ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

QYPRILINJTė, DINASTIA E VEZIRėVE Tė MėDHENJ SHQIPTARė Nė PERANDORINė OSMANE

Shko poshtė

16032009

Mesazh 

QYPRILINJTė, DINASTIA E VEZIRėVE Tė MėDHENJ SHQIPTARė Nė PERANDORINė OSMANE Empty QYPRILINJTė, DINASTIA E VEZIRėVE Tė MėDHENJ SHQIPTARė Nė PERANDORINė OSMANE




FAZIL AHMET PASHĖ QYPRILIU (1661-1676)
Mė 31 tetor tė vitit 1661, Veziri i Madh, Mehmet Qypriliu, arriti tė bindė Sulltanin qė tė pranonte largimin nga detyra dhe zėvendėsimin e tij nė detyrėn e Vezirit tė Madh me tė birin Fazil Ahmet Pasha, kėrkesė qė u plotėsua.

Duhet tė themi qė nė fillim se emėrimi i Ahmetit nė kėtė post nuk ishte pasojė e njė hatri apo preference tė favoreve familjare perandorake. Nė tė kundėrt, e gjithė kritika historike, opinionet osmane dhe ato evropiane tė kohės, e vlerėsojnė kėtė hierark si "komandantin ushtarak turk mė tė aftė dhe mė tė famshėm tė shekullit..." Ai konsiderohet njė burė me aftėsi dhe karakter tė qėndrueshėm; qė besonte nė forcat dhe aftėsitė e tij personale. Nėn kėtė kurajė, mė 1663, ai mobilizoi njė forcė ushtarake prej 120000 vetash dhe iu drejtua Evropės Qendrore. I takojnė atij meritat e disa fitoreve nė kufijtė me Austrinė, si dhe detyrimet prej 200 000 florinjsh nė kėmbim tė ndėrtimit tė fortesės nga austriakėt nė Waag. Ahmeti mori pėrsipėr dhe drejtoi gjithashtu ekspeditėn dhe operacionet ushtarake kundėr Hungarisė, pasi kishte kaluar nėpėr Beograd dhe Buda, mė 1664, si dhe realizoi nėn pėrgjegjėsinė dhe drejtim personal tėrė operacionet kundėr venecianėve.

(Richard Lodge: "Austria, Poland and Turky", Kap. XII, f 382.)


Nė vitin 1669, mposhti aleancėn franko-veneciane, pasi kishte marrė mė parė komandėn personale tė drejtimit tė betejave nėn njė vendosmėri tė hekurt kundėr qėndresės heroike tė kryeadmiralit tė njohur venecian, Franēesko Morozini. Pas betejave tė pėrgjakshme navale nėn komandėn e tij personale, Ahmet Qypriliu arriti tė shtjerė nė dorė ishullin strategjik tė Kretės, duke pėrfshirė kėtu edhe kontrollin e porteve tė Sudas, Karabusės dhe Spina-Lurgas. Nėnshtrimi i ishullit tė madh dhe strategjik tė Kretės ishte pa dyshim i njė rėndėsie tė paimagjinueshme. Kjo fitore konsiderohet e fundmja fitore mbi territoret evropiane e realizuar nga Perandoria Osmane dhe shėnon kufirin e fundit tė saj nė fushatat pushtuese. Ky pushtim shėnon nė tė njėjtėn kohė edhe rrėzimin e copės sė fundit tė territoreve greke nėn hartėn e Perandorisė Osmane.

(J.A.R. Mariot; "The Eastern Question - An Historical Study of Europian Diplomacy", Oxford University, Clarendom, 1919, Kap V, f. 98)

Nė vitin 1672, duke shfrytėzuar me dinakėri zhvillimet nė Evropėn Lindore, si dhe thirrjen pėr ndihmė tė kozakut Hetman Dorozenko, nė krye tė njė ushtrie impozante, pushtoi territore mė tė gjėra nė kufijtė veriorė tė Evropės, qytetet dhe krahinat e Kameniekut dhe Lembergut, duke lėnė nė mėshirėn e duarve tė tij tėrė Podolian. Kėshtu, Veziri i Madh, Ahmet Qypriliu mundi tė vėrė nė kushtet e suzeremitetit tė tij tėrė Ukrainėn, duke marrė gjithashtu prej saj njė tribute prej 200 000 dukatesh nė vit.

Pa pritur tė kthehej triumfator me trofetė e lavdisė dhe tė parave nė Stamboll, Qypriliu iu drejtua nė tetor tė vitit 1673 territoreve polake ku realizoi njė fushatė ushtarake tė suksesshme.

Nė kėtė mėnyrė, gjer aty nga mesi i vitit 1676, Ahmet Qypriliu, kishte zgjeruar kufijtė dhe territoret e Perandorisė Osmane nė skajet mė veriore tė Evropės, duke pėrfshirė edhe Neuhauselin, kishte vendosur dominimin mbi Hungarinė, kishte thyer dhe aneksuar territore tė Polonisė dhe kishte shtėnė nė dorė tė gjithė ishullin e Kretės. Ndoshta ėshtė ky strategu qė arriti tė zgjerojė mė shumė se ēdo herė tjetėr dimensionin gjeografik nė jetėn e kėsaj Perandorie.

Vdiq nė vitin 1776 pak pėrpara nėnshkrimit nga ana e Turqisė tė traktatit tė Zuravnės.

(Richard Lodge: "Austria, Poland and Turky", Kap. XII, f 382.)

Sundimi i Ahmet Pashė Qypriliut ėshtė njė nga mė tė gjatėt e Veziratit osman, dhe nuk konsiderohet aq i egėr sa ai i pararėndėsit, tė atit tė tij, bile ai vlerėsohet njė nga mė tė mirėt. Vlerėsohet si politikani qė diti tė ndėrtojė apo rehabilitojė me mjeshtėri shumė plagė tė politikės sė jashtme osmane, qė gjer atėherė rėndonin ekuilibrat dhe synimet pushtuese tė saj. Qysh kur ishte gjallė jo vetėm historianėt, por edhe shkrimtarėt dhe artistėt i thurėn himne pėr kujdesin e veēantė dhe interesonin qė ai tregoi ndaj tyre. Nė kohėn e tij dhe nėn kujdesin e tij u ndėrtua biblioteka qė mban emrin e qyprilinjve dhe qė u kthye nė njė nga bibliotekat mė tė rėndėsishme tė Stambollit.

(Martran, Robert; "Historia e Perandorisė Osmane "Dituria", Tiranė 2004, f. 235)




KARA MUSTAFA PASHA (QYPRILIU) (1676 -1683)


Mustafa Pashė Merzifonliu (Qypriliu) ishte njė fėmijė me prejardhje turke, por i adoptuar qė nė moshė tė re dhe i rritur nga familja e fuqishme e qyprilinjve. Shėrbeu fillimisht si njė korrier nė Damask pėr kunatin e tij, Vezirin e Madh, Ahmet Qypriliun (djalin e Mehmet Qypriliut), nė vitin 1663 u caktua Komandant i Flotės sė Madhe Otomane pėr Detin Egje, etj. Pas disa vitesh, ndėrsa ai kishte dhėnė prova pėr aftėsitė dhe talentin e tij, Mustafai mori titullin e Vezirit. Pas vdekjes sė kunatit, Ahmetit, mė 3 nėntor 1676, mori funksionin e Vezirit tė Madh.

Nga momenti i hipjes nė fron dhe gjer nė vitin 1681, pėr gati pesė vite ai drejtoi njė numėr fushatash ushtarake kundėr rusėve nė Ukrainė, por ato nuk qenė tė suksesshme. Nė vitin 1681, nė traktatin e nėnshkruar me rusėt turqit u detyruan tė tėrhiqen nga vijat e tyre kufitare, duke rrudhur edhe mė tej kufijtė e Perandorisė.

Por, vėmendja kryesore e Mustafait ishin territoret e rrezikuara hungareze prej austriakėve dhe ėndrra e tij, Vjena. Pėr kėtė qėllim, nė fillim tė vitit 1683, ai mobilizoi dhe pėrgatiti njė ushtri tė madhe me anė tė sė cilės synonte tė vendoste hegjemoninė pėrfundimtare mbi Hungarinė dhe mandej tė pushtonte Vjenėn, pėr tė shmangur kėshtu njė herė e mirė kėrcėnimin qė i vinte nga Perėndimi. Ushtria kishte filluar marshimin nga Edreneja dhe gjatė rrugės nėpėr territoret e Ballkanit ajo grumbulloi nga pashallėqet pėrreth reparte tė reja dhe tė panumėrta. Ndėrsa kishte mbėrritur nė Beograd numri i forcave tė kėsaj ushtrie kishte shkuar nė 250 000 vetė. Rrethimi i Vjenės filloi mė 14 korrik 1683, por mbas luftimeve tė ashpra osmanėt u detyruan tė tėrhiqen nė fillim tė shtatorit tė po atij viti. Ky dėshtim para mureve tė Vjenės i kushtoi Mustafai pasojėn fatale. Mė 25 dhjetor 1683 atij i prenė kokėn.



FAZIL MUSTAFA QYPRILIU (1689-1691)


Ishte vėllai i Vezirit tė Madh, Ahmet Pasha (i biri i Mehmet Pashės). U pėrzgjodh nga Sulltani Mehmeti IV, nė njė periudhė tė rėndė krizash qė kishin mbėrthyer nė shumė lėmenj Perandorinė.

Ajo qė ishte mė e rėnda pa dyshim ishte kryengritja e jeniēerėve brenda nė kryeqytet, qė megjithėse u shtyp me gjak, nė themel ajo tronditi tėrė perandorinė. Ndėrsa nė planin ndėrkombėtar Perandoria kishte marrė goditje tė pariparueshme, siē ishte avancimi i ushtrive austriake drejt jugut dhe ēlirimi nga ana e tyre e territoreve serbe dhe vetė qytetin e Beogradit. Kėto fitore ngritėn moralin e popullsive tė Serbisė, Bullgarisė dhe Transilvanisė, nė territoret e tė cilave shpėrthyen njė numėr kryengritjesh. (Mantran

Zgjedhja e Mustafait u bė me arsyetimin se vetėm emri dhe autoriteti i tij i njohur mund tė ofronte garanci pėr rivendosjen e situatės. Me tė marrė detyrėn, ai filloi aplikimin e njė numėr reformash tė asaj natyre qė i kishin pėr objektiv edhe pjesėtarėt e mėparshėm tė familjes sė tij. Nė fushėn e financave, ndėrmori njė numėr reformash radikale e kurajoze, hoqi taksat e jashtėzakonshme, ēliroi nga diferencimi tatimor tė krishterėt, nė fushėn e besimit kapėrceu tolerancat fetare, afroi nė aleanca njė numėr tė krishterėsh tė shpallur armiq nga Porta etj.

Nė fushėn e politikės ndėrkombėtare dhe tė ēėshtjeve tė luftės ai ndoqi me vėmendje zhvillimet dhe nė momentin oportun (tė konfliktit mes austriakėve dhe hungarezėve, Habsburgve), nė 8 tetor 1690, gjeti rastin dhe nė krye tė ushtrisė tė drejtuar nga vetė ai marshoi, nė beteja tė ashpra drejt kufijve veriore dhe arriti tė marrė prej austriakėve Beogradin, Vidinin, Nizin dhe territore tė gjėra rreth tyre. Duke vazhduar edhe mė tej ofensivat kundėr austriakėve, nė qershor tė vitit 1691, nė betejėn e Slankamenit, Mustafai u vra.(Turkey - Love to knoė, Istambol 1911. f 119)


Por, kontributi i kėsaj dere tė famshme shqiptarėsh nuk mbyllet kėtu. Duket se gjurmėt qė ata lanė nė historinė e kėsaj Perandorie dhe besimi qė ata gdhendėn nė subkoshiencėn e osmanėve ishte aq i madh sa edhe pinjollėt e mėvonshėm tė kėsaj fare u kėrkuan dhe u parapėlqyen pėr tė menaxhuar shpresat e lėkundura tė turqve nė dekadat dhe shekujt qė pasuan.



HYSEIN QYPRILI (1697 - 1702)


Pak vite mbas vrasjes Mustafait, njė numėr dėshtimesh shoqėruan fatet e Perandorisė nė fushėn politike dhe atė ushtarake. Nė frontet e luftėrave, nė vitin 1697 Turqia pėsoi njė humbje tė bujshme nė Senta. Fuqitė e saj qenė shteruar maksimalisht. (Biography of Turkish history - Maps and Paintings....Ankara - 2004)

Pikėrisht nė kėto kohė tė vėshtira njė tjetėr Qyprili thirret pėr tė pėrballuar hallet e rėnda tė Perandorisė. Ishte Hysein Qypriliu, ishte djali i xhaxhait tė Mustafa Qypriliut.

Me tė marrė fronin e Vezirit tė madh iu pėrvesh punėve tė ushtrisė sė perandorisė. Bėri shkurtime drastike nė radhėt e korpuseve tė jeniēerėve dhe u pėrpoq tė risė cilėsisht radhėt e saj. Pėr nevojat e rimėkėmbjes sė ekonomisė, ndėrmori njė numėr masash dhe uli nė mėnyrė tė ndjeshme taksat. Nxiti dhe stimuloi pėrmes masave favorizuese fshatarėt pėr kultivimin intensive tė tokės. Gjatė pesė vjetėve tė drejtimit tė tij, monedha vendase u forcua nė mėnyrė tė ndjeshme. Me kurajė filloi njė reformė radikale pėr reformimin e tėrė administratės dhe oborrit. Por, kjo nxiti njė reaksion tė fuqishėm qė pruri pėr pasojė pėrmbysjen e tij.

Ėshtė konsideruar mė shumė njeri i mendjes sesa i forcės. Ishte mbėshtetės dhe reformator i arteve dhe letėrsisė nė Perandori. Duke ndjekur me vėmendje zhvillimet e vėshtira tė perandorisė u imponua tė nėnshkruajė Traktatin e Karlovitzit, qė ėshtė konsideruar "paqja poshtėruese". (The Enciclopedy of Ėarld History. F 356-7)



NUMAN QYPRILIU (1710-1711)


Ishte djali i Vezirit tė Madh, Mustafa Qypriliut, qėndroi vetėm dy vjet nė fronin e Vezirit tė Madh (Sadr - Azemit) vdiq nė vitin 1719. Megjithėse, qeverisja e tij zgjati pak, vetėm katėrmbėdhjetė muaj, ai vlerėsohet vetėm pėr masat radikale qė mori nė administratė. Ai njohu tėrė labirinthet e kėsaj burokracie qė do tė kėrcėnonin edhe mė tej perandorinė. Vlerėsohet si burė tepėr i menēur dhe tolerant. U largua me dėshirėn e tij nga pushteti dhe iu kthye jetės sė tij private.



ABDULLAH QYPRILIU (1723-1735)


Abdullah Qypriliu ishte djali tjetėr i Vezirit tė Madh, Mustafa Qypriliut. Kreu njė sėrė funksionesh nė hierarkinė osmane gjer Kajmekan i Vezirit tė Madh, mė 1703. Nė kohėn e marrjes sė funksionit si Vezir i Madh, perandoria veē plagėve tė tjera kėrcėnohej nga lindje seriozisht prej persėve, qė nė mėnyrė periodike kishin rritur fuqinė dhe kishin korrur njė numėr fitoresh mbi ushtritė osmane. Nė rrethanat e krijuara, menjėherė pas marrjes sė detyrės, mė 1725, Abdullai ndėrmori njė fushatė ushtarake dhe nė betejat me ta arriti njė fitore tė bujshme duke shtėnė nė duart e tij edhe qytetin e Tabrizit. Vlerėsohet pėr masat e mara nė fushėn e ekonomisė dhe tė ushtrisė. Nė njė betejė tė dytė tė ndėrmarrė kundėr persėve tė rebeluar, mė 1735, nė Bagave ushtritė e tij u mundėn. I dha fund vetes me njė akt heroik duke imituar tė atin nė Selankamen.

Qėndroi dymbėdhjetė vjet nė funksionin e Vezirit tė Madh dhe konsiderohet kėshtu njė nga vezirėt mė jetėgjatė nė fron.


( The Balkans - A history of Turky, Grece and Bulgaria....", f. 78)



* * *


Edhe pasi kjo dinasti e madhe, largohet nga kulmet e politikės - nga veziratėt, njė numėr tjetėr pinjollėsh tė familjes Qypriliu vazhduan tė punojnė dhe vlerėsohen nė radhėt e administratės osmane. E gjithė kjo mori personalitetesh mbetet ende e pakėrkuar dhe pastudiuar, por pėrpara se ta mbyllim kronikėn me evidencėn e Qyprilinjve nė periudhėn e Perandorisė Osmane, do ndalonim tė pėrmendnim njė prej pasardhėsve tė saj nė kohėt moderne, nė vitet e Republikės Turke. Njė ndėr ta ėshtė:



MEHMET FUAT QYPRILIU (1950-1956)


Lindi mė 5 dhjetor 1890 dhe vdiq mė 28 janar 1966. Njihet si pasardhės i derės sė Qyprilinjve, fakt tė cilin Mehmeti e pohonte vetė. Mbaroi studimet e larta nė Kembrixh dhe qė nė moshė tė re iu pėrkushtua shkencės sė historisė dhe shpejt u pėrfshi nė politikė.

Ishte ndėr krerėt udhėheqės tė Partisė Demokratike Turke dhe kur ajo fitoi zgjedhjet shėrbeu nė kabinetin e Kryeministrit Adem Menderez. U caktua ministėr i Jashtėm i Republikės Turke, funksion tė cilin e mbajti nga viti 1950 gjer nė vitin 1956. Qėndroi pėr pak kohė edhe nė funksionin e zėvendėskryeministrit.

Si historian ka botuar njė sėrė veprash shkencore me karakter historik si: "Origjina e Perandorisė Otomane", "Sulxhukėt e Anatolisė", "Islami nė Anatoli pas invazionit turk", etj.

Njihet nė radhėn e figurave dhe personaliteteve tė politikės dhe kulturės turke pėr kontributin e tij nė fushėn e studimeve pėr historinė otomane, folklorin dhe gjuhėn turke.


* * *



Pėrpara se ta mbyllim kėtė qėmtim tė shkurtėr rreth derės sė famshme tė Qyprilinjve dhe kontributeve qė ata dhanė nė rrjedhat historike tė Perandorisė Osmane dhe pėr Turqinė moderne gjykojmė se ėshtė e nevojshme tė pėrmendnim se nė radhėt e hierarkisė sė lartė osmane, nė funksionin e Vezirit tė Madh, pra tė Sadrazemit - veē Qyprilinjve shėrbyen edhe shqiptarė tė tjerė, rreth tė cilėve ka fare pak apo mė mirė tė themi aspak njohje, kėrkime dhe hulumtime shkencore. Megjithatė, le tė bėjmė njė gjest, qoftė edhe vetėm prezantimin e emrave tė tyre duke shpresuar se paskėtaj me siguri do tė ketė prurje tė tjera qė do tė ndriēojnė veprimtarinė dhe kontributin e kėtyre shqiptarėve nė historinė e perandorisė osmane. Disa nga ata janė:

Arnaut Haxhi Halil Pasha - Lindur nė Elbasan mė 1655 dhe vdekur mė 1733 - Sadrazem-Kryeministėr.
Patrona Halil - lindur nė Horpeshte - Shqipėri!!! Vdekur nė Stamboll 1730 - Sadrazem-Kryeministėr.
Ajaz Ahmet Pasha lindur nė Vlorė dhe vdekur nė Stamboll 1539, Sadrazem-Kryeministėr.
Turhunēu Ahmet Pasha, Lindur nė Mat-Shqipėri, vdiq nė Stamboll mė 21 mars 1653, Sadrazem-Kryeministėr.
Pargali Ibrahim Pasha, Lindur nė Pragė, vdekur nė Stamboll 15 mars 1536, Sadrazem-Kryeministėr.
Kemankesh Kara Mustafa Pasha, lindur nė Shqipėri 1592 dhe vdekur nė Turqi 1644, Sadrazem-Kryeministėr, etj.
(Osmanli devletinde gorev yapan bazi arnavutlar - Shih Listėn e plotė 6.3. 2009)
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34476
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi