ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

BE, 83 milionė euro fonde pėr Shqipėrinė

Shko poshtė

27052009

Mesazh 

BE, 83 milionė euro fonde pėr Shqipėrinė Empty BE, 83 milionė euro fonde pėr Shqipėrinė




Tiranė - Vendet e Bashkimit Evropian i ofrojnė Shqipėrisė edhe 83 milionė euro mbėshtetje ekonomike, nė kuadrin e programit tė pėrgatitjes sė infrastrukturės dhe tė administratės publikė para integrimit ne strukturat evropiane(IPA).

Parapėrgatitja e institucioneve bėhet pėr tė administruar sa mė me efektshmėri fondet e tjera qė do tė jepen nga anėtarėt e Bashkimit Evropian pėr zhvillimin e vendit, pas pranimit tė Shqipėrisė nė tė.

Tė dhėnat u dhanė gjatė konferencės sė organizuar dje nė tiranė nga zyra e Bashkėpunimit pėr Zhvillim tė Ambasadės italiane nė Shqipėri, me qėllim pėrcaktimin e arritjeve dhe detyrave tė mėtejshme tė kėtij programi.

Fondet e pėrcaktuara pėr vitin e ardhshme parashikohet tė investohen nė pėrmirėsimin e sistemit tė administrimit tė ujėrave dhe tė rrjetit hekurudhor nė vend.


Nė prani edhe tė ambasadorit italian nė Shqipėri, Saba d’Elia, zėvendės kryeministri Genc Pollo vlerėsoi, mbėshtetjen qė Italia i ka dhėnė vendit tonė nė kuadrin integrimit tė strukturat e Bashkimit Evropian.

“Italia vazhdon tė jetė njė partner strategjik i Shqipėrisė dhe ka pasur njė rol tė rėndėsishėm nė mbėshtetjen e proceseve integruese tė vendit”, tha Pollo.

Ndėrsa ambasadori d’Elia, vlerėsoi arritjet deritanishme tė Shqipėrisė tė cilat ia japin mundėsi pėr thithjen investimeve, dhe siguroi mbėshtetjen italiane pėr proceset e mėtejshme pėr integrimin e vendit.

“ Pėr shkak tė stabilitetit politik dhe rritjes sė vazhdueshme ekonomike, Shqipėria ofron mundėsi tė mira pėr investime”, u shpreh ai. Qė nė fillim tė aplikimit tė programit IPA nė vitin 2007, sektorėt e financuar kanė qenė, administrata publike, ndėrmarrjet e vogla dhe tė mesme, sistemi i rrugėve nė fshatra, etj.

Nė kuadėr tė programit tė pėrgatitjes sė infrastrukturės dhe tė administratės, para pėrfshirjes sė Shqipėrisė nė BE, gjatė vitit 2008 janė investuar 71 milion euro, ndėrsa shuma e parashikuar pėr kėtė vit ėshtė 81 milion euro.

Bashkė mė 83 milion eurot qė parashikohet tė investohen pėr vitin 2010, investimi total i vendeve tė Bashkimit Evropian pėr administratėn dhe infrastrukturėn e Shqipėrisė gjatė kėtyre tre viteve kap vlerėn e 245 milion eurove.
Start
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34466
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

BE, 83 milionė euro fonde pėr Shqipėrinė :: Komentet

ADMIN

Mesazh Wed May 27, 2009 4:50 pm nga ADMIN

Shqiperia drejt sukseseve Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

nardlushnja

Mesazh Wed May 27, 2009 6:20 pm nga nardlushnja

ruhuni nga hajdutet se kan bere gati thaset

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

lidabica

Mesazh Thu May 28, 2009 2:26 pm nga lidabica

gomeret e Ilir Metes,qe vodhen Floririn e shqiptareve ,kane kthyer kembet nga dielli tashme

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi