ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vlorė, burri i dehur masakron gruan

Shko poshtė

05062009

Mesazh 

Vlorė, burri i dehur masakron gruan Empty Vlorė, burri i dehur masakron gruan




Vlorė, burri i dehur masakron gruan

Policia: E rrahu me grushte e shqelma dhe i pėrplasi kokėn nė dysheme deri sa vdiq

Mikel Marsi

Rreh pėr vdekje bashkėshorten, arratiset nė drejtim tė paditur. Krimi nė familje ka shėnuar viktimėn e radhės nė Vlorė. Njė burrė 36-vjeēar nga fshati Armen i kėtij rrethi ka rrahur pėr vdekje tė shoqen 33-vjeēare dhe mė pas ėshtė larguar nga banesa e tij pa rėnė ende nė prangat e policisė.

Ngjarja e rėndė, motivet e sė cilės ende nuk janė zyrtarizuar, ka ndodhur nė orėt e para tė mėngjesit tė djeshėm. Sipas burimeve tė policisė, viktima ėshtė 33-vjeēarja Luljeta Hodaj, nėnė e tre fėmijėve, ndėrsa autori i dyshuar i ngjarjes ėshtė bashkėshorti i saj, Maksimi 36-vjeēar.

Burri dyshohet se ėshtė kthyer nė shtėpi nė gjendje tė dehur dhe nė rrethana ende tė paqarta ka nisur tė debatojė e mė pas ta dhunojė fizikisht tė shoqen. Ai e ka qėlluar me shqelma e grushte dhe e ka pėrplasur disa herė nė dysheme, duke i shkaktuar fraktura tė shumta gati nė tė gjithė trupin. Sipas policisė, gruaja ėshtė gjetur e vdekur me plagė tė shumta nė trup, por mendohet se vdekja ka ardhur si pasojė e goditjeve tė forta qė ka marrė nė kokė, gjatė pėrplasjes nė dysheme.

Nuk dihet ende nėse tre fėmijėt kanė qenė apo jo dėshmitarė tė krimit tė tmerrshėm, ndėrkohė qė autori ėshtė larguar sapo e ka parė tė shoqen pa jetė pėrtokė.

Policia, sapo ėshtė sinjalizuar, ka mbėrritur nė vendin e ngjarjes dhe ėshtė duke hetuar pėr zbardhjen e saj, ndėrkohė qė po punohet nė tė gjitha drejtimet pėr kapjen e burrit vrasės. Ndėrsa banorėt e kėtij fshati kanė pohuar pėr "Shqip" se janė tronditur nga ngjarja dhe deklarojnė se autori ka qenė njė njeri i ekuilibruar dhe qė merrej me punėt e tij.

"Unė e njoh mirė kėtė familje dhe nuk kam dėgjuar kurrė mė parė debate dhe sherre midis tyre, pasi Maksi ishte pothuajse gjithė ditėn i zėnė nė punė. Ai punonte si shofer me furgonin e linjės Vlorė dhe familja e tij ėshtė e pėrkryer", thotė Alfred Hasimi, banor i kėtij fshati, i cili ka shkuar pėr tė ngushėlluar nė shtėpinė ku ka rėnė morti.

Banorėt e tjerė japin versione se si mund tė ketė ndodhur ngjarja. Njėri prej tyre, Arbeni, tregon se pasi kanė konsumuar alkool nė njė prej lokaleve tė fshatit, ku kishin folur rreth mjeteve tė punės, janė ndarė nė orėt e vona tė natės dhe 36-vjeēari ėshtė kthyer pėr nė shtėpi. Mendohet se aty ka filluar sherri midis ēiftit qė ka pėrfunduar nė mėnyrė tragjike, me vdekjen e Luljetės.

Tashmė tre fėmijėt e ēiftit, vajza dhe dy djemtė, do tė rriten jetimė, sepse i ati, pasi vrau nėnėn e tyre, do tė pėrballet me drejtėsinė pėr krimin e kryer.

Nė shtėpinė e Hodajve zia ka pllakosur qė prej orėve tė para tė mėngjesit tė djeshėm. Nuk ka munguar acarimi mes familjarėve tė viktimės dhe atyre tė burrit vrasės. Tė afėrmit e 33-vjeēares, tė cilėt kanė ardhur qė herėt nė mėngjes nga fshati Sevaster, kanė kėrkuar qė vajza tė varrosej nė fshatin e saj tė lindjes. Shumė prej tė afėrmve tė vajzės, tė acaruar, kanė kėrkuar nga drejtėsia qė tė gjendej burri vrasės dhe tė ēohet para drejtėsisė, pasi nė tė kundėrt ata kanė kėrcėnuar se do tė bėnin vetėgjyqėsi.
ADMIN
ADMIN

Numri i postimeve : 3205
Age : 54
Reputation : 17
Points : 29215
Registration date : 19/10/2008

http://ILIRIALIVE.COM

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Vlorė, burri i dehur masakron gruan :: Komentet

lidabica

Mesazh Wed Jun 10, 2009 12:26 pm nga lidabica

krimineli per te vrare gruan paska qene i dehur po per t'ja mbathur nga syte kembet s'paska qene i dehur???
Them se per ngjarje makabre ,te tilla ,duhet duhet edhe ne Shqiperi te vendoset denimi kapital,ashtu si shume vende te tjera demokratike.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi