ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VLLAZNIA NE GJYSMEFINALE

Shko poshtė

18032009

Mesazh 

VLLAZNIA NE GJYSMEFINALE Empty VLLAZNIA NE GJYSMEFINALE




Eliminohet Dinamo, Vllaznia nė gjysmėfinale


Dinamo zyrtarisht e eliminuar nga Kupa e Shqipėrisė, Vllaznia nė gjysmėfinale pasi fiton nė tavolinė 2-0 me blutė. Partizani e Flamurtari do tė luajnė njė ndeshje tė tretė nė njė fushė asnjanėse pėr tė pėrcaktuar skuadrėn e katėrt gjysmėfinaliste tė edicionit tė 57-tė tė Kupės sė Shqipėrisė, teksa dy ndeshjet e luajtura mė parė midis tyre anulohen plotėsisht. Kėto janė vendimet e dhėna nga Komisioni i Disiplinės pranė Federatės Shqiptare tė Futbollit, duke i dhėnė fund tė gjithė “qorrsokakut” dhe kaosit tė ēerekfinaleve tė Kupės sė Shqipėrisė. Dinamo ėshtė “viktima” e drejtpėrdrejtė e shkeljes sė Nenit 36, Pika 25 e Rregullores sė Veprimtarisė Futbollistike Kombėtare tė FSHF-sė, pasi ka aktivizuar futbollistin Elis Bakaj, i cili mė parė ka luajtur me Partizanin nė Kupėn e Shqipėrisė. “Kjo pėr faktin se nė dispozitėn e sipėrcituar ėshtė i sanksionuar njė ndalim i tillė pėr aktivizim tė lojtarėve tė regjistruar mė parė me ekipe pjesėmarrėse nė po tė njėjtin edicion tė Kupės sė Shqipėrisė”, - thuhet nė komunikatėn zyrtare tė Komisionit tė Disiplinės.
“Mbėshtetur nė parashikimet e Nenit 36/25, tė Rregullores sė Veprimtarisė Kombėtare tė FSHF-sė, Nenit 23/ 2 tė Kodit tė Drejtėsisė Sportive tė FSHF dhe Nenit 55 tė Kodit tė Disiplinės sė FIFA-s, Nenit 14 tė Kodit tė Disiplinės sė UEFA-s, KF Dinamo humbet ndeshjen me rezultatin 2-0, nė favor tė KF Vllaznia”. Duke marrė nė konsideratė edhe rezultatin e ndeshjes sė parė nė “Loro Boriēi”, ku Dinamo fitoi me rezultatin 2-1, rezultati i pėrgjithshėm i dy takimeve shkon nė 3-2 pėr Vllazninė, duke iu bashkuar kėshtu Tiranės e Shkumbinit nė gjysmėfinalet e Kupės sė Shqipėrisė. Krejt ndryshe paraqitet situata dhe zgjidhja e “enigmės Partizani-Flamurtari”. Edhe pse drejtuesit vlonjatė kishin kėrkuar fitoren nė tavolinė (2-0), Komisioni i Disiplinės vendosi mospranimin e ankesave tė KF Flamurtari dhe KF Partizani si tė pabazuara nė Rregulloret e FSHF e nė Kodet e Disiplinės sė UEFA-s dhe FIFA-s. Tė dy klubet kishin aktivizuar gjatė pėrballjeve tė dyfishta lojtarė, tė cilėt mė parė ishin aktivizuar me klube tė tjera: Gjondeda e Bakalli tė Partizanit respektivisht me Teutėn e Elbasanin, ndėrsa Merxha i Flamurtarit me Elbasanin.
Vendimi i Disiplinorit pėrcaktoi fshirjen e rezultateve tė dy ndeshjeve tė para (1-0 pėr Flamurtarin nė Vlorė dhe 1-0 pėr Partizanin nė Tiranė, plus rezultatin 5-4 nga gjuajtjet e penalltive pėr Partizanin) dhe zhvillimin e njė ndeshjeje tė tretė nė fushė asnjanjėse.

Ekipet gjysmėfinaliste
Tirana, Shkumbini, Vllaznia

Pėr t’u luajtur
Partizani-Flamurtari
ADMIN
ADMIN

Numri i postimeve : 3205
Age : 54
Reputation : 17
Points : 29320
Registration date : 19/10/2008

http://ILIRIALIVE.COM

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

VLLAZNIA NE GJYSMEFINALE :: Komentet

avatar

Mesazh Wed Mar 18, 2009 11:50 pm nga ilda

hajt me i fitore shkumbinit!!!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

bulqizaku

Mesazh Wed Mar 18, 2009 11:52 pm nga bulqizaku

oj ēar tifozje si je moj ild Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Thu Mar 19, 2009 12:25 am nga ilda

e kam ne gene bulqizak ...xhaxhin e kam pas tranjer them qe ka tbej kjo ....

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

bulqizaku

Mesazh Thu Mar 19, 2009 12:28 am nga bulqizaku

mos rri veē tifoze po bohu ene futbolliste Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Thu Mar 19, 2009 12:28 am nga ilda

do e kem parasysh ...

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

bulqizaku

Mesazh Thu Mar 19, 2009 12:29 am nga bulqizaku

suksese pra Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Thu Mar 19, 2009 12:34 am nga ilda

Wink

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ADMIN

Mesazh Thu Mar 19, 2009 1:32 am nga ADMIN

Ilda futbolliste !!!!! me sh1kumbinin apo Labinotin hahaha

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

bulqizaku

Mesazh Thu Mar 19, 2009 10:42 am nga bulqizaku

pse a tduket e pabesushme tė ???? ksaj i thon diskriminejm gjinor

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Thu Mar 19, 2009 12:34 pm nga ilda

PORTA shkruajti:Ilda futbolliste !!!!! me sh1kumbinin apo Labinotin hahaha

me shkumbinin o porta ... Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi