ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Barka: PBDNJ majtas, nuk ka vendim kryesie

Shko poshtė

14052009

Mesazh 

Barka: PBDNJ majtas, nuk ka vendim kryesie Empty Barka: PBDNJ majtas, nuk ka vendim kryesie




Barka: PBDNJ majtas, nuk ka vendim kryesie 20090513212037_artikullNenkryetari i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, Kosta Barka, denoncon shpalljen nga Dule te braktisjes se koalicionit qeverises. Ai deklaron se u shperfill dhe vendimi i OMONIA-s dhe se kalimi te PS, po behet pa nje vendim te Kryesise se kesaj partie. Ne nje prononcim diten e djeshme per televizionin "Klan", vleresoi periudhen qe partia ku ai ben pjese, qendroi ne krah te Partise Demokratike. "Ka qene nje periudhe e rendesishme edhe per mua angazhimi ne kete mazhorance qeverisese", u shpreh nendrejtori i hipotekes. "Dua te shpreh konsideratat me te mira ne kete bashkepunim, per plotesimin e te gjitha kerkesave qe ka pasur PBDNJ, si ne sistemin e dikasterit qe une drejtoja, nje angazhim pra qe nga strukturat me te larta qeverisese e deri ne nivelet", deklaroi ish-ministri i Punes se Ceshtjeve Sociale dhe Emigracionit. Ai theksoi se ne vleresimin e bashkepunimit te deritanishem me Partine Demokratike, nje bashkeveprim shume i suksesshem, i efektshem, dhe duke respektuar njeri-tjetrin. Barka shprehet kunder daljes me koalicionin e kryesuar nga kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, po mendon se ky bashkepunim duhet te vazhdonte. "Ndoshta ligji elektoral, ndoshta interesat kane shtyre te organizohet ky mekanizem jo demokratik, por i stisur", u shpreh zyrtari i Partise se Bashkimit te Drejtave te Njeriut. Por levizja drejt gjirit te majte, eshte kritikuar ashper nga anetari i kryesise se PBDNJ, duke e cilesuar levizjen si nje tregues mosmirenjohjeje. "Ky per mua eshte nje tregues mosmirenjohjeje, i pamoralshem", theksoi ai. Sipas tij, jane plotesuar ne kete katervjecar nga mazhoranca qeverisese kerkesat si ne investime ashtu edhe ne plotesimin e detyrimeve te tjera. Duke hedhur drite mbi ate qe ndodhi ne mbledhjen dhe votimin e bere ne kryesine e OMONIAS, ish-ministri theksoi se u votua qe ne rast se nuk do te kishin nje bashkepunim me Partine Demokratike, do te dilnim si te pavarur. "Jane shtate vota per te dale te pavarur dhe pese vota per koalicione me parti te tjera", shprehet Barka. Gjithashtu, ne mbledhjen e zhvilluar dje te kryesise, sipas tij, nuk u respektua as vendimi i Keshillit te Kryesise se OMONIAS. "Qe eshte nje nga organizatat jo te fshehta dhe baze e PBDNJ-se. Ky per mua eshte nje tregues mosmirenjohjeje, i pamoralshem dhe jo ne interes te komuniteteve te cilat perfaqesojne kete parti", tha Barka. Sipas tij, sot eshte nje armate shume e madhe punonjesish, te cilet kane funksione ne kete dikaster, por edhe ne dikasteret e tjere. "Edhe ne organet drejtuese te PBDNJ-se, u shpreh vleresimi per mbeshtetjen qe ka dhene kryeministri Berisha dhe tolerimet maksimale qe ka bere ai edhe ndaj deputeteve te PBDNJ-se, qe ne shume raste nuk kane votuar pro ne Parlament. Une u largova edhe si minister asohere edhe per te plotesuar tekat e kryetarit", perfundoi Barka.
Koha Jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34586
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Barka: PBDNJ majtas, nuk ka vendim kryesie :: Komentet

Drini

Mesazh Thu May 14, 2009 6:02 pm nga Drini

"Ky per mua eshte nje tregues mosmirenjohjeje, i pamoralshem", theksoi ai.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Thu May 14, 2009 6:08 pm nga lali

Ky e ka vleresuar realisht maredhenien PD-PBDNJ. Te rrim shtrember e te flasim drejte Berisha ka plotesuar ēdo teke te PBDNJ mirpo Dules i hyri vetja ne qef nga kjo.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

bulqizaku

Mesazh Thu May 14, 2009 9:20 pm nga bulqizaku

PO KI E DI SE DO FITOJE PD Laughing

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

emigranti

Mesazh Thu May 14, 2009 9:30 pm nga emigranti

Oferta e Ramės blen grekėt e Dules, PBDNJ braktis Berishėn
Dule zyrtarizon marrėveshjen para dhe pas zgjedhore me PS
“Profesori” i pazareve, Edi Rama mė nė fund arriti tė blinte partinė e grekėve. Kjo parti e cila ėshtė anėtare e koalicionit qeveritar mė nė fund ka vendosur ti bashkėngjitet koalicionit tė Edi Ramės. Udhėzimet e socialistėve nga Athina dhe ofertat joshėse tė Edi Ramės pėr grekun Dule, duket se kanė mbyllur pėrfundimisht kontratėn paraelektorale tė minoritetit grek me socialistėt shqiptarė. Vangjel Dule nėpėrmjet kėsaj ;lėvizje ka pėrēarė sėrish minoritetin grek duke rikrijuar njė tjetėr pėrēarje midis tyre. Ka qenė ish ministri Barka i cili ka dalė kundėr kėsaj marrėveshje duke e cilėsuar amoral veprimin e Dules. Ditėn e djeshme PBDNJ dhe organizata “Omonia”, kanė vendosur t’i bashkohen tė majtės, nė justifikimin se nuk kanė gjetur mirėkuptim nė partinė Demokratike pėr kėrkesat e tyre. Vetė Dule ka qenė kritik ndaj Berishės, javėn e shkuar, nė kongresin elektoral tė partisė, gjė qė bėri tė mendohej se PBDNJ-ja nuk do tė mendohej shumė pėr tė nėnshkruar njė marrėveshje me partinė Socialiste. Nė kėtė mėnyrė, forumet e PBDNJ-sė, pas negociatave me kryeministrin Sali Berisha dhe liderin e opozitės Edi Rama, vendosėn bashkėpunimin me kėtė tė fundit. Ka qenė vet kryetari i PBDNJ-sė, ai i cili ka shpallur zyrtarisht hyrjen nė koalicionin e opozitės sė majtė “Bashkimi pėr Ndryshim”. Vendimi u mor nė mbledhjen e kryesisė sė kėsaj partie. “Negociatat me kryeministrin Berisha, dėshtuan. Me partinė Demokratike nuk gjetėm njė terren tė pėrbashkėt.
Ne jemi pėr integrimin e vendit dhe vendimi ynė erdhi me njė korrektėsi tė madhe”, ėshtė shprehur Dule. Sipas tij, objekti kryesor i PBDNJ-sė nė kėtė marrėveshje zgjedhore, ka qenė dhe do tė mbetet pėrshpejtimi i objektivit strategjik tė historisė moderne tė vendit tonė, qė ėshtė integrimi nė BE si dhe njohja dhe respektimi i tė drejtave tė minoriteteve nė Shqipėri. Edhe pse vendimi tashmė ėshtė marrė, Dule dhe partia e tij shprehen tė ndėrgjegjshėm se njė mirėkuptim i plotė ėshtė pothuajse i pamundur me socialistėt, ashtu siē ka qenė edhe me demokratėt. PBDNJ dhe “Omonia” kanė vendosur se pavarėsisht nga fituesi i zgjedhjeve, pozicioni i tretė nė koalicionin e majtė do tė ruhet edhe nėse do tė jenė nė opozitė.
“Marrėveshja ėshtė e qartė, do tė jetė para dhe pas elektorale. Nėse shoqėria shqiptare, ne, dhe koalicioni tė qė u bėmė pjesė, do t’i rezervohet roli i opozitės, do tė jemi opozitarė tė devotshėm dhe tė pėrkushtuar. Nė qoftė se do tė jemi fituesit, do tė jemi nė vijėn e parė tė reformave tė thella, tė gjithanshme, pa marrė parasysh koston politike qė shpeshherė i ka bėrė ato deri mė sot tė jenė tė cunguara dhe afatshkurtra”, sqaroi ai lidhur me pozicionin e kėsaj partie, nėse koalicioni i djathtė fiton njė mandat tė dytė.
Por, kreu i PBDNJ-sė, Vangjel Dule nuk ka dhėnė detaje tė hollėsishme rreth kėsaj marrėveshje. Sipas tij edhe pse kjo forcė politike ėshtė e baraslarguar nė filozofinė si parti nga tė dyja partitė kryesore nė vend, si nga Partia Demokratike, edhe nga ajo Socialiste, negociatat me Partinė Socialiste e ēuan nė konkluzionin se mund tė bashkėpunojmė me kėtė forcė politike nė zgjedhjet parlamentare tė 28 qershorit. Po ashtu Dule deklaroi se nuk ka asnjė tension mes partisė qė ai drejton dhe organizatės “Omonia”. Mėsohet se gjatė paradites sė djeshme, teksa pritej vendimi pėrfundimtar pėr pozicionimin e PBDNJ-sė, kryetari i kėsaj partie ka zhvilluar njė takim me kreun e partisė Socialiste, Edi Rama. Dy kryetarėt kanė diskutuar kokė mė kokė pėr mė shumė se njė orė nė selinė e PS-sė.
PBDNJ e pėrēarė brenda saj
Burime mjaft tė besueshme brenda PBDNJ-sė, kanė bėrė tė ditur pėr gazetėn se nė kėtė parti ekzistojnė dy rryma, qė mbėshtesin secila dy krahėt e politikės nė vend. Njė prej grupimeve, i cili konsiderohet edhe mė i madhi, kėrkonte qė PBDNJ tė pozicionohej dukshėm me koalicionin aktual qeveritar nė zgjedhjet e 28 qershorit, ndėrsa grupimi tjetėr, dėshironte qė koalicioni tė zgjidhej pas mėsimit tė rezultateve tė zgjedhjeve. Kundėr njė aleance para dhe paselektorale me socialistėt, janė shprehur edhe pėrfaqėsuesit vendor tė PBDNJ-sė, nė Gjirokastėr, tė cilėt zotėrojnė prej katėr vitesh poste tė rėndėsishme nė drejtimin e ndėrmarrjeve publike si nė Zyrėn e Punėsimit, Drejtorinė e Trajnimit Profesional, Drejtorinė e Rrugėve nė Gjirokastėr, Drejtorinė e Shfrytėzimit tė Automjeteve, Drejtorinė e Ujėrave Fshat etj, pėr tė kulmuar me postin e Prefektit tė Gjirokastrės i cili mbahet nga Spiro Ksera.
Pėrēahet PBDNJ, Barka kundėr koalicionit me PS-nė
Shpallja e koalicionit me Partinė Socialiste ka sjellė reagimin dhe distancimit tė njė personazhi jo pak tė rėndeshim. Fjala ėshtė pėr ish-ministrin e Punės dhe Shanseve tė Barabarta nė qeverinė Berisha, Kosta Barka, i cili ėshtė distancuar nga vendimi i partisė pėr t'iu bashkuar koalicionit tė partive tė majta. Barka ėshtė shprehur kundėr kreut tė partisė Vangjel Dule. Madje duke shtuar se ėshtė amoralitet fakti qė kjo parti aktualisht ėshtė nė koalicion me PD-nė dhe tani shpall koalicion me Partinė Socialiste. Nga ana tjetėr mėsohet se me Kosta Barkėn pritet qė nė ditėt e ardhshme tė ketė edhe zėra tė tjerė nė parti qė do ta mbėshtesin.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi