ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sondazhi, thellohet diferenca mes PD e PS

Shko poshtė

15052009

Mesazh 

Sondazhi, thellohet diferenca mes PD e PS Empty Sondazhi, thellohet diferenca mes PD e PS




Rozeta Rapushi
Sondazhi, thellohet diferenca mes PD e PS 20090514222047_artikullNese zgjedhjet do te zhvilloheshin kete te diel me 18 maj, ato do te fitoheshin nga Partia Demokratike. Te pakten keshtu rezulton nga sondazhi i kryer nga sondazhi i kryer nga fondacioni "Gani Bobi", i bere publik dje ne televizionin "Klan". Nga sondazhi i organizuar tek 1029 persona, rezulton se nese shqiptaret do te shkonin te votonin kete te diele, atehere zgjedhjet do t'i fitonte Partia Demokratike, me 46.6% te votave. Drejtori Maliqi, tha se te pyeturit, 46.6% u shprehen se PD do te jete forca politike qe do te fitoje zgjedhor. Ndersa 42.1% u pergjigjen se do te jete Partia Socialiste e pasuar me 6.2% nga Levizja Socialiste per Integrim dhe 2.9% Levizja G99. Ne kete menyre, sipas sandazhit te publikuar mbreme, nga "Gani Bobi", rezulton se diferenca mes PD dhe PS eshte thelluar shume ne favor te demokrateve, nga 3.1 per qind qe ka qene sondazhin e kaluar, ne 4.5 per qind ne sondazhin e fundit. Pasi mbeshtetja sipas sondazhit te kaluar ishte 45.6 per qind per PD, ndersa per PS mbeshtetja ishte me 42.5 per qind. Nga sondazhi i fundit i kryer po nga ky fondacion, forcat e medha politike PD-PS kane pesuar nje rritje shume te vogel. Maxhoranca demokratike, renditet serish ne krye per marrjen e nje mandati te dyte, por me nje perqindje te vogel kryeson ndaj selise roze. Pak me shume se 4% me pak renditet e dyta Partia Socialiste. Nje detaj i rendesishem ne kete sondazh, mund te permendet se 18.5 % e te anketuarve jane te pavendosur se cila do te jete forca politike qe do te fitoje zgjedhjet parlamentare. Nje perqindje jo e paket kjo per diferencen e ngushte mes dy forcave politike. Drejtori i fondacionit Maliqi, tha se edhe per kete sondazh u ndoq e njejta metodologji ashtu dhe me te tjeret e kryer me pare. Maliqi u shpreh se fondacioni "Gani Bobi", do te nxjerre edhe nje sondazh, qe do te jete i fundit para zgjedhjeve parlamentare te 28 Qershorit. Ai do te behet publik ne periudhen e dyte te muajit qershor, cka perkon pak para zhvillimit te zgjedhjeve. Sondazhi sipas Maliqit, u zhvillua ne te 12 qarqet e vendit. "Metodologjia eshte standarde per keto lloj sondazhesh dhe perzgjedhja eshte ne baze te rastesise", u shpreh ai. Ndersa analisti Fevziu tha se nese do te ishte matur nga 1 prilli deri ne 30 prilli, do te kishte nje rezultat edhe me te thelle. Ndersa Nazarko, pa mohuar kategorikisht eshte shprehur se rralle ndikimi pozitiv ka ne sfond takimet me nderkombetaret. Anketimi per realizimin e ketij sondazhi eshte bere gjate periudhes 13-28 prill. Sipas te anketuarve, anetaresimi ne NATO, nuk ndikon ne ndryshimin e qendrimeve te tyre politike. 62.2% jane pergjigjur se anetaresimi ne NATO nuk ndryshon qendrimet e tyre politike. Qendra e studimeve humanistike, "Gani Bobi", me seli ne Prishtine dhe e mbeshtetur nga nje agjenci amerikane e specializuar ne fushen e sondazheve, jep perqindjen pasi i ka perseritur tre here te njejten pyetje, nese zgjedhjet do te mbaheshin te dielen e ardhshme, per ke do te votonit. Puna ne terren eshte kryer nga nje ekip i studenteve qe i ka perzgjedhur Qeveria Studentore e Shqiperise.

Sondazhi

Fondacioni "Gani Bobi", do te nxjerre edhe nje sondazh te fundit, para zgjedhjeve parlamentare te 28 Qershorit. Drejtori i fondacionit, Shkelzen Maliqi tha dje se sondazhi i fundit do te dale ne pjesen e dyte te muajit qershor.

Mbeshtetja per partite?

Partia Demokratike 46.6%

Partia Socialiste 42.1%

LSI 6.2%

G99 2.9%

Te tjera 2.2%

Te pavendosur 18.5%

Si eshte standardi i jeteses?

Eshte me i mire 35.4%

Eshte i njejte 27.4%

Eshte me i keq 36.4%

Pa pergjigje 0.8%

Standardi i jeteses 4 vitet e ardhshme?

Me i mire 54%

I njejte 24.7%

Me i ulet 11.4%

Nuk pergjigjen 11.9%

Sa ndikoi anetaresimi ne NATO?

Shume 17.3%

S'ka ndikuar 62.6%

Neutrale 20%

Me te kenaqur me pagat dhe uljen e krimit

Ekonomia, shqetesimi me

i madh per shqiptaret

Ekonomia eshte problemi kryesor per shqiptaret. Pjesa me e madhe, 33.7% e te pyeturve nga fondacioni "Gani Bobi", rezultojne se kane problem kryesor ekonomine ne vend. Sipas tyre, ekonomia perben shqetesimin me te madh nder te gjitha problemet e tjera sic mund te jene, pagat, krimi ne vend, energjia, infrastruktura etj. E pasuar me pas nga korrupsioni si dhe standardet e jeteses. Nderkohe qe duket se shqiptaret jane disi me te kenaqur me pagat qe marrin dhe me uljen e krimit ne vend. Pagat dhe krimi renditen ne fund te tabeles se pyetjes se cilat jane problemet kryesore ne vend. Vetem 2.2% te te anketuarve jane shprehur se pagat jane nje problem. Nderkohe qe akoma me pak, 1.9% vleresojne krimin ne vend. Po keshtu si pak problematike duket edhe situata e edukimit ne Shqiperi, te cilen vetem 2.3% e te anketuarve e kane vleresuar si shqetesuese. Ne fund te listes renditet edhe infrastruktura apo taksat. Qe mesa duket per vendasit nuk perbejne nje problem shqetesues.
Koha Jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34571
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Sondazhi, thellohet diferenca mes PD e PS :: Komentet

lidabica

Mesazh Fri May 15, 2009 11:22 pm nga lidabica

normale qe do te thellohet diferenca midis PD-se dhe PS-se
njerzit kene sy te shohin dhe te vene ne balance arritjet e PD-se ,por nuk harrojne te shohin edhe se si eshte katandisur kjo opozite me PS-ne e mjere .

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

gerrard

Mesazh Fri May 15, 2009 11:49 pm nga gerrard

Po ketu ka nje gje qe duhet pasur kujdes, me keto rezultate ne qeveri shkon e majta, Partia Socialiste 42.1% +LSI 6.2% +G99 2.9%. Pra si mund te qeverise Partia Demokratike kur forcat qe jane ne opozit kane nje maxhorance me te madhe edhe se nuk kane shkuar bashke ne zgjedhje? Vetem keto tri forca politike te marra sebashku perbejne 51.2 te perqindjes parlamentare. Pa folur pastaj per PBDNJ qe edhe ajo i merr te pakten 3% te elektoratit.
Nese matematika nuk eshte opinion............

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Sat May 16, 2009 9:19 am nga Iliriada Portal

Duhet patur kujdes dhe nje gje tjeter se asnje nuk eshte pyetur per partite e tjera te mazhorances. PD del e vetme fituese kundrejt te majtes, veē kesaj te drejten per te formuar qeverine e ka subjekti politik qe shpallet fitues dhe jo kualicioni. Prandaj mbas zgjedhjeve neqoftese partia fituese nuk arrin te formoje qeverine per shkak te asaj qe thua ti gerrard, atehere shpallen zgjedhjet e parakohshme.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

gerrard

Mesazh Sun May 17, 2009 1:48 am nga gerrard

Per mendimin im ketu flitet per kualicionin e djathte, sepse nese kemi forcat opozitare ne perqindjen 51.2% dhe PD-ne pra ne 46.6% atehere mbetet vetem 2.2% pa u percaktuar, duke pasur parasyshe se me keto rezultate qe jane me lart opozite+maxhorance kane sebashku 97.8% .
Dhe ne keto raste nuk mund te kemi zgjedhje te parakohshme kur sapo kemi dalur nga zgjedhjet, pastaj nuk do te ndryshonte asgje.
Ne keto raste ka dy mundesi qe te qeveriset vendi, se pari dy partite e medha duhet te kerkojne te bejne nje kualicion te ri per te qene ne gjendje te qeverisin vendin pra te kene nje maxhorance 50+1 qe do t'u lejonte te qeverisin.
Ne rastin kur asnjera nga dy partite e medha nuk jane ne gjendje te krijojne nje kualicion qe do t'i lejonte te qeverisin vendin, atehere mundesia e vetme dhe ndoshta me frytdhense per momentet historike qe jemi duke kaluar do te ishte nje "grosse kualition" si ne Gjermani, pra nje kualicion i madh i perbere nga dy partite e medha.
Do te kishim nje qeveri te perbere nga dy partite e medha dhe ne teori qeverine do t'a drejtonte kandidati per kryeminister i atije krah politik qe ka marre me shume vota, per momentin do t'i shkonte Berishes ky rol.
Kam dyshim se nje gje e tille mund te arrihet ne vendin tone, duke menduar edhe kulturen politike qe kemi.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi