ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hillari Klinton: Lidhjet me shqiptarėt

Shko poshtė

08022008

Mesazh 

Hillari Klinton: Lidhjet me shqiptarėt Empty Hillari Klinton: Lidhjet me shqiptarėt




Hillari Klinton: Lidhjet me shqiptarėt

Intervistė me znj.Klinton nga Ruben Avxhiu
NEW YORK*
Sot (e martė), nė SHBA mbahen zgjedhjet paraprake brenda partive nė mė shumė se 20 shtete, nė atė qė njihet si Super e Marta. Senatorja Hillari Klinton ėshtė njė nga dy politikanėt qė shpresojnė tė marrin kandidaturėn e Partisė Demokratike pėr zgjedhjet presidenciale tė nėntorit 2008. Nė kėtė periudhė, kandidatėt kryesorė janė duke marrė mijėra kėrkesa nė ditė pėr intervista, nga mediat e mbarė botės. Ėshtė pasqyrim i rėndėsisė qė kanė pėr fatet e gjithė botės, zgjedhjet pėr postin ndoshta mė tė rėndėsishėm tė botės. Ndaj kjo intervistė ėshtė njė vlerėsim pėr rolin gjithnjė e mė tė dukshėm tė komunitetit shqiptar nė SHBA, pėrfshi edhe nė betejėn mė tė rėndėsishme politike tė vendit e ndoshta edhe tė botės. Ndėrkohė qė marrėdhėniet e mira shqiptaro-amerikane nuk varen thelbėsisht nga kush udhėheq nė Shtėpinė e Bardhė, ėshtė pėr t’u vlerėsuar qė njė prej kandidatėve kryesorė tė kėtij viti, senatorja Klinton, ka njė njohje e afėrsi kaq tė madhe me ēėshtjet qė shqetėsojnė shqiptarėt dhe shpreh besim te roli qė mund luajnė ata nė kutitė e votimit kėtu nė SHBA.
Senatorja Hillari Klinton, urime pėr suksesin tuaj tė fundit nė Florida. Po e filloj pikėrisht me kėtė. A do kenė vlerė votat e Florida-s dhe Michigan-it? Demokratėt e kėtyre shteteve janė pėrjashtuar nga konventa pėr ndryshimin e datės sė votimeve pa lejen e partisė…
Vazhdimisht dėgjoj nga njerėzit nė Florida dhe Michigan, qė kėrkojnė qė edhe zėrat e tyre tė dėgjohen pėr tė zgjedhur kandidatin demokrat. Unė besoj se kandidati ynė, kushdo qė tė zgjidhet, do tė ketė nevojė pėr mbėshtetjen entuziaste edhe tė demokratėve nė kėto shtete, pėr tė fituar zgjedhjet e pėrgjithshme. Prandaj edhe unė do t’u kėrkoj delegatėve tė mi nė Konventėn Demokratike qė tė mbėshtesin ftimin e delegacioneve nga Florida dhe Michigan. E di qė jo tė gjithė delegatėt e mi do tė bien dakord dhe unė do tė mbėshtes plotėsisht vendimin e tyre, sido qė tė jetė. Por, unė vetė shpresoj qė tė bėhem presidente e tė 50 shteteve tė Amerikės dhe territoreve tė saj, si dhe qė nė Konventėn tonė Demokratike tė jenė tė gjithė tė pranishėm.
Shqiptaro-amerikanėt nė pėrgjithėsi preferojnė ata kandidatė qė kanė potencial nė politikėn e jashtme. Shumėkush ėshtė i mendimit se nė kėtė drejtim ju ia kaloni rivalit tuaj brenda partisė. Sa e pėrgatitur ndjeheni pėr t’u pėrballur me sfidat ndėrkombėtare, nė detyrėn e Presidentit tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės?
Nė kėto kohėra sfidash tė mėdha anembanė botės, Amerika ka nevojė pėr njė udhėheqės tė fortė e me pėrvojė, qė do ta kthejė pa mėdyshje nė rrugėn e sigurisė, mundėsisė dhe begatisė pėr tė gjithė.
Unė jam ai udhėheqės. Unė do tė jem njė Komandante e Pėrgjithshme e vendosur dhe efektive pėr vendin tonė. Unė do tė jem gati, qė nga dita e parė, pėr t’i rikthyer Amerikės vendin qė i takon nė sytė e botės dhe pėr ta bėrė atė mė tė sigurt.
Gjatė viteve tė mia si Zonja e Parė e Amerikės, kam udhėtuar nė mė shumė se 80 vende, jam takuar me presidentė, kryeministra dhe njerėz nga tė gjitha fushat e jetės, si dhe kam mbėshtetur pėrpjekjet e qeverisė sonė pėr tė zgjidhur konflikte qė kanė variuar nga Ballkani nė Irlandėn e Veriut.
Si senatore kam qenė mbėshtetėse e palodhur pėr veteranėt, kam punuar pėr tė pėrmirėsuar shėndetėsinė nė mbarė botėn dhe kam luftuar kundėr ngrohjes globale. Kam pasur privilegjin qė tė jem anėtari i parė nga Neė York-u qė ka shėrbyer ndonjėherė nė Komitetin e Senatit pėr Forcat e Armatosura.
Unė besoj se ne jemi kombi mė i madh i botės dhe duhet tė veprojmė gjithnjė nė frymėn e kėsaj madhėshtie, duke ndėrtuar aleanca me popujt dhe vendet e tjera, pėr t’u pėrballur me sfidat tona tė pėrbashkėta me synime tė pėrbashkėta. Nė kėtė mėnyrė, ne mund tė mposhtim rreziqet me tė cilat pėrballemi, mund tė kthejmė mbrapsht nxehjen e planetit tonė, mund t’i japim fund mallkimit tė varfėrisė nė botė dhe epidemive masive si AIDS-i, duke ndihmuar nga ana tjetėr nė pėrhapjen e demokracisė dhe tė tė drejtave tė njeriut.
Me sfidat e paprecedenta qė presin Presidentin e ardhshėm tė kėtij vendi, ėshtė e nevojshme qė tė kemi njė Komandant tė Pėrgjithshėm tė sprovuar me arritje tė bazuara nė fakte. E kaluara ime dėshmon jo vetėm pėr atė qė kam arritur gjatė 35 viteve shėrbimi publik, por edhe ēfarė jam nė gjendje tė arrij edhe nė tė ardhmen, pėr vendin tim.
Dy ēėshtje ndėrkombėtare shqetėsojnė nė kėtė pranverė shqiptarėt: Pavarėsimi i Kosovės dhe fitimi i Shqipėrisė pėr tė hyrė nė NATO. Ka forca qė pėrpiqen t’i vonojnė tė dyja kėto procese. Po ju pyes fillimisht pėr pozicionin tuaj pėr Kosovėn…
Pėrkushtimi im i hershėm pėr Shqipėrinė dhe Kosovėn dhe pėrpjekjet pėr to, janė tė njohura mirė.
Gjatė luftės sė Kosovės, unė jam deklaruar me forcė dhe nė mėnyrė tė pėrsėritur kundėr brutalitetit tė regjimit tė Millosheviēit dhe politikės sė spastrimit etnik. Nė vizitat e mia tė shpeshta nė Ballkan, kam parė me sytė e mi tmerret dhe vuajtjet qė i janė imponuar kėtij rajoni vital. Nė maj 1999, kam vizituar kampet e refugjatėve nė Maqedoni pėr tė ndihmuar nė tėrheqjen e vėmendjes botėrore te vuajtjet e qindra-mijėra kosovarėve qė ishin dėbuar nga shtėpitė e tyre prej Millosheviēit, si dhe pėr tė pėrshpejtuar dėrgimin e ndihmės humanitare pėr ta. Gjatė kėsaj kohe, u miqėsova me shumė aktivistė kosovarė tė tė drejtave tė njeriut, duke bashkėpunuar ngushtė me ta, pėr tė ndihmuar nė lehtėsimin e vuajtjes sė popullit tė Kosovės.
Unė mbėshtes njohjen e pavarėsisė nga ana e Amerikės, menjėherė pasi qeveria e Kosovės ta shpallė atė dhe do t’i kėrkoja Bashkimit Europian qė tė bėnte tė njėjtėn gjė.
Jam e vendosur qė tė punoj me aleatėt tanė evropianė, pėr tė ruajtur paqen dhe pėr tė inkurajuar begatinė nė Kosovė dhe nė mbarė Ballkanin. Duke mbėshtetur pavarėsinė e Kosovės, dua tė nėnvizoj se i bashkėngjis asaj rėndėsinė e madhe qė ka mbrojtja e plotė e tė drejtave tė tė gjitha pakicave nė Kosovė, veēanėrisht tė serbėve. Kjo ėshtė absolutisht e nevojshme nė mėnyrė qė Kosova tė ecė pėrpara. Unė i bėj thirrje Serbisė qė ta lėrė pas ēėshtjen e Kosovės dhe tė pėrqendrohet nė reformat qė do ta sjellin mė pranė Perėndimit. Serbia ėshtė sigurisht njė vend kyē nė rajon dhe unė e mirėpres bashkėpunimin me udhėheqėsit demokratikė tė Beogradit, pėr integrimin e saj nė komunitetin tonė perėndimor.
Faleminderit zonja Senatore. Njė vonesė po kėrkohet nga disa zėra edhe pėr hyrjen e Shqipėrisė nė NATO. Ēfarė pozicioni keni ju pėr zgjerimin e aleancės dhe ambicien e Shqipėrisė pėr t’u anėtarėsuar? Shqipėria ėshtė prej vitesh nė Irak e nė Afganistan, ku disa aleatė tė tjerė mungojnė…
Vizioni im ėshtė njė Europė nė paqe, e qėndrueshme dhe e sigurt dhe me Ballkanin, pra pėrfshi edhe Shqipėrinė tė anėtarėsuar nė NATO dhe tė integruar tėrėsisht nė njė radhė institucionesh Euro-Atlantike. Si demokracitė e tjera tė reja qė janė anėtarėsuar nė NATO nė vitet e fundit, edhe Shqipėria duhet tė bėhet pjesė e kėsaj aleance tė rėndėsishme.
Sfida qė qėndron pėrpara nesh qė e admirojmė Shqipėrinė dhe pėrpjekjet e mėdha qė ka bėrė qė kur la pas tė kaluarėn e saj tė tmerrshme autoritariste, ėshtė qė tė sigurojmė qė Shqipėria tė pėrmbushė standardet e anėtarėsisė nė NATO, nė mėnyrė qė tė kontribuojė sa mė mirė vlerave dhe sigurisė sonė tė pėrbashkėt.
Do tė punoj pėr kėtė si presidente.
Presidenti Bill Klinton mbetet njė hero nė sytė e shqiptarėve, pėr rolin e tij nė ndalimin e katastrofės humanitare qė kėrcėnonte Kosovėn, por edhe ju nuk jeni pėr ta thjesht ish-Zonja e Parė e Amerikės. Gjatė karrierės suaj spikasin dy mandatet e fundit si senatore e Neė York-ut ku jetojnė shumė shqiptaro-amerikanė. Sa e rėndėsishme ka qenė pėr ju kjo detyrė? Si do ju shėrbejė nėse zgjidheni Presidente?
Unė ndihem krenare pėr tė 35 vitet e kaluar nė shėrbimin publik, pėrfshi edhe periudhėn nė Senat. Kam pasur privilegjin qė tė pėrfaqėsoj popullin e Neė York-ut dhe pėr tė ndihmuar njerėzit e gjithė vendit nėpėrmjet punės sime nė Senat.
Jam veēanėrisht krenare qė kam propozuar Aktin e Fondit Kosovaro-Amerikan pėr Ndėrmarrje nė vitin 2003, me synimin pėr t’i ndihmuar rritjes sė biznesit tė vogėl, sigurimit tė mikro-kredive, ndėrtimit tė shtėpive dhe rindėrtimit tė vendit nė Kosovė. Gjithashtu, kam propozuar nė maj tė vitit 2005, njė rezolutė nė Senat qė i kėrkonte Shqipėrisė qė tė mbante zgjedhje tė lira dhe tė ndershme nė zgjedhjet parlamentare tė atij viti.
Kur tė bėhem presidente, do tė mbėshtetem nė punėn qė kam bėrė nė Senat, si dhe nė atė qė kam bėrė gjatė gjithė jetės sime pėr tė pėrmirėsuar jetėn e fėmijėve dhe familjeve anembanė kėtij vendi.
Ju falėnderoj pėr intervistėn zonja Senatore dhe ju uroj suksese nė fushatėn tuaj. Mesazhi juaj mund tė nxisė shqiptaro-amerikanėt demokratė qė janė me ju, qė tė mos mungojnė pėr tė dalė e pėr tė votuar nė atė qė njihet si Super e Marta kėtu nė SHBA…
Kėto zgjedhje janė shumė tė rėndėsishme pėr tė ardhmen dhe unė shpresoj se tė gjithė amerikanėt do tė ushtrojnė tė drejtėn e tyre pėr tė votuar.
*Intervista u botua nė gazetėn e shqiptarėve tė Amerikės, “Illyria”, si dhe gazetat “Shekulli” nė Tiranė, “Ekspres” nė Kosovė dhe “Fakti” nė Maqedoni
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34581
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi