ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kėrkesa brenda presidencės ēeke

Shko poshtė

03032009

Mesazh 

Kėrkesa brenda presidencės ēeke Empty Kėrkesa brenda presidencės ēeke




Kryeministri Sali Berisha konfirmon paraqitjen e kėrkesės pėr statusin e vendit kandidat

“Se mund tė shtyhet pak, sa tė thahet uji, normale. Ne miqtė i mirėkuptojmė, por do ta paraqesim aplikimin”

Tirana zyrtare do tė paraqesė deri nė muajin qershor tė kėtij viti kėrkesėn pėr statusin e vendit kandidat nė Bashkimin Evropian. Pavarėsisht kėrkesės pėr tė treguar durim nė ndėrmarrjen e kėtij hapi politik tė bėrė publik nga zyrtarėt e Republikės Ēeke, e cila ka kryesimin e radhės sė BE-sė, Kryeministri Sali Berisha ka bėrė tė qartė dje paraqitjen e kėrkesės. “Shqipėria tani i ka tė gjitha rrugėt e hapura qė brenda presidencės ēeke tė paraqesė kėrkesėn pėr statusin e kandidatit. Se mund tė shtyhet pak, sa tė thahet uji, normale. Ne miqtė i mirėkuptojmė, por brenda presidencės ēeke do ta paraqesim aplikimin. Dhe e meritojmė plotėsisht, pėr faktin se pėrfundoi tėrėsisht Marrėveshja, edhe raporti i Komisionit Evropian ėshtė i tillė qė hap dritėn jeshile tėrėsisht pėr Shqipėrinė”, - ka deklaruar kreu i qeverisė gjatė mbledhjes sė grupit parlamentar tė Partisė Demokratike. Sipas tij, paraqitja e kėrkesės pėrbėn njė hap jashtėzakonisht tė madh nė drejtim tė realizimit tė projektit tjetėr madhor tė kombit pėr kėtė shekull: anėtarėsimin e vendit nė BE. Duke folur para ligjvėnėsve demokratė, Kryeministri Berisha theksoi se muaji prill do tė shėnohet nė historinė e kombit dhe tė vendit si muaji mė historik pas nėntorit, pasi hyn nė fuqi Marrėveshja e Stabilizim-Asocimit mes vendit tonė dhe BE-sė. “MSA-ja nė fuqi parakupton njė marrėdhėnie ligjore e tė gjithanshme tė njė niveli tė ri me BE-nė, por ėshtė njė rast pėr tė shprehur mirėnjohjen dhe falėnderimet 27 vendeve anėtare tė kėtij bashkimi, qė nė njė kohė rekord ratifikuan kėtė marrėveshje pėr 27 qeveritė dhe 27 parlamentet e kėtyre vendeve, forcat e tyre politike nė Parlament, ku shprehėn me nota pozitive vlerėsimet mė tė mėdha pėr reformat dhe suksesin e reformave tė kėsaj qeverie dhe e votuan kėtė marrėveshje nė unison tė plotė”, - deklaroi ai. Sipas tij, kjo pėrkon me samitin e NATO-s, qė do tė mbahet nė Strasburg, ku Shqipėria do tė anėtarėsohet me tė drejta tė plota nė kėtė aleancė. Pėr shefin e ekzekutivit me hyrjen nė fuqi tė MSA-sė Shqipėria ėshtė njė vend i asociuar, i cili do tė veprojė tėrėsisht dhe detyrimisht mbi bazėn e kėsaj kontrate. Pėr Berishėn gjatė presidencės ēeke pėr shkak tė hyrjes nė fuqi tė MSA-sė krijohet dhe mblidhet Kėshilli i Stabilizim-Asocimit me Shqipėrinė, i cili do tė monitorojė respektimin dhe konsolidimin e tė gjitha detyrimeve qė rrjedhin nga kjo marrėveshje pėr vendin tonė, kėshill qė do tė ketė degėza nė tė gjitha institucionet e vendit. Kryeministri tha se vendit iu desh tė humbė tetė vjet qė procesi tė dilte nga vendnumėrimi i tij, pasi periudha qershor 2006–prill 2009 ėshtė kompletimi mė i suksesshėm i kėtij procesi dhe kėtė e bėn tė mundur para sė gjithash shembja e murit tė krimit tė organizuar nė Shqipėri dhe shndėrrimi i Shqipėrisė nė njė vend ndėr mė tė sigurtėt nė Evropė. Kryeministri Berisha deklaroi se njė gjė tė tillė e kanė bėrė tė mundur politikat e shkėlqyera tė ndjekura nga qeveria. Duke mos iu shmangur situatės financiaro-ekonomike nė tė gjitha botėn, kreu i qeverisė hodhi poshtė ato qė ai i cilėsoi sirenat e pikėllimit qė dėgjohen nga disa eksponentė tė opozitės se vendi ėshtė nė krizė. “Shqipėria mund tė ketė pasoja dytėsore, por unė ju garantoj se shumė shpejt Shqipėria do tė rinjohė njė dimension tė madh tjetėr tė investimeve”, - deklaroi Kryeministri Berisha.

Presidenti Bamir Topi

Kreu i shtetit Bamir Topi ka mbėshtetur paraqitjen e kėrkesės pėr statusin e vendit kandidat nė Bashkimin Evropian. “Ne tė gjithė jemi tė interesuar qė tė bėjmė aplikimin pėr nė BE. Jam i bindur se ėshtė ēasti i artė qė Shqipėria ta bėjė kėtė aplikim pėr nė BE, sepse kjo ėshtė ėndrra qė pritet tė realizohet nga tė gjithė shqiptarėt. Fakti qė ne pas njė muaji jemi anėtarė me tė drejta tė plota nė NATO ėshtė njė shkallė shumė e rėndėsishme dhe e sigurt drejt integrimit nė BE. Gjėrat shkojnė nė mėnyrė shumė tė sinkronizuar, pjesa mė e madhe e vendeve tė BE-sė janė njėkohėsisht edhe vende tė NATO-s dhe na kanė dhėnė mbėshtetje tė vazhdueshme. Ėshtė kjo mbėshtetje qė na bėn ne optimistė”, - tha kreu i shtetit.

Qėndrimi i Ēekisė

Ministri i Punėve tė Jashtme tė Republikės sė Ēekisė, vend i cili mban presidencėn e radhės sė Bashkimit Evropian, Karel Schėarzenberg, pėrmes njė metafore ka kėrkuar qė Shqipėria tė tregohet e duruar nė paraqitjen e kėrkesės pėr statusin e vendit kandidat. “Po tė mė ftonit nė apartamentin tuaj, unė do tė vija e do ti bija ziles nė ēastin kur ėshtė prishur rubineti i ujit dhe apartamenti ėshtė zhytur nė ujė, ju ndoshta nuk do tė jeni shumė mikpritės. E tillė ėshtė edhe situata aktuale nė Bashkimin Evropian. Kriza ekonomike e BE-sė ėshtė si apartament i zhytur nė ujė”, - ka deklaruar ministri ēek gjatė takimit tė fundit qė pati me homologun e tij shqiptar nė Bruksel, ministrin e Jashtėm shqiptar Lulzim Basha
ERGYS GJENēAJ
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37535
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Kėrkesa brenda presidencės ēeke :: Komentet

shqiptari

Mesazh Tue Mar 03, 2009 6:18 pm nga shqiptari

kjo eshte nje proēedure formale qe nuk ka pse te diskutohet kaq shum

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi