ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Itali, numri i viktimave mund tė arrij nė 150

Shko poshtė

06042009

Mesazh 

Itali, numri i viktimave mund tė arrij nė 150 Empty Itali, numri i viktimave mund tė arrij nė 150




Itali, numri i viktimave mund tė arrij nė 150 A0termeti%20italiaAbruzo (ora 14:15 )-Ka arritur nė 70 numri i viktimave nga tėrmeti nė Itali. Por, bilanci pritet tė rritet nga momenti nė moment. Mes viktimave, janė edhe katėr shqiptarė nga Maqedonia, Alena Zejnullahu, Rafik Asani, Valbona Osmani dhe Nurie Abdiu. Ministri i Brendshėm i Italisė Maroni ka bėrė tė ditur se bilanci do tė rritet sėrish, duke shkuar nė 150 tė vdekur. Ai tha se kėrkimet nga skuadrat e shpėtimit vijojnė ende.

Viktima, njerėz tė humbur, kaos, kjo ėshtė Itali

Abruzo (ora 12:15)- Situata pas tėrmetit nė Itali ėshtė vėrtetė tragjike. Qindra persona enden nė mes tė rrugėve, shesheve ose fushave tė futbollit, dhe pėr fat tė keq nėpėr rrugė mund tė shohėsh edhe tė viktima tė mbuluar me njė batanije. Situata bėhet edhe mė e skėterrshme, kur ende nė qytetin e shkatėrruar ndihen lėkundje tėrmeti. Duket se toka po shembet nga brenda, ndėrsa nė sipėrfaqen e saj enden tė plagosur, ndėrsa viktimat janė shtrirė nė tė gjitha drejtimet.

Kėrkimet pėr gjetjen e tė mbijetuarve nga tėrmeti shkatėrrimtar filluan qė nė orėt e para tė mėngjesit dhe ekipeve tė shpėtimit u janė bashkuar edhe qytetarėt e thjeshtė, qė kanė mbėrritur edhe nga qytete tė tjera tė vendit pėr tė ndihmuar nė pėrballin e situatės sė rėndė. Njė gazetare e Corriere della Serra duke raportuar nga Abruzo rrėfen se banoret i kanė treguar se njė familje shqiptare ndodhet nėn rrėnoja nė njė fshat tė Abruzos.

Korrespondentja e Corriere bėn me dije se njė familje shqiptare qė ka dhe njė vajzė 3 vjeēe ndodhet nėn rrėnoja nė fshatin Paganica tė Abruzos. “i gjithė fshati ėshtė shkatėrruar”, pohon ajo pėr agjencitė e lajmeve italiane. Si pasoje aktualisht jane zyrtarizuar 2 te vdekur nga ky fshat, dhe 6 tė tjerė janė zhdukur. Ekipet e shpėtimit vijojnė punėn e tyre.
Start
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37535
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Itali, numri i viktimave mund tė arrij nė 150 :: Komentet

avatar

Mesazh Mon Apr 06, 2009 5:23 pm nga Iliriada Portal

Ankara - Barak Obama shpreh ngushėllimet e tij pėr familjet e viktimave tė rėna nė tėrmetin e fundit qė tronditi Italinė. Ngushėllimi i presidentit amerikan erdhi qė nga Ankaraja, ku ai ndodhet pėr njė vizitė dyditore.

"U dėrgojmė ngushėllimet tona familjeve nė Itali, dhe shpresojmė qė ekipet e ndihmės tė mund tė arrijnė atje pėr tė shpėtuar personat e tjerė", deklaroi Obama pėrkrah presidentit turk, Gyl, nė njė konferencė tė pėrbashkėt shtypi.

Bilancet e para flasin pėr 50 tė vdekur dhe mbi 50 000 mijė tė pastrehė nė Abruzos, qytet nė Italinė qendrore.
start

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Mon Apr 06, 2009 5:23 pm nga Iliriada Portal

Tiranė -Ministri i Jashtėm Lulzim Basha i ka dėrguar njė telegram ngushėllimi homologut tė tij italian Z. Franco Frattini. “Me shumė trishtim mora lajmin e bilnacit tragjik tė tėrmetit qė ra nė zonėn e Abruzzo-s, i cili provokoi humbjen e shumė jetė njerėzish, shumė tė humbur dhe shumė dėme materjale. Me dhimbje tė thellė dėshiroj t’Ju shpreh juve dhe familjeve tė viktimave, ngushėllimet e mia mė tė sinqerta dhe ndjenjat e njė solidariteti tė thellė”, shkruan Ministri Basha nė kėtė telegram.

Gjithashtu, nė orėt e para tė mėngjesit, Ministri Basha pati njė bisedė telefonike me Ambasadorin e Republikės sė Italisė nė Tiranė, Z. Saba D’Elia, tė cilit i shprehu ngushėllimet mė tė sinqerta pėr kėtė tragjedi.
start

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Mon Apr 06, 2009 5:39 pm nga Iliriada Portal

Itali, numri i viktimave mund tė arrij nė 150 8

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Mon Apr 06, 2009 5:40 pm nga Iliriada Portal

Itali, numri i viktimave mund tė arrij nė 150 7

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

lidabica

Mesazh Tue Apr 07, 2009 1:21 am nga lidabica

mjere ke ze kjo fatkeqesi Mad

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

gerrard

Mesazh Sat Apr 11, 2009 12:11 am nga gerrard

Numeri i viktimave arriti ne 280. Sot Italia kishte Dite Zie Kombetare, 204 arkivole te vena rresht njera pas tjetres, moren lamtumiren e fundit nga miliona njerz. Njerz qe kane humbur gjithēka, shtepine te afermit, jeten. Mes ketyre arkivolave, binin ne sy disa arkivola te bardhe dhe te vegjel, ishin disa engjuj te vegjel qe u pergatiteshin per t'u ngritur lart ne qiell. C'do koment do te ishte i pavend, do te doja t'i kujtoj dhe t'i pershendes keta njerz dhe mbi te gjitha keta engjuj....

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi