ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bashkia grabit firmat e autobuzėve

Shko poshtė

01022008

Mesazh 

Bashkia grabit firmat e autobuzėve Empty Bashkia grabit firmat e autobuzėve




Bashkia grabit firmat e autobuzėve



Bashkia grabit firmat e autobuzėve Bashkia_e_tiranesAshtu si dy apo tre muajt paraardhės, biletat e pajtimit mujor apo siē njihen gjerėsisht abonetė, dolėn dhe u mbaruan brenda ditės. Abonetė e tė gjitha kategorive pėr muajin shkurt, nisėn shpėrndarjen dy ditė mė parė, tė karakterizuara nga radhė tė gjata dhe njerėz qė vetėm shtynin, sikur nga abonetė do tė mbaronin nga momenti nė moment. Por mesa duket paskan patur tė drejtė edhe qytetarėt qė iu shtrėnguan radhės qė ditėn e parė, me qėllim qė tė mos mbesnin “me gisht nė gojė” ditėn e nesėrme. Ditėn e djeshme, vetėm njė ditė pas nisjes sė shpėrndarjes sė aboneve, nė asnjė nga dispeēeritė e kryeqytetit nuk mund tė gjeje njė abone tė pėrgjithshme,pėr tė mos folur pėr atė tė studentit, e cila pranohet edhe nga vetė punonjėsit e dispeēerive qė abone tė tilla nuk i kanė parė prej muajsh nė sportelet e tyre. Kėshtu, dje, qytetarėt prisnin mė kot pranė dispeēerive, me shpresėn se punonjėsit do tė furnizoheshin sėrish me abone tė pėrgjithshme, e cila shihet si mė e leverdisshme nga njė pjesė e mirė e qytetarėve qė janė tė detyruar tė udhėtojnė me autobusėt urbanė.
Vjedhja e subvencionimit, shkak pėr krizėn
Kriza e qė ka pėrfshirė prej disa muajsh kryeqytetin pėrsa i pėrket shpėrndarjes sė aboneve, duket se do tė vazhdojė tė jetė prezentė mes qytetarėve, derisa linjat e transportit urban tė pėrfitojnė subvencionimin qė u takon me ligj qeverie, por qė u mohohet nga pushteti vendor. Sekretari i Shoqatės Kombėtare tė Transportit Qytetas, Kujtim Hyka, pohoi pėr gazetėn “SOT” se problemi kryesor pėrsa i pėrket kėtij shėrbimi, i cili cilėsohet edhe si i veēantė, ka tė bėjė me shkeljen e ligjit qė bėhet haptazi ndaj shoqėrive tė transportit urban. “Qeveria kalon nė bashki, njė grant tė posaēėm pėr subvencionimin e transportit urban. Por ky grant nuk ėshtė pėrfituar asnjėherė nga shoqėritė e transportit, edhe pse bėhet fjalė pėr njė “ngėrē” tė mbartur prej vitesh”,- shprehet Hyka. Ndėrkaq, konflikti duket se e ka zanafillėn qė nė licencimin e shoqėrive tė transportit. Sipas vendimit tė Kėshillit tė Ministrave nr. 45. datė 22.1.2004, “ Pėr Ndryshimin e Tarifave tė Transportit Qytetas tė Udhėtarėve”, bashkitė, nė varėsi tė masės dhe tė mėnyrės sė subvencionimit, pėrcaktojnė numrin dhe mėnyrėn e shpėrndarjes sė biletave tė pajtimit mujor, ose aboneve. Nė kontratėn qė shoqėritė e linjave lidhin me bashkinė, pėr ligjėrimin e kėtij aktiviteti apo shėrbimi, nė pikėn 11 tė saj thuhet “Kontraktori merr pėrsipėr tė kryejė shėrbimi e transportit pa kėrkuar subvencionim”. Gjithkush do ta vinte re mjaft qartė se kjo pikė bie nė kundėrshtim me vendimin e Kėshillit tė Ministrave i cili pėrcakton bashkinė pėr ndarjen e subvencionimit. Kėtė “kontradiktė”, Hyka e cilėson si njė presion qė u bėhet shoqėrive tė transportit urban, nga ana tjetėr edhe njė shkatėrrim pėr kėtė tė fundit.
Kategoritė qė subvencionohen
Subvencionimi i shoqėrive tė transportit urban ka tė bėjė me njė pėrqindje qė u detyrohet shteti pėr llogari tė kategorive tė udhėtarėve qė sipas ligjit pėrfitojnė udhėtim falas, si dhe pėrqindja qė duhet tė “vilet” nė biletat e pajtimit mujor, ose abonetė. Subvencionimi ėshtė njė e drejtė qė kėtyre shoqėrive u takon me ligj qė prej vitit 2004, por qė gjatė gjithė kėsaj kohe nuk e kanė pėrfituar njė tė tillė, edhe pse ata e kanė kryer kėtė shėrbim si dha kanė shitur abonetė, pavarėsisht numrit tė tyre tė ulėt, krahasuar me kėrkesėn e lartė tė qytetarėve. Pėrsai pėrket heshtjes sė SHKQT-sė lidhur me ngritjen e ēmimit tė biletės apo mosshitjen e aboneve, Hyka pohoi se kjo “heshtje”, ka tė bėjė me mbėrritjen e njė projektvendimi tė realizuar nga Ministria e Transporteve dhe ajo e Financave mė 6 dhjetor tė vitit 2007, sipas tė cilit angazhohen edhe njė sėrė dikasteresh tė tjera pėr bashkėpunim nė subvencionimin e shoqėrive tė transportit. SHKQT ėhstė nė pritje tė kalimit nė vendim, tė kėtij projektvendimi, i cili mes tė tjerash i delegon edhe njė sėrė kompetencash tė tjera pushtetit vendor.
emigranti
emigranti

Numri i postimeve : 878
Reputation : 5
Points : 30468
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi