ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bileta mė e lirė pėr nė 'Eurosong'

4 posters

Shko poshtė

Bileta mė e lirė pėr nė 'Eurosong' Empty Bileta mė e lirė pėr nė 'Eurosong'

Mesazh nga Iliriada Portal Wed Mar 25, 2009 12:23 pm

Yllka Lezo
"Mė merr nė ėndėrr" titullohet kėnga qė kėtė vit do tė pėrfaqėsojė Shqipėrinė nė Festivalin Evropian tė Kėngės nė Moskė. Nė ndryshim me vitin e kaluar, kur Olta Boka kėndoi "Zemrėn e lamė peng" nė gjuhėn shqipe kėtė vit Kejsi Tola do tė kėndojė "Carry me in your dreams".

Kėnga nė variantin pėrfundimtar audio dhe video ka pėrfunduar nė fillim tė marsit por vetėm kėtė tė diel ėshtė shfaqur pėr shikuesit nė ekranin e Televizionit Publik Shqiptar.

Videoja zyrtare qė na pėrfaqėson nė "Eurosong" ashtu si edhe regjistrimi audio i kėngės ėshtė realizuar nga dy studio gjermane. Zėri nė studion "Dorian Gray Studios" ndėrsa videoklipi nga "CK Film & Production".

"Carry me in your dreams" ėshtė realizuar nė Mynih, vendet e mbuluara me dėborė nėpėr tė cilat shėtit Kejsi duke ėndėrruar, duket qartė qė nuk i pėrkasin natyrės shqiptare. Ky ėshtė vetėm njė moment i videoklipit ose mė saktė fillimi dhe disa sekonda tė tjera. Gjithė pjesa tjetėr ėshtė realizuar nė studio.
Realizmi nuk ndryshon shumė nga videoklipet e prodhuara dhjetė vite mė parė nga studiot private shqiptare, qė nė tė shumtėn e rasteve mund tė kenė qenė ambientet familjare tė regjisorėve.

Videoja duhet tė tė japė pėrshtypjen e njė ėndrre, gjė qė regjisori dhe njėkohėsisht producenti Chris Karp e ka pėrcjellė nėpėrmjet kontrasteve tė ngjyrave. Videoklipi, pėr ata qė nuk e kanė parė ende, ka vetėm njė protagoniste, Kejsi Tolėn dhe nė shumė pak momente shfaqet njė djalė (qė duhet tė jetė ai i ėndrrės sė saj).

Pjesa tjetėr duket e realizuar brenda studios. Nė njė beze tė madhe pas shpinės sė Kejsit, nė tė cilėn regjisori nėpėrmjet efekteve kompjuterike ka sjellė njė atmosferė tė ngjashme me atė tė diskotekave tė fillim viteve '90 ku ngjyrat e ndezura tė vrasin sytė. E njėjta gjė ndodh edhe nė videoklip.
Tė gjithėve na ndodh qė nė ėndrra tė shohim trajta tė ēuditshme, por nė kėtė kėtu jo vetėm format por edhe ngjyrat janė tė ēuditshme. Jo vetėm qė nuk krijohet ideja e njė ėndrre por tė duket sikur po sheh njė vorbull ngjyrash qė rrotullohen mė shpejtėsi.
Madje edhe skena ku vajza nė ėndėrr kėrcen me dashurinė e saj duket sikur ėshtė importuar nga modelet e pėrdorura nė vitet '90. Dy trajta njerėzore qė jepen si efekti i negativit tė filmit duke kėrcyer.

Temė mė vete ėshtė veshja e Kejsit, pėr tė cilėn sigurisht nuk ėshtė kujdesur vetė 16- vjeēarja.
Stilistja Anila Zajmi ka menduar qė ajo qė ėndėrron pėr dashurinė e madhe te jetės, do tė dukej shumė mirė e veshur me pallto dhe shall (nė skenat e dėborės) dhe akoma mė mirė do tė dukej me njė veshje serioze.
Nė njė tjetėr sekuencė tė klipit shohim njė veshje qė ndoshta nuk ndryshon shumė nga bluza dhe xhinset e futura nė ēizme qė Kejsi mund tė veshė pėr tė shkuar nė shkollė.
E mė tej akoma e shohim tė veshur me njė kėmishė super tė verdhė, si tė jetė militante e ndonjė grupimi imagjinar.
Nė kėtė rast mund tė themi se dėshira e mirė e stilistes shqiptare dhe regjisorit gjerman, pėr tė mos e larguar shumė vajzėn nga imazhi i moshės sė saj, nuk ka bėrė gjė tjetėr veēse ka dėshtuar.

Veshja dhe cilėsia jo e mirė e klipit nė njėfarė mėnyre mund tė justifikohet edhe nga buxheti i ulėt qė ėshtė dhėnė pėr kėngėn qė pėrfaqėson Shqipėrinė nė "Eurosong". Vetėm 6500 euro ėshtė fatura pėr realizimin e videos, nga tė cilat 5000 i kanė shkuar studios "CK film & TV Production".
Nė njė dokument pėrmbledhės pėr videon qė "CK Production", i ka dėrguar RTSH, citohet se ajo ėshtė njė kontratė pėr njė prodhim me buxhet tė ulėt.

Me sa duket filozofia e kėtij viti ka qenė: "mė mirė pak se sa pa gjė".
Emri i njė studioje gjermane sigurisht duket sikur ėshtė mė i mirė se i ēfarėdolloj shqiptareje, edhe pse e para mund tė mos jetė nė nivelin e duhur.
Pas pėrfaqėsimit tė parė tė Shqipėrisė nė Eurosong ku kėnga e Anjeza Shahinit "Imazhi yt" nuk u prezantua me video, dy video klipe tė kushtueshme tė realizuara nė Maqedoni, Ledina Ēelo "Nesėr shkoj" dhe Frederik Ndoci "Balada e Gurit" , njė ēerek videoklipi pėr kėngėn "Zjarr e Ftohtė" tė Luiz Ejllit, duket se RTSH ka gjetur njė tė mesme: "Edhe videoklip edhe i lirė".

Edhe fushata e promovimit tė kėtij viti nuk duket............................. e do tė ndryshojė shumė nga ajo e viteve tė shkuara.
Ndonėse kėnga ėshtė pėrfunduar nė fillim tė marsit, vetėm kėtė tė diel ėshtė shfaqur nė ekranin e TVSH-sė. Nė tė njėjtėn kohė ka filluar edhe transmetimi i saj nė Radio Tirana.
"Kėnga do tė ēohet nė tė gjitha mediat nė vend, por ėshtė nė dorėn e tyre nėse do ta transmetojnė",- thotė drejtoresha e Festivalit tė Kėngės nė RTSH njėkohėsisht kryetarja e delegacionit shqiptar qė do tė shkojė nė Moskė, Zamira Koleci.

"Pėr momentin kėnga po transmetohet nė TVSH, kryesisht para edicioneve tė lajmeve" shton ajo.

Mė 14 maj Kejsi Tola kėndon nė natėn e dytė tė konkursit tė kėngės evropiane. Sipas shortit tė hedhur pak ditė mė parė, Tola intrepreton e 16-ta me kėngėn "Carry me in your dreams"(Me merr nė ėndėrr), teksti nė anglisht i tė cilės ėshtė pėrshtatur nga ish pėrkthyesja e Radio Tiranės, June Tailor.

Nė kėtė garė kėngėtarja shoqėrohet nga dy zėra Era Rusi dhe Dorina Toēi, si dhe tre balerinė meshkuj. Sipas Kolecit, ky ėshtė edhe numri maksimal i artistėve qė duhet tė performojnė nė skenė.

Koreografia i ėshtė besuar koreografit shqiptar qė jeton nė Greqi, Julian Bulku, i cili njė vit mė parė realizoi nė "Eurovizion" koreografinė e Greqisė.
shekulli

Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37525
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Bileta mė e lirė pėr nė 'Eurosong' Empty Re: Bileta mė e lirė pėr nė 'Eurosong'

Mesazh nga flutura Wed Mar 25, 2009 10:03 pm

suksese!
flutura
flutura

Numri i postimeve : 636
Reputation : 2
Points : 29893
Registration date : 12/01/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Bileta mė e lirė pėr nė 'Eurosong' Empty Re: Bileta mė e lirė pėr nė 'Eurosong'

Mesazh nga ilda Fri Mar 27, 2009 10:37 pm

Inshallah po na perfaqeson denjesisht ne Moske !!!

ilda

Numri i postimeve : 3423
Reputation : 16
Points : 28757
Registration date : 19/09/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Bileta mė e lirė pėr nė 'Eurosong' Empty Re: Bileta mė e lirė pėr nė 'Eurosong'

Mesazh nga ILIRI Thu May 07, 2009 1:12 pm

ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34516
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Bileta mė e lirė pėr nė 'Eurosong' Empty Re: Bileta mė e lirė pėr nė 'Eurosong'

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi