ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shtypi i huaj: Shqipėria e ktheu Grupin 1 nė njė grup “ferri”

Shko poshtė

11092009

Mesazh 

Shtypi i huaj: Shqipėria e ktheu Grupin 1 nė njė grup “ferri” Empty Shtypi i huaj: Shqipėria e ktheu Grupin 1 nė njė grup “ferri”




ALTIN VORPSI



Njė ditė pas takimit Shqipėri-Danimarkė, shtypi i huaj nuk ka shmangur komentet pėr kėtė ndeshje. Edhe pse rezultati i takimit Shqipėri-Danimarkė nuk ishte ēudia e vetme e ditės (Armenia mundi Belgjikėn 3-1, Moldavia barazoi me Greqinė 1-1 dhe Ishujt Faroe qė mundėn Lituani 3-1), mediat e huaja i bėnė jehonė barazimit tė “Qemal Stafės”. Nė faqen sportlife.com shkruhej: “Danimarka zhgėnjen pėrballė Shqipėrisė. Ekipi i Olsen-it luajti futboll vetėm pėr 45 minuta”, ndėrsa nė sitin britanik tė BBC-sė raportohej se “Shqipėria me barazimin e marrė ndaj Danimarkės e ka kthyer Grupin 1 nė grupin e “ferrit” tė kėtyre eliminatoreve”.



Grupi i “ferrit”

Hapi fals i Danimarkės nė Tiranė dhe fitoret respektive tė Suedisė e Portugalisė nė ndeshjet e tė mėrkurės kanė shtuar shpresat e kėtyre dy tė fundit pėr njė kualifikim nė fazėn finale tė Botėrorit Afrika e Jugut 2010. Goli i Pepe-s nė pjesėn e parė i dha Portugalisė fitoren 1-0 ndaj Hungarisė sė drejtuar nga Kuman, qė tashmė zbret nė vendin e 4-t nė klasifikimin e Grupit 1. Edhe pse nė letėr dukej shumė e lehtė, Ibrahimovic me shokėt e tij e patėn shumė tė vėshtirė tė fitonin ndaj Maltės. Rezultati pėrfundimtar i ndeshjes ishte 1-0 pėr suedezėt, falė autogolit tė Azopardin nė minutat e fundit tė ndeshjes. Pas kėtyre rezultateve, situata nė grup ėshtė ndėrlikuar akoma dhe mė shumė. Danimarkės, kryesuese pėr momentin mė 18 pikė, i duhet tė paktėn 1 pikė pėr tė mbajtur vendin e dytė qė i jep mundėsi tė luajė nė fazėn play off, ndėrsa Suedia dhe Portugalia duhet tė fitojnė 2 ndeshjet e mbetura dhe tė shpresojnė te gabimet e njėra-tjetrės pėr tė siguruar njė vend nė Botėrorin 2010.



Golashėnuesit, Bogu, mes 10 tė parėve nė Itali

Goli i shėnuar tė mėrkurėn kundėr Danimarkės (1-1), pėrveēse firmosi barazimin e katėrt tė Shqipėrisė nė eliminatoret e Kampionatit Botėror 2010, e ngjiti Erion Bogdanin nė vendin e tetė tė njė klasifikimi specifik tė publikuar nga gazeta prestigjioze italiane “Corriere dello Sport”. Renditja ka tė bėjė me lojtarėt qė aktivizohen nė kampionatin italian dhe kanė shėnuar gola gjatė sezonit 2009-2010 (nga qershori), nė tė gjitha kompeticionet, pėrfshirė Serinė A, Ligėn e Kampioneve, Ligėn e Evropės, Kupėn e Italisė, Superkupėn e Italisė, ndeshjet me ekipet kombėtare A dhe ato U-21. Bogdani me tre golat e tij, 2 me kombėtaren shqiptare e njė tė realizuar nė Kupėn e Italisė, ėshtė i teti nė njė listė prej 78 lojtarėsh e qė kryesohet nga Francesco Totti me 11 gola (1 nė Serinė A dhe 10 nė Ligėn e Evropės). Sulmuesi shqiptar i Chievo-s ka po aq gola sa Cassano i Sampdorias, De Rossi i Romės, Di Natale i Udinese-s, Menez i Roma-s dhe Micoli i Palermos. Diferenca me gjashtė lojtarėt e tjerė qė renditen nė vendet 2-7: Eto’o, Hamsik, Jovetic, Paloski, Pacini e Riise, tė gjithė kėta me nga katėr gola, ėshtė vetėm njė gol. Bogu ka lėnė pas vetes emra tė tillė si Cruz, Datolo, Criscito, Calaio, Diego, Iaquinta etj. Nė renditjen pėrfundimtare tė vitit 2009, fitoi Zlatan Ibrahimovic, sulmuesi suedez luante atėherė me Interin.



Grupi 1

Nd. Pikė

Danimarka 8 18

Suedia 8 15

Portugalia 8 13

Hungaria 8 13

Shqipėria 9 7

Malta 9 1



Ndeshjet



10 tetor

20:00 Kopenhagen Danimarkė - Suedi

20:45 Lisbonė Portugali - Hungari



14 tetor

Guimaraes Portugali - Maltė

Solna Suedi - Shqipėri

Kopenhagen Danimarkė - Hungari





Argjentina rrezikon pjesėmarrjen nė Botėror, mundet nga Paraguai

Argjentina merr goditjen e dytė brenda tri ditėve, duke vėnė seriozisht nė dyshim pjesėmarrjen nė Botėrorin 2010. Skuadra e Diego Armando Maradonės ka treguar sėrish njė lojė tė shėmtuar nė humbjen e pėsuar 1-0 nė fushėn e Paraguait. Goli i shėnuar nga Nelson Valdez nė minutėn e 27-tė u ka siguruar vendasve njė biletė pėr nė Afrikėn e Jugut, ndėrsa bardhekaltrit mbahen nė “fije tė perit”, tashmė qė duhen edhe dy ndeshje deri nė fundin e fushatės eliminatore. Argjentina e Maradonės ėshtė shfaqur sėrish njė skuadėr e shthurur taktikisht, duke u mbėshtetur vetėm tek individualitetet si Messi e Aguero, tė cilėt zhgėnjyen. Pas ndeshjes, Maradona ka shprehur bindjen se do tė vazhdojė tė jetė nė krye tė pankinės. “Kemi ende mundėsi. Do tė eci pėrpara sepse nuk kam frikė nga kritikat. Tani do tė mbyllem me lojtarėt e mi dhe do tė flas me ta”, - tha ish-sulmuesi. Aktualisht, Argjentina renditet e pesta nė grup me 20 pikė pas Brazilit, Paraguait, Kilit dhe Ekuadorit. Nė dy ndeshjet e radhės Maradona dhe djemtė e tij do tė presin Perunė nė shtėpi dhe do tė udhėtojnė pėr nė Uruguai.



Juande Ramos, trajner i ri i CSKA Moskės

Ekipi i CSKA Moskės ėshtė ndarė nga trajneri i deritashėm Zico dhe ka marrė nė vend tė tij ish-trajnerin e Real Madridit, Juande Ramos. Zico e mori drejtimin e CSKA Moskės nga Valeri Gazaev dhe arriti ta fitonte Kupėn dhe Superkupėn e Rusisė. CSKA pjesėn mė tė madhe tė sezonit ishte nė krye tė klasifikimit, por njė rėnie e formės nė periudhėn e fundit bėri qė klubi tė gjendet nė vendin e katėrt me 10 pikė prapa Rubin Kazan. Kjo solli edhe largimin e brazilianit dhe caktimin e Ramos nė vend tė tij. “Pasi tė gjitha palėt arritėn marrėveshje, u mor vendimi qė nga sot marrėveshja mes Zico-s dhe CSKA Moskės tė prishet. Falėnderojmė pėr kohėn e kaluar nė klub dhe fitoret nė Kupėn dhe Superkupėn e Rusisė, qė u fituan nėn drejtimin e tij”, - thuhet nė deklaratėn e klubit rus. Nė tė njėjtėn kohė, Juande Ramos ka pohuar kalimin nė klubin rus me anė tė njė deklarate nė faqen e tij zyrtare. “Ata janė ekip me histori, edhe pse nuk kishin fat nė ndeshjet kontinentale. Jemi tė bindur se mund tė kemi njė sezon tė mirė nė Ligėn e Kampioneve dhe do tė punojmė me ngulm pėr kėtė”, - ka thėnė Ramos.



Real Madridi ėshtė klubi i shekullit XX

Real Madridi ėshtė emėruar skuadra mė e mirė e shekullit XX, pas njė studimi tė realizuar nga Federata Ndėrkombėtare pėr Historinė dhe Statistikat e Futbollit (IFFHS). Gjigandi spanjoll zuri vendin e parė, ndėrsa ndiqet nga Juventusi qė u rendit i dyti. Bardhezinjtė kanė lėnė pas Barcelonėn, Milanin dhe Bayern Munich-un. Renditja e skuadrave ėshtė bėrė nė bazė tė titujve tė fituar ose renditjes nė tabela nėpėr gara tė ndryshme. Ndėrsa me anė tė njė sistemi tė pikėve, janė vlerėsuar klubet pėr paraqitjet e tyre nė Ligėn e Kampioneve, Kupėn UEFA, Kupėn e Kupave tė Evropės, Kupėn Mitropa, Kupėn Latine dhe Superkupėn e Evropės.



Lista e dhjetė klubeve mė tė mira tė shekullit XX:

1. Real Madrid (563.50)

2. Juventus (466.00)

3. FC Barcelona (458.00)

4. AC Milan (399.75)

5. Bayern Munich (399.00)

6. Inter (362.00)

7. Ajax (332.75)

8. Liverpool (300.25)

9. Benfica (299.00)

10. Anderlecht (231.00)

standart
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34496
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi