ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PD si PS, lista e kandidateve, 10 dite para fushates

Shko poshtė

05032009

Mesazh 

PD si PS, lista e kandidateve, 10 dite para fushates Empty PD si PS, lista e kandidateve, 10 dite para fushates




Fatjona Mejdini
Partia Demokratike pritet te publikoje vetem ne mesin e muajit maj, kandidaturat e saj per deputete, ne kuader te zgjedhjeve te ardhshme parlamentare. Burime prane partise me te madhe te mazhorances, deklarojne per gazeten se publikimi vetem pak dite perpara nisjes se fushates zgjedhore eshte strategjia qe ka vendosur te ndjeke PD, ne lidhje me publikimin e emrave te kandidateve per deputete ne listen shumeemerore. Sipas po ketij burimi, mesohet se nje ide e tille per shtyrjen ne limitet e fundit ligjore te berjes publike te listes se kandidaturave per deputete, nuk eshte vetem fenomen shqiptar, por eshte nje praktike e njohur nga te gjitha partite e djathta, por dhe te majta ne Evrope. Por duket se kjo strategji perkon edhe me ate te partise me te madhe te opozites, Partise Socialiste, kreu i te ciles eshte shprehur disa here se listat me kandidaturat per deputete do te publikohen vetem pak dite perpara fillimit te fushates zgjedhore. Ne menyre te perseritur, ne mbledhjet e mbyllura te grupit parlamentar, kreu i Partise Socialiste, Edi Rama ka deklaruar se publikimi i kandidaturave per deputete nuk mund te behet i parakohshem. Ne kete menyre te dyja partite e medha duket se do te jene ne te njejten gjatesi vale, per sa i perket kohes kur do te nxjerrin emrat e kandidaturave te tyre per deputet. Kjo edhe per faktin se cdo njera nga partite e medha, per efekt taktike zgjedhore, nuk do te pranonte te bente publik emrat, duke pritur qe partia kundershtare ta ndermarre kete hap. Nisur nga kjo, mesi i muajit maj do te jete koha me e pershtatshme per nxjerrjen e kandidaturave zyrtare per deputete, ndonese pergatitjet organizative te partive per keto zgjedhje kane nisur qe tani. Nje strategji te kundert po luajne partite e vogla parlamentare ne te dyja krahet e politikes. Keshtu aleatet me te ngushte te Partise Demokratike, republikanet ne fundin e kesaj jave nxjerrin ne menyre perfundimtare edhe listen e kandidaturave te tyre per deputet. Pas mbledhje se kryesise se PR-se qe do te zhvillohet ne fund te javes, te gjitha kandidaturat e PR-se ne te gjitha qarqet do te behen publike. Po keshtu ne te njejten rruge po ecen edhe Levizja Socialiste per Integrim, e cila ka prezantuar kandidaturat ne qytetet kryesore ku pretendon te marre deputete, ndersa ne ditet ne vazhdim do te nxjerre kandidaturat per deputete ne te gjitha qarqet e vendit. Ne kete menyre duket se partite e vogla te majta dhe te djathta, po japin nje shembull me te mire transparence sesa partite kryesore ne vend, per sa i perket berjes publike te kandidaturave per deputete, per zgjedhjet e ardhshme elektorale qe do te mbahen ne 28 qershor te ketij viti. Kete vit per here te pare, ne vend do te perdoret sistemi zgjedhor proporcional-rajonal, ndryshe nga sistemi i meparshem elektoral i cili ishte nje sistem zgjedhor miks, ku 100 deputete zgjidheshin ne menyre mazhoritare dhe 40 te tjere sipas menyres proporcionale.

28 Qershori Eshte caktuar edhe si data ne te cilen do te mbahen zgjedhjet e reja parlamentare. Ne keto zgjedhje partite do te kandidojne si pjese e koalicioneve te perbera, ne nje sistem proporcional rajonal, ndryshe nga sistemi miks, i zgjedhjeve te kaluara.

28 Maj Eshte data ne te cilen do te nise fushata elektorale. Dy partite e medha ne vend, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste do te bejne publike kandidaturat e tyre, vetem pak dite perpara se te nis fushata, nje ide per te shmangur pakenaqesite.

Proporcionali

Duke qene se sistemi aktual zgjedhor eshte nje proporcional rajonal deputetet nuk do te kene mundesi te kene nje zone te caktuar elektorale. Ne kete menyre, do te jene ne listat proporcionale rajonale, ku lideret e partive do te kene me shume akses perzgjedhjeje.
koha jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34526
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi