė zgjedhjet e qershorit. “Jemi tė vendosur qė nė mandatin e dytė tė asfaltojmė e sistemojmė mijėra km rrugė rurale. Zhvillimi i qėndrueshėm rural, ndėrtimi i rrugėve, ujėsjellėsve, kanalizimeve e shkollave moderne mbetet pėrparėsia jonė mė madhore”, nėnvizoi kreu i ekzekutivit nė Durrės. Duke u ndalur nė mandatin e ardhshėm, Berisha tha se do tė pėrqendrohet tėrėsisht nė njė reformė tė thellė shėndetėsore, e cila ka nisur kėtė vit. Premtimi ka tingėlluar i pėrsėritur, megjithatė ai theksoi se reforma e shėndetėsisė ėshtė reforma mė e vėshtirė pėr ēdo vend. Rritja e pagave tė infermierėve nga muaji maj dhe ofrimi i shėrbimeve mė tė mira, mė moderne pėr qytetarėt, kanė qenė premtimet e radhės, ashtu siē u premtua se dhe mandati i dytė do tė jetė i pėrqendruar te rrogat dhe pensionet: “Ju garantoj se pėr sa kohė tė mbetem nė qeveri dhe tė mė votoni, nuk do tė kem qėllim mė tė madh se rritjen e rrogave dhe pensioneve tė shqiptarėve”, nėnvizoi Berisha. Pėr tė siguruar njė pėrballje tė egėr me korrupsionin, Berisha premtoi akordimin e mė shumė fondeve nė kėtė drejtim, ndėrsa theksoi ndryshimin e shpejtė tė vendit nė krahasim me shtetet e tjera. Nė vijim tė fjalės sė tij, Kryeministri shpalli nė Durrės disa nga pėrparėsitė e qeverisė sė tij pėr mandatin e ardhshėm, kurse tė tjerat, siē ai tha, janė nė pėrpunim. Duke u ndalur nė cilėsinė e investimeve tė bėra gjatė 8 viteve tė qeverisjes socialiste, Berisha ftoi tė vlerėsohet superstrada e arnuar Vorė-Durrės, pagat e arsimtarėve nė 2005-ėn, tė pensionistėve dhe gjendja e shkollave deri nė atė vit. Pėr asnjė moment Berisha nuk la tė kuptohet se si menaxher qeverisės i kėtij vendi ka marrė nė konsideratė dhe indeksin e ēmimeve, nivelin e papunėsisė dhe njė sėrė problemesh qė kanė ndikuar ndjeshėm nė nivelin e jetesės sė qytetarėve shqiptarė.

Burimi: Gazeta Shqip
avatar
ilda

Numri i postimeve : 3423
Reputation : 16
Points : 28827
Registration date : 19/09/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi