ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pavarėsia shpallet nė 17 shkurt, festa 1 milion euro

Shko poshtė

09022008

Mesazh 

Pavarėsia shpallet nė 17 shkurt, festa 1 milion euro Empty Pavarėsia shpallet nė 17 shkurt, festa 1 milion euro




Pavarėsia shpallet nė 17 shkurt, festa 1 milion euro

Burimi pranė kryeministri Thaēi: Data njė ditė para mbledhjes sė ministrave tė BE-sė
Pavarėsia e Kosovės mund tė shpallet nė 17 shkurt. Data ėshtė cituar dje nga agjencia italiane e lajmeve Ansa duke iu referuar njė burimi shumė pranė kryeministrit Thaēi. Sipas Ansa-s qė i referohet gjithmonė burimeve pranė kryeministrit Thaēi hapi i pavarėsisė po ndėrmerret nė bashkėpunim me SHBA dhe disa shtete tė BE qė do tė njohin tė parat edhe Kosoven e pavarur. Ansa shkruan se pavarėsia e Kosovės do tė shpallet para 18 shkurtit, datė kur ėshtė pėrcaktuar mbledhja e ministrave tė jashtėm tė BE. Qeveria e Kosovės do tė ndajė nga buxheti njė milion euro pėr manifestimin me rastin e shpalljes sė pavarėsisė, deri te e cila mbetet tė vėrtetohen edhe disa detaje.
Kryeministri Hashim Thaēi tha se pavarėsia e Kosovės ėshtė ēėshtje e kryer dhe tani kėrkohet vetėm pėrfundimi i pėrgatitjeve pėr tė. "Nė Prishtinė, Bruksel dhe Uashington gjithēka ėshtė e pėrfunduar dhe zėra pėr shtyrje mund tė ketė vetėm nė Beograd" tha ai pas mbledhjes sė djeshme tė Qeverisė sė Kosovės. Kryeministri nuk deshi tė komentojė asnjė nga deklaratat kundėr pavarėsisė, duke thėnė se ai do tė vazhdojė tė punojė me tė gjithė ata qė punojnė pėr pavarėsinė. Qeveria miratoi dje projektvendimin pėr fillimin e hartimit tė ligjit pėr presidentin, atij pėr diasporėn, shqyrtoi strategjinė legjislative pėr kėtė vit, diskutoi pėr pėrgatitjet rreth manifestimit Epopeja e UĒK-sė si dhe vlerėsoi se janė shėnuar rezultatet e para nė zbatimin e zvogėlimit tė shpenzimeve buxhetore.
BE-ja
Kancelari austriak, Alfred Gusenbauer nėnvizoi dje se njė njohje e pavarėsisė sė Kosovės nga Bashkimi Evropian do tė bėhej nėn dritėn e planit Ahtisari e veēanėrisht me garancitė pėr mbrojtjen e pakicės serbe tė krahinės. "Ēdo shpallje e pavarėsisė nga Kosova do tė shqyrtohet me shumė kujdes nga BE dhe shtetet e saj anėtare pėr tė parė nėse tė gjithė elementėt e planit Ahtisari janė marrė parasysh, e veēanėrisht mbrojtja e pakicave", deklaroi ai pėr gazetarėt nė Vjenė. Njė shumicė e shteteve tė BE-sė, ndėr tė cilat Austria, ėshtė nė parim pro njė njohjeje tė pavarėsisė sė Kosovės, e cila mund tė shpallet pak pėrpara njė takimitė ministrave tė Jashtėm tė 27-shes, mė 18 shkurt nė Bruksel. Nėse Kushtetuta e ardhshme e Kosovės parashikon konform planit tė ndėrmjetėsit tė OKB-sė, Marti Ahtisari dhe tė mbėshtetur nga BE-ja njė "shoqėri multietnike", nuk ėshtė pėrcaktuar ende nėse referimi ndaj pakicave do tė figurojė ose jo nė kėtė tekst tė shpalljes sė pavarėsisė.
NATO
Trupat e NATO-s kanė mandatin pėr tė qėndruar dhe ndėrhyrė nė Kosovė pėr tė garantuar sigurinė atje pas shpalljes sė pritshme tė pavarėsisė, tha dje Sekretari i Pėrgjithshėm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer. Ministrat e Mbrojtjes sė bllokut ushtarak ranė dakord nė bisedimet e zhvilluara nė Lituani se rezoluta 1244 e Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara do tė vazhdojė tė justifikojė praninė e trupavetė NATO-s nė Kosovė, nėse shqiptarėt e Kosovės shpallin pavarėsinė, e cila pritet brenda disa javėsh.
Vendetkryesore tė perėndimitkanė treguar se ata do ta mbėshtesin njė veprim tė tillė.
"Po, rezoluta 1244 ėshtė parimi bazė dhe ne do tė mbajmė kėtė parim tė pranisė sė NATO-s", tha de Hoop Scheffer nė njė konferencė shtypi. De hoop Scheffer tha gjithashtu se NATO do tė kishte rol nė trajnimin e njė force tė ardhshme sigurimi nė Kosovė, por tha se njė veprimi tė tillė do t'i duhet tė presė deri nė zgjidhjen pėrfundimtare tė statusit tė Kosovės. "Do tė ketė njė rol tė NATO-s atje ...sigurisht NATO do tė ketė pėrgjegjėsinėpasitė kemi statusin e Kosovės", tha ai .
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34581
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Pavarėsia shpallet nė 17 shkurt, festa 1 milion euro :: Komentet

avatar

Mesazh Mon Feb 11, 2008 9:02 pm nga loki

Mezi po e presim ate dite. kjo dite do tjete nje dite e madhe jo vetem per Kosoven por per te gjithe shqiptarine.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptari

Mesazh Mon Feb 11, 2008 9:04 pm nga shqiptari

ARDHT E BARDHE KJO DITE PER KOSOVE E SHQIPTARI!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi