ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qeveria, gati tė riatdhesojė 30 personalitete historike

Shko poshtė

13102009

Mesazh 

Qeveria, gati tė riatdhesojė 30 personalitete historike Empty Qeveria, gati tė riatdhesojė 30 personalitete historike




VALENTINA MADANI
Eshtrat e Zogut, Ministria e Jashtme nis procedurat

Pėr Nėnė Terezėn, ēėshtja mes Indisė dhe Vatikanit

Qeveria ėshtė e gatshme tė nisė procedurat e riatdhesimit tė eshtrave tė Mbretit tė shqiptarėve, Zogu I dhe fill pas tij, edhe tė 30 personaliteteve tė tjera tė kombit, tė cilat prehen nė vende tė ndryshme tė botės. Instituti Kombėtar i Diasporės Shqiptare pranė Ministrisė sė Jashtme, brenda pak ditėsh do tė nisė procedurat e riatdhesimit tė tyre, me vendet ku ata prehen. Flamur Gashi, drejtuesi i kėtij instituti, konfirmoi dje se aktualisht ka nisur puna pėr ngritjen e njė komisioni qeveritar shtetėror pėr rikthimin e eshtrave tė Mbretit tė parė tė shqiptarėve, Ahmet Zogu, si arkitektin e shtetit modern shqiptar dhe njė prej personaliteteve mė tė mėdha, mė tė shquara e me kontributin mė madhor nė historinė e kombit shqiptar. Sipas tij, vendimi i shpallur nga Kryeministri, pėr kthimin e eshtrave tė ish-Mbretit Ahmet Zogu, por dhe personalitete tė tjera si Mithat Frashėri, Nėnė Tereza dhe Fan S. Noli, ėshtė njė nismė e mirėmenduar nga qeveria shqiptare pėr tė kthyer nė atdhe figurat kombėtare. Z. Gashi vuri nė dukje se tratativat e qeverisė nė realizimin e kėtij vendimi do tė jenė tė vazhdueshme. Ai pėrmendi se figura tė shquara si ish-mbreti Ahmet Zogu (i cili ndėrroi jetė nė Kanė, Francė, nė 1961), Fan Noli, (politikan, shkrimtar dhe klerik, kryeministėr, varrosur nė Boston, SHBA mė 1965); Mithat Frashėr, (kreu i Ballit Kombėtar, varri nė Nju Jork, SHBA, vdiq nė vitin 1949), Abaz Kupi (atdhetar nacionalist, varri nė SHBA, vdiq nė vitin 1976), kanė bėrė shumė pėr ēėshtjen shqiptare dhe kanė qenė tė gjithė properėndimorė. Por sipas tij, pėr humanisten shqiptare Nėnė Tereza, qė ndėrroi jetė 12 vjet mė parė nė Kalkuta (Indi), ēėshtja qėndron pak mė ndryshe, sepse ajo ka qenė njė grua e madhe, bamirėse fetare, ēėshtja e sė cilės qėndron midis Indisė, Vatikanit dhe Shqipėrisė. Kjo dhe pse moralisht figura e Nėnė Terezės i takon shqiptarėve. Por nuk janė vetėm kėto personalitete eshtrat e tė cilėve ndodhen jashtė vendit. Figura tė shquara tė letėrsisė, publicistikės, qeverisjes e diplomacisė shqiptare kanė vdekur dhe prehen jashtė vendit. Nga tė dhėnat rezulton se janė rreth 30 personalitete historike shqiptare qė nuk prehen nė atdhe dhe qė qeveria shqiptare do tė nisė negociatat me vendet pėrkatėse pėr rikthimin e eshtrave tė gjithės e cilit nė Shqipėri. Ėshtė qeveria e kryesuar nga Sali Berisha ajo qė jo vetėm i njeh kontributin e pamohueshėm nė ndėrtimin e shtetit, por merr pėrsipėr tė sjellė nė Shqipėri eshtrat e familjes mbretėrore. Kryeministri Berisha njoftoi dy ditė mė parė se qeveria do tė ngrejė njė komision shtetėror pėr tė kthyer nė atdhe eshtrat e Mbretit Zog dhe anėtarėve tė tjerė tė familjes mbretėrore qė prehen nė Paris tė Francės. Sipas tij, autoriteti suprem shtetėror i vendit do tė kujdeset qė t'i bėhen tė gjitha nderimet shtetėrore qė i takojnė mbretit tė parė tė shqiptarėve dhe familjes mbretėrore. Mbreti Zogu i Parė do tė ketė njė protokoll e ceremoni tė denjė pėr kryetarin e shtetit dhe mbretin dhe bashkė me personalitete tė tjera do tė gėzojė dhe do tė ketė tė gjitha nderimet e kėtij vendi dhe ata do tė rikthehen nė Shqipėri, nė panteonin e kombit tė tyre. Kryeministri Sali Berisha vuri nė dukje se qeveria shqiptare merr kėtė vendim, duke njohur Ahmet Zogun, Kryeministėr, President dhe mė vonė Mbret i shqiptarėve, si arkitektin e shtetit modern shqiptar, si njė prej personaliteteve mė tė mėdha, mė tė shquara, me kontribut mė madhor nė historinė e kombit shqiptar.



Eshtrat e babait, Leka Zogu: Z. Berisha, ju mė gėzuat pa masė



Me sytė qė i shndrijnė nga emocionet, pa mundur tė fshehė gėzimin pas njė pritjeje tė gjatė, Leka Zogu, trashėgimtari i fronit mbretėror, tashmė ka njė arsye tė fortė falėnderimi ndaj Kryeministrit Sali Berisha, sepse e ka gėzuar pa masė. Lajmi pėr kthimin e eshtrave tė Mbretit Zog nga Parisi, ku ai u varros nė prill tė vitit 1961, ka rikthyer shpresėn e pareshtur tė Familjes Mbretėrore pėr tė vėnė nė vend amanetin e fundit tė Mbretit. Ky vendim i rėndėsishėm i qeverisė, qė pritej prej kohėsh, u pėrshėndet dje nga vetė Trashėgimtari i Fronit Mbretėror, i biri i Mbretit Zog, Leka I. “Njė vendim i tillė ėshtė njė vendim i madh qė ndryshon historinė”, - u shpreh z. Zogu. Megjithėse ende nuk mund tė parashikojė se kur eshtrat e familjes sė tij do tė prehen nė Shqipėri, pretendenti pėr fronin mbretėror Leka Zogu vlerėson ngritjen e Komisionit Ndėrshtetėror qė ka marrė pėrsipėr qė pas shumė vitesh tė sjellė nė atdhe eshtrat e atij qė Kryeministri Berisha e cilėsoi si arkitektin e shtetit modern shqiptar. "Ajo do tė varet pėrmbi vendimin e komisionit se ėshtė pak herėt ta dimė, por kam shpresė se ashtu do tė jetė. Njė vendim i tillė ėshtė njė vendim i madh, ėshtė njė vendim qė ndryshon diēka nė histori. Ky nuk ėshtė njė vendim i lehtė pėr t’u marrė, por marrja e tij mė ka gėzuar jashtė mase”, - u shpreh Leka Zogu. Familja mbretėrore nė njė deklaratė pėr median bėri tė ditur se ėshtė koha qė tė nderohen tė gjitha ato figura tė tjera qė kanė kontribuar pėr kombin shqiptar dhe si pėr ironi tė fatit nė krye tė kėsaj liste vė Fan Nolin, kundėrshtarin mė tė ashpėr politik tė Ahmet Zogut. Pėr tė vijuar mė pas me Nėnė Terezėn, Abaz Kupin, Mit'hat e Mehdi Frashėrin, amaneti i tė cilėve qė tė prehen nė atdhe ende nuk ėshtė pėrmbushur. Familja mbretėrore e cilėsoi vendimin e qeverisė njė veprim fisnik nė respekt tė figurės sė Mbretit Zog dhe trashėgimtarėve tė tij, ku njė falėnderim i veēantė shkoi pėr Kryeministrin Sali Berisha. Me krijimin e komisionit qeveritar shtetėror, rikthimi i eshtrave tė Mbretit Zog ėshtė vetėm ēėshtje kohe, dhe pritja e vendosja e tyre nė varrezėn mbretėrore do tė pėrmbushet me tėrė ceremonialin qė i takon arkitektit tė shtetit modern shqiptar. Nuk dihet ende se ku do tė vendosen eshtrat e Ahmet Zogut dhe pjesėtareve tė tjerė tė familjes mbretėrore. Trashėgimtarėt e tij shpresojnė qė kjo tė bėhet nė vendin ku dikur prehet Nėna Mbretėreshe, nė kodrat e liqenit nė Tiranė, njė tokė qė sipas tyre i pėrket familjes mbretėrore, por qė ende nuk i ėshtė kthyer.



Nga 1932 deri nė 2008, rikthimi i 11 figurave historike



Qė nga viti 1932 deri nė vitin 2008 nė atdhe janė kthyer eshtrat e 11 personaliteteve si: Ismail Qemali (themelues i shtetit tė pavarur shqiptar, kryeministėr i qeverisė sė parė. Eshtrat iu kthyen mė 1932); Naim Frashėri (rilindės, poet. Iu rikthyen eshtrat nga Turqia nė vitin 1937); Abdyl Frashėri (rilindės, kryetar i Lidhjes sė Prizrenit, iu rikthyen eshtrat nė Shqipėri nė vitin 1978); Aleksandėr Stavėr Drenova (Asdreni, poet, pėrkthyes i himnit kombėtar, iu rikthyen eshtrat mė 1960 nga Rumania); Hasan Prishtina, (rilindės, iu rikthye eshtrat mė 1977); Faik Konica, (ambasador i Shqipėrisė nė SHBA, prozator dhe gazetar. Iu kthyen eshtrat nga SHBA-ja mė 1995); Vaso Pasha, (rilindės, varri nė Liban, vdiq mė 1892, iu kthyen eshtrat nė Shkodėr mė 1978); Luigj Gurakuqi, (atdhetar dhe pjesėmarrės nė Shpalljen e Pavarėsisė 1912, vdiq mė 1925 nė Itali, iu kthyen eshtrat mė 1978); Migjeni, (prozator dhe poet universal, vdiq nė Itali, iu kthyen eshtrat mė 1962); A.Z.Ēajupi, (shkrimtar rilindės, varri nė Kajro, Egjipt, vdiq nė vitin 1930. Iu kthyen eshtrat mė 1978 nė Gjirokastėr); Mustafa Kruja, (ministėr, vdiq nė Niagara Falls, SHBA, mė 27 dhjetor 1958. Iu rikthyen eshtrat mė 2008).

standart
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34471
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Qeveria, gati tė riatdhesojė 30 personalitete historike :: Komentet

ILIRI

Mesazh Tue Oct 13, 2009 12:04 pm nga ILIRI

40 personalitetet qė nuk prehen nė Shqipėri?
Lista

1. Mbreti Gent, mbreti i Ilirisė nė vitin 171-167. Varri nė Peruxhia, Itali, vdiq mė 146 p.e.s

2. Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, prijėsi i shqiptarėve pėr 25 vjet, varri nė Lezhė, vdiq mė 1468, eshtrat u marrė nga turqit si hajmali

3. Sulejman pashė Ballgjini, themeluesi i Tiranės, 1614, varri nė Tiranė, zemra nė Bagdad, Irak

4. Ali pashė Tepelena, Pashai i pashallėkut tė Janinės pėr 31 vjet. Trupi i varrosur nė Janinė, nė vitin 1822, koka nė Stamboll

5. Hoxha Tasin, rilindės shqiptar, varri nė Stamboll, Turqi

6. Eqerem bej Vlora, ministėr nė Perandorinė Osmane, varri nė Vjenė, Austri

7. Fan Noli, politikan, shkrimtar dhe klerikė, varri nė Boston, SHBA, vdiq mė 1965

8. Ahmet Zogu, mbret i shqiptarėve pėr 11 vjet, varri nė Paris, Francė, vdiq mė vitin 1961

9. Luigj Gurakuqi, atdhetar dhe pjesėmarrės nė Shpalljen e Pavarėsisė 1912, varri nė Bari, Itali, vdiq mė 1925

10. Vaso Pasha, rilindės shqiptar, varri nė Liban, vdiq mė 1892

11. Mit'hat Frashėri, kreu i Ballit Kombėtar, varri nė Neė York, SHBA, vdiq nė vitin 1949

12. Branko Merxhani, publicist i njohur i viteve '30, varri nė Turqi, vdiq nė vitin 1981

13. Ernest Koliqi, shkrimtar, ministėr nė qeverinė fashiste, varri nė Itali, vdiq nė vitin 1975
14. A.Z.ēajupi, shkrimtar rilindės, varri nė Kajro, Egjipt, vdiq nė vitin 1930

15. Halim Xhelo, atdhetar, pjesėmarrės nė Luftėn e Spanjės, varri nė Spanjė

16. Xhafer Deva, ministėr i Brendshėm gjatė pushtimit gjerman, varri nė Kaliforni, SHBA, vdiq nė vitin 1978

17. Mehdi Frashėri, politikan dhe atdhetar i njohur, varri nė Itali

18. Tajar Zavalani, gazetar i BBC-sė, publicist i njohur, varri nė Amerikė, vdiq nė vitin 1976

19. Imzot Nikollė Kaēori, klerik, pjesėmarrės nė Shpalljen e Pavarėsisė, zv/kryeministėr, varri nė Vjenė, Austri, vdiq nė vitin 1917

20. Rexhep Mitrovica, kryeministėr i qeverisė kuislinge nė Shqipėri, varri nė Itali, vdiq nė vitin 1967

21. Aleksandėr Moisiu, aktor i njohur i viteve '30, varri nė Itali, vdiq nė vitin 1935

22. Hasan Dosti, ministėr nė qeverinė kuislinge, varri nė Los Angelos, SHBA, vdiq nė vitin 1958

23. Ali Kėlcyra, njė nga anėtarėt e kabinetit nė qeverinė kuislinge, varri Itali

24. Patėr Anton Arapi, ministėr nė qeverinė kuislinge, varri nė Itali

25. Koēo Muka, ministėr nė qeverinė kuislinge, varri nė Aleksandri, Egjipt, vdiq nė vitin 1947

26. Ago Agaj, ministėr nė qeverinė kuislinge, varri nė SHBA

27. Preng Previzi, ministėr i qeverisė kuislinge, varri nė Belgjikė, vdiq nė vitin 1977

28. Vangjel Koēa, publicist i njohur nė vitet '30, varri nė Greqi

29. Naum Veqilharxhi, rilindės, varri nė Rumani, vdiq nė vitin 1846

30. Qemal Jusufati, njė nga anėtarėt e kabinetit nė qeverinė kuislinge, varri nė Itali

31. Ragip Frashėri, njė nga anėtarėt e kabinetit nė qeverinė kuislinge, varri nė Stamboll, Turqi

32. Ali Kelmendi, njė nga drejtuesit komunist tė viteve '30, varri nė Francė, vdiq nė vitin 1939

33. Martin Camaj, shkrimtar i njohur, varri nė Munih, Gjermani, vdiq nė vitin 1992

34. Mustafa Kruja, ministėr i qeverisė kuislinge, vdiq nė Niagara, Falls, SHBA, mė 27 dhjetor 1958

35. Xhemal Aranitasi, komandant i Mbrojtjes nė Mbretėrinė Shqiptare, varri nė Turqi, vdiq nė vitin 1961

36.Salih Myftija, njė nga anėtarėt e kabinetit nė qeverinė kuislinge, varri nė Turqi

37. Abaz Ermenji, kryetari Ballit Kombėtar, varri nė Paris, Francė, vdiq nė vitin 2003

38. Filip Shiroka, poet dhe prozator i njohur shkodran, varri nė Bejrut, Liban, vdiq nė vitin 1935

39.Vasil Andoni, sekretar i kabinetit i qeverisė kuislinge, varri Itali

40. Abaz Kupi, atdhetar nacionalist, varri nė SHBA,
vdiq nė vitin 1976

Erion Habilaj

tirana observer

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi