ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Artan Bushati shpall listėn anti-Milan

Shko poshtė

12052009

Mesazh 

Artan Bushati shpall listėn anti-Milan Empty Artan Bushati shpall listėn anti-Milan




Artan Bushati shpall listėn anti-Milan Milan-tiranaTiranė - Trajneri Artan Bushat shpalli listėn e futbollistėve me tė cilėt pėrfaqėsuesja shqiptare do tė pėrballet me Milanin nesėr nė stadiumin “Qemal Stafa”. Drejtuesi i Shqipėrisė do tė jetė trajneri i shpresave, pėr shkak se FSHF-ja nuk e ka caktuar ende emrin e trajnerit tė ri.

Bushati do tė grumbullojė 21 futbollistė, 7 prej tė cilėve luajnė jashtė Shqipėrisė. Nė listė pėrfshihen 13 lojtarė qė kanė luajtur edhe mė parė me pėrfaqėsuesen, ndėrsa pjesa tjetėr plotėsohet me lojtarė tė Shqipėrisė U-19.

Grumbullimi do tė nisė sot nė “Hotel Dyrrahu” Durrės, ndėrsa seanca e parė e stėrvitjes do tė zhvillohet nė orėn 17:00 nė stadiumin “Niko Dovana”.

Ndeshja miqėsore Shqipėri-Milan do tė zhvillohet nesėr nė orėn 19:00 nė stadiumin kombėtar “Qemal Stafa” tė kryeqytetit.

Lista e lojtarėve tė Kombėtares shqiptare pėr miqėsoren Shqipėri - Milan:

Samir Ujkani -Palermo
Shpetim Mocka -Flamurtari
Kristi Vangjeli -Aris Selanik
Andi Lila -Tirana
Elvin Beqiri -Vllaznia
Ansi Agolli -Tirana
Endrit Vrapi -Elbasani
Arjan Pisha -Dinamo
Franc Veliu -Flamurtari
Ervin Bulku -Krivbas
Dorian Bylykbashi -Krivbas
Jahmir Hyka -Mainz
Klodian Duro -AC Omonia
Elis Bakaj -Dinamo
Gjergj Muzaka -Tirana
Emilian Vila -Teuta
Jetmir Sefa -Tirana
Ndricim Shtubina -Vllaznia
Hamdi Salihi -SV Ried
Sebino Plaku -Dinamo
Migen Memelli -Tirana.
Start
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34491
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Artan Bushati shpall listėn anti-Milan :: Komentet

ILIRI

Mesazh Wed May 13, 2009 10:07 am nga ILIRI

Artan Bushati shpall listėn anti-Milan 20090512193842_artikull
Spektakel, Milani largohet me nje trofe nga
Nje atmosfere e madhe festive dhe nje dekor i mrekullueshem. Ndeshja miqesore mes Milanit dhe Shqiperise perfundoi ne barazim 3-3. Nje ndeshje e pelqyeshme per kuqezinjte, qe dhane spektakel, sidomos ne rastet e golave edhe prani te mijera tifozeve qe kishin mbushur shkallet e stadiumit. Ne pjesen e pare, trajneri i Milanit Karlo Anceloti zbriti ne fushe ekipin me te mire, pa brazilianin Kaka dhe Inzagin. Trajneri i kombetares sone, Artan Bushati nxori ne fushe lojtaret me te mire qe kishte ne dispozicion. Nje ndeshje e barabarte per te dy ekipet. Raste te pakta per shenim ne fillim te lojes. Milani e shtoi presionin me kalimin e minutave dhe 7 minuta para mbylljes se pjeses se pare, nje kombinim i mire mes Shevcenkos dhe brazilianeve, Pato e Ronaldinjo i dhane avantazhin Milanit. Ronaldinjo goditi nga jashte zones, duke shenuar ne porten e Ujkanit. Ne pjesen e dyte Milani aktivizon brazilianin Kaka dhe Zabrtoten. Bushtati kunderpergjigjet me Vilen. Milani dyfishoi shifrat ne fillim te pjeses se dyte, por pavaresisht golit te shenuar, edhe ne kete moment entuziazmi i tifozeve te pranishem ne stadium vijoi ne perkrahje te kuqezinjve, qe shkurtuan diferencen me ane te lojtarit te Teutes, Emiliano Vila. Sulmuesi durrsak shenoi ne porten e Milanit, pas nje zbritjeje te shpejte, 20 minuta pasi kishte startuar pjesa e dyte e ndeshjes. Pas golit, kombetarja shqiptare merr zemer dhe krijon raste te shumta para portes se Milanit. Aktivizimi i Hykes dhe loja e mire e tij ne krah te djathte dhe prania e Agollit, qe depertonte nga krahu tjeter sollen edhe dy golat e tjere. Hamdi Salihi mori nje kros nga Hyka dhe shenoi me koke, nje gol te bukur duke vene ne barazim gjithcka. Pak minuta me vone, Muzaka, lojtari i Tiranes i cili kishte shenuar edhe me pare ne miqesoren e tetorit, ndaj Milanit, nje gol spektakolar, barazoi shifrat me nje tjeter veprim tjeter te admirueshem. Agolli krosoi ne zone dhe Muzaka, edhe pse ne pozicion te veshtire, vuri ne baraspeshe gjithcka. Ne fund te ndeshjes, braziliani Kaka depertoi fuqishem duke kaluar disa lojtare te mbrojtjes sone dhe pasoi ne fund per Inzagin, qe i vetem shenoi ne porten e Mockes, duke barazuar rezultatin ne 3-3. Gjyqtari Jemini perfundon ndeshjen ne barazim dhe pas gjuajtjeve te 11-metershave, Milani fiton trofeun "Taci Oil". Ne nje atmosfere festive mbyllet ndeshja mes Milanit dhe kombetares sone.

Presidenti Topi, i dorezon trofeun Inzagit

Pas ndeshjes Presidenti i Republikes, Z. Bamir Topi, i pranishem ne tribunen "Vip" zbriti pas perfundimit te miqesores, per t'i dorezuar kapitenit te Milanit, Filipo Inzagi, trofeun "Taci Oil". Ne fjalen e tij, Presidenti uroi ekipin fitues Milanin, qe nderonte me pranine e tij ne kete mbremje te madhe festive. Presidenti takoi te gjithe lojtaret e Milanit dhe ato te kombetare sone, nderkohe Inzagi ngriti trofeun ne fund. Galiani, Anceloti dhe lojtaret e Milanit, pas ndeshjes kane thurur elozhe per lojen dhe festen qe kishin pergatitur organizatoret, duke lavderuar madje edhe lojen e mire dhe surprizuese te disa lojtareve te kombetares sone.

Beqiri i jep fitoren Milanit

Mbrojtesi i kombetares sone dhe i Vllaznise, Elvin Beqiri goditi mbi porten e portierit te Milanit, ne fund gjate goditjeve te 11-metershave, duke i hequr mundesine e mire, kombetares per te fituar trofeun "Taci Oil". Ishte goditja e fundit, pasi deri ne ate moment te gjithe lojtaret e Milanit, kishin goditur sakte para portes se kombetares sone. Gjuajtjet e 11-metershave jane pritur me emocione nga ana e tifozeve tane. Per Milanin nuk mund te gabonin lojtaret me te mire, si Kaka, Sedorf, Inzagi. Por edhe per kombetaren tone jane treguar teper te sakte Pisha, Muzaka.

Per te pare nga afer yjet e Milanit, ne stadiumin kombetar "Qemal Stafa" tifozet e shumte kishin paguar 10 mije leke (te reja) per Tribunen A, 7 mije leke te reja (karshi ) dhe 4 mije leke (te reja) ne tribunat anesore dhe pas portes, ajo shkonte ne 2 mije leke.

Shqiperi-Milan 3-3

(4-5, pas goditjeve te 11-metershave)

Shenues: Ronaldinjo, Inzagi, /Vila, Salihi, Muzaka

Shqiperia: Ujkani, Beqiri, Vangjeli, Lila, Bulku, Memelli, Duro, Bakaj, Bylykbashi, Salili, Vrapi. Trajner: Artan Bushati

Milani: Kalac, Mationi, Tiago Silva, Senderos, Antonini; Gatuzo, Pirlo, Jankulovski; Ronaldinjo, Pato; Shevcenko.

Gjyqtar: Lorenc Jemini
Koha Jone

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi