ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“HISTORIA DE VITA ET GESTIS SCANDERBEGI EPIROTARVM PRINCIPIS”

Shko poshtė

17042009

Mesazh 

“HISTORIA DE VITA ET GESTIS SCANDERBEGI EPIROTARVM PRINCIPIS” Empty “HISTORIA DE VITA ET GESTIS SCANDERBEGI EPIROTARVM PRINCIPIS”




Rizgjon surpriza,nė origjinal i librit tė Marin Barletit i shtypur nė Romė
“HISTORIA DE VITA ET GESTIS SCANDERBEGI EPIROTARVM PRINCIPIS” Historia-f22-23Qytetėrimi ilir kishte filluar shkrim-kėndimin me alfabet, nė njė hap me tė gjithė Mesdheun
Kėtė kopje tė rrallė, nė latinisht e ka Biblioteka e Universitetit “Luigj Gurakuqi” nė Shkodėr; libri me sa duket ka ardhur fillimisht nė Shkodėr nė odise-rrugėtimin e gjatė, pėrmes njė librarie antikuariatesh nga Italia. Nė kėtė origjinal tė botimit tė Romės, fillim i shek. XVI, ka njė vulė mjaft interesante; letra/karta e shtypshkrimit, e parė nė dritėn e diellit ėshtė e stamposur me njė figurė shqyt qė inkuadron njė kurorė mbretėrore! Kjo mbase mund tė kishte qenė Kurora Mbretėrore, pėr Gj. K. Skėnderbeun si “Mbreti i albanėve dhe epirotėve”, e premtuar nga Papa Piu II dhe e parapėrgatitur pėr t’u sjellė nė Durrės nė vitin 1464, sėbashku me Festen e Kardinalit pėr kryepeshkopin Pal Ėngjėlli (?!); nė faqen e fundit tė Librit XIII, paraqet alfabetin latin, njė pjesė kjo qė nuk ishte botuar nė pėrkthimin shqip, bazuar nė botimin latinisht nė Gjermani nė vitin 1537.

Pėrse dhe nė cilin vit u botua u botua libri i rilindėsit evropian Marin Barleti, “Historia de vita et gestis Scanderbegi epirotarvm principis”?


Nė gazetėn Shkodra, datė 2 dhjetor 1999, studiuesi shkodran Agron Luka, publikoi njė studim, me tė njėjtin titull tė kėtij paragrafi, tė cilin e kishte sinjalizuar dhe e kishte diskutuar me prof. I. Zamputi dhe prof. Dh. S. Shuteriqin, sė paku qysh nga viti 1983. Nė publikimin e vitit 1999, studiuesi pati fare pak mundėsi ta konsultonte kėtė origjinal, me sy tė lirė nė Bibliotekėn e Universitetit “Luigj Gurakuqi” nė Shkodėr. Sigurisht atė kohė nuk ishin mundėsitė e sotme kompjuterike. Nė vitin 2002, me kėrkesėn e dr. Moikom Zeqos, ish drejtor i MHK, ky studim dhe disa tė tjerė u fotokopjuan pėr arshivėn e kėtij institucioni. Nė studim, kundėrshtoheshin pikėpamjet dhe interpretimet e disa autoriteteve se, ky libėr, tė cilin ne e kemi bėrė si zakon ta quajmė shkurtimisht “Historia e Skėnderbeut”, ishte shkruar pėr t’i nxitur alban/shqiptarėt pėr kryengritje tė reja antiturke tė panumėrta, nė lidhje me disa premtime pėr organizimin e njė Kryqėzate tė Re, nga Vatikani etj! Studiuesi A. Luka solli argumente dhe fakte bindėse duke vėrtetuar tė kundėrtėn, se nė kohėn konkrete nuk kishte asnjė lloj shprese tė tillė, as nė situatėn politike dhe as nė vetė shkrimin dhe bindjen e M. Barletit. Kėtu, pėr lexuesit sa mė shkurt, po rikujtojmė vetėm pohimin e pėrfundimin e Barletit, kur sapo e kishte filluar librin: “...nė Albani/Epir nuk gjen as vend, as trup, as frymė, as zė tė lirė.
Dhe ka pllakosur njė mjerim i tillė, sa qė bėj ēudi se me ē’mėnyrė do tė mund t’ia dalim ne e t’i durojmė kėto tė zeza. Prandaj nuk do tė thosha ndoshta mė kot se, Epiri vdiq bashkė me kryetrimin, qoftė sepse kėshtu e desh rregullsia e fatit, qoftė sepse e tillė qe burrėria dhe kėsmeti i jonė” . (M. Barleti, HS, bot. shqip, 1967, Libri I, f 50-51. Pėr njė sqarim tė vogėl dhe pėr mos ngatėrresė: botimi HS ka XIII kapituj, tė cilėt nė gjuhėn e asaj kohe quheshin edhe si libra, pra botimi kishte XIII Libra). Qėllimi kryesor i M. Barletit dhe i tė gjithė bashkatdhetarėve qė e kishin nxitur, ndihmuar, pėrkrahur dhe qė madje i ishin lutur, pėr ta shkruar kėtė libėr, ka qenė pėr t’a pėrjetėsuar nė histori tėrė epopenė e lavdishme dhe qytetėrimin alban-epirot sėbashku me heroin e tyre, si njė detyrim pėr qytetėrimin progresist rilindės evropian dhe pastaj pėr njė sėrė qėllimesh e detyrash tė tjera fisnike, qė ky kolos ia linte porosi brezit tė pasardhėsve. Ndėr kėto, M. Barleti njihet edhe si filluesi i shkencės albanologjike. Me gjithė gjendjen e rėndė, M. Barleti ishte optimist se ky popull kaq i lashtė, megjithatė nuk do tė zhdukej por do tė mbijetonte.
Nė pjesėn tjetėr, studiuesi A.Luka diskutoi nė lidhje me vitin e botimit tė HS. Simbas pikėpamjes sė autorėve F. Pall, F. Noli, S. Prifti, Dh. S. Shuteriqi etj, vepra HS mendohej se ishte botuar midis viteve 1508-1510. F. Noli e mendonte nė vitin 1506, ndėrsa studiuesi shkodran autoritet, M. Prendushi e linte tė hapur ēėshtjen e vitit tė botimit, duke theksuar se data nuk mund t’i vendosej arbitrarisht, pėrderisa vetė botimi nuk e pėrmbante. Studiuesi A. Luka, duke hulumtuar brenda rreshtave, nė tė dy botimet e njohura tė M. Barletit (RrSH dhe HS), solli citime tė disa pasazheve, tė cilat i kishin shpėtuar vėmendjes analizuese tė studiuesve tė deriatėhershėm. Nė kėtė mėnyrė ai solli disa arsyetime qė e lėkundnin dukshėm ēėshtjen e botimit tė HS mė 1508-1510, dhe ndoshta e spostonin disi pėrtej vitit 1514.
Pėr lexuesit e sotėm, pėrsėri ne po risjellim njė paraqitje tė pėrmbledhur: Nė HS, nė faqen e fundit, tė Librit XIII, f 494, M. Barleti pohonte se, ai kishte shkruar mė pėrpara, njė “libėrzė” pėr rrethimin dhe pushtimin e qytetit tė Shkodrės nga Sulltan Mehmeti II, nė vitin 1504; Nė f 248, tė HS, Lib. VI, M. Barleti pohonte se “nė ushtrinė e Gj.K. Skėnderbeut, kishin shėrbyer me nam, trimėri e lavdi, nė kohė tė ndryshme, shumė nga bashkėqytetarėt e tij shkodranė, tė cilėt edhe ai vetė i kishte njohur”. Njė ndėr kėto rezultonte se kishte qenė Frat Bartolomeu, njėri nga mė tė shquarit udhėheqės tė qėndresės sė lavdishme tė Shkodrės mė 1478-1479. (Krhs, RSH, bot. 1982, f 57; bot. 1967, f 52). Me kėto pohime, nuk vihej nė dyshim se HS ishte shkruar mbas RrSh, pra mbas vitit 1504. Ēėshtja tashti mbetej se kur dhe sa vjet mbas 1504, kishte filluar t’a shkruante dhe t’a dėrgonte pėr botim, M. Barleti librin HS?
Nė HS, f 51, Libri I, nė Parathėnie, M. Barleti, shkruante: “Ka shumė vjetė tanimė qė unė, - ju them sinqerisht tė vėrtetėn – po e bėj zap kėtė dėshirė pėr tė shkruajtur, po hedh poshtė lutjet e shumta tė miqve, tė cilėt ma kėrkonin kėtė me ngulm... megjithėqė qė nuk pushojnė sė botuari ēdo ditė (mė falni pėr shprehjen) fjalime tė reja dhe kujtime tė panumėrta, gjer nė shpėrdorim...”. Kėshtu, sipas kėtij pohimi, dilte menjėherė arsyetimi logjik: sa vite mbas 1504, duheshin kuptuar kėto “shumė vjet”, nė tė cilat Barleti e kishte bėrė zap dėshirėn pėr tė shkruar? Mund tė quheshin “shumė vite”, dy vitet e Nolit, apo ato 4 vitet deri te 1508-ta?! Kronologjia e vitit 1508, ishte nxjerrė nga autori rumun F. Pall, sipas kėsaj tė dhėne tė Barletit: “Tani siē marr vesh, pasi himariotėt thirrėn me dėshirėn e tyre nga Apulia, trupat dhe flamujt e spanjollėve kanė njohur njė prijės dhe kanė filluar njė mėnyrė jetese mė tė kulturuar”. (Shih, HS f 97, Lib. II; F. Pall, “Marino Barleti, uno storico umanista”, Bucaresti 1938, f 12) Pra kėtė ngjarje a kryengritje antiturke, F. Pall e datonte si e ndodhur nė janar 1508. Mirėpo nėqoftėse kjo ngjarje rezultonte kėshtu, duhet tė logjikojmė se jemi vetėm te Lib. II, f 97 dhe nuk duhet tė harrojmė se kemi pėrpara edhe plot XI libra/kapituj, plot 397 faqe tė tjera! Pėrse Barleti duhej t’a vinte kėtė tė dhėnė kronologjike midis rreshtave dhe nga ana tjetėr nuk vendosi asnjė tė dhėnė tjetėr kronologjike?! Me kėtė rast, vepra po shkruhej e po botohej pjesė-pjesė, d.m.th libra-libra?! Por, kjo kronologji e vitit 1508 nuk ishte aq absolute, pasi nuk dihej se kur i kishte rėnė nė vesh ky lajmi Barletit, flakė pėr flakė, apo mė vonė.
Pastaj kishte mundėsi qė kjo lėvizje himarjote tė kishte ndodhur edhe mė vonė dhe me atė kuptoheshin pak a shumė njė formė venomesh. Gjithsesi, arsyetimi na ēonte te konstatimi se edhe sikur rasti tė merrej i mirėqenė, vepra nuk ishte mbaruar mė 1508, por ishte nė proēes shtypshkrimi. Duke e konstatuar kėtė njė seri autorėsh e kishin korrigjuar F, Pallin, duke ia futur aforfajt 1508-1510. Siē e thamė, nga 1508, duheshin edhe XI libra tė tjerė, qė ishin edhe mė tė gjatėt e mė tė vėshtirėt. Edhe vetė ajo “mėnyra e filluar e kulturuar e jetesės” e presupozonte njė farė kohe apo jo. Nė vitin 1508, kur ta zėmė se, kishte filluar sė shkruari Barleti, vėrehej se nuk gjendeshin as fjalime as kujtime tė botuara, tė cilat ai i kishte pėrmendur. Kėto do tė fillojnė nga 1510 e pėrtej, me shkrimin dhe botimin e Gjenealogjisė sė Gjon Muzakės. Por, kishte edhe njė arsyetim, M. Barleti nuk kishte pėrse t’ia kushtonte veprėn pasardhėsit nipit tė Skėnderbeut, Don Ferrante Kastriotit, kur deri mė 1514 ishte gjallė vetė i biri Gjon Kastrioti! Me kėtė rast nipi tjetėr Gjergji i Ri, nuk pėrmendej sepse jo vetėm qė kishte dezertuar, por edhe se kishte vdekur. Pėr tė hedhur nė diskutim edhe njė hipotezė alternative, studiuesi A. Luka kishte gjetur dhe krahasuar dy episode nė veprėn “Rrethimi i Shkodrės”, bot. 1504 dhe nė “Historia e Skėnderbeut”, pa datė botimi.
Tė dy kėto episode lidheshin me Sulltan Bajazitin e II, 1481-1512. Nė RrSh, f 54, shkruhej: “Mehmeti II ishte i jati kėtij Bajazitit II, qė sundon sot” dhe kjo ishte fare normale, sepse Bajaziti II ishte gjallė. Ndėrkaq nė veprėn HS, f 56, Barleti shkruante: “Kulti i rreptė i dervishėve, nė kohėn kur mbretėronte Sulltani Bajaziti II, duke dalė nga rruga e tyre dhe duke bėrė krime nė shumė vende, pėr kėtė u zhdukėn dhe u shfarosėn krejt prej tij”. Kėshtu, meqenėse kėtu flitej pėr Bajazitin II dhe nė kohėn e shkuar, duhet t’a kemi parasysh se Bajaziti II, kishte vdekur mė 1512. Meqenėse kėtu me kėtė episod, jemi te libri I, si arsyetim kronologjik do t’i binte qė libri tė ishte futur nė shtypshkrim, pėrtej 1512 dhe ndoshta edhe pėrtej 1514! Vepra HS, nuk pati datė botimi! Ky libėr ishte njė ndėrmarrje krejtėsisht private, ajo i kushtohej “Princit shumė tė ndritur tė Epirotėve Donferrand, nipit tė Skėnderbeut”. Pra nuk kemi asnjė lloj kushtimi ndaj ndonjė personaliteti tė lartė tė Romės dhe as tė Vatikanit! Tė vėrejmė se, libri RrSh, i kushtohej Princit Leonard Loredanit, Dogjės sė Venedikut dhe vetė Senatit tė Venedikut! Pra ka njė dallim tė dukshėm, apo jo! Pėrse ky mister pa datėn e botimit nė HS, kur te Rrsh, data shėnohej e saktė, 10 janar 1504?!
Prof. Dh. S. Shuteriqi mendonte dhe e shprehte hapur se, HS, nė Romė qe futur nė njė lloj indeksi ēensurues nga Vatikani! Analizuesit qė ne i sipėrpėrmendėm, shpreheshin se shėnimi nė fund tė librit: “Impressum Romae per B.V.” duhej shpjeguar, “Shtypur nė Romė prej Benetus de Vitalibus”, ku pėr inicialet B.V. mendohej se duhej tė ishte po i njėjti botues qė kishte shtypur librin “Rrethimi i Shkodrės”. Dhe, pėrse botuesi duhej me iniciale, kur te RrSh prezantohej me emėr tė plotė?! Mos kjo B.V. mund tė ishte edhe “Biblioteca Vaticana”?

Nga erdhi ky libėr origjinal nė Shkodėr dhe ēfarė surprizash na ofron ai?
Ky libėr origjinal i botimit tė Romės, nė fillim tė shek XVI, aktualisht ėshtė fond i Bibliotekės sė Universitetit “Luigj Gurakuqi”, me Nr. Inv. A/5398, nė Shkodėr. Edhe mė pėrpara ka qenė fond i Bibliotekės sė Institutit tė Lartė Pedagogjik Shkodėr, sikurse shihet edhe nga disa vula tė asaj biblioteke, me tė njėjtin Nr. inv. A/5398. Kapakėt e kopertinės kanė njė mbėshtjellje tė rėndomtė dhe tė pakujdesshme. Do tė ishte e nevojshme qė t’i bėhej njė restaurim, nėqoftėse ata janė tė origjinalit ose pėrndryshe duhet menduar pėr njė kopje tė ngjashme me origjinalet e tjera. Nė faqen e brendshme tė kapakut tė pėrparėm, ka njė fletė tė shkruar tė ngjitur, nga ku ne informohemi se, kjo kopje origjinale, nė rrugėtimin e saj, ka ardhur nga Italia, duke pasur si stacion njė librari antikuariatesh. Fleta shkruan: LIBRERIA ANTIQUARIA DI DARIO GIUSSEPE ROSSI CORSO, 33-40. Kjo fletė adrese ėshtė njė stampė e porositur shtypshkronje, e cila iu ngjitej si duket librave tė kėsaj librarie. Mirėpo pėr fatin e keq, kėsaj adrese i mungon informacioni se cilit qytet i pėrkiste kjo librari dhe se nė ēfarė vitesh kishte funksionuar.
Gjetja e kėsaj adrese fillimisht, pėr tė synuar pastaj nė ndonjė hetim edhe mė tė thellė, detyrimisht duhet kėrkuar nga ndonjė lidhje me specialistė italianė nė Itali. Pasi ka mbėrritur nė Shqipėri, kjo kopje origjinale, sikundėr vėrtetohet nga disa vula, ka qenė pronė e njė biblioteke, e cila nė vulat e saja shėnohet: si “BIBLIOTECA MISS. VOL. ALB.”, pra “Biblioteka e Misionarėve Vullnetarė Albanezė/Shqiptarė”. Nga sa na kumton ish bibliotekari, enciklopedia e gjallė, prof. W. Kamsi (i cili e ka blerė kėtė libėr nga njė person civil), kjo bibliotekė, ka qenė njė organizim i misionarėve vullnetarė katolikė shėtitės nėpėr malėsitė e veriut, me njė fillesė qysh nga njė kohė e hershme e shek XIX e deri aty te viti 1914. Nė frontespicin e njohur tashmė, ky botim, nė pjesėn e djathtė poshtė, ka njė vulė e cila sado me mjaft vėshtirėsi na lejon tė shprehemi (me dyshim ?) se ėshtė njė shqiponjė biqefale me njė kurorė mbretėrore nė mes dhe me njė yll tė Davidit nė mes tė trupit tė shqiponjės. Sigurisht se kjo vulė do tė kėrkonte njė teknikė mė moderne. Nė qoftė se kjo vulė nuk rezulton e ndonjė kronologjie tė vonė tė shek XIX, atėherė mbetet e hapur edhe hipoteza se mbase i pėrkiste njė libri e vule tė ish pasardhėsve Kastriotė. Le tė qėndrojmė edhe pak te kjo faqe.
Siē njihej me kohė, nė krahun e majtė tė minigrafikave, ka dy shqiponja tė puthitura. Specialistėt heraldistė italianė kishin shprehur njė mendim se kjo paraqitje e pėrzgjedhje ishte bėrė nga ilustratorėt e shtypshkronjės, nga improvizimet e formatet shtampė qė kishin ata dhe nuk kishte lidhje me ndonjė pėrzgjedhje tė vetė porositėsit tė librit, me kėtė rast Barletit. Njė vėrejtės e kishte menduar si njė kopje nga njė punim nė dru, si njė ish ilustrim i njė skene homerike ku pėrplaseshin dy shqiponja. Dr. M. Zeqo te gazeta “Koha Jonė”, 1999, kishte shprehur njė opinion se kjo shqiponjė duhej tė ishte njė nga heraldikat mė tė hershme e origjinale tė familjes Kastrioti, sipas pėrzgjedhjes e dėshmisė sė vetė Barletit. Mė sė fundi, edhe pse e kishte konstatuar qysh nga vitet 70-tė, A. Luka ėshtė shprehur se ndoshta kjo lidhej si njė shqiponjė e fisit alban-epirot, nė objektet shtiza me shqiponja me derdhje, tė cilat te M. Barleti nė disa raste na paraqiten nė bashkėshoqėrimin si dy objekte tė veēanta: si “flamurė e shqiponja” (shih HS, f 93; f 408) krahas asaj ndarjes antike nė flambularė-bajraktarė (HS, f 184 etj). Nė krahun e djathtė, shihet edhe mirėnjohura ulkonjė e Romės me dy binjakėt Remin dhe Romulin, e cila ishte mjaft mirė e njohur edhe nė Iliri, jo vetėm nga monedhat e shumta romake, por me gjasa edhe nga legjendat mė tė hershme persiane, pėr Kirin e Persisė, tė cilin gjithashtu e kishte ushqyer njė bushtėr-ulkonje. (Kjo kėrkon njė trajtim mė vete). Karta/letra, me tė cilėn ėshtė shtypshkruar nė latinisht libri i M. Barletit, sipas njė opinioni tė shprehur nga vizitori dr. Musa Ahmeti, ka gjasa se mund tė jetė disi mė e vjetėr se sa koha e shtypshkrimit.
Bazuar nė pamjet nė dritėn e diellit, ne na ka rezultuar se tė gjitha letrat janė tė stampuara, dhe ndėr tė gjitha aty dallohet njė figurim nė formė shqyti qė inkuadron njė kurorė mbretėrore. Kėtė pėr t’u siguruar ne e kemi fotografuar me aparat dixhital. Nisur nga ky fakt, ne mendojmė se, kjo kartė/letėr ėshtė e porositur posaēėrisht dhe gjithashtu , fillimisht mendojmė se letra nuk mund tė jetė shumė kohė mė e vjetėr se sa shtypshkrimi, nė njė pėrmasė kohore tė ekzagjeruar. Gjithsesi, kjo do tė kėrkonte njė ekspertizė tė specializuar, sepse nuk mund tė vendoset kėshtu, si i thonė “me tahmina e badihava”!
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34476
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

“HISTORIA DE VITA ET GESTIS SCANDERBEGI EPIROTARVM PRINCIPIS” :: Komentet

ILIRI

Mesazh Fri Apr 17, 2009 1:16 pm nga ILIRI

Duhet sqaruar nė Itali me specialistėt e botimeve mesjetare, nėse ka pasur ndonjė kartė/letėr tjetėr format tė kėsaj natyre nė Romė(?) Ndėrkaq, nė pritje tė kėtij sqarimi, ka edhe njė mendim tjetėr hė pėr hė, mė shumė se sa njė hipotezė e thjeshtė. Sipas mendimit tė studiuesit Agron Luka, kjo mund tė ketė qenė Kurora mbretėrore pėr Gj. K. Skėnderbeun si “Mbret i Albanėve dhe Epirotėve”, e premtuar dhe e parapėrgatitur pėr t’u sjellė nė Albani, nė Durrės mė 1464, nga Papa Piu II, sėbashku edhe me Festen e Kardinalit pėr kryepeshkopin e Durrėsit Pal Ėngjėlli. Nėn kėtė Kurorė, ka edhe njė figurim tjetėr qė kėrkon njė trajtim tė veēantė dhe tė kujdesshėm, pėr tė mos u shprehur me ndonjė gafė para kohe. Pėr ēėshtjen e akordimit tė kurorės mbretėrore “de jure e de facto”, nga vetė Papa Piu II, autori Agron Luka, nė vitin 2008, ka publikuar njė studim tė veēantė, tė cilin “Shoqata Atdhetare Dukagjini” dhe “Shoqata Integrimi nė Evropė” ia kanė dėrguar personalisht Papa Benediktit XVI dhe specialistėve tė Arkivit tė Vatikanit dhe kanė marrė njė pėrgjigje inkurajuese. Le tė shpresojmė nė njė zbulim dhe njė sqarim definitiv, mbasi na ėshtė komunikuar edhe njė afat deri nė vitin 2012. (shih Pėrgjigjen e skanuar;
Studimi mund tė ripublikohet mbas kėtij anonēimi). Ky botim, nė fund, nė faqen ku pėrfundojnė komplet tė XIII librat/kapitujt, sikurse edhe mund tė konstatohet nga skanimi, ka tė regjistruar edhe germat e alfabetit latin, paraqitje kjo qė nuk ka figuruar nė botimet e pėrkthimit shqip. Nė libėr ka edhe tek-tuk ndonjė mbishkrim me dorė nga pėrdoruesit, siē duhet tė jetė i vonė njė datim i vitit 1508, i shkruar me dorė. Duke gjykuar disi, pėr arsyen e vendosjes sė alfabetit latin nė fund, ndonėse duket si pa lidhje, mendja na shkon pak mė larg, nė vitin 1367, kur: “Magister Johani, doktor nė gramatikė, deklaron, se premton dhe detyrohet kundrejt presbiterit Andre tė Shėn Palit dhe Pultit, se do t’ia mėsojė nipin e tij Nikollėn, tė lexojė e tė shkruajė mirė, sipas mėnyrės tregtare, dhe do t’i mėsojė atij Donatin dhe Katonin qė tė dijė t’i pėrkthejė...”. (Acta et Diplomata, II, 233, sipas origjinalit latinisht) Dhe ėshtė shumė e qartė se ky djalosh shkruan albanishte/shqipe me germa latine si “shkrimin tregtar” dhe mė pastaj mėsohet tė pėrkthejė nga latinishtja nė shqip. Po kėshtu pėr tė rikujtuar: “Dhe sado qė ata albanėt kanė njė gjuhė tjetėr fare tė ndryshme nga ajo latine, megjithatė ata kanė nė pėrdorim, si edhe nė tė gjitha librat e tyre alfabetin/shkronjat latine”. (Rel. i Kryepeshkopit tė Tivarit, mė 1332, “Bur. tė Zgj. pėr Hist. Shqip.,
Vėll II, 1962, Dok. Nr. 68, f 111). Pėr t’a pėrforcuar, po kujtojmė faqen 222 tė HS, ku Barleti e nėnvizonte termin “Qytetėrimi Alban” ose faqen 255, ku e nėnvizon fjalėn “nė gjuhėn albanese”. Ka ardhur koha qė disa tabu, tė thyhen, sepse qytetėrimi ilir, alban, dardan e epirot, tė cilėt lidhen nė njė etnos, sadokudo me objekt tė kufizuar, nė monedha, terrakota etj, siē mendon studiuesi A. Luka, e kishte filluar shkrim-kėndimin me alfabet, pothuajse nė njė hap bashkėkohor me tė gjithė Mesdheun. Do tė ishte e pafalshme tė na humbė “sy ndėr sy e ndėr duar e turi”, karta e identitetit tonė tė lashtė!

Nga Agron Luka, studiues Historie
dhe Magister Amir Ballaj
Drejtor i Bibliotekės Shkencore
Universiteti “Luigj Gurakuqi”
Shkodėr

SOT

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi