ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

OMONIA kėrcėnon pėr Bollanon: PBDNJ do rishohė qėndrimin ndaj maxhorancės

Shko poshtė

20032009

Mesazh 

OMONIA kėrcėnon pėr Bollanon: PBDNJ do rishohė qėndrimin ndaj maxhorancės Empty OMONIA kėrcėnon pėr Bollanon: PBDNJ do rishohė qėndrimin ndaj maxhorancės




SHPRESA DINE / SARANDE

PBDNJ do tė rishikojė mbėshtetjen qė i jep qeverisė. Ky ka qenė reagimi i organizatės sė minoritetit grek “Omonia”, pas seancės sė fundit gjyqėsore nė Vlorė, ku prokuroria e kėtij rrethi kėrkoi njė vit burg pėr kreun e Bashkisė sė Himarės, Vasal Bollano, i cili akuzohet pėr heqjen e tabelave shqip nė aksin rrugor Llogara-Qeparo. Nėpėrmjet njė njoftimi pėr shtyp, organizata “Omonia” kritikon qėndrimin e qeverisė shqiptare, e cila sipas saj po hesht ndaj sulmit qė po i bėhet Bollanos, qė nė tė njėjtėn kohė ėshtė edhe kryetar i kėsaj organizate. “Heshtja absolute qė mban qeveria shqiptare, ndonėse ėshtė nė dijeni tė thelbit real tė ēėshtjes, e bėn atė bashkėfajtore. Pas kėtyre “Omonia”, nė mbledhjen vijuese tė organeve tė saj qė do tė mbahet shumė shpejt, ka pėr tė rishikuar ēėshtjen e mbėshtetjes qė i jep qeverisė nėpėrmjet PBDNJ-sė”, thuhet nė komunikatėn pėr shtyp. Nė tė njėjtėn kohė, “Omonia” thekson se pretenca e prokurorit tė Vlorės, e cila kėrkon dėnimin me njė vit burg tė Bollanos, provokon ndjenjat e pjesėtarėve tė minoritetit grek nė Shqipėri. “Autoritetet e gjyqėsorit tė Vlorės prej disa vitesh vazhdojnė njė serial qesharak me agresivitet qė objekt ka jo vetėm z. Bollano, por komunitetin helen tė Himarės dhe minoritetin etnik grek nė Shqipėri, mė nė pėrgjithėsi. Pėrbėjnė sulme kundėr demokracisė, vullnetit tė lirė tė qytetarėve dhe cenojnė kredibilitetin e traumatizuar tė drejtėsisė nė vend”, vijon mė tej deklarata e “Omonia”-s. Pėr tė disatėn herė kjo organizatė ėshtė vėnė nė qendėr tė vėmendjes pas veprimesh qė kanė shkaktuar polemika tė kryetarit tė saj, njėherėsh kryetar i bashkisė sė Himarės, Vasil Bollano. Pėr herė tė fundit kjo organizatė u pėrplas me qeverinė shqiptare nė muajin dhjetor, kur i dėrgoi njė letėr parlamentit grek, ku i bėnte thirrje tė mos ratifikonte Marrėveshjen e Stabilizim-Asociimit mes Shqipėrisė dhe Greqisė deri sa Tirana zyrtare tė njohė Vorio-Epirin. “Tė njihen zyrtarisht si zona tė minoritetit, ato zona tė cilat pala shqiptare nuk i njeh tė tilla, si pėr shembull, Saranda, Gjirokastra, Himara, Delvina, Korēa si dhe 99 fshatra pėrreth tyre”, kėrkoi “Omonia” para ratifikimit tė MSA-sė. Lidhur me kėtė memorandum tė kėsaj organizate, reagoi edhe Kryeministri Sali Berisha. Ai e quajti kėtė qėndrim si njė klithmė ekstremiste, qė nuk do tė merret nė konsideratė nga Athina zyrtare. “Qeveria greke nuk ndikohet nga klithma ekstremiste ngado qė t`i shkojnė ato. Ėshtė njė qeveri demokratike, njė qeveri qė punon dhe ka faktuar se punon pėr marrėdhėnie miqėsore dhe normale me Shqipėrinė dhe vende tė tjera tė rajonit”, u shpreh Kryeministri Berisha. Kreu i Ekzekutivit deklaroi se tė drejtat e minoritetit grek nė Shqipėri kanė pėrbėrė pėr qeverinė shqiptare njė pėrmirėsim madhor dhe ka shumė vendime, tė cilat nuk janė marrė nga vende tė tjera tė rajonit, siē janė marrė nga Shqipėria nė favor tė minoriteteve.
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34466
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

OMONIA kėrcėnon pėr Bollanon: PBDNJ do rishohė qėndrimin ndaj maxhorancės :: Komentet

nardlushnja

Mesazh Fri Mar 20, 2009 7:04 pm nga nardlushnja

Hapin goje maskarenjte.Te gjithe keta qelbesira duan drurin.Pse nuk hapen goje deri dje,por hapin tani.Nuk shitet asnje cope toke shqiptare dhe le te na perzene te gjitheve nga greqia....pushtat

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi