ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Renia e lekut, nxit kursimet ne euro

Shko poshtė

24092009

Mesazh 

Renia e lekut, nxit kursimet ne euro Empty Renia e lekut, nxit kursimet ne euro




Blerina Hoxha
Vleresimi gjithnje e me i larte i euros ndaj lekut, pritet te reflektohet edhe ne portofolat e depozitave dhe kredive ne banka. Ekspertet e bankave sqarojne se, nga kjo dukuri qytetaret do te jene me te prirur per te ruajtur kursimet e tyre ne monedhen evropiane, ndersa kredine ta marrin ne leke. Per shkak se vleresimi i euros ndaj lekut, i bene depozitat me fitimprurese ne euro dhe nga ana tjeter, marrja e nje kredie ne leke e ben me te lehte shlyerjen e saj, se sa po te marresh nje kredi ne euro. Ne fakt kjo tendence u shkon mjaft per shtat bankave per shkak se ato kane nevoje per likuide ne euro, te cilat jane bere gjithnje e me te pakta, per arsye te krizes financiare globale. Po keshtu kane me shume leverdi te japin kredi ne leke, per shkak se kthimi i saj nga klientet paraqitet me i lehte dhe nuk mbart kostot e kursit te kembimit. Monedha vendase leku, eshte zhvleresuar mesatarisht me 6 per qind ne tregun e kembimit ne muajt e pare te vitit, sipas nje analize te fundit te Bankes se Shqiperise. Pjesa e pare e vitit 2009 ka reflektuar nje vazhdimesi te tendences renese te lekut kundrejt shportes se valutave kryesore, te verejtur qe ne muajin tetor te nje viti me pare. Qe kur euro u fut fizikisht ne treg ne vitin 2002, konsumatoret shqiptare, biznesi dhe institucionet e kane vleresuar si nje valute te besuar dhe te forte per te mbajtur kursimet, per te kryer transaksionet dhe investimet gjithashtu. Dalengadale afeksioni per dollarin, qe ishte po kaq popullor para 7 vitesh, u zhvendos ndaj euros. Ekonomia private qe nga dalja e euros ne qarkullim, per shmangur humbjet qe solli zhvleresimi i dollarit, nisen te shesin banesat ne euro si dhe te ruanin kursimet po ne kete valute. Sherbimet e transportit detar dhe ajror ofrohen ne euro dhe pjesa e me e madhe e sherbimeve turistike nga vendasit ofrohen ne monedhen evropiane. Ky masivitet perdorimi e ka bere euron po aq popullore sa lekun, por institucionet ende nuk kane nje pikepamje te qarte per perdorimin zyrtar te kesaj valute, pasi zevendesimi i monedhes vendase me euron, paraqet nje domosdoshmeri per shkak te detyrimeve te integrimit te vendit ne BE. Kryeministri Berisha pak dite me pare ne konferencen e tete vjetore te Bankes se Shqiperise, iu ka bere thirrje bankiereve ta shohin pozitivisht perdorimin e euros, per shkak se ardhmja e Shqiperise eshte ne BE. Aktualisht sipas te dhenave te Bankes se Shqiperise, zevendesimi i lekut me euron eshte 36 per qind. Ne vende te tjera te rajonit zevendesimi i monedhave kombetare me euron eshte me i larte. Integrimi ekonomik e politik ne Bashkimin Evropian, si nje aspirate e shprehur mbarekombetare, dikton ceshtjen se kur do te ndodhe zevendesimi i lekut me euron dhe ne cfare afati kohor. Selami Xhepa, keshilltar i kryeministrit per Ekonomine, disa vite me pare ka bere nje studim per kete ceshtje, i pari qe ka hapur nje debat ekspertesh ne lidhje me adoptimin e euros.

Adoptim i njeanshem i euros, integrim me i shpejte ne BE.

Euroizimi i njeanshem i ekonomise do te thote qe euro te shpallet si monedha ligjore e vendit akoma pa u bere pjese e Bashkimit Monetar Evropian, eshte shprehur Selami Xhepa, ish- keshilltar i kryeministrit per Ekonomine, tani deputet ne Parlament. Sipas tij, kjo do te ishte nje menyre mjaft e shpejte dhe do te pershpejtonte edhe anetaresimin e vendit ne Bashkimin Evropian. Ndjekja e eksperiencave te vendeve te tjera te rajonit do te ishte rruga e duhur e levizjes ne te ardhmen. Kjo do te siguronte njekohshmerine e pergatitjes se Shqiperise per te aderuar ne strukturat politike, ekonomike dhe monetare te BE-se, ashtu sikurse po veprojne dhe vendet e tjera te rajonit. Heqja dore nga monedha kombetare dhe futja ne perdorim e monedhes se nje vendi te huaj, e nje monedhe te forte dhe me rol te rendesishem ne transaksionet nderkombetare, nuk eshte nje shpikje e re, tha Xhepa. Akademike nga shume vende te Evropes Qendrore dhe Lindore si dhe ish -republika te Bashkimit Sovjetik, po bejne thirrje per adoptimin unilateral te euros si monedhe kombetare. Edhe ne Ballkan, mjaft prej vendeve i kane dhene euros nje status ekskluziv. Ne thelb, megjithese eksperiencat e vendeve qe adoptojne monedhen e nje vendi tjeter, nje monedhe te forte dhe me nje status te rendesishem ne transaksionet nderkombetare jane te rralla, paradigma "nje vend nje monedhe" eshte vene ne pikepyetje.

Leku, ne nje dite humbe pike ndaj euros

Monedha vendase vijoi zhvleresimin ndaj euros edhe dje ne tregun e lire te kembimit, ku nje euro e kaperceu vleren e 135 lekeve, nga 133 .7 leke qe ishte ne fund te javes qe shkoi. Agjencite e kembimit valutor vleresojne si shkak, rritjen e kerkeses per valute nga operatoret e medhenj bankare. Sipas kursit zyrtar te Bankes se Shqiperise, ne krahasim me nje dite me pare, leku ka humbur terren me te gjitha monedhat kryesore, 1.9 per qind me euron, 3.1 per qind me paundin britanik dhe 1.3 per qind me dollarin amerikan.
koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37595
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi