ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lorik Cana, gati per sfiden me Hungarine

Shko poshtė

15032009

Mesazh 

Lorik Cana, gati per sfiden me Hungarine Empty Lorik Cana, gati per sfiden me Hungarine




Lorik Cana, gati per sfiden me Hungarine


Lorik Cana do tė jetė plotėsisht i gatshėm pėr t‘i shėrbyer Kombėtares shqiptare mė 28 mars, nė sfidėn me Hungarinė. Mesfushori kuqezi ėshtė rikuperuar nga dėmtimi nė gju dhe pritet tė jetė njė prej lojtarėve kyē nė takimin qė do tė luhet nė stadiumin “Qemal Stafa”. Pas ndeshjes nė Kupėn UEFA kundėr Ajaksit, u krijua pėrshtypja se 25-vjeēari kishte sėrish probleme fizike, edhe sepse ai u aktivizua vetėm 45 minuta nė fitoren 2-1 tė Olimpikut tė Marsejės. Nė Francė spekulonin se lojtari ishte dėmtuar sėrish, madje se rrezikonte edhe supersfidėn e sė dielės, ku skuadra e Erik Gerets luan me PSG-nė. Megjithatė, Cana ka hedhur poshtė ēdo dyshim, duke deklaruar se aktivizimi vetėm pėr njė pjesė loje ishte i llogaritur. “Nuk jam dėmtuar, por sė bashku me stafin teknik preferuam tė mos rrezikonim, pasi ishim duke fituar. Jam ende nė fazė rikuperimi dhe ndihesha pak i lodhur, sepse nuk ėshtė e thjeshtė tė luash njė ndeshje nė tre ditė pas dėmtimit”, ishin fjalėt e zv/kapitenit kuqezi. “Duke parė rrjedhėn e lojės kundėr holandezėve, vlerėsuam se nuk i nevojitesha mė skuadrės. Pėr mė tepėr qė nuk duhej tė mbingarkohesha, pasi tė dielėn kemi njė sfidė shumė tė rėndėsishme, siē ėshtė ajo me PSG-nė”. Edhe pse luajti pak, prezenca e Canės e ndihmoi Marsejėn. Ai nuk u tėrhoq as nga dyluftimet e forta, ku pas njė ndėrhyrjeje tė paqėllimshme me bėrryl, dėmtoi suedezin Rasmus Lindgren. Pėr ndeshjen me Ajaksin, mesfushori shtoi: “Pėr fat tė keq mund ta kishim mbyllur ēėshtjen e kualifikimit qė prej ndeshjes sė parė. Kaluam nė avantazh 2-0 dhe papritur pėsuam gol. Mė tej, kundėrshtarėt luajtėn pėr pothuajse njė pjesė loje nė inferioritet numerik, por nuk arritėm tė pėrfitonim as prej kėsaj. Fitorja ka vlerat e saj edhe sepse holandezėt janė njė skuadėr e rrezikshme. Kualifikimi pėr nė turin tjetėr tė UEFA-s ėshtė nė duart tona dhe duhet tė pėrdorim tė gjithė eksperiencėn qė kemi akumuluar. Gjithsesi, ky rezultat na shėrbeu pėr moral nė prag tė ndeshjes nė Paris”. Konfirmimi i gjendjes sė mirė tė Canės, ėshtė njė lajm i mirė pėr trajnerin Ari Han, kur mungojnė vetėm dy javė nga pėrballja me skuadrėn e vetme qė i ka shkaktuar Kombėtares humbje deri nė kėtė fazė tė eliminatoreve tė Botėrorit 2010. Prezenca e tij nė mesin e fushės ėshtė e domosdoshme dhe kjo u pa fare qartė nė takimin e luajtur mė 11 shkurt me Maltėn, ku Shqipėria vuajti presingun e njė ekipi qė nė letėr ishte dukshėm mė inferior.

Kundėr Hungarisė, nė dispozicion tė ekipit do tė jetė edhe kapiteni Altin Lala. Kapiteni ėshtė kthyer nė nivelet optimale fizike dhe kjo konfirmohet prej faktit se ai ėshtė grumbulluar me ekipin e parė tė Hanoverit pėr sfidėn e sotme me Borusian e Dortmundit. Nuk pėrjashtohet qė mesfushori 33-vjeēar tė aktivizohet, pasi nė radhėt e tė kuqve mungon amerikani Ēerundolo. Deri mė tani, ai ka zhvilluar tri ndeshje me ekipin e amatorėve tė Hanoverit, ku ka shėnuar edhe njė gol. Rikthimet e Canės dhe Lalės i shėrbejnė shumė Kombėtares, mbi tė gjitha nė kėtė periudhė, kur shumė lojtarė titullarė po kalojnė ditė tė vėshtira nė klubet ku militojnė.

Burimi: Gazeta Shqip
avatar
ilda

Numri i postimeve : 3423
Reputation : 16
Points : 28812
Registration date : 19/09/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Lorik Cana, gati per sfiden me Hungarine :: Komentet

avatar

Mesazh Sun Mar 15, 2009 1:29 am nga ilda

mendoj qe Lorik Cana eshte pike kyēe e kombtares kshu qe lajm pozitv per tifozat...

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi