ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hiperaktiviteti- mungesė pėrqendrimi

Shko poshtė

14052009

Mesazh 

Hiperaktiviteti- mungesė pėrqendrimi Empty Hiperaktiviteti- mungesė pėrqendrimi




Hiperaktivitieti- Mungesė Pėrqendrimi ėshtė njė problem psikologjik i hasur nė masė tek fėmijėt 2-11 vjeē. Fėmijėt tė cilėt janė hiperaktivė dhe kanė mungesė pėrqendrimi tė theksuar, janė tė lėvizshėm, shpėrqendrohen shpejt, nuk mund t’i ndalosh gjatė aktivitetit tė tyre tė rrėmbyer dhe e kanė tė pamundur tė presin, qoftė edhe pak sekonda. Shfaqin shenja padurimi, nervozohen dhe lėndohen shumė shpejt. Sa mė shumė tė pėrballen me ambiente tė reja dhe tė ndihen tė huaj nė tė, aq me tė vėshtirė e kanė tė heqin dorė nga veset kapriēioze.
SIMPTOMAT E FĖMIJĖVE HIPERAKTIVĖ DHE ME MUNGESĖ PĖRQENDRIMI?
* Fėmijėt tė cilėt janė hiperaktivė dhe kanė mungesė pėrqendrimi, kohėzgjatjen e pėrqendrimit e kanė tė limituar, gjatė studimit janė shumė tė ndjeshėm nga bezdisje tė vogla mjedisore, meditojnė pėr diēka tjetėr duke parė drejt tabelės sė klasės ose duke tė parė nė sy.
* Kėta fėmijė e kanė tė pamundur tė rrinė nė njė vend dhe tė dėgjojnė me qetėsi. Ata lėvizin sa majtas-djathtas tė shpėrqendruar pa asnjė qėllim. Luajnė me duar dhe gishta, kėrcasin gishtat, hanė thonjtė, zhgaravisin diku ose godasin me ndonjė mjet pėr tė nxjerrė njė zhurmė ritmike. Mundohen nė tė njėjtėn kohė tė bėjnė shumė gjėra (kur mėsojnė, shikojnė televizor, ose, gjatė mėsimit, bėhen pjesė e njė diskutimi tė bėrė nė shtėpi).
* Njė aktivitet tė nisur nuk e vazhdojnė dot pėr njė kohė tė gjatė.
* E kanė shumė tė vėshtirė tė ulen dhe tė dėgjojnė; kjo ėshtė pothuajse e pamundur pėr ta.
* Para se tė fillojnė njė punė, nuk mendojnė gjatė pėr pėrfundimin e saj.
Disa shembuj: Kur mėsuesi i drejton njė pyetje klasės, ata pėrgjigjen pa mbaruar pyetja,
ose, duke ecur nė rrugė, papritur dalin para automjeteve po kėshtu, edhe kur kritikohen,
mėrziten.
* Janė kėmbėngulės dhe i mbrojnė idetė e tyre.
* Nuk kujdesen pėr sendet e tyre, shpeshherė humbasin diēka.
* Megjithėse mund tė kenė inteligjencė normale, nuk janė tė suksesshėm nė mėsime. Ditėt e para tė shkollės mundohen tė tėrheqin vėmendje me lėvizjet e tepruara dhe nė vijim e kanė tė vėshtirė tė ulen e tė dėgjojnė. Justifikohen se i dinė ato ēfarė shpjegon mėsuesi, prandaj neglizhojnė gjatė shpjegimit nė klasė. Gjithashtu, kanė edhe besimin se temat e pakuptuara ua shpjegojnė edhe njėherė nė shtėpi mė tė rriturit. Nė klasat mė tė larta besimi nė vetvete kthehet nė mosbesim, mėrzitje dhe irritim nga mėsimet.
* Fėmijėt hiperaktivė kanė dėshirė tė mėsojnė gjėra tė reja (veēanėrisht nė shkencat ekzakte) dhe tė eksplorojnė me to, por mungesa e pėrqendrimit, parregullsia, mungesa e aftėsisė pėr organizimin e punėve, i bėn ata tė mos jenė tė suksesshėm.
* Besimi dhe vetėvlerėsimi qė kanė pasur nė ditėt e para tė shkollės, kthehet nė mosbesim dhe mosvlerėsim. Shpeshherė, nė shtėpi, dėgjojnė fjalėt: rrėmujaxhi, dembel, qė u drejtohen atyre nga mė tė rriturit.
* Mendojnė se mėsuesi nuk i ka mė me sy tė mirė si mė parė. Njė shok tjetėr nė klasė bėn tė njėjtat gabime, por atė nuk e kritikon. E njėjta logjikė ėshtė edhe nė familje: mendojnė se prindėrit, vėllanė ose motrėn e duan mė shumė se ata, atyre nuk u bėrtasin pėr asnjė gabim.
* Mendimi se nuk i kuptojnė tė tjerėt, i shtyn qė tė bėhen tė ndjeshėm dhe tė mbyllur nė vetvete. E vuajnė shumė kritikėn e bėrė nė publik.

KUJDES
Fėmijėt hiperaktivė arrijnė kulmin e shpėrqendrimit tė tyre nė moshėn 7-8 vjeē. Duke filluar nga mosha 9 vjeē, dalėngadalė ndėrgjegjėsohen dhe fillojnė tė tėrhiqen nga lėvizjet e tepėrta, por, tashmė, tė qenit i shpėrqendruar dhe i hallakatur, ėshtė njė pjesė e karakterit tė tyre qė vazhdon gjatė gjithė jetės.

SI T’I NDIHMOJMĖ FĖMIJĖT HIPERAKTIVĖ DHE TĖ SHPĖRQENDRUAR?

* Fėmijėt hiperaktivė dhe me mungesė pėrqendrimi, megjithėse e kanė tė vėshtirė tė ambientohen, tė qėndrojnė pa lėvizur e pa folur, nėse i detyrojmė nė kohėn e duhur tė pėrshtaten me ambientin; nuk humbasin asgjė, pėrkundrazi, shpėrqendrimi nuk bėhet pjesė e karakterit tė tyre dhe atyre u rritet kontrolli dhe besimi nė vetvete.
* Nė mėnyrė qė kohėzgjatja e pėrqendrimit tė jetė mė e gjatė, dhe performanca mė e mirė, detyrat e klasės ėshtė e mira t’u jepen pjesė-pjesė dhe fund tė ēdo detyre tė kritikohen, por gjithashtu nuk u duhen kursyer edhe lėvdatat.
* Kritika pėr ēdo gabim tė bėrė i bėn kėta fėmijė tė mendojnė se mėsuesi ose familjarёt kritikojnė vetėm ata , prandaj do tė ishte mė mirė tė mos u vėmė nė dukje ēdo veprim tė gabuar.
* Kur ngrihet pėr t’iu pėrgjigjur njė pyetjeje qė i ėshtė drejtuar, ėshtė mirė ta inkurajojmė me fjalė tė bukura, nė rast tė kundėrt, nėse pėrgjigja ėshtė gabim, tė mundohemi tė gjejmė njė lidhje logjike midis pėrgjigjes sė saktė dhe asaj tė dhėnė nga fёmija. Ėshtė e rėndėsishme qė ky fėmijė tė kuptojė se ėshtė si gjithė tė tjerėt, ka kapacitet pėr tė qenė i suksesshėm.
* Si pasojė e hiperaktivitetit kėta fėmijė mundohen qė ēdo detyrė tė dhėnė ta mbarojnė me shpejtėsi dhe bėjnė shumė gabime, vijnė si pasojė shpėrqendrimit dhe jo nga mungesa e kapacitetit.
* Shpeshherė mėsuesit ose prindėrit u kėrkojnė t’i kontrollojnė detyrat pasi t’i kenё mbaruar, por rezulton qė nė shumicėn e rasteve, njė punė qė ata e konsiderojnė tė mbaruar, e kanė tė vėshtirė t’i rikthehen. Pikėrisht ky ėshtė momenti qė kėta fėmijė duhen tėrhequr tė kontrollojnė detyrėn sė bashku me mėsuesin ose prindin dhe tė dalin nė pah gabimet qė janė bėrė pėr efekt shpejtėsie. Gjithashtu nuk duhet t’u kursejmė kritikat dhe t’u shpjegojmė qė “Saktėsia nė jetė ėshtė mė e rėndėsishme se shpejtėsia”.


NDRYSHIMET MIDIS FĖMIJĖVE HIPERAKTIVĖ DHE ME MUNGESĖ PĖRQENDRIMI
DHE ATYRE TĖ NGATHĖT E ME MUNGESĖ PĖRQENDRIMI.

Tė dyja grupimet e fėmijėve, si ata hiperaktivė dhe me mungesė pėrqendrimi dhe ata tė ngathėt dhe me mungesė pėrqendrimi , konsiderohen me probleme psikologjike.
Simptomat e grupimit tė ngathėt dhe me mungesė pėrqendrimi hasen te fėmijėt e moshave 6-11 vjeē. Fėmijėt hiperaktivė dhe me mungesė pėrqendrimi bėjnė disa punė nė tė njėjtėn kohė pa i dhėnė rėndėsi kualitetit tė punės sė kryer. E kundėrta ndodh me fėmijėt e ngathėt dhe me mungesė pėrqendrimi. Mundohen shumė tė pėrqendrohen, bėjnė sikur, por nuk ia arrijnė dot. Me ngadalėsinė e tyre hiqen dhe mendojnė se janė seriozė dhe tė pėrqendruar nė punėn e nisur, por pėrqendrimi i tyre ėshtė nė stad minimal. Pėr kėta fėmijė, mė shumė se sasia dhe shpejtėsia, ka rėndėsi kualiteti, por si arsye e mospėrqendrimit, nuk janė tė suksesshėm. Fėmijėt hiperaktivė dhe me mungesė pėrqendrimi janė tė njėjtė nė tė gjitha fushat e jetės, superaktivė dhe tė shpėrqendruar, ndėrsa fėmijėt e ngathėt dhe me mungesė pėrqendrimi mund tė jenė tė ngathėt dhe pa pėrqendrim vetėm nė njė fushė. Pėr shembull, ka fėmijė qė janė oratorė dhe tė shkathėt nė lėndėt shoqėrore, por e kundėrta ndodh nė ato ekzakte. Mendojnė se nuk janė tė aftė, dhe megjithėse mundohen shumė, e kanė tė pamundur tė pėrqendrohen gjatė studimit.

SIMPTOMAT E FĖMIJĖVE TĖ NGATHĖT E ME MUNGESĖ PĖRQENDRIMI?
Fėmijė tė papėrqendruar, nuk dinė tė pėrdorin strategji efikase gjatė studimit, nuk mund tė shprehen lirshėm dhe nuk janė tipa shumё socialė. E kanė tė thjeshtė tė bėjnė punė tė cilat kėrkojnė delikatesė, si pėr shembull: tė lidhin kėpucėt, tė hapin dhe tė mbyllin kopsat, tė presin letra tė vogla dhe pėr mė tepėr, u pėlqen tė sistemojnė sirtarėt e librave dhe ēantėn e shkollės. Shpeshherė, gjatė studimit mbi tavolinė, humbasin lapsin ose stilolapsin tė cilin disa minuta mė parė sapo e kishin pėrdorur. Fėmijėt hiperaktivė dhe me mungesė pėrqendrimi nuk kanė probleme me oratorinė, pėrkundrazi, flasin mė shumė sesa duhet. Kėta fėmijė nuk mund tė merren me punė tė vogla dhe qė duan pėrkushtim, si lidhja e kėpucėve, hapja dhe mbyllja e kopsave dhe janė shumė fėmijė tė ērregullt, asnjėherė nuk e kanė pėr zakon t’i sistemojnė librat ose ambientin ku jetojnė.
Grupet e fėmijėve, si ai hiperaktivė dhe me mungesė pėrqendrimi dhe ai ngathėt dhe me mungesė pėrqendrimi, kanė probleme me pėrqendrimin, por nė dimensione tė ndryshme. Aftėsia e pėrzgjedhjes sė situatave tė cilave u nevojitet pėrqendrim dhe pėrkushtim pėr tė arritur perceptim sa mė tė mirė, ėshtė problem bazik pėr tė dyja grupet.
Gjatė studimit kėta fėmijė nuk arrijnė tė pėrzgjedhin pikat mė tė rėndėsishme tė mėsimit, sepse pėrqendrimin e tyre maksimal nuk e fokusojnė dot nė njė pikė. Pėrqendrimin e kanė tė shpėrndarė nė dy dimensione; primari ėshtė ai se ēfarė ndodh pėrreth, ose nė mendjen e tyre mendojnė rreth diēkaje tjetėr dhe njėkohėsisht mundohen tė kuptojnė ato ēfarė lexojnė.

HUMBJA E VĖMENDJES
Mungesa e vėmendjes dhe lėvizjet e tepruara janė njė shqetėsim te fėmijėt, problem i cili nė gjuhėn shkencore ėshtė quajtur HIPERAKTIVITET. Tri simptomat e kėsaj sėmundje janė: shpėrqendrimi, hiperaktiviteti dhe lėvizshmėria. Fėmijėt hiperaktivė dhe tė shpėrqendruar ndahen pėrgjithėsisht ndahen nė katėr tipe problemesh.
Veprime Automatike tė Pakontrolluara: Janė fėmijė shumė aktivė. Kjo situatė bie nė sy nė periudhėn kur fėmija fillon tė ecė dhe nė vazhdim. Veēanėrisht kur fillon shkolla bėhen akoma edhe mė aktivė, aq sa ngacmojnė shokėt nė klasė. Veprimet e tyre nuk janė tė qėllimshme. Nuk njohin lodhje dhe nuk dinė tė ndalojnė. Pas kritikės sė bėrė nga mė tė rriturit, bėjnė sikur kuptojnė, por, nė fakt, asgjė nuk ka ndryshuar. Nė moment mund tė bėjnė tė njėjtin gabim pėr tė cilin sapo janė kritikuar.
Tė Paguximshėm: Kohėzgjatja e pėrqendrimit ėshtė e shkurtėr. Eliminojnė nė maksimum marrjen pėrsipėr tė pėrgjegjėsive tė ndryshme nė klasė, kanė frikė nga pėrgjegjėsitė. Megjithėse kanė zgjuarsi normale, nuk janė tė suksesshėm si pasojė e mungesės sė guximit.
Marrėdhėniet me njerėzit e tjerė: Formon shoqėri afatshkurtėr, por asnjėherė nuk formon shoqėri tė ngushtė, sepse pėr problemin mė tė vogėl qė mund tė ketė, i godet, i shkul flokėt ose i pėshtyn.
Gjendja e Tyre Shpirtėrore: Janė fėmijė tė ndjeshėm, por nuk e tregojnė qė preken, mundohen dhe e sforcojnė veten pėr tė mos qarė. E kanė tė vėshtirė ta konceptojnė rrezikun, kanė nevojė pėr kontroll vigjilent pėr t’i mbajtur larg nga rreziqet. Kur janė tė lumtur, nuk e pėrmbajnė dot veten, nuk dinė se ēfarė bėjnė. Nuk dinė t’i anashkalojnė situatat e vėshtira.
Konkluzion:
* Fėmijėt e tė dyja grupeve kanė probleme me pėrqendrimin
* Si pasojė, nuk janė tė suksesshėm nė mėsime
* Fėmijėt tė cilėt kanė veēoritė e grupit tė ngathėt dhe me mungesė pėrqendrimi, e humbasin akoma edhe mė shumė pėrqendrimin gjatė rritjes dhe nuk mund ta rikthejnė dot atė pėrgjatė gjithė jetės. Megjithėse nuk kanė probleme me njohjen e shkronjave, shpeshherė nga shpėrqendrimi i lexojnė fjalėt mbrapsht, p.sh.: kap - pak, ton – not, ose fjalė qė kanė ndryshim vetėm nė njė shkronjė, p.sh.: lidhje- lodhje.
* Fėmijėt tė cilėt kanė veēoritė e grupit hiperaktivė dhe me mungesė pėrqendrimi, nuk mund tė rrinė kot nė qetėsi, por nėse nuk kanalizohen, energjinė dhe kapacitetin qė kanė do e harxhojnė kot, duke u marrė me veprime qė nuk kanė vlerė. Detyrat e dhėna nuk do i bėjnė nė kohėn e duhur, nuk do ta organizojnė dot tė mėsuarin dhe nė fund do tė kenė hequr dorė totalisht nga mėsimet.
start
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34496
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi