ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGO AGAJ (1897-1994)

Shko poshtė

28092009

Mesazh 

AGO AGAJ (1897-1994) Empty AGO AGAJ (1897-1994)




AGO AGAJ (1897-1994) U1_AgoAgajAgr. AGO AGAJ (1897-1994)

Nga Mexhid YVEJSI, Gjakovė

Ago Agaj lindi me 7 mars tė vitit 1897, nė katundin Smokthinė, nė Malėsi tė Vlorės, nė Labėri. Mėsimet fillestare i kreu nė vendlindje, kurse ato tė mesme dhe studimet e larta, nė degėn e agrikulturės, i kreu nė Vjenė, Austri.
Nė kryeqytetin e Austrisė, nė Vjenė, kishte shkue pėr t’u shkollue nė vitin 1909, kur ishte nė moshėn 12 vjeēare dhe aty qėndroi deri sa diplomoi, nė vitin 1917.
Pėr shkak tė Luftės sė Parė Botėrore nuk kishte mundėsi m’u kthye nė Shqipni. Pėr tė jetue u detyrue me punue. Njė vit punoi si agronom nė Moldavi, ndėrsa edhe njė vit nė Poloni. Nė vitin 1919 u kthye pėrmallshėm nė Shqipni.
Nė vitin 1920 u bashkue me luftėtarėt vullnetarė, nė krye me Selam Musanė, kundėr pushtuesve italianė., deri sa i larguan italianėt me turp nga Vlora, nga Shqipnija, qė duke ikur, kanė bėrtitur, mama mia ...!
Gjithashtu, nė vitin 1920, me idealet e rinisė, mori pjesė nė Kongresin e Lushnjės, ku iu vunė themelet e Shqipnisė...
Pėr ngjarjet e qershorit 1924, ndėr tė tjera, Ago Agaj thotė:
“Unė, edhe pse admiroja Zogun pėr veprimet e tij, e pashė se Noli ishte idoli ynė i lirisė sė bashku me Gurakuqin, Fishtėn e Koēulin. Dhe, u bėra me ta. Mė ftuan dhe mė ngarkuan tė organizoja krahinat e Vlorės. I thirra lebėrit dhe ata erdhėn, mė dėgjuan e nuk mė kthyen fjalėn. U formua batalioni i Vlorės dhe shokėt mė zgjodhėn sekretar. Kėshtu, tė organizuar, arritėm deri nė Tiranė. Qėllimi, me sa mė dukej mua atėherė, ishte qė ta merrnin fuqinė jugorėt e jo krahu i veriut. Noli qe historian e poet i mirė, por dėshtoi pėr shkak tė pazotėsisė nė politikė. Zogu erdhi afėr Tiranės e ai, kryeministri i vendit, i binte fyellit. Kur Noli shkoi nė Lidhjen e Kombeve pėr tė kėrkuar ndihmė financiare, i thanė tė bėnte zgjedhjet. Populli duhet tė tė japė besimin. U kthye nė Shqipėri dhe iu drejtua Rusisė pėr ndihmė. Ajo mezi priste pėr kėtė. Moska nuk kishte pėrfaqėsues tė saj nė shtetet e Evropės, ndėrsa nė Tiranė erdhėn nja 10-15 organizatorė rusė.”
Kur u ba Shqipnia, Ago Agaj punoi si drejtor shkollash bujqėsore nėpėr Myzeqe, punoi si agronom kudo qė ishte nevoja nėpėr atdhe....
Kur ishte nevoja, Ago Agaj shkoi edhe nė Mitrovicė, ku u caktue prefekt i qytetit?
Si ndodhi kjo?
Kur me 17 prill 1941, Mbretėria e Jugosllavisė u dorėzue, u pushtue, u coptue, atėherė, Xhafer Deva menjėherė bėri pėrpjekje tė themeloi, tė organizoi administratėn e Mitrovicės me nėpunės, kryesisht, shqiptarė.....
Prefektura e Mitrovicės, me tri nėnprefektura tė Vuēitėrnės, Podujevės dhe Pazarit tė Ri, tė banueme me shumicė shqiptare, me kėrkesėn kėmbėngulse tė Xhafer Devės, pranė autoriteteve gjermane, gjermanėt i kishin dhėnė kėsaj prefekture pakėz “autonomi” nėn Serbi..
.Kjo “provincė autonome” drejtohej nga burra tė shquar si Ferhat Draga, Rexhep Mitrovica e Bedri Pejani, por meqė kishte mungesė tė madhe kuadėrit shqiptarė tė pėrgatitur pėr administratė, atėherė Xhafer Deva kėrkoj ndihmė nga Tirana, Shqipnia...
Ndėr tė parėt qė erdhėn nė Kosovė ishte Ago Agaj, sepse e donte shumė Kosovėn, me vete kishte njė grup specialistėsh vullnetarė shqiptarė, si nėpunėsa finance, mėsues, veterinerė, infermerė, doktorė etj..
Si prefekt i Mitrovicės, Ago Agaj jo vetėm qė punoi me ndershmėri, por edhe e organizoi luftėn, e luftoi kundėr bandave ēetnike deri nė Serbi...
Njė kohė, gjatė Luftės sė Dytė Botorėre, nė vitin 1943, Ago Agaj ka shėrbye nė Tiranė si Ministėr Ekonomisė Kombėtare ...
Kur komunistėt e morrėn pushtetin nė Shqipni dhe e vendosėn diktaturėn staliniste, si shumė atdhetarė shqiptarė, Ago Agaj u largue nga Shqipnia dhe pėr disa vjet jetoi nė Itali, Egjipt e Libi. Prej kontinentin afrikan u shpėrngul nė kontinentin amerikan....
Ago Agajn, kėtė figurė tė shquar, pėr herė tė parė e kam takuar, me njė gėzim tė pa pėrshkruar....! E kam takuar me 5 shtator 1973 nė Teqenė Bektashiane nė Taylor, afėr Detroit-it, nė shtetin Michigan tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės...
Baba Rexheb Beqiri (1901-1995) ishte ai qė na njohtojė....Isha duke lexuar nė bibliotekėn e teqesė kur erdhi Baba Rexhebi e mė tha me pėrzemėrsi: “Mexhid, tė lutem, lėre librin pakėz, eja me mua, mė muarr pėr dore dhe zbritėm nė kuzhinėn e teqesė, ku Ago Agaj ishte duke pirė kafe me Dervish Arshiun e Baba Bajramin, dhe mė tha: “Ja, ky ėshtė z.Aga Agaj, kosovar nga Vlora! Tė gjithė qeshėm...” Atėherė iu drejtue z.Ago duke i thanė: Ky djal ėshtė Mexhid Yvejsi, nga Gjakova, vendlindja e Baba Bajramit...”
Nė fillim nuk e kuptova, as qė kisha idenė se si mund tė quhet njė vlonjat kosovar...!
Por, brenda ditės, nė muhabet e sipėr, mėsova aq shumė prej tij, sa nuk e pėrmbledhė anjė enciklopedi...!
Nė mbrėmje, z.Aga Agaj mė dha dorėshkrimin e librit :Miloshi Heroi i Kosovės” duke mė thėnė: “Lexoni e pastaj bisedojmė!”
E lexova brenda natės, nuk fjeta tėrė natėn! Njė libėr i vogėl, por me vlerė tė madhe...
Tė nesėrmen ia dorėzova, duke i thėnė: Mash’Allah! T’lumshin duert! Atėherė, z.Ago mė thotė: “Lum qofsh! A keni mundėsi me mė ndihmue rreth librit, para se ta botoi? Mė duhen disa fotografi nga vendi i ngjarjes, ku u zhvillue Beteja e Kosovės..? Po, kjo punė u krye, iu pėrgjigja! U gėzue shumė e mė pėrqafoi fortė!
Brenda muajit mė erdhėn nga Amserdami mbi tridhjetė fotografi nė njė zarfė, qė i kishte fotografue njė shok i imi , atėherė student i drejtėsisė nė Universitetin e Prishtinės, Fatmir Rudi, nga Gjakova, i cili i kishte fotografue vendet kryesore, kurse filmin e kishte dėrgue nė Amsderdam, pėr ēėshtje sigurie dhe aty fotografitė janė zhvillue, prej atyhit mė janė dėrgue...!
Z.Ago Agaj ishte njė burrė i rrallė, i sjellshėm, i kulturuem, besimtar, atdhetar, i ditur, i ndritur, kishte pak fjalė edhe pse ishte njė enciklopedi e gjallė...!
Herė pas here shkruente e botonte punime, studime, nė revistat e hueja, nė veēanti, gjermane, por edhe nė shtypin e mėrgimit si “Shejzat” e Romės, “Dielli” e Bostonit etj.
Pėrmbajtja e shkrimeve tė tij pėrfshijnė disa lėmi: si studime historike, gjurmime folklorike, kujtime etj.
Pėrveē librit : “Miloshi Heroi i Kosovės” (Legjendė- kronika e pėrkthime), ka botuar edhe librin pėrmendore “Lufta e Vlorės”, njė enciklopedi e trimėrisė, njė shembėlltyrė se si shkruhen ngjarjet e historisė...
Ago Agaj ndrroi jetė me 24 dhjetor 1994, nė Clearwater tė shtetit Florida, nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, nė moshėn 97 vjeēare. Gati njė shekull jetė-nė shėrbim tė Shqipnisė sė vėrtetė...

Mexhid Yvejsi, Gjakovė
avatar
MEXHID YVEJSI

Numri i postimeve : 399
Reputation : 0
Points : 30160
Registration date : 18/06/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi